Vladimir Putin uron Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve në SHBA: Tregoi që është burrë!

7 Nëntor 2024, 22:41Bota TEMA
Vladimir Putin uron Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve në SHBA:

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Sipas mediave të huaja, urimi i Putin erdhi në komentin e tij të parë publik mbi rezultatin e votimit në SHBA.

Po ashtu mësohet se komenti i Putinit erdhi pas një fjalimi gjatë një konference të forumit ndërkombëtar në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit.

“Do të doja të përfitoj nga ky rast për ta përgëzuar Trump për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Putin në një seancë pyetje-përgjigje.

Ai e përshkroi Trumpin si një "njeri të guximshëm" dhe tha se çdo ide që lehtëson përfundimin e krizës në Ukrainë meriton vëmendje.

"Ai doli të ishte një person i guximshëm. Nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e dorës dhe thirrjen për të vazhduar luftën për idealet e tyre të përbashkëta në momentin që u sulmua, nuk ka të bëjë vetëm me këtë," tha ai.

"Një person zbulon veten e tij të vërtetë në kushte të jashtëzakonshme, dhe këtu ai u dëshmua në një mënyrë... guximtare, si një burrë", shtoi Putin.

Ky urim i Putin erdhi pas shumë orësh pritjeje, mes një situate të tensionuar mes të dy vendeve, teksa lufta në Ukrainë është ende duke u zhvilluar.

4 Komente

  1. A
    Artan

    Putana uron putanën e vet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Standard

      Ehhh po, kjo eshte bota ku jetojme sot, Bota e Put***nave!!! Mesohu te jetosh me kete bot, ose ik fshihu....... . . Po ku dreqin te fshihesh thuaj???

      Përgjigjjuni
      1. E
        E

        Po ankohet shoqata e lgbdqi

        Përgjigjjuni
      2. S
        Socialisti ndershëm

        Plasën nga inati sorros-istët ????????????????

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje