Von Der Leyen: Nuk mendohet një BE pa Ballkanin Perëndimor

4 Korrik 2023, 12:22Bota TEMA

Von Der Leyen: Nuk mendohet një BE pa Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka qenë e pranishme në ceremoninë e marrjes së presidencës spanjolle të BE-së.

Von der Leyen në këtë ceremoni ka folur për zgjerimin e bllokut duke konfirmuar se Ballkani Perëndimor nuk do të lihet në duart e Rusisë apo Kinës.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se kanë nisur sesi mund të jetë e plotë Evropa dhe që të gjithë vendet që për momentin janë jashtë të jenë pjesë e BE-së.


“Dëshiroj ta vazhdoj eksperimentin duke u përpjekur se si do të duket Bashkimi Europian në të ardhmen. A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ukrainën, Moldavinë, pa Ballkanin Perëndimor?

Dhe ato pjesë të Europës të mbeten nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës? E pamundur! Kështu që drejtimi i rrugës sonë është I qartë.

Prandaj kemi nisur të mendojmë se si mund të garantojmë që Europa do të jetë e plotë, që ato vende të jenë pjesë e Bashkimit Europian, dhe këto janë vendim kyçe që duhet të marrim. Do të duhet të përcaktojmë se si do të duket procesi i vendimmarrjes”, ka thënë ajo.

Lini një Përgjigje