Zelensky: Qëllimi i Putinit është ta mashtrojë Amerikën

11 Gusht 2025, 12:26Bota TEMA
Zelensky: Qëllimi i Putinit është ta mashtrojë Amerikën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të dielën në mbrëmje se qëllimi i Rusisë është të "mashtrojë" Amerikën në një takim dypalësh midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë të premten.

Në një videofjalim, Zelensky ka thënë se nuk do ta lejojnë këtë. 

"Unë e vlerësoj shumë vendosmërinë me të cilën presidenti Trump është i angazhuar për t'i dhënë fund vrasjeve në këtë luftë. Çdo ditë, shumë njerëz po japin jetën e tyre. Por shkaku i vetëm rrënjësor i këtyre vrasjeve është dëshira e Putinit për të bërë luftë dhe për të manipuluar të gjithë ata me të cilët bie në kontakt", ka shtuar Zelensky.

Ai ka thënë se lufta, e cila filloi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, duhet të përfundojë "sa më shpejt të jetë e mundur me një paqe të drejtë".

"Ekziston mbështetje e qartë për parimin se gjithçka që ka të bëjë me Ukrainën duhet të vendoset me pjesëmarrjen e Ukrainës", ka thënë ai.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaska të premten për të diskutuar përfundimin e luftës.

Putini vazhdon t’i mbajë kërkesat e palëkundura të Moskës në luftë, duke rritur frikën se mund ta përdorë samitin për ta detyruar Kievin të pranojë një marrëveshje të pafavorshme.

"Të gjithë e shohin se nuk ka pasur asnjë hap të vërtetë nga Rusia drejt paqes, asnjë veprim në tokë apo në ajër që mund të shpëtojë jetë. Kjo është arsyeja pse nevojiten sanksione, nevojitet presion", është shprehur Zelensky. 

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Zelensky: Qëllimi i Putinit është ta mashtrojë Amerikën"-o zeloooo,amerikën nuk e mashtron dot,por do të mashtrojë këtë copën e mishit me dy sy e 1 kv dhjam!!ky mashtrohet,manipulohet shumë lehtë!!me këtë fol me numra, data dhe shpejt,e këtij i dukesh gjeni!!pavarsisht se ke tallur bythën me të!!ky nuk është në gjëndje të përqëndrohet gjatë,nuk ka dije për të kuptuar që i thua!sidomos po ta shoqërosh me fjalë fillozofike,politike e financiare!po të përdorësh këtë mënyrë ky mbetet me gojë hapur!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Ameriken e mashroi per kater vjet qe ishte merhumi Biden qe u be gaz I botes,tani ka ardhur tjeter sherif qe as plumbi nuk e trembi.Kush nuk I beson asaj qe shikon me syte e tij eshte viktime e prapagandes.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Ooo Anti246463censure,po sa bole qe paske qene.Shko e laj ndonje pjate o fshatar se nuk jane per ty keto pune.Apo ke mesuar ndonje fjale Anglisht dhe te duket vetja I zgjuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje