Historia e dhimbshme e gazetarit të zhdukur: Një ish-oficer i Sigurimit me origjinë nga Çamëria, më tha ‘tortura e fundit që i bënë babait tuaj, ishte nxjerrja e syve dhe'…

22 Maj 2022, 14:29Dossier TEMA

Historia e dhimbshme e gazetarit të zhdukur: Një ish-oficer i

I lindur më 14 shkurt 1912 në Çamëri dhe ardhur në Shqipëri në moshën 8-vjeçare. Pjesëmarrës në luftë, si zëvendëskomandant i çetës “Çamëria”. Arrestohet më 28 korrik 1960, me akuzën si agjent i zbulimit të huaj për një kohë të gjatë. Në maj 1961 i përmendet emri në gjyqin e Teme Sejkos dhe të 38 personave të tjerë, por nuk u shfaq si person në gjyq. Nga ky moment, nuk dihet më asgjë për fatin e tij.

U përhapën fjalë sikur ishte gjallë, sikur ishte çmendur, që e kishin pushkatuar, që kishte përplasur kokën në murin e qelisë dhe kishte vdekur. Organet zyrtare të shtetit as e pohonin, as e mohonin vdekjen e tij, duke e lënë çështjen pezull të mbuluar me mister dhe duke krijuar idenë e rreme te familjarët se Taho Sejkoja ishte gjallë. Vetëm në vitet e demokracisë familja u njoh me një vendim të Gjykatës së Lartë, të asaj kohe për dënimin me pushkatim të Taho Sejkos, por s’kishte asnjë process-verbal pushkatimi.


Njoftimi më i fundit rreth fatit të tij, ka qenë nga një ish-punonjës i Hetuesisë, i cili pohoi se: Taho Sejko, është torturuar për një kohë të gjatë e në fund i kanë nxjerrë edhe sytë.  Midis këtyre të dhënave kaq kontradiktore e të tmerrshme, familja ende nuk e di si është e vërteta e fatit të Taho Sejkos.

Dëshmon i biri, Hektor Sejko As i gjallë, as i vdekur – një jetë e mbetur në terr! Çfarë ka ndodhur me këtë burrë, me këtë njeri? Cili është faji i këtij? Gjyshja ime 80 e ca vjeçe, nga tre djem që pati, mbeti pa asnjërin. Dy i arrestuan në të njëjtën datë dhe i eliminuan. Tjetrin e bënë të mbytej në pus…!

Vijon nga numri i kaluar           


Zoti Hektor, nuk patët asnjë informacion tjetër zyrtar?

Përveç këtyre bisedave që vinin në forma nga më të ndryshmet, s’kishim asnjë lloj informacioni. Pak para se të vdiste nëna, marrim vesh diçka tjetër. Dhëndri im punonte në Rrenc, me nipin e Mark Dodanit, që ishte i Sigurimit të Shtetit. Nipi i Mark Dodanit, i thotë dhëndrit tim: “Tonin, ka ardhur daja mbrëmë dhe unë të përmenda ty, që ke marrë vajzën e filanit. Daja më tha që filani, Tahoja, ka ardhur prej Greqisë, e kam shoqëruar unë vetë, e kam çuar në Tiranë dhe ka takuar ata të mëdhenjtë fare”.

Kush ishin këta të mëdhenjtë, Enveri e kompani?

Po ashtu i bie, se kush tjetër? Për kë tjetër e kish fjalën?! Komplet rrena të sajuara! Të tëra këto që po të them ty janë rrena, se u vërtetuan më mbrapa. Përse është mbajtur kjo situatë kështu, unë nuk e di. Arsyen e kësaj pune s’kam si ta di. S’del e shkruar askund, prandaj s’e di. Dhe dëshmitarët nuk janë, s’ekzistojnë më.

Kanë vdekur…?!

Edhe ata që kanë qenë, s’kanë folur. Atëherë, në dhjetorin e vitit 1990, unë i bëra telegram Ramiz Alisë me kërkesë për këtë problem. Më ktheu përgjigje të shkoja në Ministrinë e Brendshme. Atje më priti një oficer dhe i thashë: “Kërkoj të di të vërtetën për babain tim, Taho Sejko”. “Pse, more, nuk e di ti të vërtetën”? – ma ktheu oficeri. “Kaq idiot të dukem që e di dhe vij të kërkoj. Po ta dija, s’vija të kërkoja”? Edhe i’a shpjegova shkurtimisht të gjitha këto.

Tri ditë mbasi kishte vdekur nëna ime, erdhi një person e na tha: “Tahoja ishte në varrim, i fshehur pas një peme. Ka qenë i fshehur pas një peme”. Donte të na bindte, se Tahoja jeton!

Duket që është metodë pune: Krijo legjendën që është gjallë dhe kështu mbulo krimin.

Po, po, legjenda se ai gjoja jeton. Historia vazhdon. Varrimi ishte në dy e gjysmë, por sa shkuam ne gjer në varret në Shtoj, dimër ishte, dhjetor, u err fare. U err, u err… edhe ky erdhi e na rrejti si për shtatë palë qejfe: “Ka qenë i fshehur pas një peme”!

Kishte kaluar çerek shekulli nga arrestimi i babait tuaj, apo jo?

Fiks, 24 vjet. Këta vijonin të na mashtronin…! Ne vazhdonim e jetonim me një ëndërr. Nëna ime vdiq me shpresën dhe besimin e saj të madh e të jashtëzakonshëm, se ky njeri jeton. Se ku është, hajde e gjeje, por ky jeton!

Nuk kishit asnjë deklaratë zyrtare?

Në mënyrë absolute jo! Në mënyrë absolute jo! Përveç këtyre fjalëve që shkonin e vinin, jo kështu e ashtu, se cila ka qenë arsyeja, as sot nuk jam në gjendje ta di. Nisur nga fjalët e Feçor Shehut, ‘për ta vrarë e vrasim, frikë s’kemi; njerëzit vdesin edhe jashtë, edhe brenda, e thonë ka vdekur; po të ishte çmendur, s’është as për ne, as për ty…’! Të tria këto versione, na i hodhi poshtë Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, që më vonë u bë ministër i Brendshëm i Sigurimit të Shtetit Shqiptar. Na u krijua një situatë që çfarë të themi. Përfundimisht, janarin e vitit 1991, kam marrë këtë dëshmi penaliteti, sipas së cilës morëm vesh që Taho Sejkoja është pushkatuar.

Është pushkatuar!

Ja, lexoje, se unë e kam pak të vështirë ta shoh.

Me vendimin numër 3, të datës 24 shkurt 1962.

Po. Më 1962.

Vendim i Gjykatës së Lartë, për tradhti ndaj atdheut, për dhënie informatash zbulimit të huaj, për agjitacion dhe propagandë, sipas neneve 64, 67, 76 të Kodit të Procedurës, me vdekje me pushkatim. Konfiskimin e…!

Pasurisë së pjesës së tij! Na i kanë marrë të tëra! S’kanë lënë gjë pa na marrë!

Po kjo? E drejta elektorale…?!

Për 5 vjet. Pasi pushkatohet, s’ka të drejtë të votojë për 5 vjet!

Po ai është i vdekur more! …I hiqet grada ushtarake. Ekzekutuar më datë 13.3.1962. Paska vdekur që në ’62-shin?! Tiranë, më 29 janar 1991. Pra, sa ka ardhur demokracia, informacioni i parë i demokracisë, që nuk u’a kishin dhënë kurrë më parë.

Ne s’kemi lënë vend pa e kërkuar, more burrë. Në ’62-shin e kanë pushkatuar këta, në ’62-shin thonë këta. Të vërtetën është shumë vështirë ta gjesh sot. Nuk ka proces-verbal pushkatimi, nuk e di unë çfarë ka ndodhur me të…!

A u tregua ndokush i gatshëm për ta ndriçuar situatën në lidhje me arrestimin, pushkatimin dhe zhdukjen?

Në qershor të vitit 1992, unë kam ardhur në Tiranë, si nënoficer i Gardës së Republikës. Detyra që i vura vetes, ishte të nxirrja të vërtetën për problemin e babait tim. Pjetër Arbnori, në vitin ’94, më ka ndihmuar të shkoj te kryetari i Gjykatës së Kasacionit, për të marrë dosjen e Taho Sejkos.

Kush ishte kryetar i Gjykatës së Kasacionit?

Zef Brozi. Ai më dha leje në ’96-n për të shfrytëzuar materialet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit Qendror të Shtetit, në lidhje me Mehmet Sejkon, Taho Sejkon, Teme Sejkon, Rexhep Plakun dhe Alush Takën. Kjo është mbështetja që më ka dhënë Pjetër Arbnori, me ndërmjetësinë e Kolec Topallit.

Ja ku kemi: “Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, Dega e Parë, Dosja 278, Tepër sekret, seria C2, Tiranë, 24/3/1961”.

Është e gjitha ajo që jep Kadri Hazbiu, për sa i përket problemit. Këtu jemi një a dy muaj përpara se Teme Sejkoja të dilte në gjyq.

Gjyqi i Teme Sejkos u zhvillua në maj të vitit 1961 apo jo?

Në maj 1961. Atëherë, çfarë thotë këtu Kadri Hazbiu? Mes të tjerave: “Taho Sejkoja akoma nuk flet. Jo vetëm e dobëson deri në njëfarë shkalle procesin gjyqësor të bëhet publik, por pengon zbulimin e fakteve që ai i di si element. Brenda afatit të kërkuar, do të bëjmë përpjekje për ta zbërthyer. Deri më sot, ndër 38 të arrestuarit, flasin vetëm 22, ndërmjet të cilëve, të gjithë kryesorët, me përjashtim të Taho Sejkos, të tjerët flasin vetëm pjesërisht, dhjetë nuk flasin fare, prandaj, që të zbërthehen edhe të tjerët, duhet kohë më e gjatë”.

Kështu që deri në mars të vitit 1962 Taho Sejko nuk ka folur fare. E thotë Kadri Hazbiu. Domethënë, gjatë vitit 1961, ai s’ka folur gjë.

Në dokumentet që kam marrë unë (mund të kem mbi 1.200 faqe dokumente), se kam marrë nga të gjithë arkivat: edhe nga Arkivi i Shtetit, edhe nga ai i Ministrisë së Brendshme, nga Arkivi i Ministrisë së Jashtme, kuptohet, nuk janë të tëra për babain, por janë edhe për axhën, edhe për djalin e axhës, unë kam ndarë një pjesë, gjërat më pikante. Në këto dokumente, një gjë që më bëri shumë përshtypje që e ka shkruar vetë ai, është shkrimi i tij e i ka rënë vizë me laps. Është e shkruar dy ditë para se të fillojë gjyqi, dy ose tri ditë.

Data 12.5.1961.

Po, i pesti, 1961, 3 ditë përpara se të niste gjyqi i Temes!

Pra, më 15 maj 1961 nisi gjyqi i Teme Sejkos. Çfarë shkruan aty? Me laps e ka shkruar ai, apo të tjerët?

Jo, është e tija ajo!

“Nëpërmjet shpifjeve shtazarake të njerëzve të këtij vendit tonë…” Pra, kjo shprehje është e tij?

Me këtë, i ka dhënë përgjigje shtetit. Është në dosje. Ka, nuk e di sa proces-verbale për shtyrje të hetimit ka, sepse pasi ka mbaruar gjyqi i Teme Sejkos, hetimin e Taho Sejkos e ka marrë Ferhat Matohiti.

Si përfundim, kanë bërë një dosje, ku ky person që s’kishte pranuar asgjë, na i paska pranuar të tëra.

Ku është kjo dosje?

E kam unë të plotë, dosje hetimore dhe gjyqësore. Në dosjen gjyqësore janë të gjitha ato që ka deponuar Teme Sejko, Tahir Demi e kompani. Janë të tëra brenda saj dhe del që i pranon Taho Sejko. Hajde gjeje tani, i pranoi, si i pranoi, kur i pranoi, sa pranoi…?!

Duhet ta kenë torturuar. Atë nuk e nxorën në gjyqin e Teme Sejkos, por i përmendën emrin. Nga ana tjetër, ka plot proces-verbale që ia kanë shtyrë shumë kohë edhe hetimin për ta zbërthyer, siç shkruanin tek ai dokumenti, kështu që patjetër e gjithë kjo kohë “zbërthimi” duhet të ketë qenë kohë torturash.

I rëndësishëm për mua është trupi gjykues me tre veta. Njëri prej tyre është Andon Sheti. Sa e pashë emrin, shkova dhe e takova. I thashë se s’kisha gjë me të. Ke qenë i detyruar, je paguar, ke bërë detyrën që të ishte caktuar, por unë dua të di të vërtetën

Më tha: “Këtu, te kjo letra, nuk ka në mënyrë absolute asgjë të vërtetë. S’kam marrë pjesë unë në atë gjyq…! Do të ishte kënaqësi e madhe të të jepja informacion për gjyqin e babait tënd. Po aty s’ka absolutisht asgjë të vërtetë. Kjo s’është firma ime. S’kam firmosur unë këtu dhe s’kam marrë pjesë unë në këtë gjyq”.

Kjo është mafie e frikshme…?!

Domethënë, kanë manipuluar edhe dosjen gjyqësore. S’ka pasur fare gjyq! Kanë bërë ca letra, kushedi kush i ka vënë firmat, se aty janë tri firma.

Ky gjyq s’qenka real, porse personi është arrestuar, është mbajtur në hetuesi, është torturuar…! Cila është arsyeja që për 31 vjet ky njeri është mbajtur i fshehur? Ky gjyq, pa proces-verbal pushkatimi, është fals. Çfarë ka ndodhur me babain tim nuk e di, se kërkimet e mia hasin në një mur. Muri janë gjithë plehrat e Sigurimit të Shtetit dhe të qeverisë shqiptare, që i kanë lyer duart me gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe s’pranojnë të thonë të vërtetën.

Në vitin 1994 ka ardhur një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, me origjinë çame, më ka kërkuar te Kryesia e Kuvendit. Më ka thënë: “Kam ardhur të të takoj ty, djalin e Taho Sejkos, për të të thënë një të vërtetë. A e di se cila ka qenë tortura e fundit që i kanë bërë babait tënd”?

Ndenja dhe e pashë kështu, u stepa për momentin.

“Tortura e fundit që i kanë bërë babait tënd është që i kanë nxjerrë sytë”.

Mos, o Zot! E kupton?

Çfarë ka ndodhur me këtë burrë, me këtë njeri? Cili është faji i këtij, more? Cila është arsyeja që neve s’na e thanë për 31 vjet? Cila është arsyeja që na kanë mbajtur në qytetin e Shkodrës e nuk na çuan në internim? S’mund ta harroj! Gjyshja ime, 80 e ca vjeçe, nga tre djem që pati, mbeti pa asnjë. Dy i arrestuan në të njëjtën datë dhe i eliminuan. Tjetrin e bënë të mbytej në pus. Më 1963 ka vdekur axhë Suloja dhe ajo ka vdekur më 1964. Atë skenë, sa të jem gjallë s’mund ta harroj. Një karrocë, një kalë, një karrocier, një arkivol dhe tre persona mbrapa. Unë, nipi i vetëm i saj, kishte nipa të tjerë, por aty isha vetëm unë, Ramiz Draçini, komshi dhe Kujtim Demi, i afërmi ynë që jetonte në Shkodër, të cilin babai e kishte ndihmuar të vinte e të stabilizohej në Shkodër. Këta ishin tre personat që po varrosnin nënën e tre djemve, që mbeti pa asnjë djalë! Pa asnjë!

Sikur rastësisht t’i kishit takuar ata që kanë vrarë e kanë zhdukur njeriun tuaj të afërm, çfarë do të provonit? Si do të reagonit?

Po, mor’, po ta them shqip, shqip, e kam deklaruar botërisht. Kur kam hapur dosjet për të gjetur hetuesin e fundit, Ferhat Matohitin, unë kam qenë oficer i Gardës së Republikës, me pistoletë në brez.

Ferhat Matohiti, për çdo ditë vinte te Kryesia e Kuvendit dhe kalonte përpara Kryesisë së Kuvendit, dhe mua as më ka shkuar e as më shkon në mendje se mund t’i bëj gjë.

Unë besoj në Zot! Besoj në Zot! Personat realë që e kanë bërë këtë punë hëngrën njëri-tjetrin. Unë s’jam për të bërë një veprim jashtë asaj që jam ndërtuar. Duke besuar në Zot, ia lë drejtësinë Atij.

Vetëm një Xhemal Selimi ka paguar nga kjo hata e madhe. Xhemali ka qenë në Shkodër i deklaruar. E ka vrarë dikë dhe i’a ka thyer arrat në kokë. Por dukagjinasit nuk ta falin poshtërimin!

Në çdo shoqëri ka rregulla sjelljeje ndaj kufomës, ndalim të dhunimit, përdhosjes, nderim për të ikurin. Tani, dua të di, a ruani sende personale nga babai juaj?

Çfarë kishte në shtëpi, erdhën ia sekuestruan dhe i morën. Dy kostume që i kishin mbetur, i kam kthyer e i kam bërë për vete, se s’kam pasur mundësi tjetër për t’u veshur. Një pjesë dërrmuese të gjërave jemi detyruar t’i shesim për bukën e gojës.

Prej babës kam një gjë të bukur të fundit. Miku im, Gjovalin Filipi, ka gjetur librezën e punës së babait në Shkodër. Aty baba me dorën e vet ka shkruar punët që ka bërë në vazhdimësi, prej vitit 1945 deri më 1960.

Kam edhe disa letra, fotografi.

Duke qenë se morët këtë vulën e “biografisë së keqe”, si ju kanë parë njerëzit? Po autoritetet? A ju kanë diferencuar?

Në vitin 1968, kur jam liruar prej ushtrisë, një vit ndenja pa punë e me shumë vështirësi mora një fletë pune për në Uzinën Rajonale në Shkodër, që gjendej pas Uzinës së Telave.

Më thanë të shkoja në shtator, se shefja e kuadrit ishte me leje. Shkova në shtator dhe aty po bëhej mbledhje e kolektivit për punën time, se isha nipi i filanit dhe djali i filanit, pra, a do të më pranonin apo jo. Për fat, ai që drejtonte mbledhjen, tha: “Çfarë thoni ju, se unë jam dakord”. Kështu fillova punën me tri turne.

A keni pasur përkrahje nga miq apo ishit nën vëzhgim?

Miq kemi pasur e s’i harroj sa të jem gjallë. Kemi mbetur edhe pa rrogë, por shoferi i Taho Sejkos, Angjelin Toska, dërgonte nusen, Luçien, në darkë dhe më jepte dy mijë lekë, tri mijë lekë…! Na ka dhënë bukë, more! Në kohën kur na i morën të tëra e s’kishim as bukë për të ngrënë. Ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm. S’mund t’i harroj Çelin Toskën dhe Luçen unë.

Kur është arrestuar babai, nëna më ka thënë: “Kujdes, bir, jemi vetëm këtu! Të mirën dhe të keqen e bën për vete, s’ia bën kujt”.

A ju ka munguar babai gjatë jetës?

Ah, shumë! Babain e adhuroj – një njeri që s’ka njohur çfarë është servilizmi, s’e ka njohur në mënyrë absolute! Një njeri që i ka thënë komunizmit: “Këtu jeni gabim, aty jeni gabim”. Vështirë të gjesh sot njeri të tillë, por një njeri që është vetë dënuar.

Edhe me tre fëmijë, ai nuk ka bërë kompromis, se mund të kishte mbyllur gojën për hatrin tuaj.

Duke folur, është vetë-dënuar. Ma ka thënë nëna ime: “I kam thënë 100 herë babës tënd: ‘Mos fol! Mos fol, more burrë! Mos fol, se këta shihe çfarë po bëjnë!’ ‘Unë atë që kam brenda vetes do ta them, s’kam frikë…”!

A e keni ndier praninë e tij?

Babai, gjatë gjithë jetës sime, edhe sot që po flasim bashkë, është afër meje. Prania e tij për mua është e pazëvendësueshme. Edhe kur e them emrin tim, unë e them Hektor Taho Sejko. Ka sakrifikuar jetën e tij vetëm për ne. Nëse Taho Sejkoja do të dilte e do të depononte në gjyq…!

Mendoni se do t’ju kishin futur në burg?

Jo, mor’, jo, s’isha gjallë unë sot! Të jesh i bindur për këtë punë. Është merita e tij, është aftësia e tij. Në momentin që një person pranon një faj që s’e ka bërë, ka dënuar jo vetëm veten, por edhe familjen e tij. Qëndrimi i tij dënoi atë, por familjen jo! Ai u dënua, sepse ishte i destinuar për t’u vrarë. Ai nuk mund të dilte më gjallë prej aty, në mënyrë absolute s’dilte më gjallë. Me qëndrimin që mbajti, me rezistencën e tij, logjika më çon në përfundimin se ai na ka mbrojtur.

Në cilat momente e keni ndier më shumë mungesën e babait tuaj?

E kam ndier kur s’kam pasur bukë për të ngrënë në shtëpi dhe nëna ime i merrte dy motrat në shtrat e u thoshte: “Po shkon Hektori të marrë borxh të blejë bukën, e unë po ju kallëzoj ndonjë përrallë sa të vijë”. E kam ndier kur në klasën e dytë gjimnaz, nuk kisha këmishë për të veshur dhe kam shkuar në shkollë me kanotierë, e drejtori i shkollës më nxori para tërë shkollës. Mungesën e babës e kam ndier kur jam detyruar në atë kohë, në atë moshë, të shkoja për të punuar në fermë, kur jam detyruar të shkoj të punoj në Fabrikë të Tullave. E kam ndier kur kam qenë ushtar, që më kanë nxjerrë para komandantit të togës, se duke qenë 49 kile, nuk isha i zoti të prisja me sëpatë 5 m2. pyll. Ishte e pamundur ta prisja.

Më nxirrnin para komandantit të togës e më përmendnin babën e axhën çdo herë: “Djali i armikut, nipi i armikut, s’do të punojë…”!

Si e keni pritur rënien e komunizmit?

E kam pritur si gëzimin më të madh të jetës sime, më të madhin. Pas lindjes së fëmijëve, kjo ngjarje ishte gëzimi më i madh që kam përjetuar në jetën time. Ka shumë njerëz që nga demokracia kanë përfituar materialisht. Unë kam përfituar shpirtërisht. Krijimi i Partisë Demokratike më hoqi frikën. S’kisha më frikë, domethënë, erdha te Hektori, erdha të vetja. Fitorja e Partisë Demokratike, më solli lirinë në mars 1992. Me fitoren e demokracisë vura në vend integritetin e familjes sime, që unë e vlerësoj shumë më tepër se tërë pronat që kanë marrë këta. Demokracia më vuri në vend dinjitetin e familjes.

A dini gjë për vend-varrimin e babait tuaj dhe a jeni vënë në lëvizje për ta gjetur vend-varrimin?

Absolutisht asgjë nuk di, megjithëse jam përpjekur shumë.

Sa shpresë keni që autoritetet shtetërore do të mundësojnë gjetjen e eshtrave të babait tuaj?

Asnjë shpresë. E quaj të humbur.

Kur mendoni se do të mbyllet kjo histori?

Kur të mbyllet jeta ime. Kudo që të shkoj, çfarëdo që të bëj, çfarëdo që të flas, unë kam detyrën më të vështirë – ta mbaj gjallë emrin e babait tim. Është peshë e rëndë shumë. Ai e ka paguar me jetë, unë kam detyrimin t’ia mbaj emrin gjallë!

Ju falënderoj shumë zoti Hektor për intervistën.

Edhe unë ju falënderoj shumë. Memorie.al

24 Komente

  1. R
    Rushiti

    Jepi o Dasho Pela (Kaloçi) me re lumte bytha se per budalliqe te tilla paska nevoje Mero Baze. Qe je nje zog gomari o Dashnor Kaloçi, kjo dihet e ta kane perplasur ne sy qindra komentues po te pakten jep nje fije kuptimi per çfare nxjer te botosh se duken si gramafon I prishur. Te fala sateme!

    1. D
      Demi

      Kriminel. Shqetesohesh se po dalin te vertetat e krimeve te sllavo-komunisteve shqipfoles.

      1. V
        Vdekje fashisteve

        C'e vertete mor torrollak Demic? Apo ajo qe te ka treguar Uran Butaku uahahahahahahaaaaaa O psikopat, shqipfoles jeni ju kolaboracionistet qe jeni gati te shisni edhe bythen e sat'emeve, ashtu sic keni bere ne shekuj me te gjithe pushtuesit, me turqit, greket, serbet, italianet, gjermanet. Ju jeni muti i historise shqiptare dhe si puna e atij hajdutit bertisni : kapeni hajdutin. Ku e ke mesuar kete emertimin sllavo-komuniste? Apo ke rrocka e katunares sate me citjane?

        1. Y
          Ylli

          Te dhjefsha babane per edukaten qe te ka dhene

          1. V
            Vdekje fashisteve

            U dhjefsh e marrsh malet o katunar halabak dhe frikacak!

      2. V
        Vranakonti

        Mirë e thot RUSHITI dhe jam dakord me komentin e tij. Këto që shkruhen në këtë artilkull janë budallëqe dhe zmadhime faktesh ne kuadër te "luftës kundër krimeve të komunizmit". Në atë kohë nuk të dënonte njeri kot pa fakte. Taho Sejko,Teme Sejko me kompaninë e tyre janë dënuar për trdhëti të lartë ndaj atdheut dhe vërtetë ta ishin tradhëtar e spiun të zbulimeve të huaja.Dënimin me pushkatim sipas ligjeve të asaj kohe kanë qenë të drejta dhe pikë.Llafet e llafezanit Kaloqi jane llafe pazari.

      3. B
        Bardhyli nga Kosova

        AZILI POLITIK I BATON STANIŠIĆIT NË SHQIPËRINË E EDVIN KRISTAČ ESADISTIT ======================== Përderisa tandemi Buzhala-Haxhiu, që me kohë, kishin të preferuarit e vet për në krye të PDK-së, kryespiuni i Serbisë në Kosovë, Baton Haxhiu befasoi me kritikat ndaj Memli Krasniqit e Vlora Çitaku, kur tha se këta kanë vendosur që opozitën ndaj qeverisë ta bëjnë në klubet e natës, vetëm pse ata u panë në një manifestim madhështor të modës në Prishtinë, ku merrnin pjesë edhe personalitete tjera politike. Batoni është mësuar t’i shohë krerët e PDK-së në takime me Vuçiqin ku aranzhohen pazare tokash dhe bëhen plane për faljen e veriut të vendit tonë Serbisë hegjemoniste, ndarjen e ri copëtimin e Kosovës dhe shuarjen e shtetësisë së saj, ndaj dhe i duket shumë e panatyrshme, që udhëheqësit e PDK-së të jenë të pranishëm në manifestime mode. Madje, kur Buzhala deklaronte se Sami Lushtaku ishte personi më i mirë në PDK, i cili në kundërshtim me të tjerët, mban fjalën dhe nuk gënjen, gazetari Baton Haxhiu qonte porosi nga emisionet televizive se PDK-në, pas arrestimit të Kadri Veselit e Hashim Thaçit, duhet ta udhëhiqte Vlora Çitaku, por që tani, duket se ka hetuar zhvillime të pakënaqësisë brenda saj, ndaj edhe spiuni i Stanishiqit ka ndryshuar qëndrimin. Kryespiuni më i bujshëm i Serbisë, duket të jetë zhgënjyer aq shumë, jo vetëm me Memli Krasniqin por edhe me vet zonjën Çitaku, sa që përveçse nuk është më, më e pëlqyeshmja prej tij, për të parën e partisë, ai deklaron se njëjtë si Memli ashtu edhe Vlora janë bërë sinonime të nënshtrimit ndaj Albin Kurtit dhe vetëm pse i pa ata të ishin të pranishëm në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, për Memli Krasniqin dhe nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitakun, tha se kanë vendosur që opozitën ndaj qeverisë ta bëjnë në klubet e natës. Krejt kjo, pasi që PDK me kryesinë e re, nuk arriti të futej në Qeveri, siç pretendonte Baton Haxhiu, duke u shprehur se për PDK-në, është jo vetëm parësore, por edhe jetike, pa marrë parasysh mënyrat se si, të futet medoemos në secilën qeveri. Por varfërimi i popullsisë, izolimi total i vendit dhe gjendja e rëndë ekonomike, në të cilën e sollën vendin partitë e inkriminuara me në krye PDK-në, bënë që njerëzit, me këto parti, të mos ëndërronin më për ditë më të mira, ndaj PDK dhe aleatët e saj, jo vetëm që nuk mundën të jenë pjesë e asnjë qeverie, por edhe të bien aq poshtë me votat e qytetarëve, sa që për kohë bukur të gjatë, të mos kenë më mundësinë, për të udhëhequr me vendin. Kjo u bë shkak që të shuhen edhe ëndërrat e partisë, ndaj në shenjë vuajtje e nostalgjie, që PDK ka pasur gjithmonë për qeverisje, në pamundësi që të jetë në krye të shtetit dhe udhëheqë me institucionet normale të vendit, tani sapo ka formuar të ashtuquajturën "qeveri në hije" prej nga e ka vështirë të dalë më, për kohë të shpejtë, e kjo ka nisur ta zhgënjejë shumë edhe Baton Haxhiun, i ngelur në mëshirën e azilit, që Edvin Kristaq Rama i ka ofruar përkohësisht në Shqipëri. Përndryshe gjatë gjithë kohës sa kjo parti ka udhëhequr me shtetin, nuk ka dëshmuar kurrë rezultate efektive, përveç "sukseseve" në zhvatje, vjedhje e përvetësime kundërligjore, duke shkatërruar gjithë sistemin e drejtësisë dhe dëshmuar defektet më të mëdha që mund të tregojë një parti e njëmendtë politike në qeverisjen e vendit. Por Baton Haxhiu, gjatë sundimit të saj, gëzonte të gjitha privilegjet e mundshme dhe ishte këshilltar i Hashim Thaçit bashkë me spiunin e BIA-së së Serbisë Bratisllav Nikoliqin, ndaj dhe porosiste me kohë, që në rast se do të burgoseshin Hashim THaçi e Kadri Veseli, kryetare e re të jet Vlora Çitaku , të cilën e shihte si faktorë që pa marrë parasysh rezultatin e votimeve, PDK-në, vetëm ajo mund ta fuste në Qeveri, akt që Batoni e vlerësonte si akt me shumë rëndësi. Por duke qenë se, kjo nuk u realizua, dhe spiuni i njohur i Serbisë, gjatë karrierës së tij, u detyrua ti ndërronte disa padron dhe pas Jovica Stanishiqit e Hashim Thaçit, ka rreth dy vite që është futur, tërësisht në shërbim të sivëllait të Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramës, dështimet e PDK-së, ai ka filluar ti shohë edhe si dështime të veta, ngase kolegët e tij spiun, si Bratisllav Nikoliqi gjetën vend në Listën srpska, kurse ky, pas arrestimit të Thaçit u detyrua të ikte në Shqipëri, ku ka filluar të mos ndihet i sigurtë as atje. Ndaj duket se Baton Haxhiu vërtetë po përjeton ditë të këqija dhe nuk po ndihet aspak mirë,në vendin në të cilin ka marrë azil, ngase pas burgosjes së Thaçit, emri i tij ka filluar të harrohet në Kosovë dhe pesha e Baton Haxhiut, po bie në mënyrë rapide, madje edhe Edvin Kristaq Rama, ka nisur ta kuptojë ngadalë se sa i parëndësishëm është bërë Batoni pas ndryshimeve politike në Kosovë, i cili tanimë, nuk mund ti hy më në punë as Serbisë që ta ndihmojë sadopak Aleksandër Vuçiqin, për gllabërimin e Veriut, pra edhe vet Rama ka filluar të tërhiqet dhe të mos i japë më asnjë rëndësi, spiunit të njohur të Serbisë, duke e lënë Batonin tërësisht jashtë dore dhe të vetmuar në fatin e keq të tij. Kështu që shuarja e iluzioneve se ai, sërish edhe nga atdheu, do të mund të veprojë si spiun i armiqve të shqiptarëve dhe mungesa e mbështetjes së kuislingut Thaçi, që Batoni të bëjë emër e rritet zëri i tij, duke punuar nga Kosova, për Serbinë hegjemoniste, e kanë sjellë para një zhgënjimi kaq të madh bashkëpunëtorin shqipfolës të UDB-së dhe BIA-së së Serbisë, sa që, përveç sulmeve të pakursyera kundër Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Kurti, tani ai damkos pa asnjë mëshirë edhe zyrtarët më të lart të PDK-së, si Memli Krasniqi e Vlora çitaku, të cilët për shkak të paaftësive për ti fituar zgjedhjet dhe krijuar vet Qeverinë, jo vetëm që i kanë humbur keq ato, por tani kanë filluar edhe të improvizojnë, duke u argëtuar me të ashtuquajturën "qeveri në hije". "Krijesë” e cila jo vetëm se nuk do t’i hy aspak në shërbim PDK-së, por nuk do të mund ta ndihmojë më as spiunin më të njohur shqipfolës të Serbisë, Baton Haxhiun, emri i të cilit, me burgosjen e Thaçit, ka filluar të heshtet dhe kalojë në harresë, i cili mund të përmendet përsëri vetëm nëse së shpejti, nga shteti i Kosovës ngritet padi penale kundër tij, për bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete dhe spiunazh kundër vendit, për ti krijuar favore Serbisë. Për aq më tepër sulmet e spiunit të Serbisë kundër emrave kryesor aktual të kryesisë së PDK-së duket sikur sinjalizojnë se brenda kësaj partie, ka jo vetëm përplasje të vogla verbale në prapavijë, por faktikisht ekziston dhe zhvillohet edhe një konflikt i hapur, brenda për brenda partisë ndërmjet grupit të mbështetësve të Hashim Thaçit të cilët nuk mund të pajtohen që PDK-në ta udhëheqë dikush që nuk është nga Drenica, si dhe të një grupimi tjetër fraksionist, që përpiqet për reformimin e njëmendt të kësaj partie. Ndaj i bindur se duke mbështetur ndonjë kandidat të preferuar me origjinë nga Drenica, për tu emëruar kryetar i PDK-së, do ta ndihmonte edhe rikthimin e pozicioneve dhe privilegjeve që ai i kishte dikur në kohën e kuislingut Thaçi, Baton Haxhiu si një dhelpër e vjetër që është, ka mundur ta hetojë me kohë këtë fakt, dhe me shpresën se grupi tjetër do ta nxjerrë edhe atë nga gjendja depresive në të cilën është katandisur si azilant i pavlerë dhe i padëshiruar politiko-ekonomik në Tiranë, ka filluar ta sulmojë publikisht Memli Krasniqin e sapo zgjedhur në krye të partisë dhe Vlora Çitakun si nënkryetare dhe zëvendëse e tij, me shpresën se do i ndihmojë vetes dhe grupit tjetër në krijimin e avantazhit për përmbysjen e kryesisë aktuale të PDK-së, dhe kthimin e kësaj partie në duart e drenicasve, që sipas bindjes së tij,do të ishte edhe shpëtimi i kryespiunit të Serbisë Baton Haxhiu. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

        1. q
          qe ta dish

          Mos u lodh kot, se askush nuk lexon se cfare pellet ti. Sapo del emri yt Bardhyl Karuci, taaaak kalojne robt te shkrimi pasardhes!

          1. V
            Vranakonti

            Çfarë skifoje,i kanë nxier syt.Opo çfarë budallëqesh.Në atë kohë nuk ti nxirte njeri syt dhe kjo është shpifje. E vërteta është se kishte dënime të rënda dhe me të drejtë,por jo nxierja sysh, nuk kishte.

        2. p
          per tru shperlaret

          Ja edhe nje i semure mendore (rrushi )pa diskutim qe ka marre pjese ne krimet e kjofte largut Enver , keshtu qe revoltohet pa mase me te nderuarin Kaloći , i cili me shkrimet e tij po i tregon brezit te ri se sa kriminela ishin plehrat komuniste , normale jo te gjithe , ose edhe ma keq sa besimtare te verber ishin legenat qe i sherbenin me devotshmeri kriminelit Enver , por ka edhe ma keq akoma , ja shiko se sa te pjerdhur e kane trurin edhe tani 2022 ish funksionaret e atij sistemi te deshtuar , e anti shqipetare, i cili pati patur vetem nje ideator te mallkuar Enver halja , kjofte largu e pergjithmone e jetes ...

          1. h
            heu bre

            O Trushpelar pjatalares amerikon, ke ngaterruar lopaten e kooperatives me tastieren, o analfabet!!!

          2. S
            Shkodrani

            Taho eshte jashte shteti e coi shteti dhe nuk u kthye pas 90 se ka krijuar familje lus I sherbeu atij shteti. Burre I mire Por cte besh I duhej shtetit Si deshmor I heshtur. Po te ishte gjalle Hekuran Pobrati do te jepte te sakte Cdo gje.

            1. m
              me thene te drejten

              Me shume mundesi, ke te drejte!

            2. m
              malok i trashe nga kosova

              na çate Gencin me keta te persekutuarit dhe maloket kosovare.shqipot jane race e basarduar.as shtet as shtepi sbejne dot.ju ka shkerdhyer turku stergjyshet race e farmakosur.

              1. k
                katarakti

                Më shumë komunistë ka vrarë Enver krimineli sesa gjermani dhe italiani bashkë. I mallkuar në jetë të jetëve.

                1. y
                  yp Xhixh

                  Kush te genjeu o Pallosh kokbosh?

                2. Y
                  Ypi

                  Vetem ata qe kane vuajtuar e dine. Une isha 12 vjec dhe duke luajtuar ne klase theva portretin e djallit Enver Hoxha. Asnje ne klase nuk tregoj se kush e theu, se e dinin sa me poshteronin mesuesit. Na kane rrahur me shkopinj derisa Elkes i ra te fiket. Babain ma arrestuan si armik, nenen e poshteruan para gjithe lagjes. Kur erdhi demokracia, fisin dhe 7 gjenerata jua kemi qire atyre komunisteve qe u implikuan. Gocen ja kam qire Xhevitit dhe ja nxorra gjithe cunave te lagjes. E cuam dhe kurve ne Belgjike, gjithe grate e fisit i morem ne Itali.

                  1. T
                    Tanguli

                    Genjeshtar HALABAK!

                  2. Z
                    Zagali

                    Shko more pirdhu,dreq. Shkrim për të fshirë bythën.

                    1. A
                      Arian

                      Nderkohe qe shqiptaret i vriste. Greket i vinte ne krye te ushtrise. Enveri i prure ne pushtet nga serbet dhe i ruajtur deri ne fund te jetes se tij nga ushtare grek. Me ne krye grekun shefin e shtabit te pegjithshem Kiço Mustaqi. Ku bashke me oficerat e tjere grek te ushtrise shqiptare ruante dhe familjen e Enverit . Nuk kishte se si tjeter nje shites duhani dhe nje librashites si Enveri te vihej ne krye te shtetit shqiptar.

                      1. a
                        ay qy

                        Arian antishqiptar i felliqur dhe spiun serb, qe mashtron kunder shqiptareve dhe Heroit Kombetar Enverit. Sa per dijeni Kico Mustaqi nuk ishte aspak "grek", madje as minoritar. Ai ishte nga fshati Pece i Sarandes, ku te gjithe banoret jane shqiptare! Te fala sat'eme, Sllobodankes.

                      2. B
                        BALDAZARI

                        YPI Rregulloje genjeshtren.Ti duhet te keshe thyer xhamin e portretit se portreti ose griset ose perthyhetdhe zhgarravitet.

                        1. p
                          per tru shperlaret

                          Heu bre ... ish hetuies i koleres komuniste e i pjerllur ne tru ne shkollat e kjofte largut Enver , nga e mere vesh se une laj pjata , megjithe se eshte 10.0000 ma mire se sa te punosh ne kolkozat e komunizmit kur fshataret e perbuzur kocke e lekure punonin per 40 lek dita ... aaa harrova athere lulezonte fshati socialesh . A plehra komuniste e harruat lulezimin qe e pati pa gjithe bota ne vitin 1990 , harruat se si dukeshin shqipetaret neper Europe te reskapitur te dermuar kocke e lekure , njerez nga ndonje planet tjeter , etj etj

                          1. h
                            heu bre

                            Kur ike per te lare pjata ne Amerike o KATUNAR, more me vete edhe lopaten e kooperatives dhe e fute ne valixhe! Atje duke u zvarritur e kuptove se sa e rendesishme ishte ajo lopate per ty. Bjeri lopates o budall analfabet, se tjeter pune nuk mund te besh. Kapaciteti yt mendor eshte i kufizuar deri te bishti i lopates, ndersa koha te iku o torrollak dhe ti s'ke shanc ta kapesh me ...

                          Lini një Përgjigje