Nga Besim Ndregjoni
Sot mbushen 27 vite e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Me këtë rast do të organizohen aktivitete përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Kosova shënon 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së fundit të Kosovës. Republika e Kosoves e quan kete masaker “Dita e Reçakut”institucionet vendore dhe qendrore, së bashku me shoqatat e organizojnë një sërë aktivitetesh në nderim dhe kujtim të viktimave, me qëllim ruajtjen e së vërtetës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj. Dhe keshtu Kosova nderon te kaluaren e vete. Tregon se nuk ndertohet e ardhmja pa nderuar te kaluaren! Dhe sot bashkombasit e mi shqiptare te Kosoves nderojne sakrificen e tyre per liri dhe ndertojne paqen dhe te ardhmen e qytetarve te tyre! Aktivitete mbahen nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Ndryshe ndodh ne Shqiperi me masakrat qe kan ba enveristet ne bashkepunim dhe udhzim te emisarve serbe qe drejtonin kete formacion terroriste ne Shqiperi!
Sipas dëshmive të Xh.Staraveckës, i pranishëm në këtë masakër kolektive, pushkatimet u urdhëruan nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, i cili ishte i plotfuqishëm në Brigadën I. Fiqrete Sanxhaktari (Shehu) ndikoi tek Mehmeti për të hequr nga rreshti i ekzekutimit 10 “lafshëpaprerë”, meqenëse balanca rëndonte nga ortodoksët, për t’i bërë qejfin Dushanit. Me gjithë 12 të vrarët në përpjekje dhe tre të tjerëve që Mehmet Shehu i mori me vete dhe i pushkatoi, numri i këtyre viktimave arriti në rreth 80 vetë.Prej katundit Remas: Rako Nako, Bani Lika, Ramë Koçi, Prof Gjata, Qazim Pina. Kryekuq: Murat Malsori, Hysen Ismaili, Osman Plaku, Hamdi Çoku, Shyqyri Leka. Shënkollas: Tafil Doka, Daut Gjata, Haxhi Dedej. Grabian: Ndin Ndoni, Gaqo Ndoni. Çiflig: Beqir Cani, Sabri Bullari, Tafil Llusha, Roç Llusha, Ymer Bullari, Haxhi Sina, Arif Halili. Prej katundit Kalosh: Shemsi Arapi, Cen Arapi, Nazif Qylafi. Prej katundit Gur: Selim Kuqi, Til Bello. Shënepremte: Haxhi Murrizi, Kadri Murrizi, Avni Murrizi, Hysen Murrizi, Ismail Murrizi. Sulzotaj: Trifon Gjeko, Alush Kasemi, Met Kasemi, Prej katundit Biçak: Asllan Vrapi, Elmas Xhepa, Arif Muça, Rakip Xhepa, Bajram Agushi, Shaqir Sula, Çaush Xhepa, Shaban Sina, Haxhi Sina dhe Ndoni Sako, Fani Trungu, Gori Todi, Jani Gjeka, Jorgji Gjoni, Jorgji Lala, Kozma Zhuka, Ibrahim Luzha, Nasi Zhuka, Koli Tashi, Kristo Shkoza, Loni Bita, Llazi Prifti, Lili Shkoza, Mihal Bita, Nasi Janko, Nasi Sako, Nasi Zaho, Perikli Prendi, Pali Zaka, Ristan Bani, Simon Gjini, Stefan Prendi, Todi Gjurgji, Vasil Përboti, Myslim Bedalli, Bajram Jeshili, Mehdi Pirra, Ruho Nako, Hysen Dupi, Latif Karafili, Muharrem Meshani, Bajram Bilbili, Ismail Koçiu, Isuf Buzi, Ramazan Kofsha, Shefik Tota, Gori Lalae të tjerë. (AQSH F.41 v.1943 d.32 dhe “Gjëmat e komunizmit”)Vllas Arapi (Pelivani), kuadër i Brig.I, që erdhi pas masakrës, i tha Mehmetit: “Këta pushkatove ti? Trimëri të madhe paske treguar”! M. Shehu iu përgjigj: “Kjo s’është asgjë, me ato që kam parë unë në luftën e Spanjës. Atje janë derdhur lumenj gjaku…” F. Arapi, Kush ishte Vllas Arapi. Tiranë 2000)Në këtë përgjakje të luftës civile, ishte politika e PKJ dhe dora e emisarëve të saj M.Popoviç dhe D.Mugosha. ”Dy sërbët e mallkuar, që rinin në krye të Partisë Komuniste Shqiptare, sot fërkojnë duart kur shohin se propaganda e tyre, për të cilën ishin dërguar, e bëri punën. Ah, ç’mjerim! Popullin shqiptar e hodhën në vëllavrasje”- thuhet në një dokument të asaj kohe.(AQSH F.270 d.11 v.1943)
Po sot ata qe e bane kete masaker,ata terroriste nderohen nga shteti i rilindjes komuniste me titullin e larte “Nderi i Kombit” në të gjitha masakrat që kan kryer enveristët ndaj nacionalistëve dhe antikomunistëve drejtuesit e shtetit shqiptar heshtin, Kryeministri i vendit përçmon çdo sakrificë të shqiptarve antikomunistë, dhe nderon parardhsit e tijë kriminelë që nën drejtim serbë zhvilluan luftë civile në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore! Kur një populli i ikën frika, atij sëshpejti i vjen liria! Një Kujtesë SOT.., ma e nevojshme se kurr per Shqiptarët në të gjithë Boten!“Shqipni qëndro në naltësinë e kësaj Beteje të Madhe!”
"Sot mbushen 27 vite e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë...." Qe nga fjalia e pare duket qe eshte analfabet. Si mund te vazhdosh ta lexosh?
Boll me glofifikime te bashkepuntoreve te pushtuesit.....historine e shkruan fitimtari i luftes..po ju ushqen qeveria e sotme me taksat tona boll me me persekucionet te fallcifikuara.
Mos ishin gje pak bashkepunetore te Nazisteve keta ballistet??? O sa mire me ken tradhetor
O Zoti Ndregjoni, po pate bashkëpunuar me sërbët dhe rusët, armiqtë tradicional të shqiptarëve, pra po pate bashkëpunuar me lindjen e kuqe, e meriton të vlerësohesh me titullin "Nder i Kombit". Por, nëse ke shfaqur dëshirë për bashkëpunim me botën e qytetëruar perëndimore, me vënde që kurrë nuk ja kanë dashur të keqen Shqipërisë, je përjetësisht tradhëtar e armik. Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Metaj janë thjesht lavjerës politik, lëvizin sipas interesit të pushtetit dhe parasë. Ti or mik flet për ideale, kurse kjo treshe ka për ideal vetëm paranë, me çdo ideal tjetër ata fshijnë bythën.
Ky Ndergjoni pèr mua bèn njè krahasim tè pa Besè midis masakrès sè Reçakut ku u vranè njerèz tè pafajshèm, pèr motivin e vetèm se ishin shqipètarè dhe asajè tè kohès sè Luftès sè II Botèrore nè Lushnje qè ish Kom.i Brigadès sè parè sulmuese e ish K/m i Shqipèrisè M.Shehu dha urdhèrin e pushkatimit tè disa Ballistève qè ishin vènè komplet nè shèrbim tè pushtuesve.....Analogjia nuk qèndron nè asnjè drejtim e pèr mè tepèr tè quash formacionet partizane tè Enverit terorristè èshtè njè mèkat i madh i vlerave intelektuale qè duhet tè pèrmbajè njè person qè merr guximin tè shkruaj njè copèz histori si kjo banale e Ndregjonit qè èshtè askushi e kjo gazetè i jep hapsirè pèr tè fèlliqur gjakun e derdhur...
Ishin bashkepunetor me nazifashizmin qe vrane bijte e popullit pas shpines . Mos ngaterroni shqiptaret e Kosoves te masakruar nga kriminelet e ushtrise serbe .
Domethene "nacionalistet" e Ndregjonit, te cilet u rreshtuan bashke me nazistet per te vrare shqiptaret partizane, pra keta "nacionaliste" te cilet, ne fund te luftes iken bashke me nazistet, me makina naziste dhe nen kujdesin nazist, ishin shqiptare te mire? Keto quhen nderet e Ndregjonit?!
Qe komunizmi ka bere krime te llahtareshme ne Shqiperi me shume se serbet ne Kosove kjo as qe diskutohet. Mjafton te permendim vdekjen e 300 femijeve ne kampin e shfarosjes ne Tepelene dhe perdhunimin e nenave te tyre nga kapot e kampit dhe shoket e tyre ne ministri. Mjafton te permendim torturat dhe vrasjet e banoreve te pafajshem neper fshatrat e veriut perpara popullit per te mbjelle frike dhe terror. Po permend nje rast ne fshatin tim, ne vitin 1951 kane vrare naten dy banore te pafajshem dhe i kane varur ne litar per se vdekuri 3 dite qe ti shohin banoret dhe pastaj i kane varrosur 30 km larg fshatit naten dhe u kane hedhur dhjetra meter kub dhe siper me buldozier dhe eshtrat e tyre nuk jane gjetur kurre.Keto krime monstruoze i kane bere jo vetem per te mbajtur pushtetin me ane te frikes e presionit por edhe per te kenaqur shpirtin e tyre sadist. Kushdo qe kryen krime kumder popullit eshte kriminel pavaresisht nese eshte shqiptar, serb apo gjerman. Jam i bindur se ata qe bene masakra, vrasje e perdhunime ne Kosove, po tu jepej mundesia do ti benin edhe kunder popullit te tyre, sic bene komunistet shqiptare me popullin shqiptar.
Sipas kètij kungullit Ndregjoni , tè vrarèt e Reçit paskan qènè kolaboracionistè ? Duhet tè jetè nè njè gjendje psikologjike jo normale tè bèsh njè krahasim tè tillè dhe tè pèrbaltèsh kujtimin e viktimave tè pafajshme tè Reçit ... Ndèrsa kètu tek "Tema" me sa duket nuk ka mè redaktorè.