Dëshmia bombë e mjekut italian që shërbeu pranë Enver Hoxhës në fund të Luftës

3 Nëntor 2024, 18:31Dossier TEMA

Dëshmia bombë e mjekut italian që shërbeu pranë Enver

Nga Franco Benanti

Lufta e Dytë Botërore, pati ndikime të fuqishme edhe në tokat shqiptare. Për këtë është folur mjaft nga historianët tanë, në frymën komuniste. Brezat e para vitit 1990, e kanë mësuar këtë nga tekstet shkollore, nga Historia e Partisë së Punës dhe Historia e Shqipërisë, por shumë pak syresh, janë njohur me trajtimin alternativ bërë nga historianët dhe autorët jo komunistë, brenda dhe jashtë vendit. Lidhur me këtë, është me shumë interes libri “La guerra piu lunga” i Franco Benantit, ish mjek në ushtrinë pushtuese italiane, në Ballkan e Shqipëri, botuar nga shtëpia “Mursia” e Milanos (botimi i parë më 1966, pasuar nga katër ribotime të mëvonshme).

Kongresi i Përmetit dhe Operacioni i Qershorit

Në vigjilje të Kongresit të Përmetit, më dërguan atje për shërbim si mjek. Atje më takoi Hysni Kapo, që më falënderoi për shërbimet që kisha bërë më parë në Lapardha e gjetkë. Në infermierinë e ngritur përkohësisht, vinte çdo ditë Gogo Nushi që edhe na informonte për çfarë do diskutohej në kongres. Ndonëse propaganda komuniste e paraqiste kongresin si një përfaqësim të mbarë popullit shqiptar, në fakt aty, përfaqësohej vetëm një e njëzeta e këtij, madje mund të quhej në kongres i Partisë Komuniste.

U zgjodh një Këshill i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar prej 121 anëtarësh, që nxori një Komitet Drejtues, me një kryetar, tre nënkryetarë, dy sekretarë dhe 24 anëtarë. Ky Komitet kishte atribute legjislative dhe ekzekutive. U vunë gradat në ushtri, Enver Hoxha u zgjodh Komandant i Përgjithshëm dhe Spiro Moisiu shef i Shtabit të Përgjithshëm. Kongresi e ndaloi rikthimin e Mbretit Zog dhe anuloi marrëveshjet e këtij me të huajt. Vendosi luftën deri në fund, me çdo parti tjetër politike në vend.

Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, që morën pjesë në kongres u larguan me 28 maj. Të dërguarit jugosllavë, kishin drejtuar disa kurse politikë me kuadrot shqiptare. Është për t‘u shënuar, servilizmi dhe hipokrizia e tejskajshme, që tregonin udhëheqësit shqiptarë ndaj jugosllavëve. P.sh., Tuk Jakova, shkruante se; “na latë jetimë, si mund të eci pa ju…”?! Mehmet Shehu shkruante, se; “Pa ju, s’kishim për ta krijuar dot partinë tonë, jeni treguar si një nënë për ne”.

Letra mbante firmën edhe të Fiqerete Shehut, atëkohë komisare e Brigadës I-rë Sulmuese. Nga ana e tyre, Enver Hoxha dhe Nexhmie Xhuglini, shkruanin se; “partizanët shqiptarë, e ndjejnë shumë mungesën e shokëve jugosllavë”. Në këtë frymë, shkruanin edhe Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Hysni Kapo dhe Ramadan Çitaku.

Nga ana e tyre, të dërguarit jugosllavë raportonin në udhëheqjen e vet se; “komanda e lartë shqiptare, përbëhet nga njerëz pa përgatitjen minimale ushtarake, kulturore dhe politike. Prandaj të dërgojmë një ekspert ushtarak dhe politik, që ta udhëheqë Shtabin e tyre të Përgjithshëm”.

Ndërkohë gjermanët nisën ofensivën e dytë të madhe, me qëllim që të siguronin rrugët e tërheqjes së tyre nëpër Shqipëri, për në Gjermani, edhe të ushtrisë, në Greqi. Kjo përkonte me çeljen e Frontit të Dytë në Evropë dhe të ofensivës sovjetike në Rumani. U angazhuan katër divizione dhe një pjesë e Divizionit Alpin, rreth 70.000 ushtarë. Në ndihmë u erdhën rreth 10.000, kolaboracionistë shqiptarë.

Partizanët kishin krijuar Divizionin e Parë Sulmues. Me që gjermanët ishin rreth 50 km., pranë Përmetit, komisari i spitalit Gogo Nushi, urdhëroi që ne të bartnim të gjitha materialet sanitare dhe të transferoheshim shpejt. U vunë në punë dhjetëra mushka, edhe për të plagosurit e të sëmurët.

Shtabi i Përgjithshëm, spitali dhe partizanët, përbënin një kolonë prej 1000 vetash. Edhe në këtë marshim, u përsërit skena e vrasjes së atyre të sëmurëve, që nuk mund të vijonin dot marshimin, gjë që tregonte kushtet e rënda ku ndodheshin partizanët. Këtë e kuptoje, nga të shtënat që dëgjoja herë pas here.

Në afërsi të Tomoricës, forcat gjermane që vinin nga Greqia, u ndeshën me Divizionin e Parë. Pas luftimesh të ashpra, ranë robër disa qindra partizanë, ndërsa pjesa tjetër, ia mbathi nëpër male. Mbaj mend ç’kemi hequr ato ditë, kur shpesh fshiheshim nëpër pyje, ku të ftohtit na bënte të dridheshim si qen. Gjatë Operacionit të Qershorit, u vranë rreth 1500 partizanë. Nuk numërohen dot të plagosurit dhe të sëmurët. Disa brigada humbën nëntë të dhjetat e efektivit, disa u zhdukën krejt, të tjera u shpërndanë në çrregullim të plotë.

Ditët e para të gushtit, erdhi Vasil Konomi që më komunikoi transferimin pranë Brigadës së Dytë të rindërtuar, që e kishte bazën në Vithkuq, fshat në afërsi të Korçës. U befasova kur e pashë fshatin të ndriçohej nga drita elektrike. Aty takova Beqir Ballukun, që përfaqësonte një shqiptar tipik, me të gjitha instinktet dhe traditat, që nga koha e luftës së gjatë kundër turqve. Para lufte ai kishte mbaruar një shkollë për rreshter. Kur ia vranë një vëlla, u bashkua me partizanët, si hakmarrje.

Ca kohë e lamë Vithkuqin, sepse gjermanët nisën bombardimet. Më vonë u rikthyem aty. Në shtator nisi lëvizja e gjermanëve, për evakuimin nga Ballkani. Pas Greqisë, i erdhi radha Shqipërisë. Në fillim u braktisën Saranda, Gjirokastra, Berati dhe Vlora. Me 24 tetor u çlirua Korça dhe bashkë me të, e tërë Shqipëria e Jugut. Në Korçë nisa punën në spital, ku shërbenin ende motrat italiane. Më në fund, gjeta një mjedis për të qenë, çarçafë të bardhë e të pastër, ujë të ngrohtë për të hequr zhulin dhe parazitët nga trupi im.

Por çlirimi i Korçës dhe i qyteteve të tjera, u shoqërua me një terror, të panjohur më parë. U arrestuan dhe u vranë në vend shumë qytetarë, nën akuzën e bashkëpunimit me pushtuesit dhe të krimeve të luftës. Një pjesë e tyre, u dërgua në punë të detyruar. Të tjerë u nxorën nga shtëpitë e veta, për të strehuar në to zyrtarët e rinj të panumërt komunistë, komandantët dhe komisarët, partizanët që u derdhën nga malet.

Korça në lartësi rreth 800 metra mbi nivelin e detit, ndodhej në kushte të favorshme komunikacioni dhe zhvillimi. Shumë qytetarë, patën emigruar në Selanik, Rumani, Turqi, Egjipt, Amerikë, Australi dhe duke u kthyer në atdhe, kishin sjellë një farë mirëqenie. Një italian, Umberto Uberti, më 1927, ngriti në Korçë një shoqëri për prodhimin e birrës së Korçës, me disa qindra punëtorë.

Në Berat u mbajt një plenum i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ku u shfaqën kundërshtimet midis udhëheqësve shqiptarë. Koçi Xoxe, i mbështetur nga jugosllavët, e akuzoi Enver Hoxhën, që; “në vend që të ndihmojë punëtorët, si Tuk Jakovën, Kristo Themelkon dhe Pandi Kriston, flet kundër tyre”.

Enveri synonte ta zëvendësonte Koçi Xoxen, me shoqen e tij, Liri Gegën, që i besoi detyrën e ministrit të Brendshëm dhe drejtores së Zyrës së Komandës së Përgjithshme. Por në plenum, nën trysninë e Velimir Stojniçit, u vendos që Liri Gega, të përjashtohej nga Komiteti Qendror, por nuk e pranoi propozimin e Nako Spirut, për zëvendësimin e Enver Hoxhës, duke u mjaftuar me një autokritikë ë këtij të fundit.

Beteja për Tiranën dhe çlirimi i vendit

Me 12 nëntor, trupat gjermane e braktisën Elbasanin, ku ishin grumbulluar ato të ardhura nga Jugu, nga Greqia dhe Maqedonia. Por kolona gjermane që vinte për Tiranë, u ndesh me një pritë të fuqishme dhe betejë të ashpër. Nga njëra anë, një skuadrilje avionësh italianë, e sulmoi atë në Qafën e Kërrabës, në kushte atmosferike të favorshme për gjuajtje, dërguar posaçërisht nga komanda aleate e RAF –it anglez, nën mareshalli Elliot, me kërkesë të misionit britanik këtu dhe Shtabit të Përgjithshëm partizan.

Kolona e motorizuar u pakësua dhjetëfish, nga aviacioni italian. Mbetën të vrarë në vend, 1.300 gjermanë. Një pjesë mundi të hyjë në qytet, ndërsa pjesa tjetër, u sulmua nga partizanët e Brigadës së XV-ë në Mushqeta dhe Bërzhitë.

Dy ditë pas Elbasanit, gjermanët e lanë edhe Durrësin. Prandaj beteja për Tiranën, po bëhej gati. Plani për çlirimin e Tiranës, ishte hartuar nga Velimir Stojniç dhe Vojo Todoroviçi, dy emisarët ushtarakë jugosllavë. Këta transmetonin urdhra gojarisht, për brigadat I-rë, IV-ët, X-të dhe XVIII-të. Dy të fundit, erdhën më pak vonesë, gjë që u dha mundësi gjermanëve, të tërhiqeshin për në Shkodër.

Në fund të 30 tetorit, gjermanët e kishin lëshuar pjesën lindore të Tiranës, ku hynë Brigada I-rë dhe IV-ët. Partizanët sulmuan fort në Pallatin Mbretëror dhe në kazermat “Shkumbini”, por gjermanët rezistuan. Me 15 nëntor, gjermanët u larguan masivisht nga kryeqyteti, duke lënë një fortesë të improvizuar, në qendër të sheshit “Skënderbe”. Aty ndodhej një ushtar i vetëm, me një mitraloz dhe shumë arka me fishekë. Ky ushtar rezistoi i vetëm, 36 orë rresht, ndaj sulmeve të Brigadës së IV-ët. Në fund, kur i shteri të gjitha municionet, ai e vrau veten. Kështu Tirana u çlirua me 17 nëntor.

Në luftën e Tiranës, ndihmuan edhe luftëtarët italianë të Batalionit “Antonio Gramshi”. U vranë shumë syresh, në përpjekje edhe për të mbrojtur popullsinë civile, nga reprezaljet e gjermanëve. Midis tyre, ishte edhe majori Massimo De Angelis. Ndër ta, ishte edhe prifti jezuit, Giovanni Fausti, që pas lufte, e akuzuan për veprimtari terroristike dhe e pushkatuan. Për italianët në Shqipëri, rënia e kryeqytetit ishte një shpresë për t’u rikthyer në atdheun e tyre.

Me 29 nëntor, gjermanët e lanë edhe Shkodrën dhe u drejtuan përmes Koplikut, për Podgoricë. Në fund të nëntorit, me kërkesë të jugosllavëve, Komanda e Përgjithshme partizane e Shqipërisë, dërgoi në Jugosllavi Divizionin e V-të dhe të VI-të, në kërkim të divizionit gjerman “Grupi E”. Por njësitë gjermane, i luftuan ato ashpër. Pjesa që mbeti prej tyre, në shkurt 1945, u kthye në Shqipëri.

Ndërkohë batalioni “Antonio Gramshi”, u shndërrua në brigade, me 2000 vetë. Ai dispononte dy bateri 41 mm. Më vonë, kjo brigadë u zmadhua në rangun e një divizioni. Në maj 1945, ushtarët e saj u riatdhesuan në Itali, nëpërmjet detit. Sipas komandës partizane, në luftë u vranë 28 000 vetë, u plagosën 63 000 dhe u gjymtuan për jetë 62000 vetë. Këto janë vetëm ushtarakë.

Italianët në luftën çlirimtare shqiptare

Me çlirimin e Shqipërisë, janë riatdhesuar në Itali, në vijë ajrore dhe detare, 19.000 ushtarë italianë. Emrat e tyre, figurojnë në listat e imbarkimit, bërë të njohura autoriteteve shqiptare dhe britanike. Nuk dihet me saktësi, shifra e luftëtarëve dhe e punëtorëve italianë, po ashtu e atyre të vrarë, të zhdukur apo të gjymtuar. Dimë që në fillim italianët, përbënin tetë batalione dhe shtatë bateri artilerie.

Përveç 19.000 ushtarëve italianë, të riatdhesuar më 1945, janë disa qindra syresh, të shpërndarë në Shqipërinë e Jugut dhe që kanë hyrë në Itali në rrugë të rastësishme, në nëntor 1944. Në dhjetor, u riatdhesuan disa qindra të plagosur e të sëmurë, që rrinin në spitalet partizane. Të tjerë janë riatdhesuar gjatë luftës, kur vinin anijet me furnizime dhe ktheheshin sërish në Itali.

Pos të tjerash, theksoj se artileria partizane ishte kryesisht në duart e italianëve. Mortajat, mitralozat e rëndë dhe të lehtë, automjetet dhe gjithë shërbimet duke filluar nga ai shëndetësor deri të riparimet kanë qenë në duart e italianëve. Në spitale, infermieri, depo municionesh, në centrale telefonike, në zyrat e intendencës, në ofiçina të ndryshme, kudo ku nevojitej pak përvojë teknike, ishin italianët.

Këta specialistë u mbajtën në Shqipëri edhe pas lufte, sepse ishin hë për hë të pazëvendësueshëm. Shtojmë këtu materialet ushqimore, veshmbathjet dhe enët ushqimore, automjetet ushtarake, stacionet e radios, materialet sanitare, të gjitha burimet që dispononte ushtria partizane, në 25 brigadat e saja, janë marrë nga magazinat ushtarake italiane, përjashto materialet e furnizuara nga aleatët, në vijë ajrore.

Italianët ushtarakë dhe civilë, ndihmuan fuqishëm në riparimin e rrugëve, në ri ngritjen e urave, centraleve elektrike, ujësjellësve, etj. Edhe në bujqësi, ka shumë për të thënë, po mos të harrojmë ato qindra familje shqiptare, që nuk donin t’i lëshonin ushtarët e strehuar te to, sepse kishin shumë nevojë për kulturën e tyre. Lidhur me këtë të fundit, krahas rasteve të një sjellje njerëzore të shqiptarëve ndaj italianëve, ka pasur edhe asish, që janë sjell brutalisht, duke i ruajtur ditë natë me armë, që ata të punonin në shtëpitë e tyre, kundrejt një cope bukë me qepë e hudhra.

Nuk duhet harruar ndihmesa e aviacionit italian, që ka kryer 3. 132 fluturime, në 3.269 orë, në qiejt e Shqipërisë, duke lëshuar 612 kv. Bomba, mbi objektivat gjermane, duke kryer 618 fluturime rikonjicioni, me mitralim dhe 61 aksione, me bombardim në pikiatë. Pas çlirimit, italianët organizuan shërbimin e rregullt të furnizimit; Lecce-Tirana. Në kthim, avionët italianë kanë marrë një numër të madh shqiptarësh të plagosur, që kishin nevojë, sidomos për mjekime ortopedike, që nuk mund të kryheshin dot në Shqipëri. Siç ka thënë vetë Enver Hoxha; “kjo ndihmesë e ushtarëve italianë, farkëtoi vëllazërimin e dy popujve tanë”.

Qeveria e krijuar në Berat, u transferua në Tiranë, shumë shpejt pas çlirimit. Një nga urdhrat e parë të qeverisë, ishte regjistrim i gjithë të huajve në Shqipëri. Ishte fjala në radhë të parë për italianët, nga të cilët vetëm civilët, në shtator 1943, arrinin 25.000 vetë.

Menjëherë shumë syresh, u caktuan në punë të detyruar në sektorë të ndryshëm, të shkatërruar nga lufta. Në Tiranë e qytete të tjera u shtuan arrestimet. Megjithatë në parakalimin para qeverisë me 28 nëntor ishin edhe luftëtarët e formacioneve italiane “Gramshi” dhe bateria 41 e artilerisë së divizionit “Firenze”.

Si e mori pushtetin Enver Hoxha?

Gjatë okupacionit italian në Shqipëri, Partia Komuniste nuk ishte e vetmja parti politike. Madje për nga numri i anëtarëve, parti të tjera, ishin më të mëdha. Por Enver Hoxha, e shfrytëzoi luftën kundër nazi-fashizmit, për t’i luftuar partitë konkurrente dhe për të krijuar bazat e diktaturës së proletariatit. Ai shfrytëzoi këshillat e jugosllavëve dhe përdori stilin e Borgias dhe vuri në zbatim mësimet e Stalinit.

Aleatët perëndimorë, kanë bërë një gabim shumë të rëndë, duke i konsideruar “dytësore” veprimet e çetave komuniste. Në Shqipëri, sikurse në Jugosllavi, fitorja e komunistëve mund të shmangej. Këtu, sikurse edhe në vende të tjera, kishte edhe lëvizje partizane jo-komuniste. Me një drejtim politik të përshtatshëm dhe ndihmë materiale si duhet, ata mund të shërbenin kundër gjermanëve, më mirë se komunistët.

Një nacionalist shqiptar, u pat deklaruar më 1944 misionarëve ushtarakë anglezë: “Në Shqipëri, ka tre parti, agjentë nazistë, agjentë komunistë dhe agjentë anglezë. Gjithë kjo është krejt e natyrshme. Por nuk e kuptojmë, përse agjentët komunistë, po paguhen me ar anglez”?!

Aleatët perëndimorë e lejuan Enver Hoxhën ta fitonte pushtetin, duke shkaktuar një varg pasojash në situatën evropiane edhe dhjetëra vjet më pas. Karakteri i vërtetë i qeverisë së re shqiptare u duk me 5 ligjet që u shpallën me 15 dhjetor 1944. Ligji i parë e vente tërë industrinë dhe shoqëritë nën kontrollin e shtetit. Ligji i dytë ndalonte eksportimin e metaleve të çmueshme.

Për kundërvajtësit ishte parashikuar 30 vjet burg deri dënim me vdekje me konfiskim të të gjitha pasurive..Një ligj tjetër ishte kundra sabotatorëve të luftës dhe atyre që i strehonin dhe i fshihnin këta. Edhe për këta gjyqi ushtarak jepte 30 vjet burg ose vdekje. Ligji i katërt fliste për mobilizimin civil të “specialistëve”, shqiptarë e të huaj. Memorie.al

26 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Hahahaha nje ushtar i vetem paska luftuar me nje brigade trimash tourkalvanoi....!!!??

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb....

      U gabova turko-gredhiere!

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        Une shqiptaret i kame inat sepse me kane qire motren dhe nenen. Po mua pse s'me qine keta e?

        Përgjigjjuni
        1. o
          oficeri

          Edhe ne luften Italo greke, kur italianet ja mbathen, ata qe qendruan ishte nje formacion i vetem shqiptaresh te ushtrise shqiptare qe nuk arriten neogreket qe ti shkulnin nga pozicionet e tyre. Problemi me juve more mik eshte se ju besoni shume perrallave ose gjysmeperrallave sipas oreksit. Nuk eshte e thene qe nje doktorr qe paska qene ne Voskopoje kur qenka cliruar Tirana te dinte gjerat me saktesi se si kane ndodhur. Edhe ajo puna e ushtarit ne qender te Tiranes qe paska qendruar per 36 ore me duket si puna e Nastradinit me vezet. Qe ka patur ushtare gjermane te bindur ne idete dhe besnikerine e tyre ndaj regjimit, ajo dihet, por qe nje ushtar i vetem te rezistoje per 36 ore me duket e pamundur. Mjaftonte nje predhe e topit apo me mire nje snajper per ta hequr qafe nje individ ne me pak se nje ore, por problemi me injorantet ne lemin ushtarak eshte se ju besojne shume perrallave.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani

            Un jam antikomunist, por interpretimi i ushtarit kamikaz eshte shum i thjeshte. Nuk ke sepse sulmon dike qe eshte i vdekur. Ne kete rast edhe ushtria me e forte ne bote do ta linte te fikej vet. Vetem budallenjte do t'a sulmonin dhe te lendoheshin.

            Përgjigjjuni
            1. S
              SNAIPER

              Ne ate kohe nuk kishte snaiper ushtria partizane. Sa per gjermanin e besoj,se ata luftonin me vullnet te çelikte e pa u sprapsur.

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tirana

            Si mundet nj ndihmes mjek te jape "deshmi tronditese" per zhvillime politike e ushtarake strategjike, duke qene gjithe kohen ne infermieri? Pse tallni b..... me lexuesit?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shyti

              hahah "...per zhvillime politike e ushtarake strategjike..."?!?!?! Strategji nga maloket e jugut dhe te pashkollet si Enveri....hahahahah Thashethemexhij e te pabese ishin te gjithe.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Patrioti jo dhe aq i madh

              Vetëm një gjë gënjen. Aty ku thotë se gjermaneve ju bashkuan edhe 10 mijë kolaboracionistë ( tradhëtarë) shqiptarë.

              Përgjigjjuni
              1. I
                I paanshëm!

                E kam lexuar herët librin e këtij mjekut italian dhe kam parë historinë e luftës Nacional Çlirimtare, por të kthyer përmbys. Llogjikisht të vjen pyetja: Si ka mundësi që një mjek i zakonshëm italian, i mbingarkuar me punët në spitalin partizan, në kushte tepër të vështira dhe me pengesa gjuhësore është në dijeni të shumë fakteve në të cilat nuk ka qënë prezent? Ku dreqin e dinte ky italian se çfarë bisedonin jugosllavët me drejtuesit e luftës në Shqipëri? Ku e di ai fatin e partizanëve tanë në Jugosllavi? Ai do të ishte më i besueshëm në se do të kishte shkruar vetëm për eksperiencën dhe përjetimet e tij personale të pjesëmarrjes së tij si mjek pranë trupave pushtuese italiane si dhe shërbimit në spitalet partizane dhe jo të bëjë përgjithësime për ngjarje të rëndësishme në mbarë vendin, për të cilat nuk qënë nuk ka qënë i pranishëm dhe nuk është personi i duhur për të qënë kompetent dhe i besueshëm. Ai thjesht ka shkruar një libër në të cilin ka përzier disa eksperienca personale me informacione të marrë nga burime të tjera jo domosdoshmërisht të sakta.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Istor Jani

                  Shume e drejte. Perse gazeta duhet te botoje pordhet e cilitdo mjaft qe te mbajne ca ere antikomunizem? Megjithate, ndihma e italianeve qe erdhen si pushtues, dhe shumica e tyre u larguan si miq te shqiptareve, nuk mund te mohohet. Ketu e ka fillesen aferia e brendshme qe shqiptaret kane me Italine.

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  I paanshëm!

                  Dëshmia e tij, jo vetëm që bombë nuk është, por as shashkë nuk mund të quhet.

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    lexuesi i irrituar

                    Kujtimet e njè ndihmèsmjeku i paraqisni sikur janè ato tè Zeusit . Edhe historinè tonè do tè na mèsojè ky italian qè e shihte luftèn qè nga dritarja e infermierisè ???!!! Mjafton tè gjeni njè askush qè flet kundèr partizanève dhe menjèherè do tè publikohet si "as i historisè". Mjaft me servilizèm .

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Si ateher si sote ja Spiunet !

                      Ish tre Spiunet Ordinere e kohes te Komunizmit ! Ne kete Dosje te ish Drejtoria e Brendshme Ana e Sigurimit te shtetit . Dosje Kategoria 2 A . Nr 8889 . - 1 - Me pseodonimin " ShEGA " figuron i rregjistruar shtetasi ARBEN QEMAL BARCI . Ne shoqeri djale i rregullt.... por me prapavijen Spiun i Sigurimit ... varet se sa veta do kete mare ne qafe ! -2- Me pseodonimin " THUPRA " figuron i rregjistruar shtetasi PANAJOT KRISTO LOLI. I punesuar dikur ne Uzinen Ushtarake te Kimise 1190 tek Rapi i treshit ...Me Drejtore po Spiun LLAZAR ANGJELI.. Spiuni " THUPRA " dmth PANAJOT djali edhe pse ka qene Minoritere Greke ka pranuar te jete bashkepuntore i Operativit ILIR DAKO dhe TRIUM DYRMISHI .. -3- Me pseodonimin " STUDENTI " figuron i rregjistruar VOLTAN LUAN REXHEPI... ky djalosh dikur Student por dhe bashkepuntore i Sigurimit.... mesonte dhe gjuhen Gjermane ... dhe mbas viteve 90 , filloi dhe te hynte ne Ambasaden Gjermnane ! varet ha ka pasur Ambasda Gkjermane Info : ne ato vite qe ky student kishte qene Spiun ordinere.... Ja keta te tre per momentin qe eshte turp ti permendsh..... por le te shpresojme qe nje dite perpara se te largohen nga kjo jete .... te Respektohen nga njerezit e demtuar qe keta kane Spiunuar

                                1. H
                                  Haka Tekizoti

                                  Kjo dëshmi qenka alamet bombe. Nuk thuhet gjë për efektin e shpërthimit të saj. Nejse, "bomba" e bëri efektin qē i duhej gazetarit që ka vuajtur për ta gjetur nëpër rrënojat e kohëve: i tërhoqi disa kureshtarë për ta lexuar,leximi i të cilëve shërben si burim financash elektronike.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fatmir

                                    Këtij sharlatanit duhet ti kishin thënë se fuqitë perëndimore nuk kishin asgjë në dorë për të ndaluar komunistët të merrnin pushtetin. Ndarja , apo kufiri ndarës ishte bërë që në marrëveshjen e Jaltës, ndërmjet Stalinit, Çërçillit dhe Rusveltit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dauti

                                      Fatmir ndarja u be ne Jalte, nderkohe partizanet e kishin marre pushtetin. Ata ishin te vetmit qe luftuan kunder koupatorit. Ky eshte fakt i pamohueshem. Ky italiani me ngjan me Uran Butken dhe shkrimet e tij. Nuk u ben pershtypje qe Anglia dhe Amerika ndihmuan vetem forcat partizane? Mos e mendoni Shqiperine te vogel dhe te pafuqishme. Kujtoni nderhyrjen anglo-amerikane ne vitet 1949-1953. Dokumentet e CIAs provojne se Sigurimi shqiptar u theu hundet. Kur e pranojne amerikanet, kush pyet per ata qe i sherbyen dikur okupatoreve dhe sot perpiqen te hiqen si patriote. Jane jazhteqitje e vendit tone.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. Z
                                      ZYBER

                                      ESHTE NJE DESHMI ME SHUME SE HISTORIA QE KEMI MESUAR ESHTE PROPAGANDE E PASTER. HISTORIA DUHET RISHKRUAR URGJENTISHT ME FAKTE DHE JO ME PERRALLA.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Historine e shkruan fitimtari

                                        O Zyber , qenke fare fycke ! Historine e kane shkruar dhe do e shkruajne kurdohere fitimtaret . Ky eshte nje ligj i pa diskutueshem ne cdo vend e popuj te botes . Kjo eshte nje e vertete e madhe qe ka lindur qysh se lindi njerezimi mbi toke dhe keshtu ka per te mbetur . Te tjerat , sic derdellit ti , jane andre qe i qepen dhe shqepen kostumit te fitimtarit , dhe si te tilla , buk kane asnje vlere .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. b
                                          bomba dore

                                          Bartolomeo Peliçeli...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            XHA BEQIRI THA NJE FJALE ,,,,,

                                            HAHA TRIMAT ,,PARTIZAN SHIPTAR ,,,ENVER HOXHA ,MEHMET SHEHU ,,MUSTAFA MATOHITI,,,RESHITI ,REXHEPI ,HASANI ,ABDYLI ,ALIU HYSNIU KADRIU ,FAHRIU. ,,,,,TRIMAT E XHAJAHOS ,,,

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje