Mbreti Zog (1933): “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe për të cilën nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta realizuar…”

14 Janar 2026, 10:27Dossier TEMA

Mbreti Zog (1933): “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë,

Mbreti Zog I (1895 – 1961)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 janar 2026

Gazeta zvicerane “La Tribune de Genève” ka botuar, me 21 dhjetor 1933, në faqen n°12, qëllimin e Mbretit Zog për Kosovën shprehur asokohe gjatë një fjalimi me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog (1933): “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë,

Burimi : La Tribune de Genève, 21 dhjetor 1933, f. 12

Romë, 20. — “Giornale d’Italia” mëson nga Tirana se mbreti Zog ka mbajtur së fundmi një fjalim me rastin e festës së pavarësisë shqiptare, në prani të përfaqësuesve të Kosovës dhe të rajoneve të tjera të nënshtruara ndaj Jugosllavisë, të cilët dëshironin të dëshmonin edhe një herë lidhjen e tyre me mëmëdheun.

Mbreti kujtoi se, duke pranuar kurorën e Skënderbeut, do të kishte dashur të merrte titullin mbret i shqiptarëve dhe jo atë të mbretit të Shqipërisë, duke dashur kështu të pohonte se ndihej babai i të gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda dhe përtej kufirit. Ai i inkurajoi irredentistët të kenë besim në fatet e atdheut, duke shtuar se ai vetë, qeveria dhe të gjithë patriotët shqiptarë nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për të realizuar dëshirën e madhe të Shqipërisë : aneksimin e Kosovës, pa të cilën Shqipëria nuk është veçse një trup i gjymtuar, një trup pa krahë.

6 Komente

  1. I
    Idiotet e dobishem

    Hahahaah Zogu qe u be mbret nga Serbet me dhune pas revolucionit te qeshorit 1924. Marrëveshja Ahmet Zogu – Nikolla Pashiq, Gusht 1924. Teksti. 1 Shqipëria angazhohet t’i bashkohet mbretërisë serbe me bashkim personal. 2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë A. Zogu. Ai do të njohë trashëgiminë e dinastisë së Karagjeorgjeviçëve. 3. Qeveria jugosllave do të njohë dhe mbështesë me te gjitha mjetet si kryetar shteti A. Zogun me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake për aq kohë sa ai do të jetë gjallë. Kjo qeveri i atribuon atij një pension të rrjedhshëm vjetor. 4. Ministria e luftës e Shqipërisë shuhet. Shqipëria nuk do të ketë një ushtri kombëtare. 5. Shqipëria do të ketë një gjindamëri sa për të ruajtur qetësinë e brendshme të vendit, për të ndaluar dhe shuar çdo lëvizje që mund të nxitet kundër A. Zogut dhe regjimit të tij. 6. Në këtë gjandamëri do të marrin pjesë dhe ish-oficerë rusë të gjeneralit Vrangel, që tashti ndodhennë Jugosllavi. Qeveria jugosllave do ta subvencionojë atë me mjete financiare dhe armë. 7. Në gjindamërinë e Shqipërisë mund të merren në shërbim edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria jugosllave gjykon që të pranohen, në interes të dy vendeve. 8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të vendoset bashkimi doganor, mbi bazën e të cilit u jepet liri e plotë improteve dhe eksporteve të mallrave të dy vendeve. Kalimi i kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për shtetasit e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit diplomatikë jugosllavë jashtë shtetit do të përfaqësojnë edhe interesat e Shqipërisë. Shqipëria heq dorë nga shërbimi i saj diplomatik dhe doganor. 10. Qeveria e Shqipërisë duhet të deklarojë pranë Konferencës së Ambasadorëve në Paris se tërheq çdo kërkesë të saj për sovrantietin mbi manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetin e Vermoshit e të Kelmendit, të cilat mbeten nën sovranitetin e Jugosllavisë. 11. Kisha ortodokse e Shqipërisë do të ndërpresë lidhjet administrative me Patriarkanën e Stambollit dhe do të vihet nën hierarkinë e kishës ortodokse të Beogradit. Në të njëjtën mënyrë, bashkësia muslimane do të varet nga kleri musliman në Jugosllavi. 12. Qeveria e Shqipërisë do të distancohet nga zhvillimi i politikave kombëtare, ajo nuk do të interesohet për shqiptarët jashtë kufijve të vet. Ajo angazhohet, përveç kësaj, të mos pranojë në territoret e veta kosovarë dhe elementë të tjerë, që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre si kundërshtarë të politikës jugosllave. 13. Për çdo konçesion të mundshëm që shqipëria do t’u bëjë të tretëve, detyrimisht do të marrë më parë pëlqimin e Jugosllavisë. 14. Nëse Jugosllavia shpall dhe hyn në luftë me Greqinë dhe Bullgarinë, qeveria jugosllave ka të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një kontigjent prej 25 mijë vullnetarësh, me qëllim mobilizimi në frontin e luftës. Në rast të gjendjes së luftës midis Jugosllavisë dhe Italisë, Shqipëria do të ruajë një neutralitet favorizues kundrejt Jugosllavisë. Në rast lufte midis Italisë dhe Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtë të pushtojë gjithë tokën shqiptare 15. Qeveria e Shqipërisë nuk mund t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin paraprak të Jugosllavisë. 16. Ky traktat është i fshehtë dhe nuk mund të bëhet i njohur e të botohet pa pëlqimine të dyja palëve. e marr

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une

      Per tradhti ndaj vendit tonë, kishim qenë te paret ne Shqiptaret, fatkeqësisht!!!....... ???????????? Dhe kete, e paskemi bere nga nje kohe SHUME e gjate!!!.....???????????? Dhe e paskan bere Figura Historike, te Cilat ne, nuk i dyshojme KURRE!!!........???????????? Te rrijne aty mbase - tani eshte shume larg te na prekin, megjithëse e Verteta eshte e Vertete, dhe nje dite, po s'u tha, do dale, Ajo e shkrete e Vertete!!!...... Mbase nuk ishin Shqiptare te Vertete ata qe e bene, jo ne Gjak!!!...... Zoti na ruajte!!! E kemi nevoje Bekimin dhe Meshiren e Tij!!!....... ✝️✝️ Our Lady of Pontmain, ki mshir per ne!!!✝️✝️ Our Lady of Good Success, na bo Drejtsi e na jep Fitore mbi Mazonerine!!!✝️✝️

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jani

        Pena top to befte o trim. Ja u ke plasur ne sy se na cane koken

        Përgjigjjuni
      2. P
        Plehr Zogu , plehr populli.

        Hajduti frikacak qe u largua me milionat florri...tani milionat i trashegon kopili i tije me pjeshken e dyte....se e para i doli e vyshkur... Keshtu i ka kaluar shqiperia mbas clirimit , popull dele.... ndersa trimat jane plehra qe jane bere kriminele...duke vjedhur vrare, por asnje nga kriminelet politikane..

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa

          Lote Krokodili .Ky TRADHETARE QE VODHI FLORIRIN DHE E SHITI SHQIPERIN TE FASHISTET ITALIAN .

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Shqipëria e Italia kanë bërë 2 pakte ndihme reciproke në rast lufte. Një në vitin 1926 e tjetra në vitin 1927. Një marveshje sekrete është dhe e datës 26. Gusht 1926 ku italia do ndihmohej nga Shqipëria në pushtimin e Jugosllavisë e Shqipërisë do ti bashkoheshin të gjitha tokat që banoheshin nga shqiptarët në Jugosllavi. Këto pakte ushtarake-ekonomike realisht e kufizuan shumë sovranitetin e Shqipërisë. Një nga arsyet që italia përdori për pushtimin e Shqipërisë ishte se Zogu nuk pranoi një pakt të tretë me Italinë që në fakt Shqipërinë e kthente në një teritor Italian. Në telegramin që kemi në këto materiale e datës 7 Prill 1939 Zogu e pranoi Paktin e tretë vetëm që Italia mos të bënte pushtim ushtarak por Musolini dëshironte pushtimin e Shqipërisë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje