Uran Kostreci ishte një simbol i rezistencës pa kompromis ndaj komunizmit. Një poet romantik, me një shpirt të butë dhe të fortë njëkohësisht, që mbeti i palëkundur në idealet e tij për liri.
Përkujtohet jo vetëm për veprën e tij letrare, por edhe për kontributin që dha në ruajtjen e kujtesës historike.
Në një nga dëshmitë e tij ka thënë:
“Unë do ta falja diktaturën komuniste për vuajtjet e mia personale, por nuk e fal atë për vuajtjet që u bëri shqiptarëve.”
Urani ka jetuar në qytetin e Elbasanit, ku punoi si mësues i gjuhës shqipe pas mbarimit të shkollës Normale. Por si shpirt i lirë, nuk mundi të pajtohej me diktaturën: tentoi arratisjen nga liqeni i Pogradecit, nga ku u arrestua dhe u dënua me burg.
Nga dosja e tij e e krijuar nga ish -Sigurimi i Shtetit, mësojmë se edhe në burg ai protestonte, mbante greva urie dhe kërkonte të drejtat e të dënuarve, duke u përballur me ndëshkime të vazhdueshme.
Uran Kostreci njihet si mjeshtër i sonetit, autor i një krijimtarie të thellë, me ironi të hollë dhe reflektim të fuqishëm. Ai është një figurë e demokracisë shqiptare dhe përballjes me diktaturën, që kontribuoi në ruajtjen e kujtesës deri në fund të jetës së tij.
Në Shqipëri po dalin më shumë simbole se shqiptarë dhe po na vete mbarë e më mbarë.
E donte shuem Shqiperine, prandaj deshte te shkonte ne Jugosllavi me not. Per Shqiperine po e bente ...
Tashti dhe kundra,rregjimit,dhe ti shpiki dosje sigurimi nuk shkon!
Tashti dhe kundra,rregjimit,dhe ti shpiki dosje sigurimi nuk shkon!
Diktatura ekstreme, tepër e rreptë, ishte defekti i sistemit, përkatësisht i Diktatorit! Të mos guxosh as të lëvizësh lirisht brenda vendit, kjo është si në kohë okupimi!
Keshtu eshte kur nuk e njeh historine dhe realitetin e asaj kohe, fillon e thua brrockulla o trupeshk D
Urani ishte njeri i mire , i vuajtur , i thjeshte e i kulturuar . Por nuk ishte hero , sic doni ta paraqisni ne kete shkrim . Ne nje bisede me të kur e pyeta qe kisha degjuar se kishte firmosur qe te bashkepunonte me sigurimin e shtetit , me tha : Po , kam firmosur sepse behej fjale per mbijetese ose per nje fund te tmerrshem ne tortura . Dhe e kuptova e i dhashe te drejte . Absolutisht nuk e gjykoj per kete . Mund te them se , ne fillim te viteve '90 , takoheshim e bisedonim , kryesisht per letersi . Megjithate , politika edhe po te mos doje , futej me pahir ne jeten e asaj kohe . Dhe ne kuader te kesaj e pyes perseri qe si eshte e mundur qe te hoqen nga funksioni i kryetarit te PD per Elbasanin ? He he me tha , une e pesova si Fan Noli qe i binte flautit nder kohe qe Zogu komplotonte me serbet . Edhe une tha , shkruaja poezi ( duhet te them qe kishte rene ne dashuri i varfri , per fat te keq me nje bushter ) , shkruaja poezi per Dylqinjen time nderkohe qe berishistet me bene " daljen ".
Ky beri dhe poemen: "Epopeja e karkaleceve". Mbase jam i gabuar, por keshtu e mbaj mend. Mire beri. Pune e tij. Po te marresh poemen e Shefqt Musarjajt: "Epopeja e Ballit Kombetar" dhe mbi te te te shkruash nje epope tjeter sikur nuk shkon. Kopje vetem nga Balli vuri Karkalecet!!!!!
në diskutimet,si këtu në tema dhe dita,pretendohej se uran kostreci ishte "nastradini",personi që komentonte me këtë pseudonim!!nëse ka qënë ai!?ishte shumë prosllav!rus sidomos!!(unë nuk e kam lidhur me kostrecin,sepse më duket se nuk i kishin vjedhur makinën e blerë me paratë e burgut)