
E bija e teoricienit dhe këshilltarit më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në periferi të Moskës.
Sipas raportimeve vajza e aleatit të ngushtë të Putinit ndërroi jetë, kur makina me të cilën po udhëtonte teksa po shkonte në shtëpi shpërtheu në flakë.
Ndërsa mendohet se objektiv i sulmit terrorist të ketë qenë babai i viktimës, pasi atë makinë e përdorte ai dhe jo vajza, megjithatë këto janë pretendime të paverifikuara.
Fill pas atentatit, në vendin e ngjarjes mbërriti vetë Dugin duke vënë duart në kokë nisur nga ajo që pa, shkruan BBC.
Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus. Alexander Dugin u sanksionua nga SHBA në 2015 për përfshirjen e tij të dyshuar në aneksimin rus të Krimesë.
Shkrimet e tij vlerësohen se kanë një ndikim të thellë në botëkuptimin e Vladimir Putinit dhe ai konsiderohet të jetë arkitekti kryesor intelektual i ideologjisë ultra-nacionaliste të cilës i përmbahen shumë në Kremlin.
Vajza e tij Darya Dugina, ishte gazetare e njohur në Rusi, që mbështeti me zë pushtimin rus të Ukrainës.
Në maj, ajo e përshkroi luftën si një “përplasje qytetërimesh” në një intervistë dhe shprehu krenarinë për faktin se ajo dhe babai i saj ishin sanksionuar nga Perëndimi.
Edhe pse ende nuk ka informacion se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin në makinë, kreu i DPR në Donetsk, Denis Pushilin, fajësoi “terroristët” ukrainas për shpërthimin.
“Terroristët e regjimit ukrainas tentuan të vrasin Aleksandër Dugin dhe vranë vajzën e tij në një makinë”, shkroi ai në Telegram.
Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë koment zyrtar nga autoritetet ruse në lidhje me ngjarjen.
Është për të arrdhur keq një fund brutal si shkak i orientimeve politike të ndryshme në mbarë botën.
Me mire qe i vrane te bijen , dhe ajo ecte ne hapat e te jatit dhe e kish me nder te madh , kishte te njejtat mendime per luften ne Ukraine , mbi dominimin e ultranacionalizmit ne Rusi , kjo e para , dhe e dyta tani do ta shikoje me syte e tij frymezuesi radikal i Putinit se cdo me thene dhuna e pakontrolluar , dhimbje e papershkruar e humbjes se njeriut tend , tani do ta kuptoje nsese eshte njeri , nese eshte i lindur kafshe atehere gjerat ndryshojn ....keshtu thone qe nese nuk e ke hequr vete ne kuriz nuk e ndien dhe kupton tjetrin ....tani le te ri si dru i thare , pasi cdo veprim cdo pune , cdo hap ne jete e ben per hir te femijes tend , per hir te brezit te ardheshem ..... ri tani dhe filozofo Putinin , femijet e te cilit jane te siguruar me breza e breza te tere , kurse jotje eshte poshte ne dhe ....kjo eshte jeta dhe motoja e saj : cdo hedhsh , do presesh ....
Diktatoret gjejnë gjithmonë filosofe servila-surrogato që qëndisin strategji fashiste që i shkojnë për shtat atyre. Edhe ky ndyrësira ka themeluar një teori hegjemoniste nacional-fashiste që lufton nazizmin dhe fashizmin europian,Sipas tij rusët janë popugli i "pastër" dominues edhe pse janë 85%analfabetë ,fshatarë dhe si i quanin nazistët e vërtetë subhumanë,që kanë 500 vjet që mbijetojnë në monarki mizore dhe diktatura staliniste jo njerëzore. Lexoni Çehovin çfarë thoshte për prapambetjen shekullore të muzhikeve.
"Shkrimet e tij vlerësohen se kanë një ndikim të thellë në botëkuptimin e Vladimir Putinit" më duket pak si i trashë ky përcaktim!! shkrimet e këtij koqes përdoren nga putana sepse i sjellin mbështetje në atë popull muzhik që nuk ka fije truri!! lad putana,ka vetëm një qëllim:pushtetin absolut të tij!pavarsisht se putana përmënd pjetrin për pushitmet e tij,ai shpeson të bëhet një ivan "i tmerrshëm"!pra ai car që ka qënë më absoluti në historinë ruse!! kështu që dugin a rruspin nuk kanë ndikim tek putana! është putana që i përdor ata për të pjerdhur trutë e rusëve të trashë!!