NGA PJETËR LOGORECI
Këto ditë, saktësisht me 12 korrik 2011, mbushen 14 vjet nga vdekja e Dom Simon Jubanit, burrit të qëndresës, i cili me kontributet e veta për shoqninë shqiptare, bani histori, tuj mbetun i pashlyer në kujtesën e çdo shqiptarit. Me këto rreshta dishroj me krye nji detyrim shpirtëror e qytetar tuj e perkujtue këtë gjigand të lirisë, demokracisë e të besimit në Zotin, mbasi e njihja prej afër e na lidhte miqësia.
Sa herë kthehesha në qytetin tim të lindjes, nji ndër vizitat apo takimet e dishrueme ishte kontakti me Dom Simonin. Ndër ato vite, shtëpia e tribunit të lirisë e të besimit, Dom Simon Jubanit, ishte nji vend i rëndësieshëm për shumë besimtarë që vinin nga të katër anët e vendit, edhe nga besimet e tjera, për të bisedue e marrë bekimin e këtij dishepullit të atdheut e të fesë. Siç duket popullariteti i tij, mbrenda dhe jashtë vendit, takimi i tij (si i pari klerik shqiptar) me Papa Gjon Palin në Vatikan, por edhe qëndrimi i tij kritik ndaj paaftësisë dhe mosnjohjes së problemeve tona (shqiptare) ndaj drejtuesve joshqiptare të klerit asokohe, i verboj këto të fundit të cilët u munduen ta distancojnë nga njerëzit e thjeshtë heroin e tyne por edhe të kombit, të demokracisë e të kishës.
…. Linda në Shkodër me 5 mars 1927. Prindët e mi, Zefi dhe Çilja i falën kishës dhe atdheut një martir intelektual, Dom Lazer Jubanin, helmuar me arsenik nga policia sekrete komuniste me 1982…. – shkruan ai në librin e tij autobiografik “Burgjet e mia”….., si dhe Simonin e Kinin.
Filloren e bani në shkollën françeskane si dhe (pas mbylljes saj) në gjimnazin e shtetit në Shkoder. Mbasi mbaroj në Tiranë kursin për radiologji, filloj me punue si radiolog në spitalin ushtarak të kryeqytetit. Në kohën e konfliktit me Greqinë, e mobilizuen ushtar dhe e dërguen në front. Pas tre vitesh shërbimi ushtarak u kthye në Shkodër dhe filloj me punue në Sanatoriumin e qytetit si radiolog, ndërsa, ….siç shprehet ai: për ta mbajtë trupin në formë, fillova sportin që me pëlqente aq shumë: atletikën e lehtë e më pas edhe futbollin. Më pranuen menjëherë si anëtar i ekipit të Vllaznisë e, ma vonë, edhe të ekipit kombëtar të futbollit….
Për kënaqësinë e tij, në vitet 1957 – 1958 merr urdhrat e meshtarisë dhe dërgohet në Mirditë si famullitar, me qëllim për me rindertue besimin dhe kishat e shkatrrueme nga dhuna komuniste.
“…Por çka më pëlqente mue, …shkruen ai, ….nuk i pëlqente komunistave, të cilët më vunë prangat e më banë me u nisë për një rrugë të gjatë e të mundimshme (drejt burgut te Burrelit), ku u mbylla për 26 vjet me rradhë, tue lanë kudo gjurmë gjaku….. Në Burrel kam krye “Universitetin e Burgut Komunist”. Mësova me shkrue e me fole Latinisht, Greqisht, Italisht, Frengjisht, Anglisht që ma vonë më sherbyen me i ba miq Shqipnisë në tanë rruzullin toksor, tue i tregue se cka ka ndodhë në vendin tem, tue fitue kshtu epitetin “ Profeti”….
Për sa i përket jetës së tij private, vuajtjeve në burg, ka pas shkrue: Nëse ndonjë piktori do ti tekej me pikturue simbolikisht jeten teme, do ti duhej me ble nji kalë bojë të zezë….
Kje lirue nga burgu, në sajë të perestrojkës dhe zhvillimeve politike në botë, me 13 prill 1989, së bashku me shumë klerikë të tjerë, duke i mbetur “borgj” Komitetit Qendror, 14 vite burgu të pakryeme. Të gjitha ato që e kanë njohur Domin, e dijnë që dita ma e zezë e jetës së tij nuk ishte dita e arrestimit, por dita e humbjes së nanës e cila përjetoj për së gjalli vdekjen misterioze të birit Dom Lazër Jubanit (të helmuem nga sigurimi) dhe djalin e dytë Simonin të lidhur në zingjirë robërije.
Me daljen e tij në liri, menjëherë Dom Simoni nisi nji aktivitet të dendur shoqnor për me hapun kishën e për me rifillue ushtrimin e lirë të besimit. Si rezultat i këmbënguljes dhe kurajos së tij qytetare, arrin që me 4 nandor 1990 të kremtoje Meshën e Parë publike në varrezat e Rrmajit në qytetin e Shkodrës, në praninë e 200 – 300 besimtareve. Kjo meshë u ndoq nga ajo e 11 nandorit, ku edhe pse nën represionin e terrorin që ushtroj sigurimi dhe policia e rregjimit komunist, morën pjesë mijëra qytetarë shkodranë, pavarësisht nga besimi. Kush nuk e kujton këtë ditë të shënueme për lirinë e besimit dhe të fjalës, ku Dom Simoni, edhe pse bëlbezonte fizikisht, mbajti një fjalim të mirëpregatitur programatik që do të thyente heshtjen 23 vjecare.
Për kontribut të çmueshëm mbarëkombetar, Universiteti i San Françiskos në Kaliforni në vitin 1991, i akordoj titullin dhe diplomën “Doctor Honoris Causa” në shkencat humane me motivacionin: Protagonist i një epoke se re ne Shqipëri…
Më vonë, në vitin 1996-të, shteti i Miçiganit e nderoj me një diplomë të posaçme me motivacioni: nismëtar i lirisë së fjalës dhe shtypit….
Siç shkruan ai vetë në shënimet e tija: … jam i pari shqiptar, që pas Perestrojkes, së bashku me shumë personalitete të tjera botnore (senatorë, kongresmenë, ministra, Andreottin, mbretin e Belgjikës), jam thirrë në audiencë nga Papa Gjon Pali i dytë në Vatikan. Jam i pari klerik pa kurrfarë grade që ftohet dy herë nga administrata amerikane në Ëashington, një herë nga parlamenti rus, një herë nga Spanja, Izraeli, Egjypti, Turqia, shumë herë nga Franca, Italia, Belgjika, Gjermania, ndërsa kam refuzue me vizitue Kinen, Taivanin, Meksiken, Argjentinen…
Gjatë punës së tij baritore, ai krijoj famullinë katolike të Spitenit, Kaftallit si dhe qendrën (fetare, kulturore, shëndetsore, sportive) të Kalivaçit. …
Per me ruejte pamvarsinë e mendimit, nuk kam pranue grada – tregon ai – … nuk pranova kurrë që prej altarit të kishës të bajshe politike, që ti bajsha thirrje popullit të votonte për partinë në pushtet… Unë baj pjesë në partinë e të vorfënve, të masakruemve, të viktimave të së djeshmes e të së sotmes…
Kush lexon librin e tij autobiografik BURGJET E MIA, mund të krijojë një ide të plotë rreth botës së mbrendëshme shpirtërore e punës së pashoqe që Dom Simon Jubani bani për shoqninë dhe popullin shqiptar. Edhe pse kurdoherë,…për guximin, idealizmin, atdhetarinë dhe qëndresën; ai për miqtë dhe popullin e thjeshtë… ishte një hero, …pat ndonjë keqdashës (edhe nga rradhët e kolegëve) që me ironi e etiketoj “ky i marri”…
Me kërkesen e popullit të Shkodres, me 4 nandor 2010, Këshilli Bashkiak i qytetit i akordoj titullin e shumë merituem – “Qytetar nderi i Shkodrës”.
Dom Simoni vdiq në moshën 84 vjeçare me 12 korrik 2011, tuj na lanë mbrapa nji trashëgimi të pasun arritjesh nga puna e mundi i tij, si dhe kujtimin e nji figure të pashoqe simbol i vuajtjes dhe qëndresës nga terrori i diktaturës komuniste. Për kalvarin e vuajtjeve, sakrificat, vetmohimin e tij, për atdheun dhe kishën katolike, mendoj që ai duhet ti shtohet listës së martireve të kishës shqiptare.
Lavdi kujtimit dhe veprës së tij
As nuk e njohim fare si emer , vetëm për spiunllëqe janë mbajtur janë mbajtur këta.
Interesant eshte fakti qe asnjehere nuk jepet arsyeja se perse jane denuar keta "te persekutuarit". Ja edhe ne shkrimin ne fjale nuk thuhet se perse u denua ky karagjoz prifti!? Thjesht thuhet jo po beri burg, jo po diktatura komuniste, jo po feja e zotit, jo po breket e leshit ...
Dakord, cte pelqen ty, NUK do te thote se me pelqen mua. Po pse te arrestuat? Nuk e thote asautori I shkrimit. Se shkove ne mirdite per te perhapur fene? Kishat, xhamite, prifterinjte dhe hoxhallaret punonin fort Ne mes te Tirane, te mbushura plot. Kalonte prifti ne rruge dhe femije I puthnin doren dhe asgje nuk I gjente. Derisa u ndaluar feja me iniciativen e rinise dhe me ligj. Na è thoni dot pse u denua nga gjyqi Dom Simon Jubani?
Ky i rrezikshmi doli gjallë mga burgu, vëllain ia helmuan me arsenik????????????