“Gënjeshtra dhe mashtrimi, jo vetëm që dëmtojnë të tjerët, por edhe çorodisin fabrikën morale, të vetë gënjeshtarit“ - Leon Tolstoi
Të shkruash tregime dhe histori të ndryshme, për vuajtjet dhe luftërat për mbijetesë të krahinës prej nga rrjedh dhe ke origjinën, nuk është privilegj i asnjërit, por të shkruash e të thuash të vërtetën, është detyrim për çdo njeri. Shpesh herë nuk kemi folur për ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur në krahinën tonë, jo se nuk i kemi ditur por, na është dukur sikur po mburremi dhe pikërisht këtë aspekt kulture dhe burrërie, e shfrytëzuan njerëzit zemërkeqinjë, (si konkretisht z. Xhemal Meçi, për të cilin do flasim gjatë në këtë shkrim polemizues), duke tjetërsuar, mohuar, denigruar këtë histori të shenjtë të këtij populli legjendar.
Por në të vërtetë, të mbash shënime dhe të pasqyrosh më shkrim realitetin historik të familjes, fshatit dhe krahinës tënde, është vetëm dinjitet dhe kulturë. Kurrë nuk e përmendëm bukën që i kemi dhënë mysafirit, përkundrazi dhe në qoftë se kemi patur ndonjë hall, që mund të na zgjidhte miku apo shtegtari që na kish trokitur në derë e bujtur në shtëpi, për 12 muaj nuk ja kërkonim ndihmën, sepse na dukej sikur po i zinim në fyt, atë kafshatë buke.
Por kjo fisnikëri e pa ndërprerë që e pati karakterizuar prej shekujsh krahinën tonë (ashtu si gjithë shqiptarët në përgjithësi, kudo ku ndodhen), fatkeqësisht, i takoji një bukëshkalësi dhe ai me disa të tjerë, menduan se e meritojnë respektin gjithmonë, duke abuzuar me këto vlera hyjnore. Nga ky popull vigan i krahinës sonë, i pa nënshtruar ndaj pushtuesit, lindën burra patriotë, politikan dhe artistë të nivelit kombëtar e ndërkombëtar. Duke i mohuar në vazhdimësi të vërtetat për historinë e “Dukagjinit të Vjetër“ (Puka sot), është punuar dhe vazhdon të punohet, me i humbë vetëdijen e popullit, për të kaluarën e tij të lavdishme, që do të thotë me i humbë veten e tij, duke krijuar iluzione të rreme tek të painformuarit dhe të keqinformuarit. Por në të vërtetë, modestia e tepruar na largon nga trashëgimia dhe e kaluara, sidomos nga historia e vërtetë, duke mos i treguar ngjarjet, ashtu siç kanë ndodhur realisht.
Pra, nisur sa më sipër, ndonjëherë jemi të detyruar ta lemë mënjanë modestinë, (si në rastin konkret) dhe t’i themi gjërat ashtu siç janë, pra me shumë realitet, sepse kështu merr shumë më tepër vlera modestia. Me të drejtë populli thotë: “As plumbi nuk vret ma shumë se buka e jote, që ju ke dhanë njerëzve pa vlerë e, mosmirënjohës”! Për të përvetësuar figura të mëdha dhe të lavdishme historike të krahinës se Iballës, sajohen emra njerëzish dhe toponime vendesh të paqëna dhe mohohen ato që janë. Në traditën e popullit të Veriut të Shqipërisë, veçanërisht në “Dukagjinin e Vjetër” (Puka sot) është veçori karakteristike e familjeve, që për të ruajtur kollonën e trungut familjar, përdoret binomi: Lulash Pali-Lulash-Pali-Lulash, etj.
Duke vështruar veprat e studiuesit Mentor Quku,(1) vëmë re se aty përmendët një emër i përveshëm, një; “Bardhi i Kryeziut“, prej Kabashëve të Kryeziut të Mirditës (Mirditë)?! Ky interpretim i pasaktë, është keqpërdorur. Konkretisht, në intervistat e marrura nga burrat e moshuar të fshatit Kryezi: Zef Përgjoka (78 vjeç); Ndue Nika (80 vjeç); Ndue Mirashi (85 vjeç); Gjon Lush Prendi (73 vjeç), ku nga deklarimet e tyre rezulton se: Në fshatin e tyre në Kryezi, nuk ka pas kurrë vllazni “Bardhajt e Kabashit”.(2) Kurse vllazënia “Gjeçi” thonë ata, ka ekzistuar në një kohë shumë të largët.(Këto intervista u realizuan me ndihmën e të nderuarit Zef Përgjoka, të cilin gjej rastin ta falenderoj).
Duke studiuar punimet topomonopastike të At Gjon Karmës për Kryeziun, në asnjë vend nuk na rezultojnë “Bardhajt e Kabashit”. Po kështu, duke studiuar toponomastikën e fshatit Kryezi, kryer nga studiuesi Agim Çausholli, nuk rezulton të përshkruhet toponimi “Bardhajt e Kabashit” në këtë fshat.(3) Nga një vështrim ekonomik i disa toponimeve të zonës Kabash, nuk rezulton i shkruajtur në asnjë vend, toponimi “Bardhajt e Kabashit” në fshatin Kabash.(4) Atëherë me të drejtë shtrohet pyetja; kur nuk ekziston në territorin e Kabashit vllaznia “Bardhaj”, si ka mundësi që nga një emër i përveçshëm Bardhi, të dali “Bardhajt e Kabashit” në Kryezi?!
Sipas gojëdhanës ardhka një i huaj “Lekë Koloja” e zënka vend në Bicaj në një livadh...?! (5) Por në të vërtetë Bicajt, janë pjesë fshatit Shën-Pal të “Dukagjinit te vjetër“, pra janë banorë autokton që në shekullin e III-IV-ët mbas Krishtit, kurse lypsat nga Kabashi i Kolonjës, kanë ardhur në shekullin e XV-XVI, pra, që do të thotë 1100-1200 më vonë. Që të themi “Bicajt e Kabashit“, është njëlloj sikur t‘i thërrasim të zotit të shtëpisë në emër të lypësit, që e pranuam për mëshirë në fshatin Bicaj. Ky përshkrim bruto i topomonopastikës i kryer nga At Gjon Karma në ato zona që ka kaluar, është i pa thelluar në të dhëna historike shkencore në kohë dhe hapësirë. T‘i aprovosh gabimet e qëllimshme, pa i verifikuar ato, do të thotë se je bashkëpunëtor në mohimin e të vërtetave historike dhe bashkëfajtor në krim.
Duke e studiuar çdo fletë të shkruar nga studiuesi Kolë Luka, në veprën “Shqipëria Mesjetare në Toponomastikë dhe Onomastikë”, e aprovuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Qendra e Botimeve Enciklopedike për “Dukagjinin e Vjetër“ (Puka sot) ai është përqendruar kryesisht në të pavërtetat e shkruara nga Xhemal Meçi, duke e përfshirë indirekt edhe Akademinë e Studimeve Albanologjike. Duke studiuar përsëri tek studiuesi Mentor Quku, të bëjnë përshtypje pasaktësia, ku ai thotë; “Kryezezët e Kabashve të Pukës”. (6)
Kjo thënie tregon se autori ka qenë i pa-azhurnuar me historinë e vërtetë të krahinës, sepse banoret e Kryeziut kanë qenë aty (Anas) më mbi 1000 vjet para se të vinin një familje endacakësh me katër anëtarë nga rrethinat e Janinës të cilët, studiues dhe historianë të kohës, i konsideruan si klan, sekt dhe kurrë si komunitet e, për me tepër, si fis! Këtu kemi dhe një të vërtetë tjetër, pasi para se të pranoheshin ardhacakët kolonjar, Kryeziu ka qenë i banuar nga fisi i Thaçit, pra Gjeçajt e Thaçit.Është e domosdoshme të themi të vërtetën se; Gjeçët nuk janë pjesë e Kabashve të Kryeziut të Pukës por, janë fis Thaçi. Përsa kohë kanë jetuar në fshatin Kryezi, i pari i Thaçit bënte gjyqet dhe pleqnitë e kësaj krahine, i vuloste dhe ja dërgonte Kryezotit në Shkodër. Prandaj ka mbetur fjala “Kryeziu, Pleqënusja e Kabashit”. (7)
Fisi i Thaçit i pranuar për të jetuar dhe punuar bashkërisht me Berishasit, lanë edhe toponimet e tyre, si; “Fusha e Thaçit”, “Hurdha e Mark Gjeçit”, “Ura e Gjeçit”, “Lami i Gegë Gjeçit”, “Ara e Dodë Gjeçit”, “Qafa e Gjeçit”, por asnjë herë berishasit nuk thanë; “Thaçët e Berishës” apo; “Gjeçët e Berishës”. Në Kryezi, Thaçët kanë pasë të drejtën e gjyqeve, të pleqnive dhe të drejtën e vulosjes tyre por, të bije në sy pse nuk flitet apo shkruhet për asnjë toponim, që në te vërtetë ekzistojnë, si; “Hamallat e Gjeçit”, “Shullani i Gjeçit”. Ndërsa në Bicaj gjenden “Grykat e Rrahit të Gjeçit”, etj. Pra duke mohuar toponimet nuk mund të zhduket historia.
Familjet që kanë ardhë për të jetuar në Kryezi apo kudo tjetër, tokën nuk e kanë sjellë me vete, por e kanë gjetur aty dhe është tjetërsim i të vërtetës, të thirret toka autoktone në emër të lapsave ardhacak. Duke e lexuar dhe studiuar fletë për fletë librin “Kabashi”, Puka që në lashtësi - 2”, e shkruar nga z. Xhemal Meçi, njëkohësisht dhe temat e mbajtura në sesionet shkencore të botuara në kolanën e librave “Puka dhe shkolla” në vitet 1974, ‘75,‘76,‘77,‘78,’79, të bien në sy shumë mohime, deformime i të vërtetave ose, më mirë të themi shkatërrim i të vërtetave historike në trevën “Dukagjin i Vjetër” – (Puka sot), veçanarisht në krahinën e Iballës.
Me dokumente faktike historike, është e vërtetuar se fshati “Shën-Pal” është që në antikitet, pra që fund shekullin e tretë dhe në fillim shekullin e katërt mbas Krishtit.Ky fshat, pati panairin e vet të quajtur po me të njëjtin emër; “Panairi i Shën-Palit”, sepse aty kalonin karvanët dhe kishte shumë qarkullim. Në mesjetën e vonë, erdhën duke e zbeh këtë emërtim antik dhe duke e zëvendësuar me të ardhurit të cilët, i ndryshuan edhe emrin. Me copëtimin e dinastisë së princave fisnik të Dukagjinit nga Perandoria Osmane, së cilës i duhej kontrolli i rrugës Shkodër-Pukë-Dardani, siç e shpjegon Fulvjo Cordinjano, Robert Elsie etj., pushtuesi në Shë-Pal ndërtoj dhe një kala prej druri, për një garnizon prej 200 ushtarësh turq.
Në këtë kohë ardhacakët e Kolonjës kaluan dhe përqafuan islamin që ishte feja e pushtuesve, i cili tashmë filloj t’ju jepte privilegje dhe ofiqe.Gjatë kësaj periudhe kohore të vobektit e Kolonjës u zhvendosën nga Bicajt në fshatin Shën-Pal dhe në bashkëpunim me pushtuesin Osman, filluan të shkatërrojnë e përçmojnë “Shën-Palin antik dhe historik”, që Shën-Pali të mos i prishte qejfin pushtuesit otoman, filloj të thërritët Kabash edhe nga idhëtarë e tyre. Ata e përdoren emrin e Shën-Palit vetëm për të vjedhur e përdorur kulturën e tyre, për t’u mburrur me të dhe vetëm kur kishin nevojë, pasi kjo kulturë ishte një identitet i huaj për ta, si dhe nuk j’ua lejonte as pushtuesi, as feja e tij e përvetësuar prej tyre.
Në treg dilnin vetëm gratë katolike, sepse ato, nanat dhe motrat tona, luftonin dhe punonin krah për krah më burrat, kurse nanat dhe motrat e atyre që u islamizuan, morën kulturën e pushtuesit dhe u izoluan brenda mureve të shtëpisë. Ato, dolën nga izolim vetëm kur u kolektivilizuan, pra duhej një urdhër nga “lart”. Përsa i përket të ashtuquajturës; “këngë kabashçe” nga z. Xh. Meçi, “Kënga përpjetë ose, maje krahu”, kjo lloj kënge është këngë kushtrimi, thirrje, lajmërimi për një gëzim, fatkeqësi ose për luftë. Në qoftë se e pranojmë por edhe siç thuhet se; Kabashi ka ardhur nga Kolonja, atëherë nuk është kabashçe, sepse kolonjarët këndojnë këngë në grup, pra me “Iso Polifoni”.Pra, kënga “Maje krahu ose, përpjetë”, është autoktone e popujve të Veriut, veçanërisht e popullit të “Dukagjinit të Vjetër”- (Puka sot”.
Kolonjarët kanë si pjesë të kostumit kombëtar “Fustanellën dhe Kapuç me majë”, kurse malësoret e Pukës kanë “Tirqe, Xhamadanë e Kapuç të rrumbullakët”.Kanaçin që përdorin gratë e fshatit Kabash, është i huazuar dhe ka ardhur mbas konvertimit të një pjese të atyre banorëve në fenë islame, këtë gjë e di shumë mirë edhe z. Xhemal Meçi.Huazimet dhe vjedhjet që bëhen, nuk mund t’i bëjnë autokton pasardhësit e tyre, si në rastin konkret z. Xhemal Meçi. Në këto troje ne kemi patur “Xhubletën” të trashëguar në mijëra vjet. Prandaj është e papranueshme që këtë objekt (sot Trashëgimi e Uneskos), ta zëvendësojmë me huazime nga pushtuesi. Ky veprim është anti kulturë kombëtare. Dihet se familja Lekë Koloja, erdhi mbas vitit 1500 si lypsa, pra 1100 vjet më vonë në “Shën-Palin e Dukagjinit”.
Në vitin 1637, sipas Frang Bardhit (cituar dhe nga Xhemal Meçi), na del fshati Kabash si toponim, madje ky i fundit shpjegon dhe nga vjen fjala Kabash. Por, me konvertimin e “Shën- Palit” në islam, ja kanë dhanë emrin “Shën Pali i Kabashit”?! Po i njëjti veprim bëhet më Bicajt, Blinishtin, Kryeziun etj. Pra, sipas këtij arsyetimi të At. Gjon Karmës, Kolë Lukës (cituar nga Xhemal Meçi) atëherë dhe shteti i “Argjentinës”, duhet të thirret: “Argjentina e Berishës”, sepse atje ka një qytet të vogël, që banohet nga fisi i Berishës. Sipas Kahreman Ulqinit, as fshati i Qelzës, nuk i përket komunitetit të Kabashit.
Ndonëse fshati Dardhë në bajrakun e Iballës, ruante kujtesën e prejardhjes nga Kabashi, nuk mbante asnjë lidhje më të. Jo çdo popull që feston Shën-Palin është Kabash. (8) Shteti i Kosta-Rikës, San Sebastianin (Shmasjanin) e ka festë kombëtare, e feston pesë ditë dhe e quan “Festa e Rinisë”, po kurrë nuk mund të themi se Kosta-Rika, janë fis Thaçi. Në fshatin Meje të Gjakovës, banojnë kushërinjtë e mi nga lagja “Pnish” e Iballës, kanë edhe rrugën “Iballja”. Në këtë fshat disa familje festojnë Shën-Palin, sepse nga dimrat e ftohtë dhe më shumë bore, u rrezikuan nipat, mbesat, miqtë, bijat etj., kur vinin për festë. Kjo nuk do të thotë se janë Kabash. Por nga ana tjetër dihet, se Kabashasit nuk festojnë Shën-Palin, kurse Shënpalasit po, e festojnë Shën-Palin. Pra, Kabashasit ardhacak dhe Shënpalasit autokton, janë dy komunitete krejt të ndryshme, në të gjitha aspektet. Sipas Prof. Çabejt, Dardha ka qenë banuar që lashtësi. Edhe emri është me origjinë Ilire.
Kurse sipas Xh. Meçit, Dardha pasqyrohet për herë të parë në dokumentet osmane. Po më përpara nuk ka qenë e banuar?!. Po te ky shkrim, na jepet një e pavërtetë e madhe, ku thuhet se; Qerretësit ishin banor anas (autokton) në Dardhë?!, për të cilin nuk ka asnjë toponim apo histori, që ta vërtetojnë këtë të pavërtetë të madhe të tij?!. (9) Një e pa vërtetë tjetër e madhe në shkrimet e Xh. Meçit, është kur ai aludon për një lidhje të Kabashasve me Dukagjinët autokton, që i pranuan këta lypës me jetu në gjirin e tyre për lëmoshë, pra sa për të mbijetuar. I gjithë ky mashtrim bëhet për të thënë se Kabashi është i kahershëm në këto territore, por krejt e kundërta është e vërtetë, ata kanë ardhë në mesjetën e vonshme. Me tej, z. Meçi vazhdon me toponime të pavërteta, si; “Kroni i Kabashit”, mes fshatit Kokdodë dhe Aprripë Guri.
Ku në të vërtetë nuk ka krua fare dhe që të mbetët një toponim, duhet të ketë ndodhur ndonjë ngjarje historike. Një tjetër absurditete i tij, (z. Meçi), është kur thotë; “Shkrojlat turke” në masivin shkëmbor të Qllumit të Mërturit nga ana e Aprripës se Gurit. Siç shihet edhe nga figura ato, çdo gjë mund të jenë, por shkronja jo. Ato janë me mbi dymijë vite më përpara aty dhe me një lartësi nga toka, rreth 10 metër. Por, gjithë kjo tymnajë me mjaft të pavërteta të Xhemal Meçit, me toponime të ashtuquajtura me emrin Kabash, janë për të dezinformuar dhe krijuar opinion të rremë, se Kabashi është shumë i kahershëm, i shpërndarë, madje arrin deri aty, sa që punon për të krijuar idenë se nga Kabashi i Pukës, e kanë origjinën të gjitha vatrat ku ka banorë që quhen Kabash. Por, dihet se “Kabashi i Vendit”, është në Dardani në Kosovë, kurse ai i Pukës, janë të ardhur shumë vonë në Pukë.
Atë që nuk e arriti pushtuesi Osman, z. Meçi kërkon që ta arrijmë me toponime. Në të vërtetë Kabashi në “Dukagjinin e Vjetër” (Puka sot), ka ardhë mbas vitit 1500. Pra Franc Nopça nuk ka gënjyer, kur thotë se; “Kabashasit janë të parët që u konvertuan në fenë islame”, gjë të cilën Xhemal Meçi, përpiqet ta frustrojë! Po të njëjtën gjë thotë dhe Robert Elsie, se në shekullin e XVII-të, Kabashi kaloj në fe tjetër. (10) Konvertim i cili u bë për dy arsye kryesore: Së pari, sepse ky komunitet ishte i ardhur dhe inferior ndaj vendasve të Dukagjinëve, shumë të lavdishëm dhe epokal, dhe nuk e ndjente veten të qetë dhe kërkonte mbështetje nga qeveria e pushtuesit otoman, duke i shërbyer pushtuesit, kundër bukë-dhënësve dhe së dyti, për të siguruar privilegje. Popullsia në trojet tona është shumë e vjetër dhe është mohim i këtij populli, kur thuhet se çdo gjë fillon me dokumentet osmane. Historia e popullit shqiptar, nuk fillon me pushtimin Osman.
Të pavërtetat e këtij pseudo-studiuesi, nuk kanë të mbaruar, si p.sh., në rastin konkret kur pohon se; “në shumë fshatra u hapën shkolla në gjuhën shqipe, të quajtura ‘Mejtepe’, për mësimin e fesë”! Por, është shkencërisht e njohur, se shkollat për mësimin e fesë islame, ishin në gjuhën e pushtuesit për komunitetin e konvertuar. Në Iballë nuk është hapur kurrë një shkollë e tillë (nuk po flas për fshatrat tjera) dhe është detyrim të paraqiten dokument përkatëse shoqëruese, bindëse dhe shkencore dhe jo të manipulohet opinioni dhe brezat që vijnë, me gënjeshtra. Në shkrimet e Xh. Meçit, gjendet gjithashtu e shkruar se; “agallarë u vendosën familjet fisnike vendase“. Një dhënë kjo prej tij, krejt e pa vërtetë, 100% e pa vërtetë, sepse është e shkruar e zeza mbi të bardhë, se si u emëruan këta “Agë”, të cilët janë Kabashas të ardhur në “Dukagjinin e Vjetër”, si lypsa dhe të pranuar nga fisnikëria e vendasve e Princave te Dukagjinit. Kurse në Thaç u morën si shërbëtorë të mbetur në rrugë të madhe. Thaçët që e banonin këtë zone, e gjejnë veten të diktuar nga begu i Shkodrës, që kishte për padron një ish-skllavin e tyre të ardhur nga Kabashi dhe të konvertuar në mysliman, me emrin Sulejman Aga. (11)
Pra, Z. Meçi gënjen, trillon, deformon, frustron masivisht për komunitetin e Kabashit, por kurrë nuk tha të vërtetën e madhe se; kabashasit janë ardhacak, lypsa të pranuar në këto vise nga fisnikët Dukagjinas të Berishës, e më pas u bënë shërbëtorë dhe skllav të Thaçve, dhe me krijimin e bajraqeve rreth vitit 1889, nga osmanët u shpërblyen me ofiqe, grada (Agë) dhe ata (osmanët) ju falën edhe tokë. Mbas pushtimit dhe islamizimit osman në zonat fushore fillimisht, më vonë përparoi me vështirësi në zonat e thella malore.Por pushtimi osman trojet tona i gjeti të besimit të krishterë, katolik kryesisht dhe ortodoksë. “Dukagjini i Vjetër” –(Puka Sot), ishte e gjitha katolike, por me siguri ka pasë dhe objektet e tij të kultit “Kishat”.
Por me datën 01.09.2022, z. Xh. Meçi arrin deri aty sa të “plasë bombën” e antikatoliçizmit, ku deklaron në emër të komunitetit mysliman të Pukës, se: “Në Pukë nuk ka pasë kurrë, as kishë as murgesha”! (12) Më këtë veprim thyen haptas etikën social-shoqërore por, dhe atë kombëtare, duke mohuar rrënjët dhe origjinën e një komuniteti të tërë dhe duke futur haptazi përçarjen kombëtare mbi baza fetare në nivel të strukturuar, gjë e cila e rëndon akoma dhe më shumë pozitën e tij shoqërore, pasi kemi të bëjmë me një person që njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Myftinisë Pukë, duke përzier drejtpërsëdrejti organet drejtuese fetare, në prishjen e harmonisë sociale të vendit.
Për të pasur një pasqyrë me të qartë mbi gjendjen e besimit fetar në shekullin e XVI-të, e këtej do ta shqyrtojmë atë duke u mbështetur në dokumente osmane për të cilat, kemi të dhëna të plota. Vilajeti i Dukagjinit në vitin 1529-’36, Iballja, Spasi dhe Malziu (Puka), nuk kishin asnjë mysliman (shikoni tabelat nr. 1 dhe nr. 2) në vijim: Së pari në vitet ’30-të të shekullit XVI-të, në bazë te regjistrimeve te mbledhura, si dhe në vitet ‘80-90’-të të këtij shekulli, në bazë te regjistrimeve të hollësishme kadastrale, procesi i islamizimit ishte zhvilluar gjatë shekullit XVI-të me ritme shumë të ngadalta. Në vitet ‘30 të shekullit XVI-të, ishte islamizuar 2% e popullsisë, kurse në vitet ‘80-’90-të, të po këtij shekulli, rreth 12% e popullsisë.
Më rëndësi jashtëzakonisht të madhe është dëshmia e Princit francez, Jacques De Lavardin, rreth viteve 1550, duke shkruar për gjërat antike dhe artefaktet në Dukagjin (Pukë) në pjesën malore veriore të Shqipërisë. Puka në dokumentet dhe përshkrimet e hershme, njihet si “Dukagjin”, si zotërim “Natyral” i familjes princërore të Dukagjinëve i cili, më tej thotë se: “Në brendësi të këtij rajoni Dukagjinit (Pukës), mund të shihen monumentet e mermerta ku ende mund të lexohen emrat e shumë perandorëve Ilir, Romak dhe të tjerëve dhe mes tyre disa vërejtje, shënime ose dëshmi të caktuara me të cilat është e qartë se Apostulli Shën-Pali, predikoj mbi popullin në këto male me ligjin e birit të Perëndisë. (13) Me 10 nëntor 1671, Shtjefën Gaspri shkruan se: “Puka ka qenë qytet dukshëm fisnik, por tani është shkatërruar dhe kthyer në fshat. Shën-Pali ka kishën e vet e cila është Abaci”.
Puka ka kishën e vetë, gjë e cila pasqyrohet edhe në hartën autorit Giambo Canteli & Gio, Giac Rafsi, ku një pjesë e mureve, mbuloja dhe çatinë, janë shembur. (14) Puka është një vendbanim i vjetër; gjetje të periudhës Romake tregojnë se këtu dikur ka pasë qenë një vendbanim romak; një rrënojë kishe ndodhet në Pukë, duhet të jetë e periudhës para turke, pra mesjetare. (15) Pasi njihemi me atë çfarë thonë për kishat në Pukë, Jacques De Lavardin, Shtjefën Gaspëri, Franc Nopça, At. Giusspe Valentini, Teodor Ippen e Jaho Brahaj nga njëra anë, dhe nga deklarata e pa përgjegjshme dhe qëllimkeqe, pa fakte dhe artefakte shkencore e Xh. Meçit nga ana tjetër, vetvetiu lind pyetja; kush ka të drejtë!? (Gjë të cilën ta vlerësoj dhe gjykoj vetë lexuesi).
Në vitin 1636…për shkak të borës se madhe në rrafshnaltën e Qerretit, me shumë vështirësi arritëm në Qytezën e Re (Pukë), ku u pritëm aq mirë nga të krishterët e nga vetë Mehmet Aga, në këtë qytezë familja e madhe e të cilit, ishte e gjitha e krishterë, përveç atij dhe të birit te tij të vogël. (16) Sipas informacioneve dokumentare të “Kuvendit të Arberit“, që para vitit 1703 në shërbimet kishtare kanë shërbyer në Pukë, Dom Gjergj Kizi dhe në Iballe Dom Gjon Suma. (17) Në regjistrimet e popullsisë në vitin 1923, në të gjithë rrethin e Pukës po shkëpusim vetëm qendrën, ku regjistrimi rezulton me 583 banorë nga të cilët, 11 katolikë dhe 572 muhamedan. (18) Rreth vitit 1900 në Iballë, kemi një ngatërresë mes Agve të Iballës dhe Hoxhës së Iballës, për pronat e një jetimi. Problemi arriti deri në konfrontim më armë dhe si ditë caktuan ditën e Kurban-Bajramit.
Katolikët e Iballës për të ndaluar gjakderdhjen mes të dy palëve, morën në mbrojtje xhaminë me afro 50 burra të armatosur. Ata, fjetën në xhami dhe nuk lejuan të hynin asnjërin nga dy palët në xhami, sepse njëra palë që do të hynte dhe kryente ndonjë veprim, binte në gjak me popullsinë katolike. Kur, erdhi mbrëmja e bajramit kur mbaronte besa, duhej të niste pushka te xhamia, dhe pikërisht atëherë ndërhynë katolikët dhe…ndaluan gjakderdhjen. (19) Kjo ishte zgjidhja më vëllazërore, njerëzore dhe humane. Për të mohuar rolin e vëllezërve katolik të Iballës në këtë ngatërresë, shpirtligësia e Xh. Meçit e shkruan dhe thotë: “Konfliktin e zgjidhi zgjuarsia e hoxhës”, ndërkohë që hoxha ishte vetë pjesëtarë i konfliktit. Konfliktin, sipas të drejtës zakonore, e zgjidhë një palë e tretë, që quhet “Kuvendi i Pleqve” dhe në këtë rast ishin 50 burrat katolikë të armatosur të Iballës, që e zgjidhën.
Por ndryshe ndodhi pas 100 vitesh në qytetin e Pukës, ku në vitin 1991-‘97, krijohet një grup me objekt; “dëbimin e komunitetit të krishterë Katolik“, i cili tentoj të shkatërrojë harmoninë shoqërore, vëllazërore, njerëzore, por detyrimisht edhe mirëkuptimin fetar. Fatkeqësisht ky grupim i ashtuquajtur; “intelektual të besimit mysliman”, të viteve 1991-1997, ishin njëkohësisht dhe punonjës të administratës së Pukës, mes tyre edhe z. Xhemal Meçi. Falë zgjuarsisë dhe durimit të popullit të mrekullueshëm e patriot të Pukës, kjo ide qëllimkeqe dhe e pa precedent, u shua. Atëherë vetë-vetiu lind pyetja; kush qëndron më lart, 50 burrat katolik të Iballës, të pa shkolluar (analfabet) të para 100 vitesh apo, “intelektualet e besimit mysliman” të viteve 1991-1997, punonjës në administratën e qytetit të Pukës?!
Në këtë shkrim polemizues, jam përpjekur të sqaroj, të hedh dritë vetëm për disa të vërteta dhe fakte historike, për të cilat mashtroi dhe i fshehu, i deformoji, i tjetërsoj, i glorifikoj dhe i keqinterpretoj në mënyrën më brutale me keqdashje e, ndjenjën e përçarjes së komunitetit pukjan me antikombëtarizëm të spikatur, me dëmin e madh e të vijueshëm z. Xhemal Meçi, në vijim të asaj që ai ka bërë në punën dhe misionin e tij të vazhdueshëm e sistematik, anti-Arbënor. Prandaj populli fisnik i Pukës, i përcjell me përçmim shkrimet dhe të ashtuquajturat studime të tij.
Studiues
Refernca:
1. Mentor Quku në “Mjeda” nr. 1. Botuar, viti 2004, “Ilar” Tiranë, fq. 63.
2. At Gjon Karma S. J. “Nder Malet Tona”, Riprodhim i përpikët i origjinalit, shtypur në Shtypshkronjën “Shkodra” Shkodër 2002, Fq. 22.
3. Agim Çausholli (Vështrim mbi toponominë e fshatit Kryezi të rrethit të Pukës. “Puka dhe Shkolla”, Pukë, 1977. Fq. 32 - 37.
4. Isuf Haxhia, Një veshtrim ekonomik i disa toponimev të zonës Kabash. “Puka dhe Shkolla” Pukë, 1977, fq. 59 - 65.
5. At Gjon Karma S. J. “Nder Malet Tona, FOLKLORË, Përmbledhje Vrojtimesh Përmbi Zakonet edhe Gjuhën popullore të botuara në Revistën “LEKA” ndër 11 Vitet e para II. Riprodhim i përpiktë i origjinalit, Shtypshkronja “Shkodra” Shkodër 2002. Fq. 13 - 15.
6. Menor Quku, Mjeda 1, Shtëpia Botuese “ILAR” Tiranë 2004. Fq. 112.
7. Shtefën Gjeçovi, “Shtyllat e Kombit”, Shtypshkronja “Reklama” Tiranë 1999, fq. 70 - 71.) Ruzhdi Mata, (Gjeçovi “Nderi i Kombit“, Shtypshkronja e gazetës “Reklama”, Tiranë viti 2000, fq. 5 - 6.
8. Kahreman Ulqini. (Struktura e Shoqërisë Tradicionale Shqiptare, Shtëpia Botuese “IDROMENO”, Shkodër 2003. fq. 98.
9. Xhemal Meçi ( Kabashi- Puka që Lashtësi -2. Shtypëshkronja “ Geer”, Tiranë 2008, fq. 356 -358.
10. Robert Elsie: (“Fiset Shqiptare; Historia, Shoqëria dhe Kultura” Shtëpia Botuese”Artini”, Prishtinë 2017, fq. 269 - 270.
11. At Giussepe (Zef) Valentini “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare”, Botimi i parë, “Plejad“ 2007, Shtypur në Shtypshkronjën ”Grand Prind” Rruga “Mihal Grameno” nr. 180. Tiranë, fq. 310.
12. Xhemal Meçi; “Mjeshtër i Madh“, Gazeta “Veterani”, Shtator 2022, nr. 9 (411) fq. 12.
13. Jacques De Lavardin. Në veprën e madhe: “Fjalori Klasik”, Emrat e përmendur nga autorët Antik.
14. Mark Palnikaj, “Relacione për gjëndjen e Shqipërisë në shek. XVII-XVIII-të (Relacion i Shtjefën Gasprit dhe relacione të tjera.) Botimi i parë, Shtëpia Botuese ”Fast-Prit”, Tiranë 2020. Fq. 109.
15. Teodor Ippen, ”Shqipëria e Vjetër”. Përkthyer nga origjinali: Gjerak Karaiskaj dhe Ardian Klosi, shtypur në Shtypshshkronj “Maluka”, Tiranë 2002, fq. 58.
16. P. Fra Giacinto da Sospello. “ Relatione Universale dell’ origine, e successo dela Missione Apostolica de Frati Osservanti Riforormati del serafico P’ re’ S. Francesco nel Regno d’Albania. Përkthyer nga Dr. Mark Palnikaj, Tiranë 2022, fq. 91.
17. P. Vinçenc Malaj, “Kuvendi i Arberit”, 1703. Instituti i Filozofisë dhe Sociologjisë Prishtinë. Shtypi: “PROGRAF”- Prishtinë, 1998, fq. 68.
18. Lorenzo Viezzoli S. J. “Shqypnija, Njoftime Gjeografike Shtetistike- Administrore. (Ribotim anastatik i Dorës V, Të plotesueme e të ndreqme), Enti Botues “Gjergj Fishta” 2014. Fq. 36.
19. A. Fulvio Kordiniano, “Shqipëria nepërmjet veprës dhe shkrimeve të një misionari të madh italian A. Dedë ( Domeniko) Pasit (1847-1914) Vellimi Irë , Njeriu në përgaditje dhe në Dioçezin e shtatë bajrakëve, Romë, Instituti për Europën Lindore, Romë 1933. Fq. 119 - 120.
Funderrinat mbesin funderrina deri ne fund te jetes! Si ky Butka...