VIDEO: Ukraina bën paradë me "hekurishtet e ndryshkura ruse"

20 Gusht 2022, 21:20Bota TEMA

VIDEO: Ukraina bën paradë me "hekurishtet e ndryshkura ruse"

Tashmë, ato janë kthyer në hekurishte të ndryshkura, tërësisht të shkatërruara, por për një punë shërbejnë.

Në qendër të Kievit, janë ekspozuar tanket e shkatërruara ruse, përgjatë gjithë luftës në Ukrainë, si një dëshmi e dështimit të Vladimir Putinit, për të marrë kryeqytetin ukrainas.

Video të shumta kanë qarkulluar në media sociale të shtunën e 20 gushtit, ku shihen “parada” e pazakontë e mjeteve ushtarake të ndryshkura dhe mijëra njerëz, të cilët i fotografojnë apo regjistrojnë në video “dështimet ruse”.

“Në shkurt, rusët po planifikonin të bënin paradë në Kiev”, shkruhet në një postim në Twitter të Forcave Ushtarake të Ukrainës. “Pas gjashtë muajsh, kjo ekspozitë e turpshme e hekurishteve të ndryshkura ruse, është një kujtesë ndaj çdo diktatori se si planet e tyre, mund të shkatërrohen nga një komb i kurajshëm”.

Bujë kanë bërë videot dhe fotografitë edhe në media sociale, duke shpalosur komente të panumërta kundër Kremlinit dhe duke treguar mbështetjen e pakushtëzuar kundrejt Ukrainës.

E gjithë ngjarja, është parë si një festë e lirisë në Kiev, për të treguar vullnetin e popullit ukrainas për liri dhe sovranitet.

2 Komente

  1. E
    E drejta

    Peralla me mbret. Ata ruset kane mare 1/3 e ukraines Dhe po vazhdojne Zelensky ben parade Evropa u lodhe dhe spo i dergon me arme e euro Dimri po vjen

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Rusia dhe Ukraina janë fqinj që njohin shumë mirë njëra tjetrën, nëse vazhdon të përbuz Ukraina sistemin ushtarak rusë, atëher konfrontimi fizik ushtarak do jetë dhe më i ashpër nga ana ruse.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje