“Izraeli të sulmojë i pari!”

27 Shkurt 2026, 07:30Bota TEMA
“Izraeli të sulmojë i pari!”

Këshilltarë të lartë të presidentit amerikan Donald Trump do të preferonin që Izraeli të godiste Iranin para se Shtetet e Bashkuara të nisnin një sulm ushtarak ndaj Republikës Islamike. Kështu pretendojnë dy burime me njohuri mbi çështjen për Politico.

Këshilltarët po këmbëngulin privatisht se një sulm izraelit do ta nxiste Iranin të hakmerrej, duke ndikuar kështu në rritjen e mbështetjes nga votuesit amerikanë për një ndërhyrje ushtarake në Iran.

Llogaritjet janë politike dhe lidhen me supozimin se më shumë amerikanë do ta pranonin idenë e një lufte me Iranin nëse SHBA-ja ose ndonjë aleat do të sulmoheshin të parët. Sipas një sondazhi të fundit, amerikanët, e veçanërisht republikanët, mbështesin ndryshimin e regjimit në Iran, por nuk duan të sakrifikojnë jetë amerikane për të arritur diçka të tillë.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës që Izraeli të veprojë i pari, skenari më i mundshëm është ai i një operacioni të përbashkët mes SHBA-së dhe Tel Avivit, sipas dy burimeve.

6 Komente

  1. I
    Igor

    E gjith bota dhe OKB jan fajtore qe ju lejojne Izraelit dhe Amerikes te sulmojne cilin te duan kurse OKB dhe bota hesht keta dy jan nxitesit e luftes se 3 boterore ,nese plas nji lufte mos haroni se per Shqiperine dhe Kosoven kercenimi pret ne prag te deres dhe NATO dote iki si nga Afganistani dhe dote filloj gjenocidi qe u ndalua ne 99 ,dhe per kete falenderoni Berishen qe e shkateroj ushtrin Shqipetare dhe tani jeni jetima dhe shpresoni se dote ju ndihmoj dikush Jo askush nuk ju njeh i mjeri popull qe menduan vetem si te vjedhin dhe te pasurohen kurse per mbrojtjen mendonte vetem ENVER HOXHA qe ju dota lutni te kthehet por ai do shiqoj nga larg se si vuani.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      vetëm ti mund tia kalosh vetvetes me idiotësi!!as tramp iidioti nuk ta kalon dot!!

      Përgjigjjuni
      1. i
        info

        Enver Hoxha dhe Shqiperia, gjate Luftes Izraelito-Arabe ne 1967 : Rusia (atehere Bashkimi Sovjetik), megjithe ishin prishur marredheniet mes dy vendeve, i kerkopi shqiperise si anetare e "Traktatit te Varshaves", qe Flota Ushtarake Sovjetike te ankorohej ne portet shqiptare (Sarande, Vlore, Durres, Shengjin), ne menyre qe te mund te ndihmonte Egjyptin ne luften kunder Izraelit. Shteti shqiptar dhe Enver Hoxha nuk pranoi, pra de-facto u vendosen pro Izraelit. Pas kesaj rreziku rus ishte i madh! Nga ai moment Ushtria Shqiptare kaloi ne gadishmeri luftarake nr 1, madje u mobilizuan edhe forcat rezerviste edhe cetat vullnetare!

        Përgjigjjuni
        1. i
          info

          E verteta historike tregon se Shteti shqiptar e ka njohur pavaresine e Izraelit ne vitin 1948, vetem pak kohe pasi u shpall pavaresia e tij!!! Ne 1948 Izraeli nuk eshte ndihmuar aspak nga perendimi, por nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Evropes Lindore komuniste. Armet me te cilat ka luftuar kunder anglezeve dhe arabeve ne 1948 IDF-ja (Ushtria Mbrojtese e Izraelit) kane ardhur nga ... Cekosllovakia, pra nga vendet komuniste! Krijimi dhe njohja nderkombetare e shtetit te Izraelit eshte bere me mbeshtetjen e plote dhe te fuqishme te vendeve komuniste ne ate kohe, ne OKB dhe ne te gjitha organizatat nderkombetare. Edhe Shqiperia pra e ka njohur pavaresine e Izraelit qe ne vitin 1948, vetem pak muaj pas krijimit. Nderkohe qe forcat politike sioniste qe krijuan shtetin e Izraelit ishin te gjitha parti socialiste dhe komuniste te hebrenjve, forca politike ateiste dhe sekulariste, nderkohe qe forcat politike djathtiste te hebrenjve ishin shume te dobeta ne ate kohe. Ushtaret qe krijuan IDF-ne ishin te gjithe ish-partizane antifashiste majtiste, qe kishin luftuar ne Luften e Dyte Boterore kunder nazismit. Mbeshtetja e Bllokut lindor komunist per Izraelin u nderpre pas vitit 1953 (pas vdekjes se Stalinit) dhe Hrushovi krijoi lidhje dhe me tej u be mbeshtetes i plote i Vendeve Arabe. Nderkohe qe mbeshtetja e Amerikes dhe perendimit per Izraelin ka filluar pas vitit 1967, kur Izraeli mundi ne menyre fantastike Koalicionin arab, ne Luften 6-ditore dhe cliroi Gazen dhe Judea-Samarian nga pushtimi arab. Pra fitoren e Luftes se vitit 1967, Izraeli e ka arritur pa ndihmen e Bashkimit Sovjetik dhe pa ndihmen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komunist i Vertete

            Nga Ditari i Enverit : Izraeli, qëndron mbi vendet arabe si skifter : një i vrasin, 20 u vret, një avion i dëmtojnë, 15 avionë u djeg në aerodrome, një rojë kufitare i zënë rob, 22 robër u kap të nesërmen. Një radiolokator sovjetik modern 7 tonësh, ua çmontoi në brigjet e kanalit të Suezit, e ngarkoi në helikopter dhe e çoi në Tel-Aviv...

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jerusalem post

            Izraeli ka kēnaqēsi kur sulmon, shpresojm tē mos provokoj njē shtet bērthamor se shkon te Jezus Krishti.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje