Donald J. Trump lindi më 14 qershor 1946 në lagjen Queens të Nju Jorkut, në një familje me pesë fëmijë.
I ati, Fred Trump, drejtonte një kompani ndërtimi të suksesshme, e cila operonte në lagjet jashtme të Nju Jorkut. Ai u bashkua fillimisht me biznesin e tij në vitin 1968, por u shkëput shpejt për të ndërtuar biznesin e tij.
Më pas erdhën kazinotë, godinat, fusha golfi dhe hotelet, nga Atlantic City, Çikago, Las Vegas e deri në Indi, Turqi dhe Filipine.
Stili madhështor i Donald Trump e ndihmoi atë të dallohej në botën e biznesit të Nju Jorkut dhe të shndërrohej në një yll të botës së argëtimit me shfaqjen televizive, “The Apprentice”.
Trump është martuar tre herë dhe ka pesë fëmijë. Ai u martua për herë të parë në 1977 me Ivana Zelníčková.
Trump u martua me gruan e tij të tretë Melania Knauss në vitin 2005. Kur u takuan shtatë vjet më parë, ai ishte 52 vjeç dhe ajo 28.
Karriera e tij politike filloi në vitin 2015 kur ai njoftoi se do të kandidonte brenda partisë republikane për të qenë më pas kandidati i tyrë për Shtëpinë e Bardhë.
Motoja e tij: “Bëni Amerikën përsëri të madhe”.
Pas një fushate të hidhur të karakterizuar nga polemikat, ai mundi kandidaten demokrate Hillary Clinton dhe u betua si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në 2017.
Presidenca e tij ishte një kohë e pasigurtë për aleatët e SHBA-së, shpesh duke u përplasur hapur me liderët e huaj. Ai u tërhoq nga marrëveshjet kryesore të klimës dhe tregtisë dhe nisi një luftë tregtare me Kinën.
Viti i fundit i presidencës së tij u dominua nga kritikat për trajtimin e tij ndaj pandemisë Covid. Trump u detyrua të bënte një pushim gjatë fushatës së tij zgjedhore 2020 pasi u diagnostikua me virusin.
Trump humbi garën presidenciale të vitit 2020 ndaj Joe Biden, por refuzoi të pranonte rezultatin, duke pretenduar se zgjedhjet ishin manipuluar. Ai mblodhi mbështetësit në Uashington më 6 janar duke i nxitur ata të marshonin drejt Kongresit.
Tubimi u përshkallëzua në trazira dhe veprimet e tij atë ditë janë në fokus të dy çështjeve penale.
Karriera e tij politike dukej e mbaruar, por ai shpalli një tjetër kandidim për president dhe shpejt u bë kryesuesi i Partisë Republikane.
Trump filloi fushatën zgjedhore të përgjithshme duke u përballur me 91 akuza për krime.
Në maj të vitit 2024 ai u shpall fajtor për 34 akuza për mashtrim në lidhje me paratë e heshtura të paguara për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Përsëri në gjurmët e fushatës gjatë verës, një person i armatosur 20-vjeçar u përpoq ta vriste atë në një tubim në Butler, Pensilvani.
Ditë më vonë në Konventën Kombëtare Republikane, ai u konfirmua si kandidati presidencial i partisë.
Pas një fushate plot ngjarje, nganjëherë të furishme, Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.
Konfirmimi i tij si president do ta bëjë atë udhëheqësin më të vjetër të vendit. Ai do të jetë 82 vjeç në fund të mandatit të tij.
nëse je dështak në jetë!?futju politikës se aty e ke suksesin të pamasë!një përmbledhje të jetës së trapit amerikan!!në kurrizin tonë e pamë se si funksionon!na prekën direkt xhepin tonë ,në '97!?kapëm armët!na vodhën me anë të shtetit!?ju japim votat dhe ulërasim si idiotë çdo ditë!amerikanët nuk i dhanë paratë e tyre invesuesit tramp,për shkak të dështimeve të tij,por i japin shtetin,sepse "nuk është i tyre"!