Zëdhënësi i partisë së Erdoganit në Turqi: Ndërhyrja e huaj në Iran do të çojë drejt një krize më të madhe

13 Janar 2026, 07:00Bota TEMA
Zëdhënësi i partisë së Erdoganit në Turqi:

Çdo ndërhyrje e huaj në Iran do të çonte drejt një krize më të madhe në vend dhe në rajon. Ky është paralajmërimi që bën Turqia fqinje, mes shqetësimeve për një sulm ushtarak nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i partisë në pushtet të presidentit Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për negociata mes Uashingtonit dhe Teheranit për zgjidhjen e krizës.

“Ashtu siç theksoi presidenti iranian Pezeshkian, këto probleme duhet të zgjidhen përmes dinamikave të brendshme të shoqërisë iraniane dhe vullnetit kombëtar të Iranit. Besojmë se ndërhyrja e huaj do të çojë drejt pasojave më të rënda dhe se një ndërhyrje e provokuar nga Izraeli, në veçanti, do të çojë në një krizë edhe më të thellë”, ishte deklarata e Ankarasë.

Teksa theksoi se protestat i kanë çuar një mesazh të fortë regjimit të Teheranit, zëdhënësi turk shtoi se ato po manipulohen gjithashtu nga rivalët e Iranit jashtë vendit

1 Komente

  1. I
    Igor

    Te dyte jane nxites luftrave Amerika eshte gjithmon e gatshme per Izraelin edhe pse e pa drejte ata e ndihmojne dhe keshtu nuk ka paqe ne rajon ,Shtetet Arabe jane fajtore qe jan dorezuar tek Amerikanet dhe e njohen Izraelin pa e llogaritur qellimin e tyre ,por nuk mbetet me kaq lufta dote pershkallezohet dhe i gjith mesdheu dote perfshihet ne lufte derisa Izraeli te arine Qellimet e veta.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje