Nga Dashnor Kaloçi
Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!
Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, gazeta ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota.
Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.
Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë të plota, së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.
Por, edhe pse kemi të bëjmë vetëm me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur tashmë se si ka funksionuar ai sistem i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga personat që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga hetuesit e kësaj çështje, është bërë e ditur se; ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty.
(Vijon nga numrat e kaluar)
DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE BAKI SEJDIN HAKRAMA, OFICER I GRUPIT TË SHOQËRIMIT TË ISH – KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NGA ANA E HETUESVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, SOKOL KOLEKA DHE BASHKIM CAKA
PROCES VERBAL
Sot më datën 19.6.1983, në Tiranë.
Ne, hetuesit e M.P.B., Sokol Koleka e Bashkim Caka, marrim në pyetje si dëshmitar, Baki Hakrama.
Emri, emri i babës, mbiemri: Baki Sejdin Hakrama.
Datëlindja, (dita muaji, viti) 1950 në Pezë.
Arsimi: Të mesme (kurs 8-mujor për oficer).
Vend-banimi: Tiranë, Lagjja Nr 8, Rruga “Lidhja e Prizrenit”, Pallati 16, Shkalla 6.
Detyra: Oficer në Drejtorinë e II-të të M.P.B.
Anëtarësia në Parti: Nuk është në parti.
A është i dënuar: Nuk është i dënuar.
Numri i letërnjoftimit: ———-.
Marrëdhëniet me të pandehurin: Nuk ka lidhje familjare.
Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K.P., për dëshmi të rreme.
FIRMA E DËSHMITARIT
Baki Hakrama
Në lidhje me çështjen, mund të them sa më poshtë:
Unë që nga viti 1975 e, deri sa vrau veten armiku Mehmet Shehu, kam kryer shërbimin si oficer roje në shtëpinë e Mehmet Shehut. Në fillim ne oficerët e rojës që bënim shërbim në hyrjen kryesore të shtëpisë së Mehmet Shehut, vareshin nga rajoni i banimit të Udhëheqjes.
Pastaj që nga viti 1980, me sa më kujtohet, më 20 tetor, apo nëntor, e deri ditën që u vetëvra Mehmet Shehu, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, filluam të varemi nga grupi i shoqërimit të Mehmet Shehut, ku kryetar grupi ishte Ali Çeno. Ne aty ishim në shërbim 6-të orësh dhe me ndërresa………………………………………..!
Gjatë shërbimit që kam bërë në këtë shtëpi, kam vënë re se ata të gjithë, sidomos vitet e fundit bënin një jetë të degjeneruar, silleshin si princa, të fyenin dhe të kërcënonin me burg, vinin të dehur në darkë, visheshin me modë ekstravagante, ku në mjaft raste ekspozonin trupin e zhveshur (femrat) etj. Me këto gjëra na bënin përshtypje të madhe dhe i diskutonim me njëri tjetrin dhe për çdo gjë informonim Ali Çenon, si përgjegjës grupi.
Këto vitet e fundit, në shtëpinë e Mehmet Shehut ka ardhur Ismail dhe Elena Kadareja, Bujar Lako, Edmond Budina, Rikard Ljarja, etj. Nga rrethi i tij familjar, kanë ardhur Duro Shehu, me familjen e tij, vëllai i Mehmet Shehut që ka në Fier dhe djali i tij, Tanush Shyti me vajzat e tij, berberi i “Dajtit”, Xhavit……., farmacistja Bardha Meta, gjinekologu Skënder Pogoni, Llambi Peçini, Gani Kodra e Agim Çaushi.
Personat e mësipërm, kanë ardhur deri kohët e fundit dhe kur vinin ata, ne lajmëronim në shtëpinë e Mehmet Shehut, personat e shërbimit, ndërsa kur vinte Qamil Peshqeshi, Fejzo Bijo, të cilët vinin shpesh dhe në çdo kohë, ata hynin në shtëpi pa lajmëruar njeri, se kështu na kishin urdhëruar Ali Çeno me Jonuz Luton…………………………………………….!
Ndër personat që kanë ardhur shpesh në shtëpinë e Mehmet Shehut, kanë qenë dhe Llambi Ziçishti e Nesti Nase, kurse me Kadri Hazbiun, Mehmet Shehu bënte gjithmonë muhabet, duke shëtitur në rrugën ndërmjet shtëpisë së tij dhe Shtëpisë së Partisë Nr. 1.
Kohët e fundit, Marjeta zuri një shoqe që në vitin 1981, u fejua me oficerin e grupit tonë, Dashamir Rrabaj, dhe menjëherë pas kësaj, në korrik, Dashamiri vajti dhe shoqëroi Bashkim Shehun në Itali. Dashamirin e caktoi Mehmet Shehu që të merrej me filmat që i bënin atij……………………………………….!
Më kujtohet se afro pas dy vjetësh nga Kongresi i VII-të i PPSH-së, në shtëpinë e Mehmet Shehut, ka ardhur për darkë Raul Marko dhe 11 persona të tjerë, ku përveç familjes së Mehmet Shehut, nuk i ka pritur njeri tjetër……………………………!
Mehmet dhe Fiqret Shehu, i mbanin shumë afër Ali Çenon dhe Jonuz Luton. Jonuzi ishte njeriu më i preferuar i Fiqretes dhe atë e afronte shumë edhe Mehmet Shehu, në verën e vitit 1979, kur përfundoi vila e Mehmet Shehut në Durrës dhe filloi ajo në Tiranë. Ndërsa Ali Çenon, armiku Mehmet Shehu, e ka mbajtur gjithmonë shumë afër dhe i linte dorë të lirë të bënte ç’të donte në emër të tij. Gjithashtu edhe Ali Çeno fliste mjaft mirë për Mehmet Shehun, thoshte që është njeri i madh, etj.
Vitet e fundit Mehmet Shehu e çoi atë disa herë jashtë shtetit, për të shoqëruar fëmijët e tij. Në këtë kuadër, si Ali Çeno ashtu dhe Jonuz Luto e Fejzo Bijo, përfitonin shumë gjëra në emër të tij dhe të Drejtorisë së Pritjes, e që s’i takonin, përveç të ngrënit dhe të pirit pa lekë, e kur t’i donte qejfi.
Ata edhe pakot që u vinin nga jashtë shtetit, i adresonin në emër të Ali Çenos, Jonuz Lutos dhe Fejzo Bijos, e pastaj këto mallra që futeshin kontrabandë, i ndanin midis tyre. Me Ali Çenon, armiku Mehmet Shehu bënte muhabete vetëm për vetëm, si në shtëpinë e Mehmet Shehut, ashtu dhe në ballkon, ose në oborr të shtëpisë dhe duke shëtitur.
Sidomos afrimi i madh i Ali Çenos me këtë armik, u duk në rastin e prishjes së fejesës së Skënder Shehut me Silva Tudiun, ku Aliu shprehte keqardhje për Mehmet Shehun. Në këtë kohë Mehmet Shehu e dërgoi Ali Çenon në Suedi, për të shoqëruar gjoja Skënder Shehun, që ishte i mërzitur, megjithëse me të ishte dhe Gani Kodra.
Më kujtohet se edhe kur Ali Çeno ka shkuar në Paris në vitin 1980 edhe kur shkoi në Suedi më 1981, ka biseduar vetëm për vetëm me Mehmet Shehun, edhe brenda në shtëpi edhe në oborr të shtëpisë……………………………………………!
Kohët e fundit, pas prishjes së fejesës së Skënder Shehut me Silva Turdiun, Mehmet Shehu dhe pjesëtarët e familjes së tij, ishin bërë si pula të lagura, ata bënin muhabet në të ngrysur në verandë apo në oborr të shtëpisë, sidomos Mehmet Shehu me Fiqret Shehun, por edhe Bardha me Vladimirin, etj.,………………!
Nga data 12-13 dhjetor 1981, rreth orës 18.00 – 19.00, ka ardhur në shtëpinë e Mehmet Shehut, Neësti Nase dhe e ka futur brenda Ali Çeno……………………………………………….!
Më datën 16 dhjetor 1981, rreth orës 19.00, ka ardhur në shtëpinë e Mehmet Shehut, Feçor Shehu, ku e ka futur brenda Ali Çeno, ………………………………………………..!
Në të dyja rastet, Aliu i priste këta persona dhe në rastin e Feçor Shehut më ka thënë mua, që do të vij për vizitë te Mehmet Shehu, Feçor Shehu, dhe kur të vij, më lajmëro që ta fus brenda. Dhe unë kështu bëra, kur Feçor Shehu erdhi përmes lulishtes, përpara shtëpisë së Mehmet Shehut dhe u afrua afër vend-rojës ku isha unë, unë e lajmërova Ali Çenon, erdhi Aliu dhe e shoqëroi Feçor Shehun në shtëpi brenda…………………………….!
Kohët e fundit, me urdhër të Ali Çenos, që thoshte se është urdhër i Mehmet Shehut, në oborrin e shtëpisë së Mehmet Shehut, mbaheshin ndezur natën vetëm pak drita të vogla, dhe që nga nëntori i vitit 1981 e, deri sa vrau veten Mehmet Shehu, çelësat e derës anësore të shtëpisë, nga ajo që i mbanim ne oficerët e rojës, u lanë tek dhoma e oficerëve të shërbimit, ku duhet që t’i mbante një nga oficerët që flinte aty, kur ishte me shërbim.
Duhet të theksoj se Ali Çeno, nuk flinte asnjëherë në dhomën e oficerëve në darkë, se si kryetar grupi nuk rrinte natën me shërbim, përveçse rasteve kur e kërkonte vetë Mehmet Shehu, që këto ishin të rralla…………………………………..!
Në datën 17.12.1981, Astrit Veliu e Pëllumb Rustua i thanë Aliut, nëse do të loznin nesër me top, kurse Aliu iu përgjigj: “Jo, ju nuk e shihni se ç’po bëhet”?!
Në datën 17.12.1981, në grupin e shërbimit, oficer roje, nga ora 8.00, deri në 14.00, isha unë, nga ora 14.00, deri në 20.00, Petrit Dema, nga ora 20.00, deri në orën 02.00, Astrit Veliu dhe nga ora 02.00, deri në ora 08.00, Asim Bejo………………..!
Për aq sa kam qenë unë me shërbim, di që Mehmet Shehu shkoi atë mëngjes në mbledhjen e Byrosë Politike. Të nesërmen, më datë 18.12.1981, erdha në mëngjes në shërbim dhe mora vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten.
Aty dëgjova edhe Ali Çenon që thoshte se: “Mehmet Shehu vrau veten, se ishte njeri me sedër”………………………..!
Proçes-verbalin e lexova, thëniet e mija janë të vërteta, e firmos………………………………!
Dëshmitari Hetuesit
Baki Hakrama Bashkim Caka, Sokol Koleka
Edhe pse kanë kaluar 4 dekada ti vazhdon dhe ua çan k.. të tjerëve me histori pa rëndësi
Hetuesi Sokol Koleka eshte djali i anetarit te Byrose Politike te KQ te PPSH, Spiro Koleka. ------------ Spiro Koleka eshte vellai i Aneta Koleka (Rama), mamase se Edi Rama. ------------ Hetuesi Sokol Koleka dhe Edi Rama jane kusherinj te pare.
Dhe çka duasj të .....
e cfare do te thote kjo, qe Sokoli ka qene kushuri i Edi Rames? ti ke Saliun sekretar te PPSH, dhe bashkepuntor te sigurimit, dhe nuk po bzan.
Nuk i di mire keto gjera Petro Koleka ,gjyshi i Edi Rames dhe Spiro Koleka kane qene vellezer Petrua dhe Spirua nuk flisnin me njeri tjetrin
Në fakt ajo që thoni më lart është GËNJESHTËR. Spiro nuk ka qenë vëllai i Anetës. Atëherë përderisa është një gënjeshtër, do të thotë ose je i paditur dhe ja fut kot, ose je një shpifës dhe njeri i lig. Sidoqoftë në të dyja rastet, je një njeri që nuk ke vlera, ose në rastin më të mirë nuk ke burrëri, sepse burri as nuk shpif për ligësi dhe as nuk flet kot kur nuk din gjë për atë që po flitet. Apo nuk është kështu?
Sokol Koleka dhe Aneta Rama ishin kushërinj të parë. Aneta ishte e bija e Petro Kolekës një burri zotni ,të cilit Edi i ngjan shumë fizikisht. Kurse Sokoli i biri i Spiro Kolekës. Petro dhe Spiro ishin vëllezër. Sali muti ja bënte vëlla Anetës xhaxhain e saj,se aq ndan maloku,por mos e dhit edhe ti tani..
Pallavra.Mehmeti nuk besoj qe qe njeri ii mire por gjithesesi nga natyra dhe veprat dukej burre "me namuz"...Veshtire te mendosh qe linte vajzen te dilte lakuriq neper rruge..Djemtee mund ti toleronteteshkonin me kurvat e kohes por vajzen eshte pak e tepert. Ka cagjera qe e bejne mjeran shpfjen per te denigruar komunistet...Argita me shkelzenin e njohin shume mire degjenerimin qe vjen nga pushteti i babait ...Po s po del njeritethote qe Argita dilte rrugeve pa breke...Sepse Saliu eshtei ndyre por ka "namuzin" e Mehmetit.....
Xeni boni femije me kusheriren e vet. Ndoshta nuk i ka bo Xeni, por ne krevat ka nejt ca vjet dhe Saliu medemek e perzuni nga shpia dhe e coi ne Suedi, A seshte keshtu o Kaloç? Keto historite me Mehmet Shehuun, qe i perkasin shekullit te kaluar, u ka kaluu koha. Vari lesht
Mehmeti nuk ka pasur vajze. Ka pasur tre djem.
Sa i ndyre je KAL- OÇ
nuk e lexova fare artikullin qe jam j bindur si rrene e sajuar e ketij kalocit.Jam deshmitar i jetuar e asaj periudhe dhe them me gjithe bindjen time ,qe ajo familje ka qene nga me seriozet.
Per Mehmetin nk mund te themi gje ... por per djemte normal jetonin jashte em Studime , dhe kure vinin ishte e veshtire per ata qe nuk i njifnin, ti dalloje ! ha jane Turiste ! ? Se per shqiptare ishte e veshtire ti merje ! flase nga paraqitje apo veshjet qe kishin.... Per te tjera i dine te tjeret me mire ..... Por po ti kthemi Historise per ato 50 vite, edhe keta baballaret e tyre , te gjithe mernin pjese ne vendimet e presekutimeve si brenda Burose por dhe jashte Burose !
Per Mehmetin nk mund te themi gje ... por per djemte normal jetonin jashte em Studime , dhe kure vinin ishte e veshtire per ata qe nuk i njifnin, ti dalloje ! ha jane Turiste ! ? Se per shqiptare ishte e veshtire ti merje ! flase nga paraqitje apo veshjet qe kishin.... Per te tjera i dine te tjeret me mire ..... Por po ti kthemi Historise per ato 50 vite, edhe keta baballaret e tyre , te gjithe mernin pjese ne vendimet e presekutimeve si brenda Burose por dhe jashte Burose !
Ke qene dhe Deshmitare per krimet qe ka bere Mehmeti nder ato 45 vite ! Na shkruja te lexojme ! se sa per Femijet i njinim dhe ashtu keta ish Bodiguartet i njohem neper Intervista ne Youtube dhe neper Gazeta ! Femijet bridhin jashte , Bodiguarte i shoqeronin ! normal deri ketu ! Ndersa Popullsia mezi se sote , kalonin vaktet me buke edjathe apo buke e uje.... po Fshatarsia ne cdo cepe te shqiperise ! e din ti se si kane vuajtur ? Ndersa femijet e Mehmetit apo edhe te djereve ! lundronin mbi Dollaret ! e shetitje me Dollaret neper Evrope , qe ato Dollare ishin djarsa e te gjithe Popllit .... dhe en vecanti e te Burgosurve te Minierave qe nxirin Mineral ! dhe ato beheshin Dollare ! dhe keta TRimat shetisnin jo se ndermoren ndonje veprim tek i jati per ndryshim....qe populli te lirohej nga ajo Dikature....nese ....varja se edhe femijet mos gaboje provuan Burgun apo ! sote jane bere shkrimtare ... kjo eshte nje mrekulli....
EDMOND BUDINA, sot Dhimokrat i terbuar..., keta jane plehrat e Pi-Dh-jeres me ne krye kryespiunin poliagjent Sa-Hale Breshkari!
z.Kaloçi! Ji më racjonal në publikimin e dëshmive gjysëm të vërteta,që janë më të shpifura se e vërteta e mirëfilltë. Njerzit me pesë pare mënd në kokë dinë t’i çveshin ato nga regjija e hetuesve Sokol Koleka e Bashkim Caka,manekinë kriminelë,ushtarë të bindur të diktatorit hoxha. Një këshillë.Që të jesh më i naryrshëm dhe më i pranushëm z.Kaloçi,sa të kesh koshiencë humane dhe takat fizik mundohu t’ju marësh dëshmi të sinqerta Hetuesve që janë marrë me dëshmitarët, fakirë fukarenj.
O Kalush, o funderrine, bashke me ata qe marrin neper goje jeten private te te tjereve. Kur MSh ishte gjalle te gjithe ju dridheshit nga frika. Turp te keni, merreni me thashetheme. Turp per Teme-n qe boton keto gjera qe nuk i hyjne askujt ne pune.
Epo dreqi ta haje Mehmeti kriminel ka qene ska gjene Engjel !
Epo dreqi ta haje Mehmeti kriminel ka qene ska gjene Engjel !
O katunai pezës, o plerë. Ty të mbajtën me bukë, o faqezi. Çunat e bllokut në përgjithësi kanë qënë të edukuar, edhe të mehmet shehut kanë qënë shpirt njeriu. Po për ty shthurje duket se ti vije me çizme deri në tiron, pastaj vishje këpucët. Ju hakromat ju njofin mirë pezakët, spiunë, servilë, të pa aftë, tipik katunar që qytetar su botë kurrë. Yt plera mutësh.
Te lumte per komentin!
O Kaloç apo Kaluç, si ta quajn tia, kur do të na tregosh një histori mbi zagarët e Mehmetit se, vetëm për ata nuk na ke treguar akoma, në serialin tënd: "Përrallë nga Blloku". Edhe zagarët e Mehmetit duhet të dijnë shumë gjëra, për Mehmetin dhe, Bllokun Komunist.
Të gjithë dëshmitë e oficerëve ishin gënjeshtra të stisura me qëllimin e krijimit të grupit armiqësor. Pa i pyetur kush,pothuaj të tërë deklarojnë se Feçorri ,Llamb Peçini dhe Llamb Ziçishti vinin pasdite në shtëpinë e Mehmetit dhe i shikonin rojet?!!!!! Po mirë, Feçorr Shehu e gënjeu Mehmetin për biografinë e Silvës,atëherë me ç' fytyrë mund të shkonte ai pasditeve në shtëpinë e Mehmetit!? Po doktor Llambi Ziçishti çfarë donte në atë shtëpi pa u sëmurur njeri? Me dëshmi legenash si ky dhe me dëshmi nga kurvari Halit Kaçanolli kështu e.bënte drejtësinë Enver Hoxha. Për të mos folur për torturat mesjetare dhe Aranit Çelën
Pirlo i dashur, pune kurvaresh dhe s' ke ç'i ben, por me vjen keq se keta kurvaret te paskan shkerdhyer tan fisin qe i permend.... paske pas merak me ta shty dhe ty ... YYYYP XHIXHI. Po cfare na permend emra qe nuk kane asnje lidhje, po fare, me cfare po debatohet dhe e lidh kete me ç' thurrjen e Helenes, kurverin e Marjetes, pederastin e Budines e tërrci e mërrci.... Te paskan shkerdhyer gruan me duket, prandaj i permend (Arjaniti ishte i vjeter, po ashtu edhe Haliti), ky njifet qe ka shkerdhyer ne Tirane kur ishte ne Ministrine e Bujqesise, por s'ma do mendja te kesh qene viktim e Tiranes, se bemat me te medha i ka bere ne qarkun e Fierit kur ishte drejtor i serave. Pra i bie qe te jesh nga Fieri dhe kamuflohesh me PIRLO i Juves... por ama gruan duhet ta kesh patur KURVE me k te vogel dhe do te perfitosh me dybekun e saj.
Po te shkon jeta dem, o Kaloc, duke botuar copy-paste keto proces verbale. Zakonisht ato perdoren si burime per ndonje liber, po ti, me duket, nuk ben dot veze te tille. E cfare pastaj qe Kadareja, Ljarja, Lako etj., paskan shkuar ne shtepine e Mehmetit? Brockulla te nje "oficer" me kurs 8-mujor, qe ti na i paraqet si xhevahire.
Nëse procesverbali është autentik, ky dëshmitari paska qënë k*qe gomari. Me një nivel shumë të ulët. Në vitet ‘75 ai mund të ketë qënë një copë nënoficer me kulturë gjysmake, i futur në punë me mik, pa formim, pa kulturë. Por edhe gënjeshtar. Atë e kanë mësuar çfarë të thotë në hetuesi, dhe ai idiotësisht thotë ato pisllëqe që nuk i beson kush. Kaloç, as ty nuk të bën nder botimi i këtyre idiotësive të pabesueshme.
Kaloc per ate koh qe flet ti dhe per ate person qe ha mut ti ty nuk te qasnin ne tiran jo te merje vesh se kush hynte e dilte ne shtepin e Mehmet Shehut
Kaloc per ate koh qe flet ti dhe per ate person qe ha mut ti ty nuk te qasnin ne tiran jo te merje vesh se kush hynte e dilte ne shtepin e Mehmet Shehut
parku rinia ,aneta ishte mbes ae spiro kolekes dhe babai i anetes si antikomunist nuk fliste fare me vellain ,spiron.ANETA ISHTE MJE MJEKE DHE NUK MERREJ FARE ME POLITIKE GRUA EZGJUAR E, EBUKUR DHE ENDERUAR .JU gjoja te djathet keni mendime si te ppsh prandaj nuk keni per te ardhur kurre ne pushtet .Dy here qe keni ardhur i keni vjedhur POPULLI NUK ESHTE SIC THOTE NERONI ,AI TE GJYKON
Per ke jane keta artikuj?? Na lodhe. Te rinjte se dine kush ishte Mehmeti. Pleqte e tanishem e njihnin vec nga Televizori i qendres se kultures. Keta bythqirat katunare qe i sherbenin kur mori tatpjeten u kujtuan qe ishin te degjeneruar. Nuk ka Tema me cfare te mbushet qe merret me keto traplliqe.
Atje ku ka shume zhurme prisni se vjen ere nga lecat e djegura.Nuk ka llogjike gazetareske ku cdo muaj , pas 91 ,te shkruhet e komentohet kaq shpesh per nje ngjarje te bujshme.Perse ,dikush hedh nje gure dhe mbas ketije guri me vere,nje nga nje ,shkruajne e komentojne lloje ,lloje hipoteza per Mehmetin dhe famijlen e "degjeneruar".Kush na qenkan kaq te interesuar per kete lloje baltosje kaq mizore? Ndoshta dicka ka filluar te zbardhet nga vrasjet e bujshme te Hoxhes.Ndoshta dihet e verteta tronditse ,qe le pa gjum keta te socmit ,qe kane ne duar fatet e kombit shqiptare.Urrejtja nuk fillon e mbarone te etiketohesh ,komuniste,vrases , hajdut ,imoral e tradhetar,por dhe dicka me shume.Ti shkaterrosh kombit te ardhnen duke e lene ne fushen e perplasjeve te vazhdueshme politike, se kush duhet te jet ne kupol , per te drejtuar e komanduar kombin.Kete mikrob shkaterues e ka kjo klase politike qe u vendos pas 90 e sundon sot e 35 vite demokraci.Nese hapen dosjet misterjize te viteve 1972-1985 ,shqiptaret do kuptojne se nga kush tradhetohen historikishte.
Or legena qe I bini legenit nate e dite te beni ndonje leke, jete te degjeneruar po beni sot . Jeni bere si kembet e dhise. Te rroj I regjim qe mori shqiperine nga feudalizmi me 99% analfabet, I sulmuar nga perendimi dhe gjitonet. E beri me akademi shkencash, rruge, fabrika, elektifimimi I vendit 100%, prodhime te vendit te advancuara per kohen. Etj. Etj .etj Dhe cfare I nxoren atij udheheqsi,,, kishte pire kafe shume. ???? Nje nga gabimet kolosale qe u be keto 35 vjet.. eshte dhe do mbetet... qe ajo parti e bukur dhe madheshtore qe doli nga populli PD ra ne dore te njeriut me te gabuar... sali gerdalles.. I spastroj njerzit e rendesishem si azemin dhe sokolin.
Gazetar langaraq dhe shpifes. Ne shtepine e Mehmetit nuk behej fjale qe te kishte degjenerim.Mehmeti ishte shume strikt deri konservator e jo me te kishte te tilla gjera qe shkruan ky.Po te isha familjar i Mehmetit do e kisha cuar ne gjygj vetem per kete deklarate te tij. Nuk kuptoj perse kata shkrues legana hapin tema te tilla te painteres e aq me keq gazeta qe i boton.
Nga te gjitha "Deshmite" qe kame Lexuer deri tani, nga keta Bukeshkalurit qe sherbyen te Shtepia dhe Stafi i Mehmet Shehut..Nuk pashe nje deri tani qe te Thote Fjale te Mira.....po pse??Kur M.Shehu..paska qene kaq i keq...pse nuk u Larguan nga Puna???????????Le te shkonin diku tjeter..apo u Pelqente te Mburreshin Dikur dhe thoshin se Punonin Per Familjen e Kryeminsitrit..ose edhe te Tjere qe thoshin se punonim per Shokun Mehmet Shehu..dhe per kohen nuk ishte gje e Vogel??? Keta..lloje Vemjesh dhe Deshmitaresh ...Tregojne nje Fytyre shume te ulet morale...Njerez pa Karakter..se paku te Thone te Verteten.....Po keta Maskarenje nuk e dinin se c´hiqnim ne qe Punonim ne Fshate...dhe hanim 6-te muaj Buke Misri...po ne nuki ishim te Diskriminuar??Ku nuk te shqitej Balta gjate Dimrit...dhe Veres nuk kishte Uje per te Pire.... @@Respekt per ata Burra dhe Gra ne Mallakaster Vlore....qe pas "Vetevrasjes" se M.Shehut NUK BESUAN..ato qe thoshte Birbo-Komandanti Diktatori.... @@Burrat e Mallakastres qe kishin Luftuar nene Komanden e Mehmet Sheut...ja thane ne sy Kadri Hazbiut:Mehmet Shehu Beri Luften..dhe nuk ka Mundesi te Tradhetoj....dhe Kadriu ia thote keto Enver Hoxhes..i cili Deklarohet:I thoni Hekuran Qazimit se Luften e Beri Partia"??Cila Parti..kjo e Enverit dhe Miladin Popovicit dhe Dushan Mugoshes....... Turpe dhe vetem Turpe..Hanin dhe Pinin nene Sqetullat e Mehmet Shehut , dhe pa u Tretur e bene Tradhetare....sepse keshtu donte Diktatori......
Jo te gjithe kane qene bukshkalur. Rastesishte kam takuar nje nga shoqeruesit e tije Hanxharin.Nje burr i qete ,gojembel e shume modest.E pyeta te kuptoja dicka te vecante mbi Mehmetin.Ngela pa goje kur ai fliste me nje respekt te vecant per karakterin burreror te tije.Hanxhari kishte qene me pare ne grupin e Hoxhes por nuk kishte kontakt direkt me te .Me Mehmetin ishja me afer dhe e ndjeja si nje prind ne cdo detyre qe merrja.Na respektonte e kujdesej per cdo hollesi te detyrave qe kryenim.Vrejtjet i kuptonim nga mimika e tije.Natyra e tije na frymezonte ti benim punet brenda statusit qe kishim.Ne fund te takimit me tha.Te rrote ti , une e populli shqiptare nuk do katandiseshim fukarenje e armik te njeri-tjetrit. Ishte me veti patriotike qe s'falte per interesat kombetare.Me te qeshur ja ktheva.Paske mbetur komunist.Sot jemi te hapur e rrojme ne demokraci.Me rrahu shpatullat e duke me pershendetur me tha.Do i kujtosh keto e do me japesh te drejte se c'kemi humbur.
Shkurt te gjithe ato plehra si ata qe i denoi Dikatori hoxha si ata qe nuk i denoi si ky qe e vrane apo vrau veten ! te gjithe kane qene plehra dhe plehra do te ngelen ne Histori.... Edhe ata ish Spiune te devotshem kane qene plehra dhe plehra jane akoma..... tani le te meremi me keta plehrat qe vrane nje popull 33 vite..... dhe shkateruan njesoje si atehere ne ato 45 vite .... Lajm i ri SPAK i jepe leje kryekrimnelit sali per te shkuar ne Gjermnai ! Doni me per belulin ! ne keto 33 vite mbi 3000 veta te vrare ! asnje Hero qe te ishte vrare per te ndimuar nje shqiperi......
Shkurt te gjithe ato plehra si ata qe i denoi Dikatori hoxha si ata qe nuk i denoi si ky qe e vrane apo vrau veten ! te gjithe kane qene plehra dhe plehra do te ngelen ne Histori.... Edhe ata ish Spiune te devotshem kane qene plehra dhe plehra jane akoma..... tani le te meremi me keta plehrat qe vrane nje popull 33 vite..... dhe shkateruan njesoje si atehere ne ato 45 vite .... Lajm i ri SPAK i jepe leje kryekrimnelit sali per te shkuar ne Gjermnai ! Doni me per belulin ! ne keto 33 vite mbi 3000 veta te vrare ! asnje Hero qe te ishte vrare per te ndimuar nje shqiperi......