VIDEO/ Shoferi i dehur thuajse përplas autokolonën e Kamala Harris në autostradën në SHBA

24 Tetor 2024, 09:50Bota TEMA
VIDEO/ Shoferi i dehur thuajse përplas autokolonën e Kamala Harris

Disa pamje tronditëse janë publikuar nga mediat në SHBA, kur automjeti i zv. presidentes Kamala Harris thuajse u godit në autostradë nga një shofer që dyshohej se ishte i dehur.

Shoferi që lëvizte në drejtim të gabuar, po i afrohej autokolonit të kandidates presidenciale në autostradën Interstate 94. Në video shihet se si makina e bardhë zhvendoset majtas pranë automjeteve të policisë e sigurisë së zv. presidentes duke rrezikuar edhe atë vetë. Policia dyshonte se 55 vjeçari ishte i pirë pasi në makinë e tij u gjet një kanaçe e hapur birre, sipas mediave vendase.

Incidenti ka ndodhur ndërsa Harris kthehej nga mbyllja e një takimi elektoral në Milwaukee. Sherifi i Milwaukee ka ndaluar më pas të dyshuarin teksa tha se nuk ishte në gjendje të mirë mendore. Kur oficerët e informuan se thuajse kishte goditur makinën, ai deklaroi se nuk mbante mend të kishte rrezikuar asnjë automjet. Incidenti ka ngjallur diskutime për mangësitë e sigurisë pasi disa atentateve të raportuara kundër kandidatit republikan presidencial Donald Trump.

Lini një Përgjigje