“Historia është gjykatësi suprem, para të cilit të gjitha sekretet dalin përfundimisht në dritë.” – Ismail Qemal Vlora (24 janar 1844, Vlorë, Shqipëri – 26 janar 1919, Peruxhia, Itali)
Ismail Qemal Vlora në këtë 182-vjetor të lindjes nuk ka nevojë për lavdinë tonë. Ne kemi nevojë për trashëgiminë e tij. Figura e Ismail Qemal Vlorës në historinë e Shqipërisë, mishëron vrullshëm idenë e shtetit, dinjitetit kombëtar dhe vizionit europian. Ai nuk ishte vetëm njeriu që ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Ai është arkitekti i shtetit shqiptar të pavarur të orientuar drejt Perëndimit.
Sipas fjalëve të burrështetasit të shquar grek nga familja e njohur Levidis, ish-kryeparlamentari, autori dhe oratori i mbiquajtur “bilbili i parlamentit” grek Nikolaos D. Levidis (1848-1942): “Është mysliman nga feja, por armik fort fanatik i turqve. Ka të rritur në vehte, në gradën më të lartë, ndjenjën e rracës së tij. Ëndërron komb shqiptar me lidhje dhe vëllazërim me kombin grek. Ismail Qemal beu, greqishten e flet si grek intelektual, meqenëse ka studiuar në shkollën “Zosimea” të Janinës. Është politikan i dorës së parë, figurë politike me rëndësi të madhe, që di tërë çështjet që i interesojnë Ballkanit.”
Por më shumë se një shekull më pas, pyetja që shtrohet vetvetiu është se çfarë ka mbetur nga trashëgimia e tij?! Ismail Qemal Vlora nuk e shikonte shtetin shqiptar si një zgjatim të Perandorisë Osmane, as si një krijesë të brishtë ballkanike, e cila mbijeton mes fqinjëve grabitqarë. Përkundrazi, ai e konceptoi Shqipërinë si një komb modern, të aftë të ndërtojë institucione, të garantojë liritë qytetare dhe të bëhet pjesë e rrjedhës së qytetërimit perëndimor.
Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e pangjermanizmit e pansllavizmit, për intrigat e fqinjëve dhe për fragmentarizimin e brendshëm shqiptar. Por, ai nuk pa aty arsye për dorëzim. Ai pa aty detyrimin për bashkim. Sot, kur shohim realitetin shqiptar, vërejmë një kontrast të dhimbshëm. Trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës nuk duhet të reduktohet vetëm në një datë kalendarike dhe në ngatërrimin e ditëlindjes çdo vit!
Nuk ekziston asnjë vend tjetër që ta ketë trajtuar “Atin Themelues”, në të njëjtën mënyrë si ne. Realiteti tregon se, sot që po flasim nuk ekziston asnjë muze në Shqipëri që të kremtoj jetën e themeluesit të shtetit modern shqiptar. Kjo sepse, historikisht në Shqipëri përvjetorët e Pavarësisë janë shfrytëzuar më tepër për të kremtuar kultit të individit të rradhës, sesa për të nderuar veprën e rilindësve.
Në këto 114-vite Shqipëri, vendosja e portretit të Themeluesit në zyrat e shtetit shqiptar në vitin 2013, është akti më vlerësues ndaj veprës së tij. Ndërkohë, vlonjati më “durim-madh” që ka njohur historia jonë, pret prej 114-vitesh ngritjen e një monumenti dinjitoz në kryeqytetin e shtetit të themeluar prej tij. Ndërkaq edhe rrugët apo sheshet e çdo qyteti apo fshati shqiptar, do të ishin më të nderuara po të mbanin emrin e tij. Sepse, Ismail Qemal Vlora ishte shqiptar kur nuk kishte Shqipëri.
Ne shqiptarët kemi vuajtur boll këto 114-vite nga sindroma “që gjithçka fillon nga mua”. Sot, ne duhet të shkëputemi prej saj. Me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje të begatë ne duhet që t’i edukojmë brezat nën shembullin e njerëzve të mëdhenj. Nëpërmjet lidershipit të Ismail Qemal Vlorës, ne mund të kuptojmë se si mund të ndërthuret më së miri racionaliteti dhe empatia në zgjidhjen e problemeve të kohës tonë. Sikur të gjithë ata që e kanë drejtuar Shqipërinë në këto 114-vite, do ta kishin pasur si “Yll Polar” trashëgiminë e Ismail Qemal Vlorës, ju garantoj që ne sot do të kishim një Shqipëri shumë më të begatë.
Institucionet tona nuk po arrijnë akoma që të pasqyrojnë idealin e tij të shtetit të së drejtës. Demokracia jonë shpesh ngjason më shumë me një lojën e mbijetesës politike sesa me kulturën e lirisë. Europa mbetet horizonti ynë. Por, shpesh kjo keqpërdoret si slogan. Në vend që të kemi udhëheqës që frymëzohen nga guximi i Ismail Qemal Vlorës, ne shohim politikanë të thyer përpara interesave të ngushta vetjake.
Trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës është Bibla dhe Kurani i shqiptarizmës. Trashëgimia e tij është udhërrëfyesi ynë politik e moral. Aty ne duhet të mësojmë, kurajën për të menduar shtetin mbi interesin personal. Vullnetin për të ndërtuar institucione e jo për t’i shkatërruar ato. Orientimin perëndimor si zgjedhje strategjike e kombit, jo si mjet propagande. Kulturën e kompromisit kombëtar përballë interesave të ngushta personale.
Sot, kur vendi përballet me largimin masiv të të rinjve, me dobësinë e institucioneve, me polarizimin politik dhe pabarazinë sociale, trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës na fton që të reflektojmë. A kemi bërë ne gjithçka për ta ndërtuar Shqipërinë sipas ëndrrës së tij?!
Ismail Qemal Vlora nuk kërkonte nderime. Ai kërkonte që Shqipëria të jetonte me dinjitet mes simotrave të saj europiane. Detyra jonë sot nuk është thjesht të kujtojmë “Themeluesin”. Detyra jonë është që të ringjallim vizionin e tij në politikë, në shoqëri dhe në institucione. Sepse nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës, mbetet vetëm aq sa ne jemi në gjendje që ta mbajmë gjallë me vepra, jo me fjalë.
Ka 114 vite që Shqipëria lindi si shtet, dhe emri i Ismail Qemal Vlorës mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me themelin e saj politik, institucional e diplomatik. Ai nuk ishte thjesht Shpallësi i Pavarësisë, por krijuesi i një vizioni për shtetin modern shqiptar, të ndërtuar mbi ligjin, dinjitetin dhe përfaqësimin kombëtar.
Por sot, a e kemi ruajtur ne thelbin e kësaj trashëgimie?! Apo kemi ngecur tek simbolika e thjeshtë, ndërkohë që shpirti i vizionit të tij harrohet?! Sa herë kemi guxuar ne që ta matim veten me standardin e tij?
Ismail Qemal Vlora jetoi me bindjen se Shqipëria nuk mund të mbijetonte pa institucione të forta dhe pa një elitë që i shërbente kombit, jo vetes. Sot, ne shumë shpesh, shohim të kundërtën, institucione të dobësuara nga korrupsioni, politika të zhytura në konflikt interesi, dhe një shoqëri që largohet gjithnjë e më shumë nga besimi tek shteti.
Trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës nuk është vetëm Pavarësia. Është ideja se shteti duhet të jetë i denjë për qytetarët e vet. Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është e thjeshtë, a kemi ne sot guximin dhe karakterin që ai tregoi në kohën më të vështirë të kombit tonë?! Apo jemi bërë thjesht konsumatorë të historisë, duke harruar misionin e saj?
Zgjedhjet tona janë pasqyra e shpirtit tonë. Një dhunti kjo e falur nga Zoti. Nëse duam ta nderojmë me të vërtetë trashëgiminë e Ismail Qemal Vlorës, duhet që të rindërtojmë besimin tek shteti. Të përforcojmë institucionet. Të vendosim meritën përpara klientelizmit. Të vendosim të mirën e përbashkët përpara interesit vetjak. Vetëm kështu trashëgimia e tij mund të shndërrohet në një kujtesë të gjallë të Shqipërisë që ai ëndërroi. Një shtëpi e denjë për qytetarët e saj.
Nga trazhgimia e Ismail Qemalit na ka mbetur aq shume sa po shkatrrohet Shqiperia. Ismail Qemali ngjason si dy pika uji me Sali Berishen. Ismail Qemali ngriti flamurin e mevetsise dhe shume shpejte punoi qe ajo, Shqiperia te jete zgjatim i Perandoris Osmane. Evropa e shpalli Non Grata si proturk e pati nje Esat Pashe Toptani qe diti te manovroje e ta shpetoje Shqiperine. Sali Berisha ngriti flamurin e antikomunizmit dhe punoi qe pushtetin ta trazhegonin bijte e Nomeklatures dhe aparatit te represionit komunist. Me vones u shpalle Non Grata dhe Esat Pashen e Ri po perpiqet ta luaj Edi Rama por çe do se zgjatimi i rranjes se prejardhjes se tij e deklasifikon si komunist. Ka thene: Komunistet ne Litar por ajo mbeti fasade ashtu, siç ngjyrosi pallatet e Tiranes me Roze. Megjithate duhet te realizohet dekomunistizimi, duke ngritur kollonen Mbreterore e cila i vdese metastazat e fshehta, pa patur nevoje per reforma drastike qe ju kerkohen nga Evropa dhe pajtimi kombetar vjene shpejte pa e tronditur nga themelet Shqiperine per hire (!) te unitetit kombetar.
ere turku dhe morra.... gezuar ramazonin
Vlerësimi më i madh që i është bërë "Atit" të shtetit shqiptar, është vendosja e shtatores së tij, si e fshehur, në lulishten bri godinës së Kuvendit në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Gjithsesi dhe ajo shtatore e krijuar për t'u vendosur brenda mjediseve të Muzeut Historik, me këtë rast u nxuar prej aty dhe u vendos aty ku është sot. Deri këtu le ta quajmë procesin në rregull. Një ditë, diku nga viti 2022, pra 10 vjet pas vendosjes aty të shtatores, duke kaluar aty, pashë një grumbull turistësh para asaj shtatoreje, të cilëve për të u fliste guida, një vajzë e re. Mbajta këmbët të dëgjoja, por ajo që më ra menjëherë në sy, ishte se platformës (pllakës vertikake) pas shtatores i mungonte një pjesë dhe pllaka para saj ishte e thyer. Gjithsesi mund të ishin dëmtuar gjatë çvendosjes, apo vendosjes (montimit) aty. Nuk mjaftonte vetëm kjo, por shtatorja ishte e mbuluar nga pluhuri. Mendova, si ka mundësi që t'ua paraqesim të huajve, themeluesin e shtetit në këtë gjëndje të turpshme e aspak dinjitoze?! E tillë, edhe pas 10 vjetësh nga vendisja, më nxiti qysh të heslrneb, të drejtohem personalisht në Ministrinë e Kulturës. Më priti një grua që mu prezantua si e drejtorisë së monumenteve të kulturës, e cila më shpjegoi se 'halli' im , nuk ishte në kopetencën e tyre, por të Bashkisë së Tiranës. Po atë ditë, iu drejtova asaj. Atje nuk mu ofrua ndonjë 'kopetent' relevant, por nëpunsja e sportelit të pritjes së qytetarëve, e cila më rekomandoi ta parashtroja 'hallin' tim me shkrim. Ani, u ula dhe e bëra atë letër gjatë, të cilën ia drejtoja direkt Erion Velisë, e firmosa dhe ia dorëzova sportelistes, e cila më premtoi se do ta çonte në protokoll. Në letlr nuk kërkova të njoftohesha, se hallin nuk e kisha personal, mjaftonte ndërhyrja për rregullimi e shtatores. Duke menduar se si qytetar e kisha kryer detyrën, u largova. Atëhere, por dhe sot, keqardhja ime është se nuk pati asnjë reagim, përderisa ajo gjëndje që përshkrova, është njëlloj me ndryshimin se shtresa e pluhurit mbi shtatore është rritur!! Në këtë 114 vjetor të lindjes së "Atit" të Shtetit, konkluzionin ppr atë shtatore, le ta nxjerrë vetë kushdo. E fundit: Për mendimun tim, shtatorja aktuale duhet hequr prej aty (të çohet përsëri në Muzun Historik), të ndërtohet një shtatore e re, më madhështore siç i takon asaj figure historike dhe të vendoset ajo në një shesh kryesor të Tiranës, mundësisht në qendër të saj.
Me përjashtim të kohës së ENVER HOXHËS që Shqipëria ka qënë indipedente dhe e pa varur ,në gjithë historin e saj ka qënë zgjatim i pushtimeve të huaja .Në Shqipëri busti 30 m.i lartë duhet ti bëhet vetëm ENVET HOXHËS.