
I ashpër ka qenë reagimi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij në samitin e NATO që po mbahet në Bruksel në lidhje me situatën e krijuar në vendin e tij pas ndërhyrjes ruse.
Zelensky përmendi të gjithë krimet e Rusisë në Ukrainë dhe për këtë arsye iu kërkoi vendeve anëtarë të aleancës që të paktën të dërgojnë armë për t’u përballur me ushtrinë e Putin.
“E vetmja gjë që kërkoj prej jush, për hir të ushtrisë sonë, pas një muaji të tillë lufte kundër Rusisë: Kurrë më, ju lutem, mos na thoni kurrë se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s.
Ne kemi treguar se për çfarë janë të afta standardet tona. Dhe sa shumë mund t’i japim sigurisë së përbashkët në Europë dhe në botë. Ushtria ukrainase ka një muaj që lufton në kushte të pabarabarta! Dhe prej një muaji po jua përsëris një gjë.
Për të shpëtuar njerëzit dhe qytetet tona, Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake pa kufizime. Rusia po përdor të gjithë arsenalin kundër nesh. Po shkatërron të gjithë jetën. Çdo objekt – nga ndërtesat e banimit te kishat, nga magazinat ushqimore te universitetet, nga urat te spitalet. Rusia përdori bomba me fosfor këtë mëngjes. Sërish fëmijë po vdesin, njerëz po vdesin”, tha mes të tjerash Zelensky.
duke lexuar këtë përmbledhje ndoshta duhet vënë pak faj këtyre lloshave tanë të gazekarisë!! por ky,pavarsisht guximit të tij për të ndenjur në krye të shtetit në momentin më të keq që mund të ketë një shtet(këta tanët do ishin veshur si gra për tia mbathur),do ti këshilloja që dikush tjetër tia pregatiste fjalët e tij!! pavarsisht se kjo që thotë mund të merret në një kuptim tjetër,prapë ai duhet të jetë më i përmbajtur në hapjen e gojës! "Kurrë më, ju lutem, mos na thoni kurrë se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s." e para jeni në gjëndje të luftoni falë natos dhe amerikës!prandaj po të qe për standarte!?pa ato të natos do të kishit përfunduar si e kishte parashikuar ai debili,xhuxhi,i rusisë!!e këtu nuk bëhet fjalë vetëm për armatimin por dhe për të gjithë informacionin që NATO po ju trasmeton!! e dyta mos harro o lafollog i dobët se që të jesh në nivelin e natos,duhet dhe të besosh ato që të thotë nato!!një muaj rresht të paralajmëroi përsulmin e putinit!!të lajmëroi,deri në përulje presidenti i USA,kurse ty të pëlqeu më shumë gënjshtra e laverit të putinit!!ti gati nuk e quajte presidentin amerikan njëlloj si laveri,lakeu i putinit,histerik!! ti i besoje më shumë shërbimit tënd informativ(që normalisht,për informacionet që të ka dhënë,unë do të thosha,nuk është tëndi por i rusisë)se sa atij amerikan!! komedian,mos u përpiq të kërkosh sikur ta kanë për borxh,por kërkoje për popullin tënd,për lirinë e të gjithëve!! nga njerëz të thjeshtë me të cilët kam folur,që nga fillimi i agresionit rus,në gjermani,zvicër e itali,kam dëgjura të flasin në mënyrë të indinjuar për fjalimet e tua!!pavarsisht se kanë rrespekt për guximin tënd,pavarsisht për mbështetjen për ukrainën,pavarsisht nga urrajtja për putinin,prapë nuk i durojnë këto lloj fjalësh!!