Zelensky: Disa shtete evropiane vijojnë të blejnë naftë ruse, fitojnë para me gjakun e njerëzve

14 Prill 2022, 19:25Bota TEMA

Zelensky: Disa shtete evropiane vijojnë të blejnë naftë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftë ruse se “fitojnë para me gjakun e njerëzve të tjerë”.

Në një intervistë me BBC, Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve për embargo të shitjeve të energjisë, nga të cilat Rusia do të arrijë në 250 miliardë paund (326 miliardë dollarë) këtë vit.

“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më një çështje biznesi dhe parash, po cwshtje mbijetese,” – tha Zelensky për BBC.

Presidenti gjithashtu përsëriti thirrjet për furnizimin me më shumë armë në Ukrainë, duke thënë se ato nuk po i merrnin furnizimet aq shpejt sa duhet për të shmangur sulmin e Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, disa vende evropiane, po përpiqen të ndihmojnë dhe po ndihmojnë,” tha ai. “Por ende ne kemi nevojë për to më shpejt, më shpejt. Fjala kyçe është tani”, shtoi ai. 

 

Lini një Përgjigje