VIDEO/ Përmbytje masive në Turqi, raportohet për viktima dhe të zhdukur

25 Gusht 2024, 10:10Bota TEMA
VIDEO/ Përmbytje masive në Turqi, raportohet për viktima dhe

Turqia Qendrore është përfshirë nga përmbytje masive, ndërsa pjesa tjetër e Evropës dhe Azisë po përballen me valë të tmerrshme të të nxehtit.

Sipas mediave të huaja, reshjet e dendura të shiut  sollën përmbytje të mëdha në provincën e Sivas dhe në qytetin e Kirsehirit.

Deri më tani raportohet, për një viktimë dhe një person të zhdukur, ndërsa raportohet se numri i tyre të rritet më shumë në vazhdim.

Viktima e gjetur është një 52 vjeçar, i cili ishte rrëmbyer nga uji i vrullshëm. Ai është gjetur mëngjesin e sotëm nga ekipet e kërkim-shpëtimit rreth katër kilometra nga vendi, ku ai ishte zhdukur.

Kujtojmë se në shtator të 2023, përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan pesë viktima në Turqinë veriperëndimore, duke përfshirë dy në Stamboll, ku rrugët u kthyen në lumenj të furishëm.

Lini një Përgjigje

Blog Tema