Vigjilja e Krishtlindjes/ Papa lutet për paqe. Masa të larta sigurie në vendet e BE

24 Dhjetor 2023, 19:40Bota TEMA

Vigjilja e Krishtlindjes/ Papa lutet për paqe. Masa të larta sigurie

Gjatë leximit të Ungjillit për vigjiljen e Krishtlindjes, Papa Françesku ritheksoi solidaritetin e Kishës Katolike me ata që vuajnë nga lufta, duke cituar Palestinën, Izraelin dhe Ukrainën.

Sinkron Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike:

“U jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta. Mendojmë për Palestinën, Izraelin dhe Ukrainën. Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve”.

Në Ukrainë, Kisha Ortodokse ka vendosur të ndryshojë kalendarin e kishës, me Krishtlindjen që do të festohet më 25 dhjetor dhe jo më në 7 janar.

Arsyeja është distancimi nga ndikimi rus. Ndryshimi u krye nga dy kishat kombëtare, por jo nga Kisha Ortodokse e së ashtuquajturës Patriarkati i Moskës.

Ndërkohë, në Gjermani, forca të shumta policie u panë në Katedralen e Këlnit, një ditë pasi policia e kontrolloi atë me qentë anti-bombë pas sinjalizimeve për sulme të mundshme terroriste. Autoritetet policore deklaruan se besimtarët do të kontrollohen para se të hyjnë brenda.

Edhe në Vjenë, policia njoftoi rritjen e masave të sigurisë përreth kishave dhe tregut të Krishtlindjes, duke angazhuar policë me uniformë dhe veshje civile.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Ca masa sigurie ke marre corapekuq nga mundesia e ndonje bumje te muslimon brother's m'Albanistan!?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje