Zelensky: Putini po bën lojëra të ndyra, s’ka dorëzuar listat e të burgosurve

9 Qershor 2025, 09:27Bota TEMA
Zelensky: Putini po bën lojëra të ndyra, s’ka dorëzuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse shprehu dyshime se do të ketë sukses.

“Ukraina vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për ta siguruar lirimin e robërve tanë të luftës dhe kthimin e trupave të luftëtarëve tanë të rënë”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video.

“Fatkeqësisht, listat e plota nga Rusia për këmbimin e mbi 1.000 njerëzve, siç ishte rënë dakord në Stamboll, ende nuk janë dorëzuar. Si zakonisht, pala ruse po përpiqet sërish t’i shndërrojë edhe çështjet e tilla në lojë të ndyrë politike dhe informacioni”, shtoi ai.

Nëse Kremlini “nuk i përmbahet marrëveshjeve, madje as për çështje humanitare, kjo do t’i vërë në pikëpyetje të madhe të gjitha përpjekjet ndërkombëtare – veçanërisht ato të Shteteve të Bashkuara – për bisedime dhe diplomaci”.

Ndërkohë, Zelensky i tha rrjetit televiziv amerikan ABC se vetëm “trysnia e madhe” nga Uashingtoni dhe Evropa mund ta detyrojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të lëshojë pe.

“Pastaj, ata do ta ndalin luftën”, tha ai.

Të dielën, zyrtarët ukrainas hodhën poshtë akuzat e Rusisë se Kievi po e zvarriste këmbimin e të burgosurve të luftës dhe kthimin e trupave të ushtarëve të rënë.

Këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, pretendoi se Ukraina kishte shtyrë papritur si shkëmbimin e të burgosurve, ashtu edhe pranimin e trupave të ushtarëve për kohë të pacaktuar.

Medinsky tha se Rusia tashmë i kishte dorëzuar Ukrainës një listë me 640 të burgosur – duke i dhënë përparësi të plagosurve, të sëmurëve rëndë dhe të rinjve – për ta nisur procesin e shkëmbimit.

Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e Robërve të Luftës deklaroi se pretendimet e Rusisë nuk përputhen me realitetin apo marrëveshjet e mëparshme.

Sipas zyrtarëve ukrainas, megjithëse të dyja palët ishin pajtuar në parim për kthimin e trupave të rreth 12.000 ushtarëve të vdekur pas bisedimeve për paqe në Stamboll, nuk ishte caktuar asnjë datë specifike për këmbimin.

2 Komente

  1. N
    Nijh Kosovën!

    Por kur vjen puna për Kosovën dhe shqiptarët që nuk të kursyen asgjë, je më Putin se Putini.Pretendon me të madhe dhe merr gjithçka, pa ofruar kurrë asgjë. Por kombi shqiptar nuk i ka asnjë borxh Ukrainës. Ukraina i ka borxh qëndrimin fashist që mbajti kur Millosheviçi kryente masakra mbi shqiptarët, i ka borxh shqiptarëve gjithë mbështejen e pafundme që kombi ynë o vogël ju dha në këtë udhëkryq të madh të historisë për Ukrainën. Por edhe ne kemi halle dhe nevoja që na dhembin njësoj dhe që kemi po aq nevojë për miqtë që ndihmojnë, por që tregohen mosmirënjohës duke marrë gjithçka dhe duke kthyer kokën nga ana tjetër dhe duke parë vetëm interesin e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shori

      Ti, drogaxhi idiot e analfabet, qe afendikojt te bene president (leshi), je nje vromiar qe shite burrat ukrainas, mish per top dhe grate neper bordellot e Evropes dhe ndyn cdo emer qe ze ne goje...!!! Yyyyyyyyyyyyyyyysht, race haleje...!!! Vetem Mero Bazes dhe ca merhumeve te tij hajvane, u pelqen era jote dhe jargaviten me "bemat" e tua...!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje