"O Kadri Hazbiu ç’më bëre, ti je Judë", replikat e gruas së kryeministrit me ish-ministrin në gjyqin e 1983

18 Korrik 2022, 09:26Dossier TEMA

"O Kadri Hazbiu ç’më bëre, ti je Judë",

Pjesa e mësipërme është marrë nga dokumentat arkivore të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut në 1983, të cilat janë botuar nga DITA.

Personazhet që replikojnë janë Kadri Hazbiu (i dënuar me vdekje në fund të gjyqit) dhe Fiqret Shehu gruaja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu.

Kadriu: A janë të vërteta ato shpjegime që ke dhënë në proces për sa i përket vajtjes sime më 17 dhjetor të vitit 1981 në shtëpinë e tradhtarit Mehmet Shehu? A janë të vërteta?

Fiqreti:- I thashë edhe këtu, janë të vërteta.

Kadriu:- Aa, janë të vërteta! Në vijim të kësaj desha të bëj një pyetje: Nga ç’portë erdha unë?

Fiqreti:- Nuk e di se nga ç’portë erdhi…

Kadriu:- Nuk e patë nga ç’portë erdha unë?. Se korridori…, tani kupton, është kryqëzimi i dy dyerve. Nga ç’portë erdha?

Fiqreti:- Nga ç’portë hyri!?. Ku e di unë!.  Shtëpia jonë kishte dy hyrje. Ishte hyrja kryesore, ishte hyrja…..

Kadriu:- Më falni, edhe një herë insistoj në këtë që ju të shpjegoheni se nga ç’portë erdha? Sa porta ka shtëpia juaj për të hyrë!? Nga ç’portë erdha unë. Të lutem shumë, e shpjegoni këtë?

Ndërhyn trupi gjykues:- E ke të qartë nga hyri?

Fiqreti:- Jo nuk e kam…

Kadriu:  (vazhdon me ato që ka deklaruar gruaja e Mehmet Shehut në procesverbalin e marrjes në pyetje): – A kishte urrejtje Mehmet Shehu atë natë siç thoni në procesverbal ju… Qëndroni në këtë?

Fiqreti:- Po.

Kadriu:- Kishte urrejtje? Thoshte ‘A Kadri ç’më bëre!”?.  E konsideroni ju urrejtje ndaj meje këtë?

Fiqreti:- Unë kam thënë…

Kadriu:- Po, ose jo, nuk më duhen mua hollësira.

Fiqreti:- Ka thënë o Kadri Hazbiu, si Judë u solle ndaj meje!

Kadriu:- Domethënë, ai kishte një urrejtje ndaj meje  në këtë….

Fiqreti:- Mehmet Shehu ishte i mërzitur ndaj qëndrimit tënd me dy faqe.. Nga një anë sulmoje Mehmet Shehun, nga ana tjetër i solle përgjigjen e agjenturës sovjetike natën e 17-ës. Qe një qëndrim i dyfishtë.

Kadriu:- Mu përgjigj pyetjes sime!

Fiqreti:- Ja, përgjigja është kjo…

Kadriu:- Mu përgjigj pyetjes sime. Ishte kjo e Mehmet Shehut, urrejtje kjo ndaj meje?

Fiqreti:- Kjo ishte punë agjenturore, qe kurdisur dhe qe caktuar vija e sjelljes. Po kishte momente që për çështje personale, si njëri, dhe tjetri, kush të ishte i pari. Në këtë rast, goditej Mehmet Shehu direkt nga Kadri Hazbiu. Prandaj ai thoshte: ‘O Kadri Hazbiu ç’më bëre, ti je Judë!

Kadriu:- I nderuar trupi gjykues! Unë e kam shumë të qartë dhe s’dua shumë fjalë. Si rrjedhim i këtij qëndrimi në Mehmet Shehut, tek kjo (tregon me gisht gruan e Mehmet Shehut) u krijua një urrejtje ndaj meje? Po, ose jo!

Fiqreti: Dale ti mos e ngri zërin për të na frikësuar, se nuk frikësohemi kollaj.

Kadriu:- Jo, moj.. Je trimëreshë ti këtu!?

Kryetari:- Më tutje, ke tjetër Kadri?

Kadriu:- Pllakë gramafoni e kurdisur…

3 Komente

  1. d
    drini

    Akoma besojne njeezit kete komedi?Nje grua e mjere vene perballe vdekjes se djemve dhe nje teksti qe duhet te lexonte...

    1. D
      Dardan

      Dialogu tregon qarte se kryeminIstrin MEHMET SHEHU e eliminoi KGB-ja Sovjetike nepermjet agjentit te saj KADRI HAZBIU. Agjenti KADRI HAZBIU u eliminua nga kryeagjenti i KGB-se RAMIZ ALIA RAMIZ ALIA nxori ne fushen politike agjentin tjeter serbo-rus SALI BERISHA, i cili vrau e preu SHQIPTARE dhe e vodhi, shkaterroi dhe e dogji SHQIPERINE.

    2. S
      Sotiri

      Dardan, mese te verteta! Stafete spiunesh: Ramiz Alia, Sali Berisha, Lul Basha! Enveri la Ramizin qe te kujdesej per familjen, Ramizi la Saliun po per familjen, Saliu ka Lulin qe ky deri diku e beri te veten, pastaj me ndihmen e Amerikes i futi gishtin ne bythe Saliut! Tani Luli, megjithese ka rene nga fiku, nuk e dime se ke do te lere qe te kujdeset per familjen etij, ndoshta Sali Berishen, qe te dy nga nje marionete drejtohen: nga agjentura serbe!

      Lini një Përgjigje