Andrey Badalov, nënkryetar i kompanisë shtetërore të tubacioneve Transneft, ka humbur jetën pasi ra nga dritarja e apartamentit të tij në Rublevskoye Highway, një zonë elitare në Moskë.
Sipas raportimeve, ai vdiq në vendngjarje.
Badalov kishte mbajtur pozicionin e tij në Transneft që nga viti 2021 dhe më parë kishte punuar në Institutin Kërkimor Voskod.
Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime të detajuara mbi rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa media shtetërore ka raportuar vetëm për një “incident tragjik”.
Vdekja e tij është vetëm një nga shumë rastet misterioze që kanë ndodhur në mesin e drejtuesve të industrisë së energjisë ruse që nga viti 2022.
Disa prej tyre janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre, në dhoma hoteli, ose pasi “kanë rënë nga dritaret”, një skenar që po përsëritet gjithnjë e më shpesh.
Raste të ngjashme përfshijnë edhe drejtues të Lukoil, Gazprom, dhe Novatek, duke ngjallur dyshime për motive të fshehura, përfshirë rivalitet të brendshëm, presion politik apo përpjekje për të mbuluar informacione sensitive.
Ndërkohë, autoritetet ruse i kanë klasifikuar shumicën e këtyre rasteve si vetëvrasje apo aksidente, megjithëse shumë analistë ndërkombëtarë dhe hetues të pavarur e shohin këtë si pjesë e një prapavije më të errët dhe të organizuar.
Kur ka shumë raste vetëvrasjesh që lidhen me një fushë të caktuar, dmth që është sëmundje profesionale. S'ke ç'i bën. Këshillohet të pihet një gotë qumësht i ngrohtë para gjumit. Të qetëson, thonë. Mbase, nuk të shpëton nga vetëvrasja por, të paktën, vetëvritesh i qetë.
"ka humbur jetën pasi ra nga dritarja e apartamentit të tij në Rublevskoye Highway,"!! ça gallate!sapo lexova titullin dhe klikova për të lexuar përmbajtjen,mendova të njëjtën gjë"ky me siguri ka provuar të fluturojë nga dritarja!!dhe me të vërtetë kishte fluturuar,dhe në fluturim e sipër kishte "humbur jetën"!!gjëra që ndodhin në putanëri,por atje ndershmëria është e jashtëzkonshme!!e mbron i madhërishmi kalërues i arinjve,vova putana!!ai i ka bërë thirrje personave që jetojnë o kanë kaluar në atë moment në vëndhumbjen e jetës,po ta gjejnë jetën e humbur të këtij fluturuesit,tia këthejë në adresën "bijtë e putinit nr.0.00"!!zhvejk,???,e çdo bir putini të shkojnë e të ndihmojnë në gjetjen e saj!!