Vizita e JD Vance në Hungari, reagon lideri i opozitës: Historia jonë nuk shkruhet jashtë vendit

7 Prill 2026, 12:15Bota TEMA
Vizita e JD Vance në Hungari, reagon lideri i opozitës: Historia

Udhëheqësi i opozitës, Peter Magyar, ka komentuar vizitën e zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance, në Hungari duke e quajtur atë si një përpjekje të huaj për të ndikuar në zgjedhjet hungareze.

“Asnjë vend i huaj nuk mund të ndërhyjë në zgjedhjet hungareze. Ky është vendi ynë. Historia hungareze nuk është shkruar në Uashington, Moskë apo Bruksel – ajo është shkruar në rrugët dhe sheshet e Hungarisë. Pesë ditë kanë mbetur!”, tha ai.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, e cilësoi vizitën e Vance historike. Ai vuri në dukje se kjo është vizita e parë e një zëvendëspresidenti amerikan në Hungari që nga viti 1991 dhe vizita e nivelit më të lartë e SHBA-së që nga George W. Bush në vitin 2006.

“Nuk ka dyshim se kjo është një epokë e artë për marrëdhëniet hungarezo-amerikane”, theksoi Szijjártó, duke nënvizuar afërsinë politike dhe ideologjike, si dhe miqësinë mes Donald Trump dhe Viktor Orban.

Kujtojmë se këtë të martë, JD Vance mbërrin në Budapest me Air Force Two, në Aeroportin Ndërkombëtar Liszt Ferenc.

2 Komente

  1. B
    BE eshte qerruar nga syte e thartuar nga trute

    Hungaria, e mbeshtetur nga Usa, do ta shperbeje BEne para vitit 2930. Nuk ka si te ndodhe ndryshe kur BE drejtohet nga Gjermania e diteve te sotme me ne kryevte paaftin Merz. BEne mund ta shpetoje vetem Rusia. BE duhet te kish ftuar Rusine te behet pjese e BE, sidomos tani qe BE e ka kuptuar se Usa i eshte kthyer kunder.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      dhe unë kujtoja se Igi ishte më idioti në komente!!paska dhe më keq!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje