Si e shpëtoi presidenti amerikan Wilson Shqipërinë nga copëtimi

15 Korrik 2022, 12:13Dossier TEMA

Si e shpëtoi presidenti amerikan Wilson Shqipërinë nga

Diplomati Paskal Milo i ftuar në “Drejt” risolli në vëmendje në këtë 100 vjetor të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, rolin që presidenti Thomas Wilson ka luajtur në mbrojtjen e Shqipërisë nga copëtimi.

Milo: Si e shpëtoi presidenti Wilson Shqipërinë nga copëtimi? Është një nga aktet më të rrezikshme kundër Shqipërisë dhe i fundit në konferencën e paqes së Parisit, qarkulluan disa variante por i fundit dhe më i rrezikshmi ishte memorandumi i 14 janarit 1920 i nëshkruar nga kryetarët e shteteve dhe qeverive të Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë. Vlora deri në Tepelenë i kalonte Italisë dhe Italia do të merrte dhe kujdestarinë mbi një shtet të vogël shqiptar që do krijohej që ata e quanin shtet mysliman shqiptar midis Vjosës dhe Matit, jugu i kalonte Greqisë ndërsa veriu i kalonte Mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

I jepej Shkodrës një status i veçantë si krahinë autonome brenda Jugosllavisë. Propjektin e kundërshtuan vetë jugosllavët sepse duhet ti lëshonin Italisë territore të tyre ose të kontestuara prej tyre në Dalmaci. Tek Wilson u përplasën të dy palët, jugosllavët dhe shqiptarët. Franca, Britania dhe Italia i kërkuan firmën duke i dërguar letër. Wilson ishte i sëmurë dhe korrespondencën e bënte e shoqja. Ai e hedh poshtë letrën e parë dhe thotë se çështjen se kemi në rregull. I bëjnë një letër të dytë dhe e hedh poshtë.

Në 6 mars 1920 u kthen përgjigje duke u thënë se duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet italo-jugosllave me palët direkte të interesuara jo me shpenzimet e shqiptarëve, Shqipëria dhe shqiptarët duhet të jenë të pavarur. Kur përfundoi Konferenca e Paqes së Parisit dhe hyri në fuqi Lidhja e Kombeve, Shqipëria u bë anëtare në 17 dhjetor 1920. Pranimi ishte konfirmim dhe pranim, njohje kolektive e sovranitetit të shtetit shqiptar, pavarësisë dhe integritetit territorial.

3 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Nga korça, doktori i niste të luftonin në Dibër në 1997., përse kjo urrejte.

    1. D
      Dardan

      Ne kete kohe ne Vlore po ziente kryengritja popullore kunder synimeve te Italise Imperialiste dhe bashkepunetorit te tyre Esat Pashe Toptani ne Shqiperi. Se cfare ndodhi nuk mund te mohohet nga agjentura e sotme serbo-ruse ne Tirane.

      1. C
        Ceni

        Qendrimi i Willsonit ndaj teritoreve shqiptare lidhet me 14 pikat e shpallura prej tij. Kur mbaroi lufta e pare botrore, Willson u tha fituesve: lufta mbaroi, tani shkoni ne shtepite tuja. Nuk do merrni teritore. Keshtu shpetoi dhe Shqiperia, te cilen fqinjet kishin planifikuar ta ndanin ne tre pjese.

        Lini një Përgjigje