VIDEO/ Trump-Rutte për luftën në Lindjen e Mesme: Si dy fëmijë që rrihen në oborrin e shkollës... pastaj ndërhyn babai

25 Qershor 2025, 14:11Bota TEMA
VIDEO/ Trump-Rutte për luftën në Lindjen e Mesme: Si dy

Gjatë një takimi në kuadër të Samitit të NATO-s, Sekretari i ri i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, përdori një metaforë të pazakontë për të zbutur komentet e ashpra të presidentit amerikan Donald Trump mbi përplasjet mes Izraelit dhe Iranit.

Duke komentuar për tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, Trump tha: “Nuk do të luftojnë më me njëri-tjetrin. E kanë mbyllur. Ishte si një sherr mes dy fëmijëve në oborrin e shkollës. Luftojnë si të çmendur. Nuk i ndalon dot. Lëri të zihen për dy a tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndash.”

Në përpjekje për ta zbutur tonin e debatit dhe për të justifikuar fjalorin e presidentit amerikan, Rutte ndërhyri me një buzëqeshje, duke thënë: “Dhe pastaj babai duhet të përdorë ndonjëherë gjuhë të fortë.”

Trump u tregua edhe më i drejtpërdrejtë: “Duhet të përdorësh gjuhë të fortë. Duhet të thuash një fjalë të caktuar”, u shpreh ai, duke iu referuar komenteve të bëra një ditë më parë ku tha se “Izraeli dhe Irani nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë.”

2 Komente

  1. M
    MUÇI

    Piçkë dhije je ti Rutte. Dhe më pëlqen kjo. Se ky bolja, kokë kaçkavalli, i pëlqen lajkat. Si kalamajtë. Aq e ka IQ. Nejse, e gjithë Europa e ka kuptuar se si të komunikojë me këtë trap të paparashikueshëm dhe me probleme mendore. Dorën në qafë dhe gishtin në thëby

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Une do thoja si Kujdestari ke fimi "Lulkuqet mbi Mure"

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje