Zelensky: Witkoff dhe Kushner planifikojnë vizitë në Ukrainë

15 Prill 2026, 10:15Bota TEMA
Zelensky: Witkoff dhe Kushner planifikojnë vizitë në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner planifikojnë të vizitojnë Ukrainën.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Oslo, ku Zelensky ishte së bashku me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre.

Sipas kreut të shtetit ukrainas, qëllimi për këtë vizitë u konfirmua gjatë bisedës së tyre të fundit, e cila u cilësua si pozitive. Megjithatë, ai theksoi se ende nuk ka një datë të saktë për mbërritjen e tyre.

“Nuk kemi marrë asnjë informacion se kur do të mbërrijnë. I gjithë ekipi im pati komunikim me ta. Ishte një bisedë pozitive dhe ata konfirmuan se do të vijnë”, deklaroi Zelensky, sipas raportimit të UNIAN.

Vizita e mundshme e zyrtarëve amerikanë pritet të zhvillohet në një moment kritik për Ukrainën, mes zhvillimeve të vazhdueshme në front dhe përpjekjeve diplomatike për mbështetje ndërkombëtare.

1 Komente

  1. s
    shori

    Ky tutkun sytopelepuri, drogaxhiu naziskin, kllouni hajdut pulaxh, qe u be "lider", ka mbetur si muti ne shi, se s'ja var me njeri...!!! I ka mbetur vetem mbeshtetja e Meros dhe zorraxhinjve pabreks, te tij...!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje