Ngjarja ndodhi sërish, vetëm disa blloqe larg vendit ku pesë vite më parë George Floyd u mbyt brutalisht nga një polic.
Viktima këtë herë nuk është afro-amerikane, por një grua e bardhë 37-vjeçare, e vrarë gjatë një operacioni të Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE), të dislokuar me urdhër të presidentit Donald Trump në disa qytete amerikane kundër emigracionit të paligjshëm.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon disa agjentë që afrohen pranë një makine të ndalur në mes të rrugës dhe i kërkojnë shoferes të zbresë. Kur një prej tyre kap dorezën e derës, automjeti bën mbrapsht dhe më pas përpara. Një tjetër agjent, i pozicionuar përpara makinës, nxjerr armën dhe qëllon nga afër tre herë. SUV-i përplaset me një makinë të parkuar dhe godet një shtyllë ndriçimi. Gruaja, e plagosur, vdes në spital.
Ka dy versione të kundërta për ngjarjen. Zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin, tha se të shtënat ndodhën pasi “turbulentë” penguan agjentët dhe gruaja tentoi të “përplasë” forcat e rendit, siç shkruan Corriere Della Sera.
Ministrja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e quajti aktin “terrorizëm i brendshëm”.
Presidenti Trump mbështeti këtë version: “E pashë videon, është e tmerrshme për t’u parë. Gruaja ishte shumë e dhunshme, pengonte dhe rezistonte, pastaj përplasi brutalisht agjentin e ICE-së, i cili duket se qëlloi për vetëmbrojtje”. Ai akuzoi gjithashtu “të majtën radikale” për sulme të përditshme ndaj agjentëve.
Autoritetet lokale kundërshtuan. Kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, e quajti ngjarjen “përdorim të pamatur të forcës që shkaktoi vdekjen e një personi” dhe i kërkoi agjentëve federalë të largohen nga qyteti.
Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, e cilësoi administratën Trump si “makinë propagandistike” dhe tha se tragjedia ishte “plotësisht e shmangshme”.
Deputetja demokrate Ilhan Omar, e para somalo-amerikane e zgjedhur në Kongres, e përshkroi viktimën si një “vëzhguese ligjore” të operacionit të ICE-së, që ka mobilizuar mbi 2 mijë agjentë federalë në qytet. Ndërkohë, qindra protestues u mblodhën në zonën e të shtënave.
Minneapolis është shndërruar në objektiv të fushatës së administratës Trump, e cila ka dërguar ICE-në dhe Gardën Kombëtare në qytete me drejtim demokrat për të arrestuar emigrantë pa dokumente. Deri tani, të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë Silverio Villegas-Gonzalez në shtator në zonën e Çikagos.
Qytetet Minneapolis dhe St. Paul janë në gjendje alarmi që prej javës së kaluar, kur Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi nisjen e një operacioni të lidhur me akuza për mashtrime që përfshijnë banorë me origjinë nga Somalia. Sipas prokurorëve, miliarda dollarë janë vjedhur nga subvencione shëndetësore federale dhe programe të Covid-19. Minnesota strehon komunitetin më të madh somalez në SHBA, një grup që Trump muajin e kaluar tha se “nuk e do më në vend”.
Faji I Maduro. Ai e kish derguar kete grua si perfaqsues e ne trafik un dhe shperndarjen e Droges.
Amerika nuk eshte me Toka e Premtuar..por Toka e Pergjakur..... eshte shume e Tmerrshme kur nje President i SHBA-s..ka Katandisur te thote se e Vrau ne "Vetembrojtje"???????????????????Presidentet nuk bejne te tilla Deklarata...flas per Presidentet..sepse "Lakrameja" nuk eshte ne Postin e duhur......dhe vendin e duhur...duket se ka Hyre Gabimishte...Koha do ta tregoj.....
ky nuk është president,ky është një idiot i lindur!!fatkeqsia nuk është ky,por janë ata që e kanë zgjedhur dhe e mbështein akoma!!megjithëse nuk ja vlen me fol!!për 35 vjet idiotë të tillë,si amerikanët e trapit,kemi mbështetësit e saliut!është sëmundje nuk ke çfarë ti bësh!!
Kokdylli i White House ,me vrasjen e kesaj gruaje,do paguaje shtrenjte nje uragan te shoqerise amerikane. Kam besim.
Ndërsa njerëzimi po pret rikthimin e të dërguarit të Zotit mbi Tokë, ( Jezu Krisht ), fatkeqesisht na erdhi i dërguari i Djallit ( D. Trump ) dhe Bota po shkon drejt fundit .
a thu të ketë qënë kaq koqe dhe origjinali ( Jezu Krisht )??
Eh , nuk e di i dashur sepse unë jam ateist , por këtë koment e bëra për miliona të krishterë amerikane që votojnë Djallin Trump.
More ti islamist kujdes mos perdor fyerje ndaj JAZUSIT.
E parë objektivisht Zonja donte të largohej Nuk ka akt dhune