Austria po përgatitet për masa të rrepta sigurie përpara Festivalit të 70-të të Këngës Eurovision, i cili do të mbahet në Vjenë nga 12 deri më 16 maj.
Autoritetet austriake kanë paralajmëruar se kontrollet do të jenë të ngjashme me ato të aeroporteve, me qëllim garantimin e një ngjarjeje të sigurt për pjesëmarrësit dhe publikun.
Sipas Oliver Lingens, drejtor i ngjarjeve artistike për transmetuesin publik ORF, tha se “prioriteti ynë është të kemi një ngjarje të sigurt dhe ne duhet ta garantojmë këtë.”
Çdo ditë, rreth 500 agjentë sigurie do të vendosen në sallën e garave Stadthalle, pranë qendrës së Vjenës.
Publiku nuk do të lejohet të sjellë çanta në vendngjarje, ndërsa qen të trajnuar posaçërisht do të patrullojnë në qytet edhe përpara fillimit të konkursit.
Zëvendësshefi i policisë së Vjenës, Dietev Cefn, ka theksuar se aktualisht nuk ka ndonjë kërcënim specifik për Eurovisionin, por shërbimet e sigurisë janë në kontakt të ngushtë me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Kur u pyet për masa të veçanta sigurie për delegacionin izraelit, Lingens u shpreh se siguria e të gjitha delegacioneve është “shumë e rëndësishme”, pa dhënë detaje të veçanta.
Ndërkohë, disa vende kanë vendosur të bojkotojnë festivalin. Spanja, Irlanda, Islanda, Holanda dhe Sllovenia nuk do të marrin pjesë, pjesërisht për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, i cili është akuzuar për manipulim të votës publike në konkursin e vitit 2025 dhe për shtypjen e lirisë së shtypit gjatë luftës në Gaza.
Austria, fituese e vitit të kaluar në Bazel të Zvicrës me artistin JJ, këtë vit do të përfaqësohet nga Kosmos, një artist 19-vjeçar.
Kujt do ja japi Vjena eurovizionin kētē vit.Ju kujtoj se Portugalia dhe Spanja s'do marrin pjesē pēr shkak tē pranis sē Izraelit.