Zelensky para takimit me Trump: Rusia nuk duhet të shpërblehet për agresionin

18 Gusht 2025, 13:16Bota TEMA
Zelensky para takimit me Trump: Rusia nuk duhet të shpërblehet

Presidenti Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin ndaj një pallati banimi në Kharkiv gjatë natës, duke theksuar se Rusia “nuk duhet të shpërblehet” për luftën e saj kundër vendit të tij.

Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas thotë se Rusia është në dijeni që sot në Uashington po mbahet një takim për t’i dhënë fund luftës dhe ndërkohë po sulmon rajonet e Kharkivit, Zaporizhias, Sumyt dhe Odesës.

“Mekanizmi ushtarak rus vazhdon të shkatërrojë jetë pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative për të mbajtur presionin mbi Ukrainën dhe Evropën, si dhe për të poshtëruar përpjekjet diplomatike.

Pikërisht për këtë arsye po kërkojmë ndihmë për t’i dhënë fund vrasjeve. Për këtë arsye duhen garanci të besueshme sigurie. Për këtë arsye Rusia nuk duhet të shpërblehet për pjesëmarrjen e saj në këtë luftë”, shkruan Zelensky.

 

1 Komente

  1. T
    Te befte mire.

    Zhele luften e provokove ti natyrisht me ndihmen e Perendimit per t'u bere anetare e NATO-s, nashi nga "trim" qe ishe na dole zgjebs si Lymi i Tutit dhe vetem kerkon ndihme qe te cfarosesh si shtet dhe popullate Ukrainen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje