Mes 544 letrave të sjella në librin “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, një botim i shtëpisë botuese “Erik”, përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi, është edhe korrespondenca mes Nolit dhe Enver Hoxhës, një pjesë e të cilave është botuar në të përditshmen DITA.
Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit:
“Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë… (shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet përplasja që Konica e Noli kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre)… Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”,
Botimi jep më pas se si për këtë amanet Noli i drejtohet Enver Hoxhës (me të cilin ka pasur një letërkëmbim të gjatë në vitet 1945-1946): “Dëshira e fundit e Faik Konicës ishte që të prehej në atdhe, në Shqipëri. Kini mirësinë të na njoftoni kur do të ishte e përshtatshme që të silleshin eshtrat e tij me nderimet përkatëse si kampion i pavarësisë së Shqipërisë”.
Por Enver Hoxha nuk i ktheu asnjëherë përgjigje për këtë çështje.
Më tej lexojmë t’i ketë shkruar Sejfulla Malëshovës: “Bëj përpjekje për të ndjerin Faik se është akoma në dollap dhe koston shumë dhe trupi ka filluar të prishet. Më kthe përgjigje për këto”.
As Malëshova nuk i ktheu përgjigje. Noli do të ikte nga kjo botë me pengun se nuk e çoi deri në fund amanetin e mik-armikut të tij. Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe vetëm në maj 1995 dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri.
Keta dy intelektual te medhenje jan misherimi me i mire i porosise se Vaso Shkodranit: Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria.
Konica ishte nje RROT CARI qe se kishte shokun. Ishte nga ata njerez mistrece, grindavece dhe fodulle, per te cilet edhe diten kur vdesin nuk gjen kerkend qe te thote "sa keq, ishte njeri i mire i shkreti", megjithese kodi moral e thote qe ate dite nuk flitet keq per te vdekurin.
Konica si gjigand i mendimit,force se arsyes dhe kulturës nuk mund të jetonte me injorantët e prambetur në provincën periferike të perandorisë osmane. Shqiptarët, si mizorë të kulturës dhe humanizmit,kanë nevojë për tiranë injorantë siç janë vetë.
Ka jetuar me tet'gjysh ....
Dhe Kadri Azbiu i niste letra Enverit por Haxhi Lleshi i hidhte në wc.