“Dashuritë e ‘Rrugës së Durrësit’, nga vajza e zv/ministrit me futbollistin e Tiranës, te bukuroshja që mbanin frymën të gjithë

10 Korrik 2022, 13:01Dossier Uvil Zajmi

“Dashuritë e ‘Rrugës së Durrësit’, nga

Qëndrimi te Bar-Kafe “Flora” dhe frekuentimi i Rrugës së Durrësit erdhi pas viteve ’70-të, kur situata politike në Shqipëri, sidomos në fillim të 1973 – it u rëndua. Largimi nga “Broduej” dhe vërshimi në mbrëmje në atë zonë në qendër të Tiranës, me pikë referimi ëmbëltore “Florën”, erdhi në mënyrë spontane për t’u kthyer në domosdoshmëri me kalimin e kohës. Së pari, nga banorët e pallateve përreth, për të vijuar me gjimnazistët e “Sami Frashërit”, “Qemal Stafës” e Politeknikumit, të cilët kryqëzoheshin në drekë, por edhe në mbrëmje, me qëndrime në grupe miqësie në dy krahët e “Florës” ku bisedohej, diskutohej për gjithçka përfshirë çdo informacion sportiv, artistik, pak politikë lidhur me jetën dhe evenimentet e ditës, javës në vend e jashtë kufijve.

Lokali u bojatis me hidromat me ngjyra të ndryshme në të gjitha faqet e tij, duke vendosur taketa të vogla druri si dekor dhe disa piktura “natyra të qeta”. Në mbrëmje ishte kënaqësi e madhe të qëndroje aty, madje nuk gjeje vend. Në dimër shfrytëzohej mjedisi brenda, ndërsa në verë edhe ai jashtë. Fillimisht, aty ka qenë edhe një distributor benzine ku merrte kthesën autobusi “Viberti” apo “SATA” (kështu njiheshin nga populli autobusët e markave italianë) që shkonin në Laprakë.

Zupa, parfeja dhe ponçi, të preferuarat

Duke qenë se frekuentuesit e parë ishin studentë të sapo kthyer nga jashtë dhe te “Flora” gjenin apo improvizonin atmosferën perëndimore të lënë pas, kryesisht në mbrëmje, lokali ishte plot. Nuk flitej me zë të lartë, pihej cigare “Diamant” apo “Luks”, vite më vonë “DS” (Durrës Special). Akullorja me gota xingato në formë kupe ishte traditë, por “Flora” kujtohet për tortat, zupat angleze, arançatat, kompekajën dhe parfetë, që kushtonin nga 25 lekë.

I preferuar ishte ponç portokalli, prodhim i Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” Tiranë, një pije e sapo dalë në qarkullim, e ëmbël dhe e fortë. Pastaj fërneti, konjaku, vermuthi e kaçurreli, që ishte një miks i fërnetit me ponçin e që pati një shpërthim si një pije e veçantë për kohën dhe preferohej nga të gjithë, djem e vajza, nxënës e studentë që linin orën e mësimi për t’u takuar e dashuruar aty ku shërbenin Ganimeti, Lola, disa nga kamerieret model të lokalit.

Urdhri i Mehmet Shehut, me gjobë ulja në bordura

Të rinjtë e atyre viteve pa dyshim e kujtojnë qëndrimin në mbrëmje ulur te bordurat e vitrinave të dyqaneve, kur ato mbylleshin në të dyja krahët e “Florës”, të ndarë në grupe-grupe. Por me kalimin e kohës dhe ulja aty filloi të vështirësohej, pasi policia nuk lejonte më grupime të tilla. Madje, me një urdhër të Mehmet Shehut, ato u lyen me vaj e graso për të penguar uljen e djemve në ato shirita betoni.

Vetë forcat e rendit të rajonit te “Mine Peza”, që kontrollonin ishin miqësuar me djemtë e bordurave dhe sa herë kalonin, kryhej “ngritja dhe më pas ulja” e tyre si shenjë mirëkuptimi, kur ata patrullonin. Kulmi arriti kur u vendos edhe gjoba deri në 100 lekë, për personat që frekuentonin bordurat.

Nga kënga e Gim Krajkës, te filmat artistikë…!

Me tekst të Xhevahir Spahiut, kompozitori i njohuri Agim Krajka, duke i’u referuar frekuentimit të lokalit u paraqit në Festivalin e 11-të Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion, me këngën “Kafe Flora”, që u këndua nga 17-vjeçarja Lindita Theodhori. Ndonëse u rendit në vendin e dytë dhe pati jehonë, ajo u hoq nga radioja pas goditjes së Festivalit. Gjithashtu, në atë rrugë janë xhiruar edhe tre filma: “Plumba mbi Perandorin”, që ka lidhje me atentatin e Vasil Laçit ndaj Viktor Emanuelit të III-të, rol i luajtur nga aktori Kastriot Çaushi.

Edhe një fragment i filmit “Debatik”, skena ku vritet Coli, me aktorët Besim Lëvonja e Sulejman Pitarka është xhiruar pak metra në thellësi, te sheshi i Likve. Pastaj filmi dramatik “Vdekja e Kalit”, me protagonist aktorët e njohur Timo Flloko e Raimonda Bulku me skenën e internimit realizuar mbrapa pallatit mbi “Florën”.

“Love story” dhe frymëzimi artistik

Në pak kohë, “Flora” u transformua në mjedisin e dashurive, njohjeve, fejesave, shkëmbimit të unazave, krushqive, por dhe i frymëzimit artistik për artistët e rinj. “Së bashku me Kiço Blushin, Rikard Ljarejn, Leka Bungon dhe Sherri Mitën, kemi qenë klientë sistematikë të ‘Florës’. Uleshim në një tavolinë në fund të lokalit dhe të frymëzuar nga stili e histori shkrimtarësh, kryesisht nga vendet si Franca, Italia, shkruanim krijimtaritë artistike”, kujton Bujar Kapexhiu.

“Tentonim të imitonim, madje aty është krijuar nga Sheri Mita komedia ‘Këshilli i Ndrikullave’, nisur nga dashuria e Leka Bungos me gruan e tij, një vajzë ambasadori me apartamentin përballë ‘Florës’, që kishte katër teze, të cilat dilnin në ballkon e kontrollonin lëvizjet e Lekës, kur futej te ‘Flora’.

E tillë është edhe dashuria e vajzës së Mantho Balës, ish-zëvendësministrit të Arsimit, që banonte mbi ‘Florën’, me futbollistin e ‘17 Nëntorit’, Tit Nurishmi. Ndërsa piktori Ali Oseku, realizonte skica me vajza, djem, miq, që vinin aty e më pas ua dhuronte vizatimin”, përfundon Kapexhiu. Vetëm për një shikim, takim, provokim, apo pritjen e një vajze, nga djemtë e dashuruar janë pirë deri në dhjetë kafe në ditë te “Flora”.

Te “Derri” me lloto-sportin klandestin

Kështu e kanë quajtur “Derri”, një emër aspak simpatik, që realisht ishte një “gjellëtore” apo “mëngjesore” përballë Ambasadës Kubaneze. Një vetëshërbim me parapagim me qëndrim në këmbë, me pagesë në kasë, ku shërbente Kimetja si arkëtare dhe Nexhi bashkë me të. Në brendësi në krahun e majtë të hyrjes kishte edhe një kinkaleri, ku thuhej se shitësi kishte “mision” të dyfishtë.

U quajt “Derri”, ose te “Derri”, pasi i tillë ishte mishi që shërbehej, por edhe për qëndrimin me orë të tejzgjatura. Deri vonë në verë e dimër, sidomos kur binte shi, nën strehën e “Derri”-t grumbulloheshin të gjitha grupet. Në veçanti të shtunën e të dielën fluksi ka qenë shumë i madh. “Derri” u kthye edhe në një pikë të rëndësishme të informacionit që merrej e shpërndahej për muzikën, politikën (jo shumë), sportin, kronikën rozë, një pafundësi thashethemesh kryeqytetase.

Pikërisht te “Derri” e ka zanafillën dhe është luajtur për herë të parë loto-sporti klandestin, ndonëse ai sportiv ka ekzistuar në Shqipëri deri në vitet ’60-të. Pasi u ndalua, pati tentativa sporadike për ta aktivizuar atë nga individë, fillimisht me shuma të vogla, pastaj numri u rrit e mori përmasa gjigante në pjesëmarrje dhe nga ana financiare.

Hysenaj, një ndër organizatorët e tij, tregon: “Shumë shpejt ky mekanizëm me mjete rrethanore filloi në fshehtësi, në grupe të ngushta miqësie. Në çdo fundjavë luhej me skedina dore për serinë A dhe në vitet që vijuan përfshirja ishte e madhe nga nxënës e studentë, punëtorë, frekuentuesit e ‘Florës’, të zonave të tjera të Tiranës, madje vinin edhe nga rrethet.
Kujtoj se edhe policët që kalonin aty, fshehurazi vinin ndeshjet në loto-sportin tonë klandestin. Kulmin e pati në vitet 1975-‘85, kur disa nga ideuesit u ndëshkuan me burgim”, thotë ai.

Alqi Boshnjaku, Dor Keko dhe Perlat Voshtina

Nuk mund të flasësh për Rrugën e Durrësit, qëndrimin te “Flora”, pa kujtuar të paktën disa personazhe që sot nuk jetojnë, ndër të cilët Alqi Boshnjakun, Dor Kekon e Perlat Voshtinën. Njëri poet e shkrimtar, tjetri kompozitor dhe Voshtina, inxhinier e volejbollist.

Banonin shumë afër njëri-tjetrit e të tre ishin shumë të njohur edhe për pasionin që kishin për sportin. E kanë frekuentuar atë rrugë, në veçanti në mbrëmje në oborrin e “Florës”, të ulur në bordurat e tij. Të tre fatkeqësisht u ndanë nga jeta në moshë të re.

Familjet e njohura, nga Progri te Kodra dhe Kubati

Në atë rrugë përballë gjykatës ka jetuar Ali Progri, drejtori mitik i Politeknikumit bashkë me familjen, njeri i sjellshëm, fisnik e shumë human. Në pallatin tjetër që vijon, Gani Kodra, një tjetër person i njohur për ato vite. Ai bashkë me familjen, djemtë Gencin e Tanin, nipat e mbesat L. Kodrën e të paharruarin Petrit Kodra, gazetar në ATSH, i pari që furnizonte me informacione sportive pasionantët e “Derrit”.

Pastaj Ali Kubati, edhe ky në vazhdim te pallati në kryqëzimin e parë. Shumë popullorë, Kubatët kishin rreth të madh miqësor. Të përhershëm të kësaj rruge kanë qenë edhe dy motrat e heroit Qemal Stafa, gjithmonë bashkë dilnin për shëtitje. Te pallati përballë Pallatit të Oficerëve, ka banuar gruaja ruse, Galina, me vajzën Sonja dhe Zana Karagjozi, sportiste e “Dinamo”-s, ruse edhe kjo nga nëna, si dhe Ad Shehu. Aty pranë ka jetuar edhe familja e bamirësit Dine Hoxha, me nipërit Skënder, Dine, e Bujar, ngjitur me pallatin ku banonte edhe gruaja me kulturë e admiruese e muzikës italiane, Xhilda, me vajzën Jozita.

Me zë të ulët nga dritarja e apartamentit të saj dëgjohej “Hit Parade” i Lelio Lutazzi-t dhe “Radio Praga”, një emision shumë i ndjekur çdo ditë në drekë, me kërkesa të emigrantëve italianë.

Pallati “Blu” i gjeneralëve

I ndërtuar në kohën e Italisë, në kryqëzimin e parë, pallati i bukur me tulla blu është një ndërtesë që i ka rezistuar kohës dhe sot njihet si pallati i Merlikve. Për shumë vite pas lufte, në katin e parë të tij ka qenë Dogana, më vonë një kasap, pastaj libraria. Aty kanë banuar nga gjeneral-leitnant Abaz Fejzo, ushtaraku që bënte paraqitjen para tribunës në çdo fillimi parade, Maliq Sadushi, Todi Shyti, Kristo Themelko, te Sabri Pilkati, të gjithë personalitete madhore të kohës. Në vijim, te një vilë përballë Ambasadës Jugosllave ka qenë edhe Kundëradmirali i Marinës, Abdi Mati, me fëmijët, piktori Zamir, vajzën Teuta dhe Ilir Matin.

Vajzat e bukra moderne që i dhanë emër

‘Rruga e Durrësit’ ishte e shquar edhe për vajzat e bukura. E zbukuronin rrugën edhe më shumë N. Xhai, T. Buxheli, motrat Progri, tri shoqet E. Gjylbegu, A. Omari, L. Siliqi, binjaket Veronika e Ludmilla, që kanë luajtur edhe si aktore në filmin “Zonja nga Qyteti”.

Pastaj bukuroshja Lida, Shpresa valltarja e Ansamblit, J. Nase, V. Biba, duke e lënë për në fund G. Herrin, që kur dilte nga tuneli për në ‘Rrugën e Durrësit’, të gjithë mbanin frymën për ta parë për nga bukuria. Edhe çifti modern që dallohej për elegancë në veshje, A. Rasku me M. Uçin, tërhiqnin vëmendjen.

Mjekët dhe mësuesit historikë

Janë shumë: Nga Dr. Ilir Gjylbegu, Dr. Anila Gode, Dr. Emil Cimbi Dr/ Selaudin Bekteshi, Dr. Theollosi. Dr. Ilir Ohri, Dr. Jorgji Koja, Dr. Gazmend Velçani, Dr. Ferdi Konomi, Dr. Petrit Gaçe, Dr. Nikolla Shurbani, Dr. E. Gjermani, Dr. Ylli Popa, Dr. F. Konini me gruan austriake Paola.

Pastaj mësuesit Z. Xhajanka e letërsisë, Sar Çakmaxhian i kimisë, A. Karagjozi dhe mësuese Tana të anglishtes, L. Naçe e matematikës tek A. Rustemi, i fizkulturës M. Tukseferi, prof. Gjergj Canco, Llazar Xhajanka etj.

Aktorë, piktorë e skulptorë, “Via del Artisti”

Do të ishte më se normale që të njihej si “Rruga e Artistëve”, pasi e tillë ka qenë. Në të jetonin aktorët Sulejma Pitarka, Besa Imami, Kadri Roshi, Luiza Varfi, Margarita e Shkëlqim Xhepa Qenan Toro, Andrea Pano, A. Imami, A. Kura, Drita e Hysen Pelingu, Violeta Manushi, Piro Milkani, Viktor Gjika, familja Sallaku, Vitore e Skënder, ajo e kineastëve Xhanfise dhe Endri Keko, operatorët e TVSH-së: Arben Çeku e Fred Leli, vëllezërit Pandi e Bled Laço, regjisori Aartan Minarolli, dirigjenti Rifat Teqja, Thimi Nika, familja Zela, Vaçe e Hysni, muzikologu Ramadan Sokoli, kompozitorët Nikoll Zoraqi, Pjetër Gaci me gruan ruse Tamara; tenori Gjoni Athanas me Sakinenë, gruan e tij balerinë; familja Çako me Gaqon e Luiza Papën, familja e muzikantit Topi, oboisti Viktor Shiroka; këngëtarët Xhavit Xhepa, Fitnete Rexha, pianistja Bebi Kristidhi, muzikologu E. Dheri; skulptorët Odhise Paskali e Dhimitër Çani, piktorët Kel Kodheli, Foto Stamo etj.

Edhe Ali Zotria ing-kimist, në katin e gjashtë sipër “Florës” ka banuar. E dënuan pasi ishte martuar me Jezminën, gruan çeke, me të cilën pas ‘90-ës u largua e jetojnë në Çeki. Në një apartament në katin e katërt, te pallati pas Ambasadës Kubaneze, ka banuar ing-kimist, Agim Shehu, që kishte sjellë nga Rusia një televizor, në të cilin të gjithë grumbulloheshin për të parë.

Në Rrugën e Durrësit jetonin edhe familja e shkencëtarit Petro Zheji me Verën e Arturin, shkrimtarët Nasho Jorgaqi, Andrea Varfi, Sotir Papuli, Fatmir Gjata, Qamil Buxheli, Dhimitër Xhuvani, Andrea Varfi, Teodor Laço, Llazar Siliqi, Vangjeli e Spiro Çomorra, përkthyesit e njohur Sami Leka e Niko Gjini, gazetari Kastriot Ahmati, fotografi i ATSH-së Pipi Naçe, profesorët e akademikët: Alfred Uçi, Aaleks Buda, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Fatos e Luan Omari, Kol Paparisto, studiuesit Spiro Xhai e Sotir Kuneshka, Mane Nishova, njeriu i kohës në TVSH-së, Petrit Leka, ambasadorët Piro Koçi e Fatmir Kumbaro, inxhinieri i ndërtimit H. Rama, Maqo Bleta, si dhe Lluka, djali me syze që e thërrisnin “filozofi”.

Nuk ka pasur kuptim ajo rrugë pa disa personazhe mitikë të saj. Gen Nika, djali modern, problematik për sistemin, gjithmonë një hap para në modë, shije e pasione. Shumë të veçantë, simpatikë, vitalë, kanë qenë Gen Dalta e Kokushta.

Ylli Koçi, gjithashtu i gjatë, elegant, vishej bukur, kur dilte tërhiqte vëmendjen bashkë me vëllanë Fati, e dy motrat. Pastaj Kirov Andoni, protagonist absolut e autentik i ‘Rrugës së Durrësit’, kitarist, këngëtar, si dy pika uji me francezin Charl Aznavour, i preferuar në mbrëmjet e gjimnazeve, kryesisht të “Qemal Stafës”.

Kirovi ndërtoi edhe një pishinë të vogël personale në tarracën e Pallatit të Oficerëve ku banonte, çka u bë problem për lagjen. Ndërsa qëndrimi te “Flora”, është i lidhur me djem, pa të cilët nuk mund të shkruhet historia e saj. Nga B. Çaushi (Xuxi), G. Estrefi, I. Elini, T. Gjoka, A. Ruço, K. Hysenaj, E. Deliallisi, Perikli Dhales, Skënder Hyka, B. Hyka A. Nurishmi, Gog Halili, B. Tabaku, Sh. Ndroqi, vëllezërit Besnik e Agim Hado etj.

Shumë enigmatik ka qenë Mihal Kosova, që kishte studiuar për Letërsi në Athinë, por për shkak të biografisë, punonte si bojaxhi. Paradite shërbente në shtëpitë e banesat duke lyer, në mbrëmje te “Flora” shfaqej ndryshe, i veshur mirë, dhe me humor.

Grupi “QEMAL-STAFAS” I “Besnikëve” dhe i “SAMI FRASHËRIT”

“Flora” ka qenë në sintoni me disa individë e grupe: vëllezërit Mir e Ilir Dashin, Shan Vorfin, Tor Ickën, Sh. Xhepën, A. Bajkon, Dor Kekon, A. Sejkon, F. Hanxhaku, P. Becin, A. Dumën, Bes Vilën, Z. Birçen, B. Gajtanin, Jan Kasneci, S. Vukaj etj., si dhe vëllezërit Zotria, Gux e Bujar Sevrani, Rrok e N. Dionisi, Geg e Lek Kodheli.

Pastaj tre shokët A. Obdari, A. Kubati, L. Tasellari, tre simpatikët T. Anamali, B. Shehu e P. Seiti, muskëtierët Dhimitër, Dëfrim e Genc, banues te pallati i “Hotel Pensionit”, me të përhershmin Ruke dhe “Stive Rivesin” – Niku, tatuazhistin e parë shqiptar.

Tjetër grup ishte ai me nxënës të “Sami Frashëri”: A. Sallaku, Mir Prifti, M. Ostreni, M. Barbullushi, M. Çoçoli, A. Shehi, B. Lame, T. Kosta, K. Andoni, B. Plaku, Tit Nallbani, H. Topi, K. Paçrami, B. Mema, Nik Alimehmeti, F. Çoçoli, A. Alimehmeti. etj, pa harruar Ilir Demaliajn, “Syçin” e famshëm banues te pallati sipër Arkës së Kursimit te kryqëzimi i parë. Të gjithë djem “besnikë” të “Florës” e “Derrit”, “polikumas”, “qemalstafas”, e të “Samiut”, çdo mbrëmje i gjeje aty, pa munguar asnjëherë.

Dashuri me gjimnazistet pas “Figalit”

Ka qenë një rrugë e frekuentuar shumë edhe nga futbollistët e “Shkëndisë” që pas shkollës, stërvitjes, i gjeje të grumbulluar të “Figali”, kinkaleria e vogël në kryqëzimin e tretë, që mori emrin e shitëses. Nga Sul Starova, Dash Bajaziti, Arjan Bakiri, A. Toqi, Vasil Bifsha, Il Metani, Ilir Luarasi, apo K. Andoni, N. Topi, G. Maluçi, G. Shahu, Jar Battisti të gjithë prisnin të dilnin vajzat e gjimnazit duke u kryqëzuar, takuar pas “Figalit”.

Shumë dashuri, njohje, e kanë aty zanafillën, madje disa prej futbollistëve të “Shkëndisë” janë martuar pikërisht me vajzat e “Qemal Stafës” e Politeknikumit.

Nga futbollisti Aristidh Parapani, kampion i Ballkanit i ‘46-ës, te familja e F. e Mustafa Çelkupa, atletët Shaban Lundra, Dhimitër Stratobërdha, Liljana Karanxha, Dh. Dhjaku, I. Gusho, A. Papuli, Viron Bezhani (ish-President i KOKSH-it), futbollistët Riza Icka, B. Keno, S. Sinani, A. Nurishmi, Gud Tafaj, familja sportive Tomorri me Ylli, Luan e Gencin; shahisti Ilir Karkanaqe; basketbollistët S. Boshnjaku, V. Dalta, Sandër Dheri, A. Demiri, volejbollistët S. Vokopola, R. Gjerazi, S. Hanxhaku, boksieri Ahmet Golemi, B. Isaku, kampioni mundjes Ndriçim Spahiu, Nuzi, me trupin e bukur, janë disa që e kanë lënë gjurmë në Rrugën e Durrësit. Edhe Konvikti (pas Hotel ‘Pensioni’-t), fillimisht me vajzat e Liceut e më pas për sportistët e ILKF “Vojo Kushi”, i kanë dhënë gjallëri rrugës.

Pa harruar ndeshjet në Pallatin e Sportit: tre blloqet me policë që kontrollonin bileta kur fluksi ishte i madh, pastaj fundi i takimeve kur tifozë, miq e shokë prisnin sportistët e të shoqëruar ktheheshin bashkë përgjatë Rrugës së Durrësit, në trotuarin nga e djathta.

Nuk është gastronomi, as dyqani i Gazhelëve, as “Parfumeria”, as “Derri”, as “Malev”, as Trikotazhi. Nuk ka gjurmë as “Demneri”, dyqani i biçikletave, as gjykata, as berberi as ai këpucë me porosi, si dhe hotel “Pensioni”.

E më kryesorja, “Flora”, është reduktuar në një lokal të vogël me emrin “Kafe-Flora”. Ndërkohë, mjaft personazhe nuk jetojnë si dhe të tjerë që janë zhvendosur, ndërsa ata që i dhanë jetë janë familjarë.

Ai korridor aq popullor tashmë nuk ka më frekuentimin viteve ’70-të, pasi është kthyer në një rrugë normale, pa delegacione e njerëz që i prisnin me lule, i mungon zhurma, vitaliteti që i dha bujë e shkëlqimin në vitet e kulmit të saj. / Memorie.al /

48 Komente

  1. T
    Taulant

    Bukur, rruga e Durresit ose Kongresi Permetit ka strehuar qytetare dinjitoze!

    1. R
      Robi

      Vilo, komplimentet e mia per shkrimin, e perjetova si dikur, por ke harruar nje personazh qe meritonte te permendej, Toren e rruges se ambasadave ...

    2. M
      MAJAKOVSKI

      Sa bukur qe i kujtoni. Komentet duhet te plotesojne akoma me shume. Kjo ishte jeta e qytetit qe me gjithe veshtiresite kishte edhe pjesen e saj te bukur.

      1. p
        per saktesim

        Me sakte : kjo ishte jeta e bukur e qytetit, megjithese natyrisht kishte edhe veshtiresite e veta ...

      2. T
        TURIEMIGR

        NE MOS GABOJ ESHTE SHKRIMI I YLVI ZAJMIT OSE VILIT SIC E THERISNIM NE PALLAT REK RUGA E KAVAJES.SHKRIMET E TIJ PER TIRANEN NA KTHEJNE NE NJE KOHE TE BUKUR POR DHE TE REZIKSHME

        1. H
          Hajdut dhe patriot

          Artilull I bukur.por a e kupton njer? Vetem bandits gjen sot.

          1. Bukur, po vetem ate punen e bordurave me vaj e graso dhe gjobe nuk e kuptova apo kujtova se kur ka ndodhur? Pyta ene nja dy emra nga ato qi ke shnu tina, po kurre fare gjoje sdishin!!?? Ani, sprishet ramazani nga duhani. Tung.

            1. m
              maloku

              O fshatar, me nje qarkore te leshuar nga ministria e brendeshme e asj kohe (ndoshta vitet 1980-1981) po te rije ulur tek bordurat e vitrinave te dyqaneve ne rrugen e Durresit, aty ku ka qene edhe nje MAPO, por edhe dyqoni sallomit, parfumeria perball, bordurat qe rrethonin pasticeri Floren etj, te denonin me gjobe!! Autori i ketij shkrimi eshte shume i sakte!

              1. l
                lexuesi

                Jo vetem aq, po per nje 6 muaj ndalohej qendrimi ne te njejtin vend i me teper se 3 vetave, vinte policia dhe na perzinte ...

                1. t
                  tironsi i kuq

                  Ju ketu GENJENI! Kemi ndenjur ne bordura edhe ne 1980 edhe ne 1989. Kemi ndenjur grup pa limit ne cdo kohe dhe ne cdo vend, jo vetem te Flora por edhe ne gjithe Bulevardin e Tiranes, madje edhe mu perballe Komitetit Qendror. Policia mund te ndalonte personat problematike, rrugacet e lagjes, qe njiheshin nga ata, kudo qe ata mund te rrinin, por jo njerezit ne pergjithesi. Nuk na ngacmonte kush, as ne rruge as ne shkolle as ne lagje. Policia nuk dukej gjekundi, as qe e dinim se ekzistonte, shihnim tek tuk ndonje te Rrugores. Tirana ishte nje qytet i rregullt, i paster, i kulturuar me rini te bukur, me goca seksi, me cuna te shkathet, me ushqime te shijshme qe edhe sot nuk i harrojme (ato zupat kurre nuk i kemi quajtur "angleze"). Kishte edhe halabake dhe garipa, qe e gjenin shpejt vendin ...

                2. B
                  Bureto

                  Bujari, ka harruar (apo s'ka dashur) pa futur në listen e doktoreve me siper edhe mjekun Petrit Kokalari, babane e Evis Kokalari, në ato vite vajze 14-15 vjeçare, 'konservatores" shqiptaro-amerikane qe bashke me Berishen, (qe bashke me Meten, jane idhujt e Kapexhiut), i dha tonin "Foltoreve" të famshme tashme, per mire a per keq, po kete do ta thote historia.

                3. L
                  Labi

                  Ishin kohe qe nuk vine me,nuk ka me Tirone,tani eshte nji geto e madhe e mbushur me maloke e fshatare qe presin te bejne sherr per nje parking,brezi i athershem do ti kujtoje me nostalgji ato vite,jo per politiken po per marredheniet njerezore qytetare.

                  1. T
                    Tironc denbabaden

                    Pse me labo kyr u bone tironc ti??? Se ne baba jot me 45 do kate zbrit nga malet e laberise! Keshtu qe nuk te jep askush te drejten te percmosh te ardhurit rishtas! Leni tironcit me fol te pakten!

                    1. B
                      Ben

                      Tironen e bene te ardhurit pas 45ses. Te gjithe emrat e permendur ne artukull me nostalgji dhe qe kane qene intelektuale e personazhe ne Tirone nuk jane tironca autiktone

                      1. A
                        Albana

                        Koment tipik I karakterit komunist, qe ju shpelau trurin dhe e besoni te vertete. Per Tiranen tone pa diskutim kane meriten te gjithe ato qe kane kontribuar, por pa tiransit autoktone dhe vlerat e tyre Tirana nuk do ishte Tirane qe ne e duam kaq shume deri nen lekure.

                        1. E
                          E verteta dhemb, por sheron

                          Leter e nje Qytetari Tirons, derguar nje katunari tironc "denbabaden" te quajtur Eliot (Elmaz) : Kush e boni Tironen QYTET e!? Ca thu mer KATNAR tru carac!? Cilat na qekan kto "ndertime historike" t'katunarve si puna tate, qi na i paskan prish kamunistat mre manall? Na thuj nji, vetem nji mer cop gamori. Pazari i vjeter na qeka ndertim fantastik ene historik, aty me dyqone dhish ene bajgash e, ku shitshin benevreke ene zile bagtish? Kuc he dreq, or budall! Si pelqeka sumes tate Pallati i Kultures e, si pelqeka Bibloteka ene Opera e, se e paskan nertu kamunistat. Si pelqekan sumes tate pallatet ene rruget e nertume pas Clirimit se i paskan nertu kamunistat e? Si pelqekan kaptines tate mer karrallo, as Muzeu Kombetar, as 15 katshi, as Stadiumi Qemal Stafa, as Presidenca, as Pallati Kongreseve, as Selia e Kuvendit, as Piramida, as Parku Rinia, as Parku i Liqenit, as kopshtet ene shkollat 9-vjecare e gjimnazet (sepse para kamunistave, gjithsej ka pas vetem 1 gjimnaz ene 3 shkolla fillorje n'Tirone, qe ta dish tina). Nuk t'pelqekan ty a si? Po kujt i plas trapi mer katnar muti. Po me i heq Tirones kto qi "s'te pelqekan tyna" a kupto qi s'ka mo qytet o MANALL? Po ti katnar ke qene ene katnar ke met, cere pune ke ti me qytetin. Tina je katnar qe jeto mrena lagjes damethon katunit tat, qi nodhet mrena qytetit. Po ai katun osht ene ti katnar je. Qytetin or gjizak e kan ndertu ata qi kan ardh ne ate katunin qi quhej Tiron, ata e kan ndertu ene kulturu, se t'kish qene per gamora ene katnara si puna tate, ju do ishit ene sot e ksaj dite me shallvare ene me ijet e juja me perce n'surrat! Po thuj shyqyr qi erdhn ata dibrant n'1912 ene ju dhane icik kultur, masanej erdhen korcart ene kosovart ene gegt ene toskt qe i dhane ka pak lezet atij veni amnjarontash! Shyqyr zotit qi erdhn kamunistat pas Clirimit qe e bon qytet avropian, me rruge e me shkolla, me pallate e me teatra, me stadiume e me universitetna, se pernryshe vallahi kishte me njel ai ven me rrugica t'ngushta ene me avllija t'shtremta, me njerez t'trashe ene pa shkolle, amnjaronta ene kanservatora. Ehh nji ato goca ene cuna t'shkollum ene t'bukur ke zoti, qi erdhen aty pas clirimit, ka jugu ene ka veriu, ehhh sa lezet ene bukuri i dhani atij veni t'prapamet. Ishin kamunista e? Po ere kamunista ishin, se ishin njerzit mo t'mire ene mo t'zgjut ene mo patriota n'gjith Shqipnin. E kulturun ene e zbukurun qamet, e bon QYTET at katun t'piset. Ene s'njeli tironc pa dhon nuse e pa morr dhonder ke kta njerz, se ishin t'gjith njerz t'persgjedh, qi vijshin ene studiojshin naper universiteta, nuk ishin bari me lope ene me dele sic ishin msu katnaret e pazarit t'vjeter. Ehhh sa e zbukurun racen nji kta inxhinjera, doktora, oficera, msusa, ekonomista, sportista, artista apo ene kaleca po deshe tina. Se ishin rob t'zgjedh ata, jo hajt mo t'dal ku t'dal or manall! Jepi kon or budall, duhet me mor vesht nga trute e kaptines ene mos me qit mut ka goja, a m'kupto !?Eeee mer tru caraci i lales e, a i lave komet sot e? Po sumen a e peshtolle mire e, se mos ftofesh n'tajare mer cun. Qafsha nonen tate une e dijsha qi italiont kane ndertu ministrite n'Tiron, ene ate barraken e Fashos qi osht bo teater ma vone. Ene qi u shem Bashkia e vjeter ene u nertu Muzeu Kombtar mu aty, po as qi e kisha menu vallahi se pepinot kishin pjell ene nji gamor t'mencem si puna tate. Per zotin jo vallahi! Po mir mre, po aqo t'tjerat qi t'thashe, ene plot tjera po deshe me t'thone, a nuk i nertun kamunistat mer pallavesh? Po cdo gjo kamunistat e nertun mre cyryk, qi ka fabrikat ene uzinat, e gjer te spitalet ene poliklinikat, qi punojne ene sot e ksaj dite. Po ene kalin e Skenderbeut ene vete Skenderbeun mi kale, nji ata kamunistat i nertun o pall. Po Tirona s'ka pas korrent deri n'44 mer kaqol, kishte i motorr si dum-dum qi punote me t'shtyme ene u nizte poci si xixllonja noten. Po ku merr vesh ti mre budall, po ti ene shkollen fillorje e ke bo n'Babrru. Ene qe mos me harru, Stadiumin e kan nertu kamunistat mas Clirimit, se taliont e fillun po asigjo s'bon, e lan n'mes. Kamunistat e nertun tak-fak, per ate maje n'sum, mren e ke! Nji kshu pra qi ta muresh vesh tina, ik ere manall anej, ik ere kaptin shtremet, ti je mongut ka trute e kaptines or budall, shko ere futi i tas groshe ene nji pras sumes, ene mallarja vrapit ke lavazhi, se t'vajti sahati me punu , o "denbabadenso". T'bo t'fala Titi

                        2. L
                          Labi

                          Mire e ke,kur erdhi gjyshi im ai i joti hante fergese e mbante cingijet ne gjunj te brraka ose ura tabakeve.

                      2. N
                        Një qytetar

                        Brilante! Një mrekulli e tillë mund të burojë nga një shpirt i mbushur me dashuri.

                        1. L
                          Liu

                          Epo car te besh

                          1. R
                            Raimond vlonjati

                            Shume artikull i bukur , per ate kohe me te vertete te ;ezecme Ndersa sot jemi shperndare si zogjte e korbit neper bote

                            1. N
                              NANDI

                              Faleminderit Vili ! Eh me sa nostalgji e kujton ate kohe brezi jone, kishte bukurine e vet. Haha ne mos gaboj nga kujtesa, Kirovi mbante nje cader te vogel(spara kishte per kohen)dhe e nxirte nga sqetulla e qeshnim te gjithe se na sfidonte me cadren. Eshte e kot te zgjatem, edhe njehere faleminderit e te pershendes.

                              1. l
                                lori

                                Kete shkrim e shijojne vetem ata qe e kane jetuar ate kohe e ate vend.Respekt per nostalgjine.Trçereku i Tiranes sot sikur tiu bjere rasti ta lexojne nuk kane per te kuptuar asgje sepse jane te ardhur!Ke haruar ndoshta pa qellim shetitjen qe bente Edi Rame me golfin e bardhe gjithnje i vetmuar. Kjutime te bukura dhe te paharuara.Lum kush i ka jetuar padyshim dhe shijuar.

                                1. T
                                  Tironci rr Durrsit

                                  Edi Rama hante fara te 21 ne ate kohe! Nuk late vend pa e fut!

                                2. P
                                  Pa parti

                                  Nje shkrim qe e lexova dhe te nje tj gazetë. İ gjithi vari lesht. O shoku, ke permend aq shume emra sa 2% jane realisht te degjuar sportiste apo artistë. Ti ku i njihje gjithe keta?!?! Edhe spiuni lagjes maksimumi 10 vete, dhe te donte s'e linte puna te njihte me shumë. O gazeta tema: sa me shume shkrime kunder sali kafshes, like rakise e mona kurves, sa ti shofim ne biruce.

                                  1. P
                                    Patronazhisti

                                    Haha ha Ti qe ke tamam pa parti!

                                    1. P
                                      Patronazhisti

                                      Vili vërtet që ka pasur një talent të spikatur për patronazhist jo si keta te Vin Llapës. Ky më siper psh ështe patronazhist nga Mallakastra, nip I Ah-ben Ah-metajt... vk big time

                                  2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                    Gjimnazi "Qemal Stafa" e zgjaste rrugën e Durrësit, orën e fiskulturës e zhvillonin në ambjentet e IKF "Vojo Kushi". Nuk ju shkohej në shkollën e tyre . Hotel "Pensioni" një pikë tjetër ku djemtë e IKF kishin konviktin, zbukuronin këtë rrugë dhe Tiranën. Këtë rrugë e ka frekuentuar i madhi Loro Boriçi, dallohej për së largu me qëndrimet statike dhe hapin e madh.

                                    1. m
                                      maloku

                                      Loro sigurisht se shoqja e tij e jetes punonte shitese buke tek dyqani ngjitur me hotel pensionin.

                                      1. q
                                        qemalstafist

                                        Qemal Stafa kishte palester fantastike ne katin e 2-te, kishte fusha volejbolli dhe basketbolli ne sheshin perpara dhe fushe futbolli ne sheshin mbrapa. Nuk kishim nevoje te vinim te Instituti i Fiskultures ...

                                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                          Në vitet 73-76 vajzat ed.fizik e zhvillonin tek IKF-ja. Djemtë në ambjentet e gjimnazit.

                                          1. q
                                            qemalstafist

                                            Ehaaa qenke i vjeter ti lale, hahahahahaaaa

                                      2. V
                                        Varf

                                        Shqiperia ka qene dhe eshte nje fshat i madh…..

                                        1. T
                                          Tanguli

                                          Ndersa ti nje fshatar i vogel!

                                        2. P
                                          Pokeristi

                                          Nje nostalgji rinore e pashlyeshme.Eshtë e nevojshme,është mjaft ndihmuese qe nga ana e sejcilit të plotesohen me kujtime te ndryshme historitë e disa vëndeve e rrugëve pikante.Në këtë mënyrë plotësohet historia e Tironës tonë të dashur. Sa më shumë kohë kalon aq më shumë mall e dashuri ndjen njeriu që vazhdimisht plaket dhe kryesisht haron detajet e së shkuares.

                                          1. R
                                            Red

                                            Bravo Vili qe na kujtove ato kohe te felliqura se i harrojm se ne cfare jete qelbesire kemi jetuar. Rrofte Kim Jong Un

                                            1. m
                                              maloku

                                              Vllajo mos ke qene gje xhepist ti ne ato kohe dhe te kane ras mrena. E pastaj kur dole u mbure dhe the se isha denuar nga regjimi per agjitacion-propagande? hahahahahahahha

                                              1. T
                                                Tanguli

                                                O Red, ti i felliqur ke qene, je dhe do mbetesh deri ne fund i felliqur. E di pse? Sepse e ke felliqesine ne shpirt dhe ajo nuk shlyhet me asgje!

                                              2. T
                                                Thanas Mustaqi

                                                Je i madh, o gjithanshmi Uvil Zajmi! Jam një ndër adhuruesit e tu, koleg! Ke kujtesë fenomenale ose ke mbajtur ditar. Duke lexuar shkrimet e tua, e dua më shumë Tiranën.

                                                1. s
                                                  shqip

                                                  Ka pasë edhe gabime ai sistem. Po të paktën nuk e ndyu kryeqytetin me primitivë . Kur kujton gjithë këto emra , dhe përballë të del shpellari me kokën me cepa si Flamur Noka, të vjen t'ja fusësh vrapit e mos e kthesh kokën mbrapa. Ky paska pushtim e kalu pushtimit.

                                                  1. A
                                                    Amant Dregjoni Boston

                                                    Nje nderhyrje per saktesim. Autori i tekstit te kenges se Gim Krajkes, ''Kafe Flora'' nuk eshte xhevahir Spahiu, por Agim Shehu, per te cilin edhe ai u degdis per ne balterat e bradasheshit ne metalurgjik. Prane kafe flores ka banuar dhe banon edhe nje personalitet i filmit shqiptar, rregjizori Piro Milkani. Tung

                                                    1. A
                                                      Artan

                                                      Edhe Alqi Boshnjaku nuk ka qene kompozitor, po autor tekstesh.

                                                    2. M
                                                      Me

                                                      Vetëm burra… Të vjen mall për ndonjë femër

                                                      1. s
                                                        shqiptar tirone

                                                        Kam lexuar disa nga artikujt e ketij Zajmi dhe jo pak here kam konstatuar pasaktesi jo te vogla. Por kete here ka jo pak budallalleqe. Po citoj disa prej tyre: 1) i ndjeri Perlat Voshtina nuk ka qene volejbollist, por nje nga pioneret e TENIS-it 2) Nqs ti ben fjale per Imgrid Herri (G.Herri) ajo nuk mund te permendet per bukurine e saj, porse ajo ka qene terheqese me floket e fryra dhe minifundet e saj. Ne gjimnazin Q.Stafa ajo eshtre denuar sepse perdorte çorapet e holla (!?). Dhe ajo me te vertete ka qene vajze e mire dhe me bote. 3) Nuk kam ditur per dr. Jorgji Koja, porse aty ka jetuar mjeku i ri Jordan Koja, i specializuar ne okulistike (oftalmologji), qe per fat te keq u nda nga kjo bote shume i ri nga nje semundje teper e rralle. Dhe Jordani ishte nje nga çunat me te mire te Q, Stafes. 4) Sari i kimise (Xhovasar Çakmaxhian) e ka patur shtepine mbas poliklinikes qendrore Tek "pallati i ermeneve" 5) I mrekullueshmi Petro Zheji nuk ka qene shkencetar, por nje perkthyes i perkryer. Ai ka jetuar ne fillim me Besa Imamin qe ishte gruaja e tij. Me vone u ndane. Per kete mund te pyesesh Arturin, djalin e tyre. Per te mos u zgjatur, nuk ke pse te permendesh femijet e "udheheqesve" dhe ushtarakeve madhore te komunisteve, sepse ata nuk kane lene ndonje gjurme ne jeten e Tiranes. Tek kafe Flora mblidheshin plot grupe te tjere çunash qe mund te ishin ajka e rinise se Tiranes, por per shkak te biografise se tyre dhe pse nuk ishin femijet e "figurave politike" te regjimit te atehershem mbyllnin gojen, sepse disa nga ata emra qe permend ti mund t'u hanin koken.

                                                        1. c
                                                          ca po thua

                                                          O kaqol, pse mor torrollak nuk paskan lene gjurme femijet e udheheqesve dhe te ushtarakeve madhore? Apo se ashtu ta ka qejfi ty? O pall, natyrisht qe edhe ata si gjithe cunat dhe gocat e Tirones kane lene gjurme, madje pak me shume se surrati jot. Jo per gjo, po ata ishin nga familje me te ngritura dhe me influence ne qytet, dhe ndikimi i tyre normal qe ishte me i madh se sa i joti, qe ishte kalamo punetori. Capish o kokbosh cmirziu?

                                                        2. V
                                                          V.D.

                                                          Pasqyrohen kujtime te zjarrta rinore te asaj shoqerie kolektive . Per nostalgji te viteve te mia studentore ne Kamez me 77-82 , po vazhdon te jete brenda kitares time pamja e cekollates qe shitej tek Flora me emrin Pranvera . Kjo gje ka mbetur thjesht si kujtim rinor per vajzen Tiranase P.N.C .

                                                          1. P
                                                            Pianisti

                                                            Kush e ka jetuar ate kohe e kupton. Ne pergjithesi ishte nje shoqeri parazite dhe injorante e cila gjysmen e dites e kalonte duke ndenjur kot neper bordura e cepa pallatesh,merreshin gjithe diten me thashetheme,njiheshin pothuajse te gjithe me njeri tjetrin dhe kush dinte dicka me shume per Parisin apo per Rrolling Stones e mbante veten me te zgjuar. Rruga e Durresit ka qene me e bukura ne ate kohe kishte dicka qe e veconte nga rruget e tjera ishte disi aristokrate per kohen dhe kryesisht banonin njerez qe nuk kishin probleme me regjimin (disa prej tyre dhe rane nga fiku) ndaj dhe nostagjia e tyre per ate kohe. Autori permend hotel Pensionin dhe nuk permend Pashallaret apo Kokonat qe banonin ne fillim te rruges se ambasadave dhe me vone shtepite e tyre u prishen dhe u ndertuan respektivisht legata egjiptiane dhe ajo kineze. Dhe me e vecanta ishte barraka ne fillim te rruges qe shiste birre dhe salcice e qe te gjithe kush me shume e kush me pak ndalonte aty.

                                                            1. i
                                                              i cudituri

                                                              Parazit ke qene ti o psikopat!

                                                            2. P
                                                              Politeknikumasi

                                                              Bukur,shume bukur,pa u fut me emra,kush e ka jetuar ate kohe,ka nostalgji.Tirana ishte e vecante,te asimilonte,por dhe te c'thurte,per nje pjese te mire ta atyre qe vinin nga fshatrat,preiudha 66-72,ishte nje preiudhe e arte,per adolishentet dhe te rite,pati nje liberalizim te menyres se jeteses,qe per kohen ishte ndryshim i madh,ate ndryshim e ndjejne vetem ata qe kane pas mundesi me e jetu,Polikumsit,ose "Daket" sic njiheshin,ishin nje formacion kompakt ne ate preiudhe.Nder shume emra te nderuar qe u permenden aty,eshte harruar nje banor "non stop",i asaj rruge,Sul llustraxhiu,ishte topall,po shume i fuqishem,ai ishte protoganisti kryesor blerjes se biletave,per disa filmave "aksion",te kohes,ku kerkesat ishin te jashte zakonshme,i blinte 15-20 leke dhe i shiste me 30 leke,kishte mjeshtra per fallsifikim biletash sporti,per ndeshjet nderkometare,gjithsesi mikut faleminderit per kujtimet qe na kujtoi.

                                                              Lini një Përgjigje