Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi

18 Janar 2025, 09:29Dossier TEMA
Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi

Shkëlqim Çeloaliaj rrëfehu në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, kalvarin e vuajtjeve të familjes së tij, si ia pushkatuan babanë në 1967-ën, kur ai ishte 9 muajsh, dhe si e gjeti trupin e tij pas rrëzimit të regjimit, në Morgun e Tiranës. Ai tregon se do të pushkatohej edhe ai me të ëmën, por u shpëtuan nga Hysni Kapo.

“Babai im në 1964-ën, merrej me sipërmarrje. Punonte me njerëzit e tij më të afërt. Babai im u dënua si grup i sabotatorëve në 1967-ën. Ata kanë ndërtuar fabrika, furra buke. Të gjitha janë sot në këmbë. Sabotimi sipas atyre qe i bene gjyqin ishte se mungonin babait 160 mijë lekë të vjetër. Ata i thoshin që babai im kishte bërë një dëm 160 mijë lekë dhe për këtë do pushkatohej.

Babai im dhe daja u arrestuan 1966-ën dhe u pushkatuan në 1967-ën. U pushkatua babai im, daja, kunati dhe vëllai i tij bëri 15 vjet burg edhe e internuan. Gjyqi ndaj tyre u bë aty ku te shtëpia e beut. Pas pushkatimit të babait, nëna ime mbeti 23 vjeçe me mua 9 muajsh. Janë pushkatuar rreth 9 familjarë të mi, si nga nëna e si nga babai, që nga 1945-a në 1990-ën.

Pas vrasjes së babait jeta jonë vazhdoi mes vështirësish, vetëm ne të dy. Mua më rriti gjyshi. Gjyshi nuk foli kurrë për vrasjen e babait. Nuk e gjeti kurrë varrin e babait sepse nuk ia tregonin. Kur erdhi demokracia i thosha mamasë gjithmonë; Po ku është babai? Ku e ka varrin?” Babanë tim e kam gjetur në Morgun e Tiranës në 1993-shin.

Kjo ishte vdekja e dytë e babait tim dhe takimi im i pare me te. Zonja që drejtonte Morgun e Tiranës kishte ruajtur trupin e babait tim dhe të një vlonjati tjetër, ndërsa dajën nuk e gjeta. Ajo e ruajti babanë për 27 vjet në morg. Kishte shumë trupa në morg. Ata që vriteshin përdoreshin për eksperimente në Universitetin e Mjekësisë dhe i mbanin në vaska uji shumë të mëdha. Kjo zonja nuk firmoste që trupi i babait të përdorej për eksperiment, sepse po të vendosej në tavolinë prishej trupi edhe e varrosnin.

Ajo është një heroinë për mua. Unë shkova në 1993-shin, u futa në morg. Aty e takova babanë për herë të parë, të vdekur. Babai im ishte me dy plumba në ballë, me nofull të thyer. E tërhoqa nga morgu edhe e varrosa në Dukat. Pasi varrosa babanë nisa të hetoja se përse i ndodhi kjo gjë. Kështu u punësova si oficer i ndihmës së shpejtë në Vlorë, e pastaj në SHIK. Në dokumentet e SHIK-ut pashë që pas vrasjes së babait tim, do ishim ekzekutuar unë dhe nëna ime. Ishte në vendim.

Mua dhe nënën na ka shpëtuar Hysni Kapua. Nuk e kam treguar kurrë këtë histori. Po e tregoj për herë të parë në DritareTV. Unë nuk dua të vuajnë të tjerë shqiptarë si unë. Por dua që Shqipëria të ecë përpara dhe mos bëhet një luftë tjetër", tregoi zoti Çeloaliaj.

36 Komente

  1. A
    Ariani

    Bravo, shune burre i mire hysniu. Ai shpetonte ato qe kapte. Ty koqe kanari te ka kapur nenen meqe ishte simpatike se ndryshe ste shpetonte njeri

    Përgjigjjuni
    1. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      Do kete nderhyre i jati xhelat i andi bushatit dhe saliu mundet ti kete thene ndonje fjale se hynte e dilte ne bllok

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektesë

        O Arian, o qen bir qeni. Jot ëmë harxhoi nente muaj kot qe të polli ty. Po ta dinte da trap do dilje, do deshtonte e shkreta. We të mos turperohej nga një viç si puna jote. Po ti je trim komentesh, se po të të gjeje ky Çeloaliaj ty, do shohim sa trim je. Nuk të vret jo. Është gjynah të ndysh duart dhe të besh burg per ty. Por shurren në brekë do besh. Çeloaliajt i njeh gjithë Vlora. Unë njoh Fatmir Çeloaliajn. Burrë zotni. Por ti kujton se janë të gjithë ndyresira si puna jote.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sylvinjo

          Hysni Kapo ishte njeri i mire , ai ndihmonte me sa te mundete .

          Përgjigjjuni
        2. N
          Një banor I Tiranës

          Po pse o Arian me këtë gjuhë ? Po nuk mund të rrini dot pa sharë e ofenduar , mor burrë ? Ty të ofendoi dikush ? Unë nuk jam dakord me të tjera gjëra në tregimin e personit të shumëvuajtur . Ai thotë që ja pushkatuan babain për një deficit prej 160 mijë lekë , gjë që nuk qëndron aspak . Nuk të pushkatonte njeri për defiçite e as për vjedhje , dënoheshin me burg , por jo me vdekje , nuk kishte ligj të tillë . Akuza ka qënë me siguri për tjetër gjë . E pastaj , gjithë ato pushkatime në fisin e tij , si spiegohen ? Edhe ato për 160 mijë lekët e babait të tij ? Për neve që e kemi jetuar atë kohë , këto janë fantazira , ose fshehje të se vërtetës . Jo se ai nuk ishte një rregjim kriminal , kjo nuk diskutohet , por as nuk duhet abuzuar me krimet e komunizmit . Sepse brezi i sotëm kujton se , po ti shkrepej rregjimit , vinte në shtëpi polici , të merrte e të zhdukte , pa asnjë faj . Nuk ka qënë aspak kështu . Kishte plot çmendurira , po kishte edhe ligje që justifikonin çmendurirat . Tani , çdo njeri mund të rrëfejë plot nga këto marrëzira , por nuk duhen marrë të gjitha seriozisht .

          Përgjigjjuni
          1. A
            AGM

            O Banor i Tiranes….per vjedhje pushkatoheshe, nqs shume e vjedhjes dhe ato ne tentative, kalonin 500.000 leke te vjetra. Nuk e di cfare moshe ke payur ti ne diktature. Ne kemi patur ne Park te Mallrave nje rast me pushkatim. Rasti ne fjale do jete perzier me akuzen per sabotim nga kulaket.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati

              Eshte denuar per sabotim jo thjesht per vjedhje apo dem 160 mij lek. Per sabotim ne ato vite edhe ne Amerike te varnin ne litar. Sa e vertet ishte apo thjesht u bene shembull per te tjeret eshte tjeter gje. Jane plage te renda te se kaluar dhe shume komplekse. Te prehen ne paqe.

              Përgjigjjuni
          2. B
            Bragjini

            O lalan(keshtu u therrasim atyre qe kane emrin Arjan ne nga Terbaçi),nuk te dilka akoma inati i gjyshit. Bie era pule e pjekur nga ato qe shkruan. Humbet dje dhe te humbur jeni dhe sot

            Përgjigjjuni
            1. B
              Banda

              O Arian kari. Mos u merr me kto gjera, se jane pak te veshtira per nivelin tend medioker. Me siguri je rrace kurvash, fund e krye, perderi sa fantazia jote shkon ne ate drejtim

              Përgjigjjuni
            2. n
              nje i vuajtur gjithashtu....

              Nuk ne di se ç'tre'gon zoteria me siper , kam shume dyshime se nuk tregon te verteten !!! Sipas neneve ne fuqi nuk denonte njeri me pushkatim per 167 mije leke te vjetera !!! Duhej te kapnje shifren 1 milion leke per ....plumbin . Tani nuk ve ne dyshim vuajtjet e tija dhe te familiareve por nuk pushkatonte njeri gra dhe femije per raste vjedheje sidomos kur nuk ishin implikuar direkt . Vetem nje rast femre (nene ne Durres ) qe u denua me pushkatim se kishte vjedhur me shume se nje milion leke (manipuloi borderote e pagesave) .......dhe me kujtohet se beri buje te madhe se ishte nene e re me nje femije te vogel . Prandaj me i qarte zoteria se per ç'fare eshte fjala kur na thote qe jane pushkatuar dhe pjesetare te tjere te familjes dhe ......per 167.000 leke te vjetera !!!!!!!! Ai sistem ishte vertete i eger me shkelesit e ligjit por mos na i ekzagjeroni kaq shume se e kemi jetuar vete dhe kemi vuajtur po nga ai regjim .

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keshtu ka ndodhur

                E denuan per sabotim, o njeri, jo per vjedhje. Ai defiçiti ishte vetem pretekst per t'a kapur, pastaj i futen në kanale të tjera. Mos u merrni me hamendje. Ai djali nuk genjen se ate histori e dinë tere vlonjatët..

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fresi

                  Po si ka mundesi qe ai nuk di ku e ka pasur shtepine e tij dhe thote ato pallavrat na internuan ne fshatin e lindjes?!?! A keni tru ne koke apo kujtoni se jeni vetem ju qe e keni jetuar ate sistem. Ne se eshte ashtu sic thote ai qe ka gjithe dosjen ; Perse nuk e tregoi akuzen qe i denuan me vdekje dhe qe edhe mamane e tij donin ta denonin me vdekje per 170 mije lek??!?!! Jane me qindra magazineire te asaj kohe qe kane bere burg maksimumi 5-6 vjet per 200 mije lek te vjedhura por keto perralla nuk i kemi degjuar

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlonjati

                    Un jam lindur, ritur e tani jam 70 vjeç, ne Vlore. Nuk e kam degjuar asnjehere kete mbiemer Çeloaliaj. Historine mund ta dine dukaqotet por jo vlonjatet. Megjithate shum te thena duken jo te verteta. Per publicitet e propagande per tu treguar heroj zmadhojne e hiperbolizojne bemat.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Per korrektese

                      O Vlonjati. Po lokalin në Jonufër që i thonë "Tek Safa Ymeri" e di? E pra, ate lokal me hotel e ka ai Çeloaliaj. Unë nuk jam vlonjat, por kete histori e di. Nuk është kriter që ta dish ti personalisht. Ketu nuk flitet as per ty as per mua. Njerezit po vene në dyshim tragjedinë familjare të ketij burri të nderuar. Ketij i kane pushkatuar njerezit e shtepisë, perfshi të jatin, dhe njerezit po thonë "Jo keshtu po ashtu". Unë e di çeshtjen sepse e kam degjuar nga gjykatesi që ka qenë në gjyq. Ata nuk kishin vjedhur asgjë, por ja sajuan vjedhjen që t'i akuzonin per sabotim. Nuk do in t'i denonin per agjitacion propagandë, sepse maksimumi ishte tete vjet. Ata vetem kishin folur keq kinder pushtetit Komunist. Keshtu që sajuan sabotimin dhe i denuan me vdekje. Tani dalin gjitholloget dhe jae gati t'i thonë ketij djalit që babanë e ka gjallë. Kete historine me kufomën në morg nuk e di saktesisht, por Di per shembull që Xhevdet Mustafën keshtu e mbajten në morg disa vjet. Dhe shumë të burgosur qe i pushkatonin në burg i mbanin atje. Shumë studime në morg jane bere tek trupat e të denuarve politikë. Ketu nuk ka asgje makabre.

                      Përgjigjjuni
                  2. S
                    SAMIU

                    Je shume i sakte... nuk besohet ky qe thote se per 167 mije leke u pushkatua i jati daja e ku di une bile, kot paskan shpetuar edhe ky si femije me te eemen. Ne Vlore di nje rast qe nje furnitor NFP vodhi mbi 1 milion leke, u denua me vdekje dhe me kerkesen e familjareve e kthyen ne denim te perjetshem..Ne vitin 90 u lirua bashke me hajdutet e tjere dhe mori kestet e burgut

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Punetori

                      Regjim i eger, por nuk ka asnje rast te vetem ku jane pushkatuar femijet. Plus, kush do ta pushkatonte kete 9 muajsh? Perralla me mbret.

                      Përgjigjjuni
                  3. S
                    Shaqo

                    Si ka.mundesi 35 vjet ne morg!!!???

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dr

                      Turpo të keshë Arian. Po përdor vuajtjet dhe sinqeritetin e një jetimi që të shfryhes.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Po

                        Ben vaki ta mbajn ne morg kaq vjet?

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fierakja

                          Po, trupat ne morg ruheshin per shume vite se futeshin ne formaline, vetem se kufoma merrte ngjyre kafe. Eshte e vertete qe trupat qe perdoreshin ose ishin te vrare ne kufi ose ishin te burgosur dhe te denuar me vdekje

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Per korrektesë

                            Në që kemi mbaruar fakultetin e mjekesise e dimë, sepse kufomat e të pushkatuarve mbaheshin në morg, në formalinë, dhe perdoreshin per mesim anatomie. Grupit yne e vitit 1982 pati rastin të shihte në tavolinën prej betoni një djalë të ri 20 vjeç, të vrare me plumb në kokë. Nga që kishte kokën e qethur zero, në e morëm per të burgosur. Por profesori na tregoi qe ishte ushtar dhe kishte dashur te arratisej. Kufoma nuk ju kthye familjes, sepse ata nuk more vesh ku shkuan vetë. U internuan.

                            Përgjigjjuni
                        2. E
                          E verteta

                          Ligjet e kohes ishin kriminale, por nuk pushkatohej me pas as gruaja as femija 9 muajsh. Prandaj nuk kish cfare te shpetonte Hysni Kapua, Shefi I Luftes se Kllasave, qe qysh nga1944 kish parullen “me ne a kundra nesh”. Nje lajthitje qe u shfrytezua me nje here nga mafia komuniste. Edhe fotografia e Komandantit Legjendar, Everit mungonte. Sic pohon ai burre vet, vuajtjet pas asaj vrasje u shtuan ne maksimum deri ne 1991. Edhe Xhelil Cela qe u lidh me Aleatet qe ne fund te 1943, nuk kish qene “fashist” sic permendet ne nje emision tjeter, por me Ballin Kombetare para se te sherbente Aleateve. Shtepia e Celes ishte Safe House e vetmja ne Shqiperi per Aleatet.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pervers

                            I ndyre ptu te qifsha racen e keqe .nuk ishin te gjithe komunistet si soji tend por kishte edhe burra prej oxhaku si edhe ai Djali ushtar qe kapi Dajon tim ne kufi ne 1957 u shkeput para patrulles me vrap Dajua me 2 shoket ju Luten ti Linte te ikin pa njere rrotull ushtaret e tjere ishin larg dhe qelloi ne ajer dhe i la te kalojne dajua nga toka Greke e degjuan kur ata arriten i tha qe si Arita dot Ne 1991 kur erdhi ne shqiperi I interesua ta gjente ate djale por nuk e gjeti dot More vesh mor raceshkerdhym Sa per Hysni Kapon ai ne 1968 Ishte ne dhjetvjecarin e fundit te jetes dhe vdiq ne 1978 ti kurve muti thua qe Shkoi me nenen e ketij 23 vjec

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                              O vlla, po me kë merresh. Ky është vertetë pervers I ndyrë. Ky është nga ata që ka patur babanë anetaret të devotshëm fronti, dhe të merrte më qafë. Se qysh mund të shahet nga nëna një që është lindur dhe rritur jetim, vetem ky perversi e di.

                              Përgjigjjuni
                            2. J
                              Jona

                              Shkrim i dobët,gënjeshtra pa fund,ne që e kemi jetuar atë kohë e dimë shumë mirë që nuk të vriste njeri per 160 mij lek,durrsaken që vodhi gati 7 milion e dënuan 25 vjet dhe pas 90 doli nga burgu Ballistët e Dukatit do dënoheshin siç dënoj Europa bashkëpuntorët e fashizmit dhe nazizmit.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Binari

                                Jona, fiks ashtu. Ballistet e Dukatit meritonin me shume se kane vrare shume partizane. Kane shume historira ballistet e Dukatit...

                                Përgjigjjuni
                              2. S
                                Shqiptari Mesatar.

                                Te thuash ky njeri i mire s'ka vuajtur, e qe ka pasur trauma te shumta, do ish shume e padrejte. Ne anen tjeter rrefimi qe ben (pa e paragjykuar kalvarin e tij) ka aq shume elemente qe kerkojne shpjegime. Pertej perjetimeve te nje te traumarizuari; insiston qe keto qe thote, ai edhe i ka kerkuar, gjetur e verifikuar ne DOKUMENTE - ne kete rast duhen prova. (1.) Ka pare Vendime se nje Nene e Re me femijen 9 muajsh pa asnje akuze qofte te stisur, do EKZEKUTOHEJ (termi i tij) per fajin e burrit. (2.) Ne nje familje, jane Vrare nga Shteti 9 anetare nga 1945-90 (3.) Trupi gjindet ne morg pas 27 vitesh, se mbaheshin ne Vaska te medha uji. Dhe nje person nuk ka pranuar te firmose per ~3dekada, ndaj trupi u ruajt. (1.) Diktaturat mund te jene cdo gje por askush si akuzon per mungesa te tilla, cdo vendim ka arsyetim e baze ne ligje (vrastare) Kush ka degjuar/ pare/ lexuar dokumenta ku VENDOSET te Ekzekutohen femije 9muajsh, le te thote. Ky qe i ka pare te thote akuzen - pse (2.) 9 te vrare ne 2 anet e nje familje ndoshta ka pasur (ka pas?) ne famijet Ndreu, Markagjoni, Mirakaj, Kruja etj por jo ne vitet e vonme, 1960-90. (3.) Trupi ne morg/ frigorifer jeton disa jave. Nese hiqen organet shkon 2jave. Pergatitur me formaldehid zgjat dhe 2 vite. Te ruhet i hapur per 3 dekada ai trup duhet te jete i mumifikuar (imagjino "mish te thate") Nuk di c'te them se ne raste kaq sensitive s'mund te thuash po/jo pa njohur/verifikuar faktet; pertej cdo cdo gjeje dhe Ne qe jetuam ne ate regjim kemi me shume Pikepyetje se diskutime kur degjojme ekstreme te tilla. @ Shkelqimi - nese me lexon te kerkoj ndjese, s.po shkruaj te te lendoj ty por ne deklarime publike gjeneratat me pas marrin apriori cdo gje qe themi ne si te jetuarit e Asaj Kohe. Ne fund, Zoti na ruajte Ne dhe Shqiperine se ku kemi jetuar, dhe me sa shohim ASKUSH se di ku po shkojme. :(

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pivaja

                                  Une e kam degjuar per kete ngjarje ,ka qene nje brigade ndertimi qe u denua per sabotazh , u rrezuan ca stalla bagetish qe sapo u ndertuan dhe pati deme te medha financiare per kohen . Gjyqi eshte bere te shtepia e kultures ne Vlore apo ne shtepine e beut . Populli degjonte me autopallant jashte , beri buje te madhe ne ate kohe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vlonjati

                                    Po per sabotazh u denuan nuk kishte lidhje me te kaluaren e luftes. Hysniu i shpetoi sepse nderhyri qe te ktheheshin ne fshatin e tyre se te tjeret perfundonin ne malesi. Ashtu ishte ligji ateher, ta varnin me kok poshte per pronen popullore. U bene shembull per te tjeret. Normal qe me kohen e sotme eshte absurde masa kaq ekstreme por ajo kohe ishte dhe pati fatkeqe ashtu sic ka dhe patur edhe keto 35 vjet qe i kane varrosur per se gjalli neper themele pallatesh.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. .
                                    .

                                    Fajin se ka ky por media qe i jep hapesire tipave si ky me halucinacione. Mos harro te ngresh nje dolli per Hysniun kur te jepet rasti

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      dosjet

                                      O, zonja dhe zotërinj, le t'ju tregoj nga afër lidhjen e Hysni Kapos me komunizmin, sepse këtu kemi një histori që duhet të tregohet siç e meriton. Hysni Kapo, një emër që ndoshta ju bën të mendoni për ato kohëra të errëta të historisë sonë, ishte jo vetëm sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë, por edhe zv/kryeministër, një pozicion që i jepte atij fuqinë të mbikëqyrte drejtpërdrejt, qoftë në qeveri, qoftë në Buro Politike, Sigurimin e Shtetit, atë organ të tmerrshëm që i bëri jetën e zezë shumë shqiptarëve. Si sekretar i PPSh-së, Hysni Kapo ishte si dirigjenti i një orkestre të madhe, por në vend të notave muzikore, ai drejtonte politikat e partisë, duke u siguruar që çdo notë ishte në harmoni me ideologjinë komuniste. Ai ishte përgjegjës për të bërë që çdo qytetar të "këndonte" në kor edhe kur zemra e tyre ishte e mbushur me ankth dhe frikë. Si anëtar i Byrosë Politike, ai ishte pjesë e atij këshilli të ngushtë ku vendoseshin fatet e kombit, duke diktuar se kush do të ishte "i mirë" dhe kush do të ishte "i keq" në sytë e regjimit. Mbikëqyrja e Sigurimit të Shtetit nga ana e tij ishte si të kesh një dorë të hekurt brenda dorezës së mëndafshit. Ai kishte pushtetin të vendoste se kush do të kalonte nëpër ato qelitë e errëta, se kush do të internohej në ato kampe ku vuajtja ishte normë, dhe se kush do të përfundonte në atë listë të zezë që të çonte drejt një fundi të trishtuar. Në këtë rol, Kapo ishte një simbol i asaj frike që përshkonte çdo shqiptar, sepse e dinin që sytë e tij ishin kudo, dhe dora e tij ishte gjithmonë e gatshme të shtrëngonte. Pra, lidhja e Hysni Kapos me komunizmin ishte e ngushtë dhe e zezë si natë pa hënë, ku ai luante rolin e një nga arkitektëve kryesorë të asaj mureje që ndante lirinë nga shtypja, një mur që shumë shqiptarë e përjetuan në kurrizin e tyre.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Al F

                                        Hysni Kapo projektuesi Spacit dhe Burrelit dhenderi tij tmerri Policise Rajonit 3 ne Tirane hetuesi me i ndyre pa emer, familja me komuniste Bllokut mbas Enverit

                                        Përgjigjjuni
                                      2. S
                                        Smiu

                                        Eshte komplet e pabesueshme te denoheshin tre anetare te nje familje dhe ne tej nje fis i tere per 167 mije leke. Qenka pushkatua i jati daja e ku di une bile, kot paskan shpetuar edhe ky si femije me te emen. Ne Vlore di nje rast qe nje furnitor NFP vodhi mbi 1 milion leke, u denua me vdekje dhe me kerkesen e familjareve Kuvendit Popullor, e kthyen ne denim te perjetshem..Ne vitin 90 u lirua bashke me hajdutet e tjere dhe mori kestet e burgut

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Ju done komunisti Saleh

                                          Mbi 40000 leke te relationship kur konstatohet vjedhje denohej me burg deri 18 vjet, kur shuma ishte e madhe dhe ne bashkunim mbi 1miljon dhe perfshire dhe sabotimi denoheshin me vdekje

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Ermir

                                            Thjesht per informacion. Qe ne mesin e viteve 60-te ekzekutimet beheshin me nje plumb ne koke. Qe ne mesin e viteve 60-te nuk jepeshin per mjekesine kufomat e te pushkatuarve, por ato bliheshin ne vendet nordike. Kjo eshte e sigurte Nuk ruheshin kufomat ne uje, o njerez! Ne uje ato do kalbeshin per nje cerek shekulli. Pastaj c ishte kjo grua qe i perziente kufomat?! Ky njeri duket qe eshte i cekuilibruar. Mjeket qe punonin ne morg, jane akoma gjalle. Ne morg nuk.punonin gra. Informohuni, pastaj botoni cfare te kini qejf. Por genjeshtrat kane zaptuar cdo TV e cdo gazete ne Shqiperi!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Za...

                                              Ngjarje e vërtetë, sidomos per komentuesin Vlonhati qe thotë "dukaqote": Veren e vitit 2976 punoja, për një palë pantallona terital, ne shtrimin me pllaka te6kanaleve kulluese në Fushe Dukat... Në oren shtatë te mengjesit, i hipja nje Skode Saurrel te Hani i Abaz Geges, per te shkuar ne Rreze te Kanalit ku ishin kanalet kulluese... Ne Skode ishin rreth 15 punetore qe vonin nga Vlora... Me ne puonin dhe tre-kater dukatas nga fshati pa triske fronti pra me të drejta te kufizuara... Mes tyre një i Celoaliaj... Nje herë, s'kishim shumë qe kishim lene pas Hanin e Abaz Geges, nje punetor nga të Vlores shan rende Dukatin si fshat ballist... Une, si djalë rritur ne Tirane, po haja veten me dhembe qe s'isha trim t'i pergjigjesha vlonjatit... Nderkaq ngrihet njeri dukatas, e kap personin per fyti dhe, duke e perplasur pas kabines se Skodes, i tregon vendin... As punetori ne fjale as të tjerët nuk u ndien... Keta jane Celoaliajt, "Vlonjati, megjithese i persekutuar, i vuri nderin ne vend fshatit...

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje