Nga Dashnor Kaloçi
Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!
Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, gazeta ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota.
Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.
Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë të plota, së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.
Por, edhe pse kemi të bëjmë vetëm me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur tashmë se si ka funksionuar ai sistem i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga personat që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga hetuesit e kësaj çështje, është bërë e ditur se; ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty.
(Vijon nga numrat e kaluar)
DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË RADISTIT PERSONAL TË MEHMET SHEHUT, METE BILO BONI NGA ANA E HETUESVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, SOKOL KOLEKA DHE BASHKIM CAKA
P R O Ç E S – V E R B A L (I pyetjes së dëshmitarit)
Sot më datën 11.6.1983, në qytetin Tiranë.
Ne, hetuesit e MPB, Sokol Koleka e Bashkim Caka, marrim në pyetje si dëshmitar në hetuesi:
Emri, emri i babës, mbiemri: Mete Bilo Boni.
Datëlindja, (dita muaji, viti) 3 dhjetor 1951.
Arsimi: Të mesëm.
Vendbanimi: Tiranë, Lagjja Nr 8, Rruga “Brigada e 8”, Pallati 8, shkalla 2.
Detyra: Oficer në Degën e Punëve të Brendshme, Pukë.
Anëtarësia në Parti: Pa parti.
A është i dënuar: I padënuar.
Numri i letërnjoftimit: nuk e ka me vete.
Marrëdhëniet me të pandehurin: Nuk ka lidhje familjare.
Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K.P., për dëshmi të rreme.
FIRMA E DËSHMITARIT
Mete Boni
Në lidhje me çështjen, mund të them si më poshtë:
Në vitin 1973, kam filluar punë në grupin e shoqërimit të armikut Mehmet Shehu, si radist dhe kam qëndruar në këtë vend pune, deri sa ai ka vrarë veten.
Gjatë kohës që unë kam punuar në këtë grup shoqërimi, kam pasur si përgjegjës grupi Ali Çenon, i cili ka qenë njeriu që mbahej më afër nga ana e Mehmet Shehut.
Për çdo problem, Ali Çeno dilte në emrin e Mehmet Shehut dhe thoshte se; unë kam biseduar për këtë apo atë çështje, me Mehmet Shehun…………………………………………..!
Unë nuk di ndonjë veprim konkret armiqësor të kryer nga Mehmet Shehu, apo persona të tjerë të arrestuar kohët e fundit për veprimtari armiqësore, kundër Partisë së Punës së Shqipërisë.
Por gjatë kohës që kam qenë këtu me shërbim, edhe mua si oficerëve të tjerë, na ka rënë rasti që t’u dërgonim Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut pliko, të cilat na i jepte Mehmet Shehu.
Mbasi i merrnim këto pliko nga Mehmet Shehu dhe ia jepnim Kadriut ose Feçorit, ata na kthenin ne zarfin bosh, të cilin duhet t’ia jepnim Mehmet Shehut. Kjo bëhej për të treguar se pliko ka shkuar në destinacion, mbasi këto pliko nuk protokolloheshin.
Një pliko në këtë mënyrë, unë ja kam shpënë nga Mehmet Shehut Feçorit, pak kohë para Kongresit të 8-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, kurse Kadri Hazbiut, ja kam shpënë pak kohë më përpara. Se çfarë përmbanin këto pliko, unë nuk e di………..!
Më datën 16 dhjetor 1981, në shtëpinë e Mehmet Shehut, ka ardhur Feçor Shehu. Ai ka ardhur në kohë darke. Unë atë natë nuk kam qenë me shërbim, por ma kanë thënë shokët e mijë, që kanë qenë këtë datë me shërbim dhe e kanë parë Feçor Shehun, që ka shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut…………………!
Më datën 18 dhjetor 1981, kam shkuar në punë në mëngjes si zakonisht, ku kanë ardhur në orarin e caktuar edhe shokët e tjerë të grupit të shoqërimit, Armiku Mehmet Shehu, i shoqëruar nga Ali Çeno dhe mjeku Llesh Rroku, ka shkuar në mbledhjen e Byrosë Politike dhe ka ardhur nga mbledhja në drekë.
Mbas kësaj, ne kemi shkuar në shtëpi, ku kemi ngrënë drekën dhe jemi kthyer përsëri në punë mbas dite. Edhe mbas dite, Mehmet Shehu ka shkuar përsëri në mbledhjen e Byrosë Politike.
Kur Mehmet Shehu u kthye nga mbledhja e Byrosë Politike, ka ardhur në shtëpi, ka hyrë nga dera e saj kryesore. Pas pak kohe që Mehmet Shehu u fut në shtëpi, ka kërkuar mjekun Llesh Rroku, i cili kur u kthye na tha se i kishte matur tensionin Mehmet Shehut dhe ai e kishte patur tensionin të lartë.
Siç na tha Llesh Rroku, ai kishte kërkuar që t’i bënin një kafe, por ai i kishte thënë që nuk të bën mirë për tensionin……..! Duke qenë në dhomën e shërbimit të oficerëve, Ali Çeno ka thënë që: “sot do rri edhe unë me shërbim” dhe me sa më kujtohet, Ali Çeno tha se; “do rri unë me shërbim, se sot nuk e kam gruan në shtëpi”!
Në këtë moment, unë jam larguar për në shtëpi, duke kaluar anës murit të jashtëm të shtëpisë së Mehmet Shehut, tek Shtëpia e Partisë Nr. 1, dhe që këtej kam kaluar në lulishte, e drejt e në shtëpinë time. Unë kam ikur vetëm dhe nuk kam ikur me njeri tjetër. Kam për të thënë se në këtë rrugë, unë shkoja zakonisht, kur ikja në shtëpinë time…………………..!
Pra pasi unë jam larguar për në shtëpi, kam lënë në dhomën e shërbimit të oficerëve, Ali Çenon, oficerin e shërbimit të asaj nate, Dashamir Rabaj dhe shoferin Astrit Hitaj……………..!
Vetëvrasjen e armikut Mehmet Shehu, unë e kam marrë vesh ditën e nesërme, më datën 18 dhjetor 1981………………………..!
Sqaroj se Ali Çeno, nuk bënte shërbim roje, si të gjithë oficerët e tjerë të grupit të shoqërimit, por ai qëndronte në shtëpinë e Mehmet Shehut, vetëm në raste të veçanta, si për shembull kur kishte ndonjë darkë, e të tjera. Se për çfarë arsye ka qëndruar Ali Çeno këtë natë, unë nuk di se çfarë të them…………………!
Proces-verbalin, mbasi e lexova vetë dhe pashë se thëniet e mija janë shkruar drejt, e firmos pa vërejtje.
Dëshmitari H e t u e s a t
Mete Boni Sokol Kolela, Bashkim Caka
Vazhdon seriali i carjes se mender bythes se shqiptareve nga Dashnor Kaloci,me ngjarje te ndodhura para gati 50 viteve,te cilat jane thene e sterthene me dhjetra here,por kryesorja eshte qe shumica derrmuese e njerezve,as nuk e ka idene se per c'fare behet fjale !!
Se mos na dali i persekutuar fshatari injorant spiun i MPB ?
" Bravo o Kaloqe se na " kënaqe" me këto proçes- verbale se janë shumë interesante ,pavarsisht se nuk tregojnë asgjë.Shyqyr Zoti se nuk kemi ç'të bëjmë dhe shtxjmë kohën me broçkullat që shkruan.E ç'tha Mete Boni për fajësinë e armikut të popullit Mehmet Shehu? Vetëm mos të merë Perëndia mëndjen dhe boton ndonjë libër dhe do marëdh njerzit në qafë dhe di t'ju hash kohën.
@Vazhdim i Komentit.. Ne Marse te vitit 1981-filluan Demostrata ne Kosove..si fillim u futen ne Greve Puntoret e Trepces..dhe mbas tyre filuan Protesta Masive edhe Studentet ne Prishtine....Protesta te cilat u shtypen pergjakshem nga Serbeomdhenjte...pse i theme keto:Sepse ishte Jugosllavia ajo qe Akuzoj Shqiperine per Nxitje te Irredentizmit Shqipetaromadhe...dhe FAJTORE per keto Protesat beri Republiken e Shqiperise.......po a kishin te Drejte Jugosllavet???????????? 1-A u kerkua "Koka e " Mehmet Shehut nga Jugosllavet???Dhe ne c´fare Shkembimi?? @Mehemt Shehu ishte Projektuesi i Planit pert nje Nderhyrje te mundeshme Ushtarake te trupave Shqipetare ne Kosove...dhe kete e dinin vetem Kupola e Udheheqjes Komuniste... Enver Hoxha kishte Urdheruar qe ky Plane "Shperthimi"(U quajte)..te futej ne Kasaforte......por...Nje pyetje e Rendesishme eshte :Nga e dinin Jugosllavet per Ekzistencen e ketij Plani??????????????Ketu fillon edhe zgjidhja e Enigmes..se Shehut..Jugosllavet e dinin se Projektuesi i Planit ishte M.Shehu...por jo vetem kaq...Plani ishte perpiluar edhe me nje Mbeshteteje Operative ne Terrene...ku ne Kosove ishin Krijuar Celulat e Armatosur qe te ishin Gati ne nje "Sinjal" apo urdher.... 2-Kemi nje nej "Vetevrasje" ne Tirane..te Arkitektiti te Planit..por kemi edhe Dy Vrasje ne Gjermani..te Vellezerve Yusuf dhe Bardhosh Gervalla..te cilet ishin Pjeser e Organizates Ilegale ne Kosove..dhe qe Luftonin per nje Kosove te lire.....Cudi??????????Si eshte e Mundur...??Pra duket se Agjentura Jugosllave ishte Hedhur ne Veprim.....per kete nuk ka me asnje Pike dyshimi...por pse i parashtroj ekto te gjitha: Ne se M.Shehu do te ishte Agjente i Jugosllaveve sikur se Deklaronti me vone Enver Hoxha..athere pse Jugosllavet, do te Vrisnin Vellezerit Gervall ne Gjermani..kur kishin Koken ne Shqiperi??????????????Kush ishte Njeriu ne Kupolen Komunsite qe kishte Shitur Planin e Shqiperise?????????????Vetem ai qe u "Vetevra"..jo......athere kush???? 3-Ne ate kohe Enver Hoxha Akuzonte M.Shehun si Terrorist, dhe i cili i kishte Kerkuar Enver Hoxhes qe me 200-te Oficer te Hynte ne Kosove..ne mrojte te Kosvareve........por????Pse Enver Hoxha Akuzonte M.Shehun" per terrorizem kur ne funde te fundit..edhe Plani per te hyre ne Kosove..ishte Pikerishte ne Mbeshteteje te Popullit te kosoves.... 4-Akoma me shume:Kur beheshin Demostratat..ne Koosove ku kerkohej Kosova Republike..duket se Jugosllavet Hapen Sirtarin e Vjeter..dhe Shantazhuan direkte Enver Hoxhen..SE DO TE BENIN Publike Lidhjet Inteime te Enver Hoxhes me Emisaret Jugosllave ne koehn e Luftes......KY ESHTE EDHE FILLIMI i Problemit:::Pra ishin Jugosllavet ata qe i thane Enver Hoxhes Mylle Goje...dhe..akoma kerkuan qe ne menyre Indirekte te influenconte qe ne Koosove Demostratat te Mbylleshin ne Menyre "Paqesore"??por jo vetem Kaq:A ishin Jugosllavaet ata qe kerkuan Eleminimin e Mehhmet Shehut???Ka shume Mundesi-.....po ose jo...Kur dime se Enver Hoxha...qe na hiqej si i shenjte i kishte nje "Borxhe" Titos.....ishte Titoja i Jugosllavise qe i thote Enver Hoxhes mbase prishjes me Bashkimin Sovjetik pas 1961.shit..Se Sovjetiket kishin Kerkuar Leje nga Jugosllavet qe trupar Sovjetike te kishin Mundesi nga Toka dhe Ajri te hynin ne Shqiperi...kjo nuk eshte me Sekret....pra duket se Enver Hoxha..kishte Kanale Bashkepunimi direkte me Jugosllavet..pa Dijenin e Qeverise apo Byrose Politike.... @@Pra Eleminimi i Mehmetiti kishte filluar shume me heret se "Fejesa" e Djalit te Mehmetiti... Vazhdon................
Jugosllavet e dinin vertete per planin e sulmit qe kishte pergatitur Mehmeti. Prandaj dhe Enveri e anulloi ne momentin e fundit sepse u njoftua nga sherbimi i Shifres qe Jugosllavet ishin ne dijeni te planit dhe nuk do kapeshin ne befasi, befasi qe ishte dhe pika kyçe e planit. Sherbimi i shifres jepte informacion tek Sekretari i Pare dhe ne asnje institucion qeveritar, prandaj dhe Enveri ishte informuar dhe Mehmeti jo. Tani se nga e moren vesh Jugosllavet per planin kjo mbetet mister. Por sado sekret qe ishte, plani ishte masiv dhe per te kane punuar shume njerez keshtuqe mundesia e dekonspirimit ekzistonte. Mos te flasim pastaj qe plani perfshinte kryengritjen e pergjithshme ne Kosove, dhe ndonje nga kontaktet e atjeshme mund te kete bere loje te dyfishte. UDB ishte gjithnje nje hap para Sigurimit, aq sa spiunet hynin e dilnin nga Kuksi ne Kosove fshehurazi dhe Sigurimi nuk i kapte dot pavarsisht kufirit qe ishte i blinduar.
Intriga legenesh. Parti që hante fëmijët e saj. Historia vazhdon dhe sot. Rrac e fëlliqur
Ne Shqiperi nuk funksionojne spitalet psiqiatrike. Te semuret mendore jane rrugeve. Ky, "Dikur Nxenes ne Diktature", duhet shtruar ne spital! Urgjent!
@@Ermir:ti do te jeshe nodonje nga Pinjollet e Familjes Hoxha.......Te siguroj se kame Shume Pacjente me Emerin "Ermire"......dhe Mirepres edhe shume te Tjere...lol
Mehmeti ish një nga veglat më besnike të atij vagabondit të “Sokakut të të marëve të Gjirokastrës”.Enveri e përdori atë si një varg shokësh e viktimash në rrugën e një krimineli ordiner,politik, sipas interesit të vet. Të jemi të qartë se të dy si Enveri si Mehmeti kanë qenë kriminelë ordinerë dhe s’ja vlen të merremi më me ta.
Vazhdon historia me kukuvajka .E zbuloni dot cfare bisedoi saliu me miloshavici qe si deshmitar ,sali berisha vrau remzi hoxhen
Deshmite jane te rendesishme, pasi do te plotesojne dokumentet e biografise shkencore te kryeministrit te Shqiperise ne vitet 1954-1981, pa llogaritur ato te Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi dhe vitet e para 1944-1953.