“Dosja e 1997-ës”: Si u zbraps Berisha pasi ministrinë e Mbrojtjes donte t’ja japë Ballit

22 Maj 2022, 09:01Dossier TEMA

 

“Dosja e 1997-ës”: Si u zbraps Berisha pasi ministrinë e

Ish-kryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe zv.kryeministër i vendit, Namik Dokle, ka treguar pjesë nga negociatat e vështira me Sali Berishën për formimin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar që u drejtua nga Bashkim Fino. Dokle, në praradhënien e Librit të Shaqir Vukajt, ish-ministër dhe ish-ambasador: “Nga gjakosja e Shkodrës (pranverë 1991) tek pergjakja e Shqipërisë  (pranverë 1997)”, tregon se Sali Berisha, atëherë President i Republikës, refuzonte që të emëronte në krye të ministrisë së Mbrojtjes një politikan socialist nga Veriu, por në fund është tërhequr dhe ka pranuar kushtet e PS.

TemA

 

Politikani i Mirëkuptimit    

 

Nga Namik Dokle

 

Mendimi i parë që me lindi duke lexuar këtë libër, ishte keqardhja që nuk është shkruar dhe publikuar kohë më parë. Kanë kaluar mbi njëzet vjet nga koha e ngjarjeve që përshkruhen në këtë libër tepër interesant, dhe, në këto vite, kemi dëgjuar dhe lexuar kapica të tëra me artikuj, libra, kujtime e deklarata, të cilat në mjaft raste, ose nuk kanë patur informacion të mjaftueshëm, ose qëllimshëm janë përpjekur të deformojnë faktet e njohura, dokumentet e kohës, vlerësimet objektive, sidomos edhe të ndërkombëtarëve që ishin të pranishëm dhe aktivë në zgjidhjen e krizës dramatike të Shqipërisë në vitin 1997.Ky libër i Shaqir Vukajt ka vlerë të madhe sepse fakton me dëshmi dhe dokumente të vërtetën për ngjarjet e asaj periudhe të veçantë në Shqipëri, duke kontribuar në hedhjen poshtë të të gjithë falsifikimeve, deformimeve dhe keqinterpretimeve të tyre, qofshin të qëllimshme apo jo. Për ta shkruar këtë libër, politikanit Shaqir Vukaj i është dashur, natyrisht, të konsultojë dokumente të kohës, materiale serioze të shtypit vendas dhe të huaj. Por bazamenti themelor i librit është ajo ç’farë ai vetë ka përjetuar, si dëshmitar apo pjesëmarrës aktiv në ato ngjarje që përshkruan. Dhe shpesh i ka qëlluar te gjendet në  “Syrin e ciklonit” të atyre përmbysjeve të mëdha, falë detyrave që ka mbajtur, fillimisht si kryetar i Partisë Socialiste te Shkodrës, pastaj deputet dhe nën/Kryetar i Kuvendit, e me në fund, në detyrën sa delikate, aq edhe dramatike, të ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, të kryesuar nga Bashkim Fino (mars-korrik 1997 )

Libri ka analiza të paanshme, objektive, pa paragjykime partiake, edhe pse është shkruar nga një përfaqësues politik. Ne këtë libër, ashtu si e kam njohur edhe në jetë, Shaqir Vukaj shfaqet si një drejtues partiak dhe politikan i prirur drejt mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me të gjitha forcat politike, në të mire të vendit, të paqes dhe qetësisë se njerëzve. Ai ishte nga ata politikanë që përpiqej, edhe pse jo gjithnjë gjente po atë vullnet politik tek të tjerët, që në Shqipëri të sundonte mirëkuptimi dhe jo hakërrimi, thjeshtësia dhe jo gerdufja, pajtimi dhe jo hakmarrja, që, në fund të fundit, të gjithë së bashku të ndërtonim një Shqipëri normale.

Ka një ndërthurje interesante të ngjarjeve të njohura të kronikës historike, me përjetime dhe kujtime personale, me veçantitë e mjediseve (veçanërisht te Shkodrës) për të cilat pak është shkruar deri tani; gjithnjë në kontekstin e kohës për të cilën bëhet fjalë në libër. Ai tregon se i do njerëzit, respekton mendimin e tjetrit edhe pse nuk është dakord me të, vë në plan të parë vlerat humane dhe jo ato pasunore, apo politike. Është shumë interesant, për shembull, përshkrimi i bashkëpunimit me lirikun e madh, poetin Frederik Reshpja. Kur shumëkush synonte ta mbante larg këtë “rebel”, “ish të burgosur politik”, Shaqir Vukaj e ftoi te botonte dhe drejtonte gazetën “ORA” të Shkodrës dhe, më vonë, e propozoi edhe ne listën e deputetëve te Shkodrës për Partine Socialiste. Më emocionoi fakti që Shaqiri ruante akoma me shumë dashuri dorëshkrimin e një poezie të Frederikut, të shkruar rreth vitit 1992. E kërkova dhe e gjeta të botuar në librin “100 lirikat” të këtij poeti te madh dhe, krahasuar me dorëshkrimin origjinal, kishte vetëm një fjalë më tepër. M’u duk sikur po dëgjoja zërin paksa të ngjirur të Fredit, por gjithsesi të qetë:

Tani shkruani për mua parulla

dhe i varni si pranga neper mure.

Vlerë tjetër e librit të Shaqir Vukajt është se kapërcen tej ngjarjeve “ngushtësisht politike”, duke dhënë një përqasje edhe ndaj shumë fenomeneve shoqërore, duke ruajtur në terezinë e vet një ton paqtues, pa mllef e urrejtje, duke ofruar mirëkuptim dhe dashamirësi. Një fenomen që e ka shqetësuar autorin është hakmarrja dhe gjakmarrja, në luftën ndaj të cilave ka qenë i angazhuar thuajse gjatë gjithë jetës së tij politike. Që nga takimet e njerëzve të ngujuar nga gjakmarrja, përpjekjet për pajtimin e familjeve e deri në diskutimet dhe interpelancat në Kuvend, duket qarte shqetësimi i një veprimtari shoqëror në interes të njerëzve të thjeshtë e në hall.

Autori, në shumë raste bën përpjekje që të nxis mendimin dhe konkludimet e vetë lexuesit, duke shmangur skemat dhe “kallëpet” e parafabrikuara. Ai shkruan me thjeshtësi dhe pa gërdufje. Shpesh, duke përdorur mençurinë popullore, ka momente pikante që me pak fjalë thonë shumë...Për shembull kur përshkruan një nga fushatat e Sali Berishës, në të cilën ai përsëriste çdo dite sloganin “kam ardhur t’u kërkoj besë” një burrë i thotë: “Me ke je në gjak he burrë, që po na lyp besë?!” Një pyetje asgjësuese që nuk ka nevojë për koment dhe, me të drejtë, autori i librit nuk i shton asnjë fjalë tjetër.

Në libër trajtohen një serë temash dhe problemesh të rëndësishme si: Situata ekonomike, Dhuna politike, Pavarësia e gjyqësorit, Deformimet e demokracisë, Pronat dhe korrupsioni, Zhvillimet ne Partinë Socialiste etj. etj.

Gjate leximit te librit kam shkëmbyer mendime me autorin, për shumë nga temat e trajtuara në faqet e tij. Një prej tyre ishte edhe takimi i Ramiz Alisë me intelektualët. Shumëkush ka hedhur idenë se pjesëmarrësit në takim nuk u treguan kurajozë etj. etj. Opinioni im është krejt ndryshe. Boll kurajë treguan, po të mbahet parasysh që jo me shumë se dy vjet më parë ishte varur poeti i fundit ne Europë, Havzi Nela, për të cilin Ramiz Alia nuk pranoi të firmoste dekretin e faljes. Ai i mblodhi intelektualët jo për ndryshimin, por për alibinë e mosndryshimit.

Por, për mendimin tim, një nga pjesët më me interes te librit, është ditari i kohës kur Shaqir Vukaj ishte ministër Mbrojtje (mars-korrik 1997). i mbajtur ditë për ditë, shkruar netëve të vona, kur edhe flinte brenda në ministri, ky ditar është një nga dëshmitë me autentike të shkatërrimit dhe, me pas, të mëkëmbjes së ushtrisë shqiptare. Një përkushtim i jashtëzakonshëm i ministrit dhe drejtuesve të tjerë, ushtarakë dhe civilë. Duke i lexuar ato faqe mendova që ka qene një veprim i mençur i udhëheqjes se Partisë Socialiste caktimi i Shaqir Vukajt si ministër Mbrojtje në qeverinë e drejtuar me përkushtim dhe pasion atdhetar nga Bashkim Fino. Kujtoj se kur në tavolinën e partive politike po ndaheshin ministritë, ish-Presidenti Berisha propozoi që Ministrinë e Mbrojtjes ta drejtonte një përfaqësues i Ballit Kombëtar. “Po bëni një provokim të rëndë dhe të papranueshëm!”- i thashë. “Dijeni se po e bëtë këtë hap, jo vetëm të gjallët që janë ngritur kudo, por do të ngrihen edhe të vrarët nga varri e nuk do ta pranojnë!!!” Në situatën e acaruar, Sabri Godo, me urtësinë qe e karakterizonte, propozoi që të bëhej një takim veçmas i ish-Presidentit me përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Takimi u bë menjëherë, në sallën e dekorimeve, në Presidencë. Berisha, Majko, Lakrori dhe unë. U kthyem pas një ore diskutimesh të ashpra dhe pa ndonjë vendim përfundimtar. Sapo hymë, Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Hysen Selfo, tha që partia e tij nuk e donte Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ajo ministri është e mbushur me komunistë” - tha ai.

“Por nuk ka pula!”- i thashë dhe u mbyll diskutimi.

Por mbas dite u përplasëm përsëri me Berishën për emrin e ministrit. Ne menduam që dy përfaqësuesit tanë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në atë të brendshmen (Sekretari) të ishin domosdo nga Veriu, përkundër përpjekjeve të poshtra dhe përçarëse Jug-Veri. Dhe propozuam Shaqir Vukajn dhe Lush Perpalin. Por nga telefoni i Presidencës me erdhi gjëmimi:

“ Ne asnjë mënyyyrëëë!”

“ Atëherë bëje vetë qeverinë!”- i thashë. Vonë në darkë, Berisha telefonoi përsëri dhe me tha qe Lushin e pranonte, por Shaqirin jo.

“ Jam Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura! Nuk ma impononi dot!”

“Ministri ynë i Mbrojtjes do të jetë nga Veriu dhe pikërisht Shaqir Vukaj”, i thashë, “Hidhu në qiell e bjer në tokë, emër tjetër nuk të japim!”

Pas mesnate, telefonoi për herë të tretë...

“ Zoti Dokle, si do ta sjellim Finon nga Gjirokastra?”

Kuptova qe e kishte dekretuar qeverinë sipas propozimeve të Partisë Socialiste. Duke lexuar ditarin autentik të ministrit Shaqir Vukaj, shumëkush mund të kujtojë ngjarjet tronditëse që ka përjetuar në ato ditë, por edhe do të marrë mesazhin që demokracia dhe të drejtat e njeriut duhen mbrojtur çdo ditë e nga të gjithë, për të garantuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

 

Marrë nga Libri i Shaqir Vukaj: “Nga gjakosja e Shkodrës (pranverë 1991) tek pergjakja e Shqipërisë  (pranverë 1997)”. Kortezi e Shtëpisë botuese, Geer.

 

11 Komente

  1. x
    xhemal

    Qe saliun e ruajtet e falet ,e ngritet nga varri kjo dihet mos u justifikoni me libra e kujtime se per ate tragjedi cdo shqipetar i ndershem mund te shkruaj mijera faqe e me fakte..na rrenqethet misht kur kujtojme ate periudhe te zeze e kur politikanet me demek nxorren ligje e qeveri per interesat e tyre ,te klaneve e grupeve zhvatese e mbi te gjitha nje amisti per saliun e rrethin e tij te ngushte ,ngritet komisione hetimi te cilet prape e nxorren mostren te paster me kryetar gjithollogun Spartak ngjela..e tani ai prape ju perdhose e ka plotesisht te drejte kur gjen keneten tuaj ku mund te rrise rasatin e tij te vjeter.....haaa..tregoni cfare i kemi bere saliut,,?sa turp e nje dhimbje e madhe per tere ato familje qe humben Jo vetem pasurine por edhe njerezit e tyre te dashur ,dinjitetin,sigurine,ardhmerine per ju prape guxoni te mendoni se kemi bere gjera te drejta,,,te pakten heshtni

    1. L
      Labi Vlore

      Tragjikomedi. Per te qeshur dhe per te qare. Nje vend kaq i vogel me perçarje kaq te madhe Jug-Veri. Jemi popull shpellar. Ne Shqiptaret , me te drejte Evropa na ka pershkruar si njerez me bisht. Te gjithe pa perjashtim nga Veriu ne Jug, jemi shpellar.

      1. V
        Vranakonti

        Respekt për intektualin dhe politikanin e mirënjohur Namik Dokle. Ësht per çudi kurë mendon se Sali Berisha i ka bërë gjithë keto te zeza vendit dhe shqipërisë,ai vazhdon të këndoi si gjeli në maj të plehut. Jo vetëm kaq por sfidon shqipëtarët dhe ndërkombëtarët,Amerikën dhe Evropën duke u zgjedhur ne krye të PD..Na vjen keq që edhe Amerika ka dështuar ndaj Sali Berishës.Është fuqi e madhe Amerika,por ama ndaj Sali Berishës është treguar e dobët. Saliu na qënka me i fuqishëm.

      2. K
        Koqevari

        Nga komunizmi në komunizëm, prandaj jemi këtu ku jemi... Shqiperia vazhdon te drejtohet nga komunistet dhe pinjollet e tyre... Kush e braktis atë vend sa më parë aq më mirë.

        1. B
          Bardhyli nga Kosova

          AZILI POLITIK I BATON STANIŠIĆIT NË SHQIPËRINË E EDVIN KRISTAČ ESADISTIT ======================== Përderisa tandemi Buzhala-Haxhiu, që me kohë, kishin të preferuarit e vet për në krye të PDK-së, kryespiuni i Serbisë në Kosovë, Baton Haxhiu befasoi me kritikat ndaj Memli Krasniqit e Vlora Çitaku, kur tha se këta kanë vendosur që opozitën ndaj qeverisë ta bëjnë në klubet e natës, vetëm pse ata u panë në një manifestim madhështor të modës në Prishtinë, ku merrnin pjesë edhe personalitete tjera politike. Batoni është mësuar t’i shohë krerët e PDK-së në takime me Vuçiqin ku aranzhohen pazare tokash dhe bëhen plane për faljen e veriut të vendit tonë Serbisë hegjemoniste, ndarjen e ri copëtimin e Kosovës dhe shuarjen e shtetësisë së saj, ndaj dhe i duket shumë e panatyrshme, që udhëheqësit e PDK-së të jenë të pranishëm në manifestime mode. Madje, kur Buzhala deklaronte se Sami Lushtaku ishte personi më i mirë në PDK, i cili në kundërshtim me të tjerët, mban fjalën dhe nuk gënjen, gazetari Baton Haxhiu qonte porosi nga emisionet televizive se PDK-në, pas arrestimit të Kadri Veselit e Hashim Thaçit, duhet ta udhëhiqte Vlora Çitaku, por që tani, duket se ka hetuar zhvillime të pakënaqësisë brenda saj, ndaj edhe spiuni i Stanishiqit ka ndryshuar qëndrimin. Kryespiuni më i bujshëm i Serbisë, duket të jetë zhgënjyer aq shumë, jo vetëm me Memli Krasniqin por edhe me vet zonjën Çitaku, sa që përveçse nuk është më, më e pëlqyeshmja prej tij, për të parën e partisë, ai deklaron se njëjtë si Memli ashtu edhe Vlora janë bërë sinonime të nënshtrimit ndaj Albin Kurtit dhe vetëm pse i pa ata të ishin të pranishëm në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, për Memli Krasniqin dhe nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitakun, tha se kanë vendosur që opozitën ndaj qeverisë ta bëjnë në klubet e natës. Krejt kjo, pasi që PDK me kryesinë e re, nuk arriti të futej në Qeveri, siç pretendonte Baton Haxhiu, duke u shprehur se për PDK-në, është jo vetëm parësore, por edhe jetike, pa marrë parasysh mënyrat se si, të futet medoemos në secilën qeveri. Por varfërimi i popullsisë, izolimi total i vendit dhe gjendja e rëndë ekonomike, në të cilën e sollën vendin partitë e inkriminuara me në krye PDK-në, bënë që njerëzit, me këto parti, të mos ëndërronin më për ditë më të mira, ndaj PDK dhe aleatët e saj, jo vetëm që nuk mundën të jenë pjesë e asnjë qeverie, por edhe të bien aq poshtë me votat e qytetarëve, sa që për kohë bukur të gjatë, të mos kenë më mundësinë, për të udhëhequr me vendin. Kjo u bë shkak që të shuhen edhe ëndërrat e partisë, ndaj në shenjë vuajtje e nostalgjie, që PDK ka pasur gjithmonë për qeverisje, në pamundësi që të jetë në krye të shtetit dhe udhëheqë me institucionet normale të vendit, tani sapo ka formuar të ashtuquajturën "qeveri në hije" prej nga e ka vështirë të dalë më, për kohë të shpejtë, e kjo ka nisur ta zhgënjejë shumë edhe Baton Haxhiun, i ngelur në mëshirën e azilit, që Edvin Kristaq Rama i ka ofruar përkohësisht në Shqipëri. Përndryshe gjatë gjithë kohës sa kjo parti ka udhëhequr me shtetin, nuk ka dëshmuar kurrë rezultate efektive, përveç "sukseseve" në zhvatje, vjedhje e përvetësime kundërligjore, duke shkatërruar gjithë sistemin e drejtësisë dhe dëshmuar defektet më të mëdha që mund të tregojë një parti e njëmendtë politike në qeverisjen e vendit. Por Baton Haxhiu, gjatë sundimit të saj, gëzonte të gjitha privilegjet e mundshme dhe ishte këshilltar i Hashim Thaçit bashkë me spiunin e BIA-së së Serbisë Bratisllav Nikoliqin, ndaj dhe porosiste me kohë, që në rast se do të burgoseshin Hashim THaçi e Kadri Veseli, kryetare e re të jet Vlora Çitaku , të cilën e shihte si faktorë që pa marrë parasysh rezultatin e votimeve, PDK-në, vetëm ajo mund ta fuste në Qeveri, akt që Batoni e vlerësonte si akt me shumë rëndësi. Por duke qenë se, kjo nuk u realizua, dhe spiuni i njohur i Serbisë, gjatë karrierës së tij, u detyrua ti ndërronte disa padron dhe pas Jovica Stanishiqit e Hashim Thaçit, ka rreth dy vite që është futur, tërësisht në shërbim të sivëllait të Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramës, dështimet e PDK-së, ai ka filluar ti shohë edhe si dështime të veta, ngase kolegët e tij spiun, si Bratisllav Nikoliqi gjetën vend në Listën srpska, kurse ky, pas arrestimit të Thaçit u detyrua të ikte në Shqipëri, ku ka filluar të mos ndihet i sigurtë as atje. Ndaj duket se Baton Haxhiu vërtetë po përjeton ditë të këqija dhe nuk po ndihet aspak mirë,në vendin në të cilin ka marrë azil, ngase pas burgosjes së Thaçit, emri i tij ka filluar të harrohet në Kosovë dhe pesha e Baton Haxhiut, po bie në mënyrë rapide, madje edhe Edvin Kristaq Rama, ka nisur ta kuptojë ngadalë se sa i parëndësishëm është bërë Batoni pas ndryshimeve politike në Kosovë, i cili tanimë, nuk mund ti hy më në punë as Serbisë që ta ndihmojë sadopak Aleksandër Vuçiqin, për gllabërimin e Veriut, pra edhe vet Rama ka filluar të tërhiqet dhe të mos i japë më asnjë rëndësi, spiunit të njohur të Serbisë, duke e lënë Batonin tërësisht jashtë dore dhe të vetmuar në fatin e keq të tij. Kështu që shuarja e iluzioneve se ai, sërish edhe nga atdheu, do të mund të veprojë si spiun i armiqve të shqiptarëve dhe mungesa e mbështetjes së kuislingut Thaçi, që Batoni të bëjë emër e rritet zëri i tij, duke punuar nga Kosova, për Serbinë hegjemoniste, e kanë sjellë para një zhgënjimi kaq të madh bashkëpunëtorin shqipfolës të UDB-së dhe BIA-së së Serbisë, sa që, përveç sulmeve të pakursyera kundër Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Kurti, tani ai damkos pa asnjë mëshirë edhe zyrtarët më të lart të PDK-së, si Memli Krasniqi e Vlora çitaku, të cilët për shkak të paaftësive për ti fituar zgjedhjet dhe krijuar vet Qeverinë, jo vetëm që i kanë humbur keq ato, por tani kanë filluar edhe të improvizojnë, duke u argëtuar me të ashtuquajturën "qeveri në hije". "Krijesë” e cila jo vetëm se nuk do t’i hy aspak në shërbim PDK-së, por nuk do të mund ta ndihmojë më as spiunin më të njohur shqipfolës të Serbisë, Baton Haxhiun, emri i të cilit, me burgosjen e Thaçit, ka filluar të heshtet dhe kalojë në harresë, i cili mund të përmendet përsëri vetëm nëse së shpejti, nga shteti i Kosovës ngritet padi penale kundër tij, për bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete dhe spiunazh kundër vendit, për ti krijuar favore Serbisë. Për aq më tepër sulmet e spiunit të Serbisë kundër emrave kryesor aktual të kryesisë së PDK-së duket sikur sinjalizojnë se brenda kësaj partie, ka jo vetëm përplasje të vogla verbale në prapavijë, por faktikisht ekziston dhe zhvillohet edhe një konflikt i hapur, brenda për brenda partisë ndërmjet grupit të mbështetësve të Hashim Thaçit të cilët nuk mund të pajtohen që PDK-në ta udhëheqë dikush që nuk është nga Drenica, si dhe të një grupimi tjetër fraksionist, që përpiqet për reformimin e njëmendt të kësaj partie. Ndaj i bindur se duke mbështetur ndonjë kandidat të preferuar me origjinë nga Drenica, për tu emëruar kryetar i PDK-së, do ta ndihmonte edhe rikthimin e pozicioneve dhe privilegjeve që ai i kishte dikur në kohën e kuislingut Thaçi, Baton Haxhiu si një dhelpër e vjetër që është, ka mundur ta hetojë me kohë këtë fakt, dhe me shpresën se grupi tjetër do ta nxjerrë edhe atë nga gjendja depresive në të cilën është katandisur si azilant i pavlerë dhe i padëshiruar politiko-ekonomik në Tiranë, ka filluar ta sulmojë publikisht Memli Krasniqin e sapo zgjedhur në krye të partisë dhe Vlora Çitakun si nënkryetare dhe zëvendëse e tij, me shpresën se do i ndihmojë vetes dhe grupit tjetër në krijimin e avantazhit për përmbysjen e kryesisë aktuale të PDK-së, dhe kthimin e kësaj partie në duart e drenicasve, që sipas bindjes së tij,do të ishte edhe shpëtimi i kryespiunit të Serbisë Baton Haxhiu. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

          1. q
            qytetar

            Naten Bardhym... !

          2. B
            Buzeqeshje Grashe,,, fustani ju Mungon ketyre..

            Shume Foto domethenese duke qeshur keta kater Grate,, ju shkonka buzeqeshja.. Simpatizantet e ketyre Grave nuk kane sy,, ju pelqejne te lepijne nga nje kocke mbas ketyre Grave..

            1. F
              Falje per fjalorin

              Foto qe thote gjithcka !!!!!!!!!!1 turp per kete popull !!!!!!!!!!!!!!1

              1. k
                katarakti

                Sali Berishën e shpëtoi Partia Socialiste me Nanon, Metën, Majkon e kompani. Se po të ishte për popullin, ai do e kishte djegur të gjallë që më 1997-tën. Dhe sot që vazhdon e bën politikë e ka nga Partia e Sfilitur qê nuk e di se çfarë është. Mê keq se kryetari i saj.

                1. S
                  Sali Ameni

                  Megjithë vlerat e njohura si shkrimtar ("Dashuri në kohën e kolerës" është kryevepër) dhe kontributin e tij si njeri prej politikanëve nga më të vjetër përkrah Dr. Nongradës (flirtet dhe syshkeljet në foton e bashkangjitur flasin vetë), ajo që te lë shije të hidhur ne këtë shkrim është pasazhi i fundit. Asokohe, kur pothuajse në cdo qoshe e skutë kërciste kallashi i grabitur nga depot pa zot, ishte pothuajse e pamundur te mbroheshin da duhet të drejtat e njeriut dhe aq më pak e ashtuquajtura demokraci. Nuk e kuptoj se si do i mbronte z. Dokle ato "natë e ditë" (!?), kur edhe sot pas 25 vitesh vendi po noton ende në llumin e dikurshëm diktatorial, për shkak se ky palo shtet "ala marionetë" akoma nuk ka mundur të vërë në funksion të demokracisë tre shtyllat bazë të funksionimit te shtetit të së drejtës, ku kushti kryesor është pavarësia maksimale prej njera tjetrës e legjislativit, gjyqësorit dhe ekzekutivit. Se në c'nivel foshnjor e delikat gjëndet demokracia dhe të drejtat e njeriut, atë ndryshe nga gojorët (llafollogë të pamoralshëm) e shitur mediatikë e pasqyron faqja: https://freedomhouse.org/country/albania/freedom-world/2022

                  1. X
                    Xhemol Katnari

                    Me sa kuptohet, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë i duhej z. Dokle vetëm "për të garantuar" (!?) të ardhmen evropiane, (dmth. sa për t'i hedhur pak hi syve leshkove te BE-së) dhe jo si impenjim serioz i një politikani përkundrejt pritshmërisë së lartë të një populli të shumëvuajtur, të sapo dalë nga kafazi i hekurt diktatorial.

                  Lini një Përgjigje