Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

13 Shtator 2023, 12:12Bota TEMA

Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Në fjalimin vjetor për gjendjen e unionit, presidentja e Komisionit Europian e cilësoi zgjerimin si një hap të domosdoshëm për të kompletuar bllokun përballë përpjekjeve destabilizuese të disa vendeve.


Megjithatë, Von der Leyen e vuri theksin te nevoja e sundimit të ligjit dhe njoftoi se edhe shtetet që aspirojnë t’i bashkohen bllokut do të prezantojnë raporte lidhur me këtë, ashtu si vendet anëtare.

“Ky parlament e ka thënë me zë të lartë. E ardhmja e Ukrainës dhe e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Historia po na thërret tani, për të kompletuar unionin tonë. Në një botë kur disa po përpiqen të marrin vendet, një nga një, nuk mund t’i lejojmë vetes të lëmë pas bashkëqytetarët tanë europianë.

Në një botë kur masa dhe pesha ka vlerë, është tërësisht në interesin tonë strategjik të kompletojmë Bashkimin Europian. Por përtej politikës dhe gjeopolitikës duhet të kemi të qartë se çfarë është në lojë.

Duhet të përcaktojmë një vizion për zgjerim të suksesshëm. Një union të plotësuar me më shumë se 500 milionë njerëz që jetojnë në një union të lirë dhe demokratik. Një union me demokraci vibruese, ku gjyqësori është i pavarur, opozitarët janë të respektuar dhe po ashtu gazetarët.

Pasi sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore janë dhe do të mbeten themelet e unionin, tek anëtarët aktualë dhe ata të ardhshëm. Prandaj, komisioni i ka bërë raportet për sundimin e ligjit një prioritet kyç. Të njëjtën gjë mund ta bëjmë edhe për anëtarët e ardhshëm.

Prandaj, njoftoj sot se do të nisim raportet për sundimin e ligjit për ato vende aderuese që përshpejtojnë ritmin. Kjo do t’i vendosë ata në të njëjtën pozicion me shtetet anëtare dhe do t’i mbështesë në përpjekjet për reforma dhe do të ndihmojë qe e ardhmja jonë të jetë një union i lirisë dhe vlerave për të gjithë”, u shpreh Von der Leyen.

5 Komente

  1. J
    Ju bene te fala Salihi yne i kryqezuar nga Sheqerj

    Pjerdhe ,pjerdhe se cfryesh,politikan pa shtylle,mashtrues e hipokrit,jo vetem ti por te gjithe nga euvropa kurve

    Përgjigjjuni
    1. F
      F-35 A

      Zonja burokrate e BE-se, ose merreni BP ne klubin tua,j ose do t'a marrin te tjeret. Ne gjeopolitik nuk ngelet hapesire bosh, prandaj lerini premtimet me lug zbrazur se nuk i ha me kush. Nese nuk jeni gati sot te sakrifikoni pak nga mireqenja e rehatija juaj, neser i ftohti i lindjes do t'jua ngrije prapanicen.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexues

        Brroçkula; Prit gomar te te mbij bar...!!!!

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zhvejku

          Se mos eshte hera e pare qe degjojme premtime te tilla, dhe aq me keq kur barazon ballkanin me ukrainen beheni 99 % mosbesues...!!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hec perpara mos ki frik

            Se shpejti do kapim nje "peshk te madh", thoshte Tik Llalla....Gjigand... Juve moj zoje jeni bere per "vari karin" ..me qesharake se estrada e Librazhdit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje