
Nga Dashnor Kaloçi
Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!
Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, faqja jonë ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, (pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë.
Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.
Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje.
(Vijon nga numrat e kaluar)
DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DËSHMITARIT BEKTASH MUHARREM HANXHARI, NGA ANA E HETUESIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, BASHKIM CAKA
P R O Ç E S – V E R B A L (I pyetjes së dëshmitarit)
Sot më datën 10.6.1983, në Tiranë.
Unë hetuesi i MPB, Bashkim Caka, marr në pyetje si dëshmitar:
Emri, emri i babës, mbiemri: Bektash Muharrem Hanxhari.
Datëlindja, (dita muaji, viti), 1949, Tragjas.
Arsimi: Të lartë, MPB.
Vendbanimi: Sarandë, Lagjja Nr 4.
Detyra: Oficer, në D.P.B. Sarandë.
Anëtarësia në Parti: APPSH.
A është i dënuar: I padënuar.
Numri i letërnjoftimit….
Marrëdhëniet me të pandehurin….
Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K.P., për dëshmi të rreme.
FIRMA E DËSHMITARIT - Bektash Hanxhari
Në vitin 1970, unë kam filluar punë si oficer në grupin e shoqërimit të armikut Mehmet Shehu. Në vitin 1973, në këtë grup shoqërimi ka ardhur si oficer, edhe Ali Çeno, i cili u bë komandant grupi. Lidhur me veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut, Fiqret Shehut, Kadri Hazbiut, e tjerëve, unë nuk di që të kem ndonjë fakt konkret në këtë drejtim.
Po unë po shpjegoj disa momente që më kanë rënë në sy. Nga grupi armiqve të Mehmet dhe Fiqret Shehut, gjatë kohës që kam shërbyer pranë tyre, jam trajtuar shumë keq, ata na shanin dhe bërtisnin neve, vend e pavend, sikur të ishim hyzmeqarë.
Sidomos, këto kohët e fundit, dukej qartë se familjet po shkonin drejt degjenerimit të përgjithshëm, në shtëpi vinin shpesh në orët e vona të natës dhe hera herës dhe të dehur. Nga fundi i muajit shtator, Ali Çeno ka shkuar në Suedi me Skënder Shehun dhe Gani Kodrën dhe gjatë kësaj kohe, me shoqërimin e armikut Mehmet Shehu, kam qenë unë. Në një mbas dite më thirri Mehmet Shehu mua dhe më pyeti nëse e dija apo jo, se ku e kishte lënë Ali Çeno, një pistoletë të tipit “Makarov”?
Unë i thashë se mua Ali Çeno, nuk më ka lanë gjë, por do të shikoj se mos e ka lanë në kasafortë. Mbasi kërkova dhe e gjeta pistoletën në kasafortën e Ali Çenos, shkova dhe i thashë Mehmet Shehut, se pistoletën e kisha gjetur. Mehmet Shehu më tha mua; pastroje dhe vaisje, pistoletën, ndërroj fishekët, që t’i ketë që të gjitha të rinj, dhe ma sill pistoletën mua. Dhe unë kështu veprova, caktova një oficer që e pastroj, dhe me fishekë të rinj, ja shpura Mehmet Shehut.
Siç e mora vesh më vonë, pikërisht me këtë pistoletë, Mehmet Shehu kishte vrarë veten. Menjëherë mbas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, unë e kam ngritur këtë problem në rrugë partie, duke theksuar se, fakti që armiku Mehmet Shehu e kishte kërkuar këtë pistoletë, shumë ditë më parë, se të vriste veten, do të thotë se ai, që në këtë moment, diçka kishte vendosur, për të kryer ndonjë akt kriminal armiqësor.
Gjatë kohës që kam qenë këtu me punë, kam konstatuar se Mehmet Shehu, e mbante afër Ali Çenon, me të bisedonte shumë gjëra, madje dhe probleme pune. Së bashku dilnin xhiro në lulishten e shtëpisë dhe bisedonin me orë të tëra. Bile, edhe prishja e fejesës së Skënder Shehut me Silva Turdiun, u bë në shtëpinë e Ali Çenos.
Para se të fejohej me Silva Turdiun, Skënder Shehu ka pasur marrëdhënie me një vajzë të quajtur (…..)! Sipas bisedës që unë kam pasur me Ali Çenon për këtë problem, kur kemi qenë me pushime në Durrës, Ali Çeno më ka thënë që më shumë Mehmet Shehu, lidhur me (…..), unë i thashë se ajo është vajzë imorale dhe me biografi të keqe.
Por, më tha Ali, se Mehmet Shehu ka ngarkuar për të sqaruar këtë gjë, Feçor Shehun, i cili i ka thanë Mehmet Shehut, se ajo është vajzë e mirë. Nëse këto që më ka thënë mua Ali Çeno që në atë kohë, janë të vërteta, unë nuk e di, por biseda që më ka bërë Ali Çeno, është pikërisht ashtu siç e shpjegova unë.
Më datën 1 dhjetor 1981, unë kam filluar lejen për dhënien e provimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe vetëvrasjen e Mehmet Shehut, e kam marrë vesh në shkollë, mbasi që nga 1 dhjetori 1981, nuk kam vajtur më në punë në grupin e shoqërimit, në shtëpinë e armikut Mehmet Shehu.
Në një bisedë që kam bërë me Ali Çenon, më ka thanë se ai ishte thirrur në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga Feçor Shehu, dhe ai i ka thënë; “ti Ali, pse nuk më ke thënë mua, se Mehmet Shehu përdor si çuesa ushtarët e Gardës, për gjuetinë e derrit”?!
Aliu në këtë bisedë ku kanë qenë edhe persona të tjerë, që nuk më kujtohen emrat, na tregoj neve se; “i thashë Feçor Shehut, se ti e di këtë gjë, se ke qenë dhe vetë për gjah, kur janë përdorur ushtarët si çuesa, për gjuetinë e derrit”.
Mesa më kujtohet, kjo ka ndodhur disa kohë pas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu. Edhe unë e di shumë mirë, se Feçor Shehu ka qenë së bashku me Mehmet Shehun, më shumë se njëherë për gjuetinë e derrit, ku e ka parë vetë se si përdoreshin ushtarët për gjueti. Me kujtohet fare mirë, që Feçor Shehu ka ardhur me Mehmet Shehun, për gjuetinë e derrit, në Velipojë.
Proces-verbali, mbasi m’u lexua, dhe thëniet e mija janë shënuar drejt, e firmos pa vërejtje.
Dëshmitari Hetuesi
Bektash Hanxhari Bashkim Caka
Memorie.al
Ahaha...paska dale nje Bektrash kamikaz i vonuar te marre persiper ate "vetvrasje" te Memos qe pasi e ben ate, "vetvrasjen" pra... e hedh ate Makarov tej mbi bataniet! Por eshte dicka qe e dekospiron ate "vetvrasje" - ish Ministri Shendetesise asokohe Mihallaq Zicishti qe fill pas saj u asgjesua pasi kur vajti ta shihte Memon ashtu te "vetvrare", i shpetoi kjo fjali qe i hengri koken ; " ou..po kete e paskan vrare" !
Kane kaluar me shume se 60 vjet nga vrasja e ish Presidentit Kennedy dhe vellait te tij dhe ngjarja nuk eshte zbardhur. Me shume se 32 persona te lidhur me ngjarjen jane asgjesuar (vrare). Pra, cdo deshmitar i mundshem eshte ekzekutuar me gjak te ftohte. Ne rastin e Mehmet Shehut, shume persona me pergjegjesi te larte u arrestuan e pushkatuan. Shume te tjere mund te jene asgjesuar, vetem sepse mund te dinin dicka. Kur as familja e tij nuk shprehet se cfare ndodhi, s'ka per tu gjetur ndonjehere.
Llambi Ziçishti, jo Mihallaqi.... për saktësim!
E ka gabim zoteria, pistoleten ja dhashe une kur po bente shurren
Akoma me thashethemet per Mehmet Shehun? Hiqni dore nga e kaluara dhe shikoni keta tani qe jane me keq se diktatura.
të heqësh dorë nga e kaluara duhet të tregosh diçka për të tashmen!!kur nuk ke asgjë!?vazhdon e ha mut me të kaluarën!!unë ja dhash pistoletën mehmetit!!uau,nuk e gjeti në rrugë,a më keq nuk e bleu tek zani i qoles me pare në dorë??varju karët se na hoqën dhimbjen e kokës!po na shkatërrojnë tërë neuronet me idiotësira!!sikur të ishin një familje me trampe mask!!
Unë ore unë, unë....
Pordh me rigon thone nga Rrogozhina ,kur degojne te njejten histori ,qe perseritet vit pas viti.E verteta edhe po te zbulohet ,qe dihet,nuk ka me vlera.Sot kundershtaret vriten, percillen me cermoni e dekorohen.Familjaret shperblehen me poste drejtuse , femijet me bursa ose vende pune te majme.Keto felliqsira po i shohim dita dites.Jeta e shqiptarit ,morali e burrija kembehet me vlera materiale.Pasurija e madhe me 2 ose 3 vite burg.Keshtu lulezon e ecen perpara kombi yne.
Cfare te vertete kerkon te zbulohet? Mehmeti ka vrare vehten dhe pike. Kjo eshte e verteta. E ka pohuar edhe bashkimi, djali i tij. Po te mos vriste vehten, do e vriste Enveri ligjerisht , pra me gjyq pa asnj diskutim. Kete e dinte Meti dhe ndoshta per te shpetuar famijen nga persekutimi enveria gjykoje te vrase vehte. Por prape gaboi se krimineli enver ja dhunoje edhe familjaret.
Ky eshte nje psikopat oficer,sepse: 1)NQS Mehmeti do te vdiste nga pistoleta do te mbytej ne gjak,ka qene gjysme i vdekur nga helmi ne caj. 2)NQS do te vete vritej me pistolete ,heren e dyte s’mund te qiste aq sakte. 3)Dhe cdo gje e rregulluar si per fotografi. Nuk ka dyshim qe eshte vrare. 4)Nuk eshte ndonje problem i madh kopimi i shkrimit ne leter. 5)Kete pune e ka kurdisur ujku me ze gruaje me as I un.
ORE JU QE SHKRUANI PER QELBESIRAT QE I HENGREN KOKEN NJERI-TJETRIT ..NUK KENI PUNE TE FRESKETA MERRUNI ME KTA HAJDUTET E SOTEM DHE 1000 HALLE QE KANE NJERZIT MJAFT ME PERRALËA ATA I KANË HARRUAR FEMIJET E TYRE JU VAZHDONI QIHUNI
Na cate trapin me kete ceshtje.
Ata qe iken per leshe dhe qe vrane njeri tjetrin ishin kriminele..... te gjithe Trima beheshin si sote kure jane ne grupe.... ! rendesi ka qe Mehmeti me shoket e tyre si Kadriu apo Fecori shkuan per leshe....... kjo na Gezon jashte mase......si ne ate kohe por dhe sote ne keto kohe...... Tani kemi ngelur ne pritje te ketyre krimineleve mbas 90 qe akoma nje pjese jane gjalle ! Le te shüresojem qe ne te radhmen e diteve , muajeve , dhe Vitit te ndegjojme se si do te vriten dhe keta plehrat e 90 .....ose pefundimi ne Burg ! si sph Florriri Iliri qe te tyhent carin ne mese, se sihte djaöe i pazarit te carit te ri....sote eshte ne Burg dhe aty le te ngordhi plehra.......po penecilina-Bistrui e kam fjalen kryekrimineli sali ku do et Arestohet apo kure do te ktheje kembet nga Dielli ! Mezi mirepresim nej Lajm te tille....ja en Burg ja kembet nga Dielli !
Ata qe iken per leshe dhe qe vrane njeri tjetrin ishin kriminele..... te gjithe Trima beheshin si sote kure jane ne grupe.... ! rendesi ka qe Mehmeti me shoket e tyre si Kadriu apo Fecori shkuan per leshe....... kjo na Gezon jashte mase......si ne ate kohe por dhe sote ne keto kohe...... Tani kemi ngelur ne pritje te ketyre krimineleve mbas 90 qe akoma nje pjese jane gjalle ! Le te shüresojem qe ne te radhmen e diteve , muajeve , dhe Vitit te ndegjojme se si do te vriten dhe keta plehrat e 90 .....ose pefundimi ne Burg ! si sph Florriri Iliri qe te tyhent carin ne mese, se sihte djaöe i pazarit te carit te ri....sote eshte ne Burg dhe aty le te ngordhi plehra.......po penecilina-Bistrui e kam fjalen kryekrimineli sali ku do et Arestohet apo kure do te ktheje kembet nga Dielli ! Mezi mirepresim nej Lajm te tille....ja en Burg ja kembet nga Dielli !
E te vdekurit ne varr nuk i lejne reha te dergjen . KA 40 e kusur vite e jo u vra jo u vete vra kur kjo ceshtje u sqarua qysh ne ate kohe qe ndodhi . Tere keto i ben nje person qe eshte autor i c'do te keqeje e ka emrin Sali qeni , vetem atij i interesojne keto gjera te kota .
Deshmia e bythes, as e lexova fare po thjeshte desha te themë këtë .. dëshmia e bythes
MEMUT SHEHU I URRENTE TRAGJASIOTET SE ATA E SFIDONIN ME VLERA E PATRIOTIZM. MEMETI ME POSHTERSIRA E TRADHETI VRAU VELLAIN KOMANDANTIT TE CETES PLAK TE VLORES (QAZIM CAKERRIT) NGA TRAGJASI DHE LARGOI NGA DETYRA E KOMANDANTIT QAZIMIN DHE E MORI VET MEMETI KOMANDEN E CETES PLAK. PERSONIN E PERKRYER NGA FAMILJE E MBREKULLUSHME (BEKTASH HANXHARI) MEMETI E ZGJODHI PER TE FSHEHUR URREJTJEN DHE KRIMET E TIJ NDAJ POPULLIT TE TRAGJASIT. MEMETIN E KA KRITIKUAR KOCI XOXE SE I RUHEJ SHUME PLUMBIT POR SERVILAT E TJ HAPEN FJALE SE MEMETI NUK FSHIHEJ NGA PLUMBI, POR PLUMBI BENTE RIKOSHTE NE LEKURE TE MEHMETIT. ZOTI EDHE VONON POR KURRE NUK HARRON. MEHMETI SHIJOI FRUTIN E PEMES QE MBOLLI.
Keto Jane deshmi te rreme te ishoficerit.gjithshka eshte e manipuluar.nje njeri qe Don te vetvritet nuk shrihet ne shtrat per ta Bere vetvrasjen.nuk rregullon mbulesen Deri ne fyt.nuk I mbledh d'uart.nuk I regullon gjyslyket.ai qendron ne kem be d'uart nyk I mbledh po I shkojne posht.nuk I besjome me perrallat e komunizmit
@@ Mehmeti "Vrauveten"..qe ta Bente Enveri Poliagjente...mbase 12-oresh?????Burre i pabese.. si i Vrau te gjithe shoket e tije..ja "Gjeti" Klecken edhe Mehmetit... @@Shikoni se si i ka Duart ne Gjokse Mehmet Shehu??Edhe femijet e vegjel kur flene keshtu i mbajne gjysem ne forem Grushti... Asnje Tkurrje apo Ngerdheshje te fytyres....Bam..Bam..dhe "U Vetevra"???Edhe nje Zoge te vogel kur there derdhet gjithe ai Gjake...kur se te Mehmeti..Gjaku ishte me "Pikatore"???Cudi pse?? Sepse Mehmet Shehut..para se ta VRISNIN i Dhane per te pre ose ndonje Hilace qe te vene ne Gjume te thelle-..p.shembull VALIUM..ose i dhane Helem,,,por jo Kocifos-Kooperativash qe te nxirrte shkume nga Goja.... Gjithe se si Mbase nuk kame te Drejte POR Mehmet Shehu e DINTE se "Partia-Enveri" "vETEVRASJEN" E QUANTE TE Denueshme...dhe pa tolerushme.. Injoranca me e madhe kur Degjojme Tregime Idjotesh:Revolverin" ja dhashe Une???Po pse vete Mehmet Shehu qe ishte edhe Qefli Armesh nuk kishte nje Pistolete???????????????? Enver Hoxha ne Librin e tije "Titistet" Thote se Mehmeti e Mori Revolverin te Berberi i Hotel Dajtit?????????????Dikush tjeter tha se e kishte te tijen.....hajde merre veshe....Nje gje eshte me se e Sakte...,,,Mehmeti Ndoshta ka kerkuar nje Revolver te dyte per tu mbrojtur nga Vrasesi-sit.. Jo me kote Mehmet Shehu Delte dhe Kontrollonte vete Dyert ne darke ne ishin te mbyllura apo jo....biles ai vete u pate thene Rojave:Shikoni dhe hapni syte se mos na Vrasin..dhe kete e bene dy dite para "Vetevrasjes"..
Te gjithe ata njerez qe kane qene te punesuar ne Detyra ne Kryeministri deri me sote ! dhe qe mundohen ta trajtojne si vetevrasje ! nje pjese e tregojne ashtu nga budallelleku dhe nje pjese e mire , duhet te kene qene ne dijeni se si u vra me te vertete ! Me ato Fotografi te dalura me pake gjake nga vendi i plumbit ! dhe nderimi i Guzhunieres te re sapo e ardhur ne detyre si Guzhuniere ! dhe nje ish Oficer me nje kariere mbi 23 vite aty ne Ministri te Puneve te Brendhsme, dhe nje jave perpara u caktua te punoje tek dera kryesore e Viles..... se Mehmeti ku u gjete i vdekur ! ...... domethen dy personele te rinje ne Detyre ! Guzhunierja dhe Oficeri qe bente Roje tek Porta kryesore e Viles ! duhen te ken mare pje ne vdekjen me urdherine Ramizit ! Gjithsesi secili ak opsionet e veta ! te verteten duhet ta dine vetem ata qe punon aty ne vile dhe Ramizi qe nuk jeton me ! ndersa per sa i perkete Femijeve te Mehmetit ! mbase ata akoma si atehere dhe sote ....akoma nuk e kane te qarte vrasjen e Mehmetit ! ata mesiguri perjetojne akoma ankth dhe strese nga ajo ngarje e kaluar..... qe veshtire tju largohet si ngjarje !
Te gjithe ata njerez qe kane qene te punesuar ne Detyra ne Kryeministri deri me sote ! dhe qe mundohen ta trajtojne si vetevrasje ! nje pjese e tregojne ashtu nga budallelleku dhe nje pjese e mire , duhet te kene qene ne dijeni se si u vra me te vertete ! Me ato Fotografi te dalura me pake gjake nga vendi i plumbit ! dhe nderimi i Guzhunieres te re sapo e ardhur ne detyre si Guzhuniere ! dhe nje ish Oficer me nje kariere mbi 23 vite aty ne Ministri te Puneve te Brendhsme, dhe nje jave perpara u caktua te punoje tek dera kryesore e Viles..... se Mehmeti ku u gjete i vdekur ! ...... domethen dy personele te rinje ne Detyre ! Guzhunierja dhe Oficeri qe bente Roje tek Porta kryesore e Viles ! duhen te ken mare pje ne vdekjen me urdherine Ramizit ! Gjithsesi secili ak opsionet e veta ! te verteten duhet ta dine vetem ata qe punon aty ne vile dhe Ramizi qe nuk jeton me ! ndersa per sa i perkete Femijeve te Mehmetit ! mbase ata akoma si atehere dhe sote ....akoma nuk e kane te qarte vrasjen e Mehmetit ! ata mesiguri perjetojne akoma ankth dhe strese nga ajo ngarje e kaluar..... qe veshtire tju largohet si ngjarje !