Kutuzov është gabimi më i madh i këtij mijëvjeçari të tretë

23 Korrik 2022, 19:00Dossier TEMA

Kutuzov është gabimi më i madh i këtij

Nga Mariano Totaro

Konsiderata e parë është e një natyre gjeografike:Rusia ndodhet në Evropë, zë thuajse 30 për qind të kontinentit, dhe më shumë se 2/3 e popullsisë së saj jeton në Rusinë Evropiane, duke e bërë kështu vendin evropian më të populluar.

E dyta është historike:para vitit 1917, Rusia ishte një vend, fisnikëria dhe shtresa e mesme e lartë e të cilit, ishin të integruara në mënyrë të përkryer me kombet e tjera evropiane. Mjafton të lexosh kryeveprat e patejkalueshme të letërsisë ruse, për ta kuptuar këtë realitet të padiskutueshëm.

Fisnikët flisnin frëngjisht midis tyre, dhe shkëmbimet tregtare ishin pothuajse ekskluzivishtme shtetet e tjera evropiane. Edhe fjala “Car vjen nga latinishtja Cezar. Mua më ka bërëshumë përshtypje një episod në librin “Lufta dhe Paqja”, në të cilin, para betejës së përgjakshme të Borodinos, trupat ruse mbajnë në një ceremoni fetare ikonën e ZojësSmolenskut.

Në një moment turma hapet për të lejuar kalimin e Mikail Kutuzov, gjeneralit kryesor tëushtrisë, që përulet para ikonës, ngrihet me vështirësi, dhe me një gjest të cilin Lev Tolstoi e përkufizon si fëminor dhe naiv, e puth ikonën para oficerëve dhe ushtarëve të emocionuar.

Humanizmi dhe thjeshtësia e Kutuzov, janë emblemë e natyrës së popullit rus të lidhur fort me vlerat dhe traditat e theksuara perëndimore. Në tetorin e vitit 1917, ndodhi revolucioni komunist. Më pas shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, pasoi Konferenca e Jaltës dhe ndarja e botës në dy blloqe:në vendet komuniste të Lindjes dhe vendet demokratike të Paktit Atlantik.

E megjithatë, bota vazhdoi përpara dhe regjimi sovjetik u shpërbë në vitin 1987, pas vetëm 70 vitesh histori. Unë nuk mendoj se Rusia e sotme ishte gati të anëtarësohej në Bashkimin Evropian, apo të vë në dyshim qëndrimin e saj ndaj Aleancës Atlantike. Megjithatë, unë besoj se vizioni i gjerë politik i një federate evropiane nuk mund të ndahet nga Rusia, sepse kjo e fundit është evropiane. Këto janë procese që do të ndodhin në dekadat e ardhshme, të cilat ndoshta do ti shohin të përfunduara fëmijët tanë.

Por janë vizionet afatgjata, që duhet të ndjekë në mënyrë strategjike një politikë e mirë. Bashkimi Evropian duhet të përpiqet të kënaqë dëshirën e Perëndimit,e ka dashur gjithmonë popullatën ruse, duhet të punojë për të siguruar që vlerat demokratike dhe liberale,të mund të triumfojnë mbi instinktet sovjetike diktatoriale të Vladimir Putinit dhe klasës së tij politike, për ta bërë Rusinë pjesë të BE-së pas disa dekadash.

Në këtë mënyrë, BE-ja ajo të bëhej një fuqi botërore me lëndë të parë, dhe me një kapacitet tëmadh industrial dhe prodhues. Disa dyshojnë se për të shmangur këtë skenar, SHBA-ja e provokoi në një fare mënyre vetë luftën në Ukrainë.

Vetë Papa Françesku foli me guxim, i vetmi kryetar shteti që e bëri këtë, për përgjegjësinë NATO-s në origjinën e këtij konflikti fatkeq dhe absurd në zemër të Evropës. Por pavarësisht vullnetit dhe sjelljes së SHBA-së, është qëndrimi i BE-së, ai që ka qenë zhgënjyes dhe katastrofik.

Bashkimi Evropian duhej të bënte gjithçka që kishte në dorë për ta shmangur luftën. Ai duhej të ishte e qartë në dëshirën e tij për të respektuar Marrëveshjet e Parisit të vitit 1997, dhe të kërkonte respektimin e saj nga të dyja palët. Ashtu si Gjermania që u përpoq ta bënte këtëderi momentet e fundit.
Në këndvështrimin afatgjatë, Brukseli duhet të ishte përpjekur të ruante statuskuonë aktuale, të luante një rol në zgjidhjen e konfliktit në Donbas (që ishte gjithashtu një realitet tragjik), të mos i jepte Putinit mundësinë për të vënë në zbatim dëshirën e tij të çmendur për një rikthim në diktaturën sovjetike, duke shmangur gjakderdhjen dhe tmerret e luftës, duke pritur që Putini të pasohej në detyrë nga krerë të tjerë shtetesh që janë të aftë ta përfundojnë, megjithëse ngadalë, procesin e demokratizimit të Rusisë. Në vend të kësaj, konflikti në Ukrainë e ka larguar ëndrrën disadekadëshe të një Evrope të bashkuar. / Opinione.it” – Bota.al

13 Komente

  1. A
    Artan Mane

    Fuuck Rusia me gjithe kopilat e saj te shumte ne Europe.

    1. G
      Gazetarë, gjoja

      E keni skurtuar artikulli sa që titulli dhe ajo pjesë qe keni botuar nuk.kanë lidhje. Perveç nje peruljeje të Kutuzovit ndaj nje ikone kristiane nuk pashe ndonje gabim.

      1. A
        Albi Boston

        Shkrim tjeter nga gazetaret Italiane pro Putit. Konkluzioni i ketij shkrimi, USA e paska dashur rusine te sulmonte, qe ta mbaje evropen per vete. Faji qenka e europianeve qe nuk folen me Putin, dhe ti shpjegonin vizionin e tyre per Rusine. Dhe ruset, nuk kane ca te bejne, po do vrasin gjithe ukrainasit ne menyre qe te kenaqin amerikanet. Eshte mire qe njerezit ti lexojne keto, dhe te nxjerrin konkluzionet vet. Kur do ti hedhesh benzine zjarrit, normal qe do shpikesh idera dhe veprime qe nuk jane te bazuara ne fakte, po ne nxitura ne pro-ruset. Zoteri i nderuar, amerikanet e kane ditur vertet 6-muaj perpara qe Puti to sulmonte. Jua thane edhe europianeve, edhe ukrainasve. Shyqyr zotit qe dokumented e qeverise ne usa jane publike. Kush do ti lexoje, e ka transkriptin e takimit midis frances, UK, gjermanise dhe ameriken ne dt 24 shkurt ne oren 5 me londren. Ne ate takim presidenti Biden u tha me ndershmeri europianeve, po duan te jene nje kunder rusise, athere amerika ishte e gatshme per ndihme dhe bashkim. Po nuk duan, athere amerika nuk do nderhynte, dhe ukraina behej rusi ne 3 ore. Kjo ishte zgjedhje europiane dhe jo amerikane. Dhe ne fund te luftes, Rusia do jete pothuaj e ngordhur dhe raskapitur, fiton apo humbet. Dhe do te behet nje me Europen pas gjysem shekulli. Por shkrimtari harron te thote qe Puti ishte ai qe luftoi bashkimin dhe demokracine dhe EU me shume se cdo njeri tjeter. Normal, se eshte diktator komunist dhe sadist qe do te mbaje gjalle oligarkine sunduese ne Moske. Dhe e fundit......ky po na thote, qe Kutuzovi paske shpetuar europen nga tirania!!!!!! biles shume qarte. Jo zoteri, Kutozovi shpetoi sunduesit mesjetare ruse nga shfarosja. Napoleoni, edhe pse pushtues, sillte me vete dhe exportonte revolucionin francez, dhe gjithe vlerat demokratike ne cdo vend qe shkonte. Tirania fitoi me humbjen e Napoleonit, dhe po vazhdon ende!

        1. A
          Arzt

          Ore ti je debil, por nuk e di!

          1. s
            shqip

            Kurse ti je nje shkerdhate qe Putini te perdor per te bere propogande pro Rusise. A nuk ka qene Rusia shkaku kryesor qe trojet tona ju dhane miqve te saj ne jug, veri e lindje? A nuk eshte Rusia ajo qe ben edhe sot propogande kunder Pamvaresise se Kosoves duke mbeshtetur pretendimet absurde te Serbise? Mjaftojne keto dy fakte te pakontestueshme qe te tregoje natyren e vertete agresore te Rusise se Putinit. E thene ndryshe, je ti qe ke lindur debil dhe nuk e di dhe jo Albi ketu me siper qe thote gjera qe mundet te vertetohen fare lehte; gjithmone ne se ke deshire qe te mesosh te verteten.

        2. S
          Sami

          Papa dhe Kutuzov kane te drejte

          1. P
            Paqi

            Sllavet mund te jen te integruar me pjesen tjeter te europes (ashtu si pretendoni ju)por do ngelen gjifhmon injorant per sa I perket konceptit te demokracis.Nje popull qe ndjek enderren e madheshtis te nje rrace kundrejt nje tjetre,shtypjen e nje populi.Nuk ka demokraci ne rusi dhe nuk do ket kurr.Dhe per kete faji eshte i popullit (çdo popull meriton udheheqjen qe ka ).Çarls Darvin do ngelej I habitur me kete popull ,.teoria e tij nuk funksionon

            1. h
              halabaku grek

              ore e di ky qe edhe ne te Ilirise kemi qene 80% te ballkanit te sotem, deri ne brigjet e greqise te sotme ? Po ja qe koherat rrjedhin e gjerat ndryshojne, ku per mire e ku per keq

              1. p
                pirro

                Rusia eshte shtet i madh. Ka vite qe SHBA perpiqet te izoloje Rusine sepse eshte i vetmi vend ne bote qe e ka sfiduar ne cdo aspekt,; teknologji, raketa, prodhim bujqesor dhe industrial. Trump u tha amerikaneve se rivali kryesor eshte Kina dhe jo Rusia. Por demokratet e Biden dhe te Sorrosit vazhdojne te kene paranojen e te kaluares dhe perpiqen te shkaterrojne Rusine. kjo po shkakton kaos ne bote.

                1. s
                  shqip

                  pirro-ti duhet te jesh nga plehu i nevojtores, desha te them i foltores se Berishovicit... Te pakten ndrysho emrin se "Pirro" ka qene nje individ i lavdishem. Ti e ben pis emrin e tij.

                2. P
                  Paqi

                  Pirro,paske dhe emer shqiptar o qerrata.I vetmi rrezik per boten është Kina.Per sa I perket rusis tende eshte thjesht nje fuqi regjionale nuk eshte me ne gjendjen e bashkimit sovjetik nuk Jane ne gjenje te pushtojne as Ukrainen po len kockat deri tani jan rreth 50000 te vrar

                  1. N
                    Neritan Ceka

                    joooooooo paqi, jo 50 000, 500 000, nga java tjeter do bëhen 800 000, hahahahahahaha, lere lere ç'vete! ka plas muti i rrenës sheshit!

                  2. Q
                    Q

                    MIRE e ke ti Z.TOTARO segjysma e Rusise eshtegjeografikisht ne Europe por si do i behet gjysmes tjeter aziatike biles Azi e larget

                    Lini një Përgjigje