Dhespoti i Hoshtevës

4 Korrik 2022, 20:37Dossier Llukan Saqellari

 

Dhespoti i Hoshtevës

Dhespot apo Peshkop EUGJENI(Evgjeni) është nga fisi GJIKDHIMA në Hoshtevë të Zagories, qarku Gjirokastër. Emri i tij i lindjes është EFTHIMI ose EFTHIM, ose shkurt THIMI. Mbiemri i familjes se tij në Hoshtevë ishte KONOMI, por jashtë fshatit ai njihej me mbiemrin HOSHTEVA. Mbiemrin Konomi ka mbajtur edhe nipi i tij Pandeli Konomi, i cili, për arsye që nuk i di, në vitin 1941, kur ishte ushtar, e ndërroi mbiemrin në Gjika, mbiemrin që familja mban edhe sot.

 

Fisi Gjikdhima ndodhet në pjesën qëndrore të lagjes së  sipërme, Ferrishti siç e quajmë ne dhe kufizohet nga perëndimi me Selishtën e Andos(Andon Gjika, me prejardhje nga Gjikdhimajt, nuk la pasardhës) dhe rruga publike që të çon poshtë në Saqellarë; nga veriu me fisin Nasi, shtëpia e Jorgji Nasi dhe rruga publike që të çon tek Kroi i Lipe Menes(nuk ekziston sot) dhe në Shën Vlash; nga lindja me fisin Qirko dhe rruga publike që të shpije në Ferrisht; nga juglindja me familjen Nine(Vangjel Nine) dhe Sana(Kane Sana) që sot quhen Zike(Leonidha Zike) dhe nga jugu kufizohet me fisin Vlashi.

 

Sipas Anastas Konomit (Babo Cace) një plak i zgjuar në Hoshtevë, kurbetlli dhe nga fundi i jetës epitrop(administrator) i kishave të Hoshtevës, fisi Gjikdhima e ka orgjinën nga Golemi i Kurveleshit. Kam pyetur mikun tim të hershëm Dr. Selam Shkurtin, i cili ka shkruar dy libra për historikun e fshatit të tij të lindjes Golem dhe më ka thënë se në Golem nuk kanë ekzistuar familje me mbiemër Gjikdhima apo Gjika. Mbiemrin Gjikdhima e gjejmë sot në fshatrat e bregdetit si në ShënVasil e Piqeras. Kështu mendoj se Babo Cace nuk është i saktë, por ai është nisur nga fakti se kullotat e Malit të Hoshtevës i shfrytëzonin kryesisht blegtorët Golemas dhe njohja për  krahinën e Himarës ka qënë e pakët, etj. Kështu mbetemi në hamendësime se Gjikdhimajt mund të kenë ardhur nga bregdeti në periudhën e ekspeditave osmane për myslymanizimin e fshatrave të bregdetit rreth shekullit 16/17. Dokumenta nuk kemi.

 

Me kalimin e viteve dhe shekujve nga fisi Gjikdhima kanë dalë familja Konomi që përmenda më sipër, familja Kalaja(Toto Kalaja, Vasil Kalaja, Kiço Kalaja), familjet Saqellari, familja Gjika Andon Gjika).Kohën kur janë ndarë këto familje nuk e dimë.

 

Babai i Dhespotit tonë quhej Spiro, Papa Spiro, ishte prift në Hoshtevë. Emrin e nënës nuk e dimë. Nuk dimë gjithashtu datën e saktë të lindjes. Dimë me saktësi se ka vdekur në Hoshtevë në mars të vitit 1943. Duke u nisur nga ky fakt dhe nga fakti se ka jetuar një jetë të gjatë, hamendësojmë se mund të ketë lindur rreth viteve 1870. Nuk dimë hollësira në lidhje me fëmijërinë dhe rininë e tij. Sic  i ka treguar Amalisë, personi që jetoi dhe e pleqëroi atë deri në vdekje, ai e ka filluar karierën e tij si mësues në Hotovë të Përmetit që atëhere ishte një qytezë. Kjo na bën të mendojmë se mund të ketë studiuar në Zosimea, shkolla e vetme në Epir për mësuesi. Studimet teologjike i ka kryer në Athinë ndërsa prift është dorëzuar në Kavallë ku ka shërbyer për një kohë të gjatë. Këto të dhëna i konfirmon dhe z.Ardit Bido në librin e tij “Kisha Ortodokse Shqiptare”, botim i vitit 2016. Duke iu referuar artikullit tek “GAZETA E RE” nr.86, dt.13 shkurt 1929, “Dje u konsakrua episkop edhe At Efthimi Hoshteva”, ai shkruan: “At Efthimi kishte lindur në vitin 1870  në fshatin Hoshtevë të Gjirokastrës, ku kishte shërbyer si mësues përpara se të shkollohej për teologji në Athinë. Ai u dorëzua prift në Kavallë dhe u kthye në Atdhe, i emëruar fillimisht në Mitropolinë e Korçës e më pas në atë të Durrësit ku u shqua për kombëtari”.

 

Sipas thënijeve të tij ka shërbyer për shumë vite si prift dhe konom në Kavallë të Greqisë. Atje ka qënë me të shoqen Paskalinë, nga fisi Nika në Topovë dhe gjashtë fëmijët: Filipi(djali i madh, gjyshi im), Themistokli Konomi(shitës lulesh në Waterville, Main, SHBA, vdekur rreth viteve 1972-73, Dhiogjen Konomi, prift në New Jork, vdekur rreth viteve 1971-72 dhe tri vajzat: Kleopatra martuar me Rako Rroshin në Vithuq, Agathia martuar me Dhame Llaka në Zhej(nuk la pasardhës) dhe Athinanë, martuar fillimisht me djalin e Colo Sulit. Pasi i vdiq i shoqi në Amerikë, Athinaja kthehet në fshat dhe martohet me Kristaq Peshtanin(Ceka). Nuk la pasardhës. Paskalia ka vdekur në Kavallë, dhe kur është kthyer në Shqipëri, Dhespoti i mori eshtrat e saj, i ruajti në kishën e Shen Pjetrit në Hoshtevë dhe kur vdiq u vendosen në varrin e tij.

 

Gjatë qëndrimit në Kavallë ai u shqua për veprimtarinë patriotike në shërbim të çështjes kombëtare dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në Kavallë duhet të gjenden dokumenta ku tregojnë veprimtarinë e tij atdhetare. Ai u bë avokat e mbrojtës i flakët i idesë: “SHTET MË VEHTE-KISHË MË VEHTE”. Në librin e z. Ibro cituar më sipër gjëjmë një të dhënë interesante. Duke iu referuar gazetës “KOHA” nr. 18, dt. 19 korrik 1912, artikulli “Nga Mali i Shenjtë”, ai shkruan: “.....shqipja po fitonte hapësira akoma edhe jashtë trojeve shqiptare, brenda zemrës së Patriarkanës, në Malin e Shënjtë. Prifti shqiptar Qiril Bezhani zhvilloi një meshë në shqip në fillimkorrik 1912, me psalt të vëllain oshënar Efthimin dhe oshënar Polikarpin nga Voskopoja”.

 

Për periudhën që flasim kjo ishte një sfidë e madhe që motivohej me situatën mbarëkombëtare të krijuar dhe intesifikimin e veprimtarisë të patriotëve shqiptarë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Mesha në gjuhën shqipe tregon gjithashtu edhe praninë në Malin e Shënjtë të një komuniteti të madh shqiptarësh e arvanitas.

 

Në lidhje me qëndrimin e tij në Kavallë, ekziston një fakt domethënës, të cilin ai e ka treguar me gojën e vet. Ai është larguar nga Kavalla i kërcënuar me jetë. Dashamirës të tij i shkuan në shtëpi në Kavallë dhe i thanë: “Ik, Thimi, se do të vrasin!” Kaq dimë. Nuk dimë, gjithashtu, se në cilin vit është kthyer në Shqipëri. Kemi  një të dhënë nga korespodenti i gazetës “Dielli” në Korçë, Gjon Zezi, i cili në rubrikën e dt.8 mars 1929, “LETËR NGA SHQIPËRIA” me nëntitull: Çështija kishtare mori funt”, shkruan: “ Çështija kishtare këto dit merr fare funt dhe merr funt në baza thjesht kombëtare. Arhimandrit Arhangjel Çamçja u dorëzua peshkop si edhe At Thimiu, Lapi (Labi-shënimi im) siç e quan këtu vendi u dorëzua peshkop. Imzotin e ri Agathangjelon ju e dini dhe e njihni, por besoj ta njihni dhe Imzot Thiminë. Hirësia e tij ka qënë Kryetar i Mitropolisë Korçës në kohën e Shqipërisë së parë siç thonë këtu dhe e njohin si një njeri të zotin dhe si n jë patriot të mirë. Duan të thonë se ka qënë edhe në Amerikë, e po të jetë kështu, ahere ju e dini më mirë.” (Nga Gjon Zezi, Korçë, shkurt 1929).   

Nofkën “Labi” që korçarët i kanë vënë tregon për karakterin e tij të fortë dhe angazhimin e tij në veprimtarinë patriotike.

 

Me shprehjen “..në kohën e Shqipërisë së parë” mendoj se Gjon Zezi ka parasysh periudhën pas  shpalljes së pavarësisë dhe para shpalljes së Republikës së Korçës. Është e njohur tashmë se në Mitropolinë e Korçës ai ka shërbyer për shumë vite dhe më vonë shkoi në Metropolinë e Durrësit. 

 

At Efthimi ishte përkrahës i Monarkisë. Bashkë me klerikët e tjerë mori pjesë në cermoninë e kurorëzimit të Mbretit Zogu I, ku gjatë përshëndetjes së tij ai bëri një gjest, treguar nga vetë ai,  që do të shënonte një kthesë në jetën e tij. Ndaloi para fronit mbretëror ku rrinte Zogu dhe duke ngritur dy krahët lart i thirri tri herë me zë të lartë: “Mashalla! Mashalla! Mashalla!” dhe u largua. Zogut i tërhoqi vëmendjen ky gjest i priftit ortodoks dhe dergoi njerëz që ta njoftonin për një audiencë tek mbreti.  Midis të tjerave ai e pyeti: Ç’farë deshe të thoshe me atë përshëndetje?- Shqipëria u bë me Zot- ia ktheu At Efthimi. Mendoj se ky takim nuk ka qene i rastesishem. Zogu e kishte pergatitur programin e tij per reformat qe do te ndermerrte per riorganizimin e shtetit dhe institucionet e ndryshme dhe vecanerisht ato per komunitetet fetare. Ai ishte ne kerkim te njerezve te duhur per kryerjen e ketyre reformave. Kete e shpjegon qarte Dr. Ardit BIDO ne librin e tij “Kisha Ortodokse Shqiptare”, faqe 192, ku shkruan:

“Mbretëria e re ishte gati të forconte ngrehinat kombëtare. Kisha Ortodokse ishte një synim i kahershëm i Mbretit të ri, i cili si minister i brenshëm kishte ndihmuar në punimet e Kongresit të Beratit. Emërimi i korçarit të njohur, Koço Kota,në vendin e Kryeministrit ishte ndër veprimet e para të Mbretit. Lajmi do të kishte rrjedhoja edhe në çështjen kishtare. Kota ishte mbështetës i flakët i autoqefalisë, si shumica dërmuese e korçarëve. Mbi të gjitha ai ishte nxitësi më i madh politik i çshtjes.Kota kish qënë prefekt në Berat në vitin 1922 kur u shpall autoqefalia. Më vonë, kishte qënë nënkryetar i Komisionit Ortodoks Shqiptar, nën kryesimin e Pandeli Evangjelit në të gjitha bisedimet me Hirësi Krisanthosin. Për më tepër, miku i tij Zoi Xoxa pohonte se Kota e shihte autoqefalinë si një çështje e denjësisë kombëtare dhe në vecanti, të denjësisë të shqiptarëve ortodoksë, shumica dërmuese e të cilëve nuk donin të ishin nën varësinë e Patriakanës Ekumenike dhe, rrjedhimisht, shtetit grek”.    

 

Krijimi i Sinodit të Parë të Shënjtë të KOASH-it ishte kurorëzim i një pune dhe angazhimi disa  vjeçar i ortodoksve dhe patriotëve shqiptarë për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e autoqefalisë të Kishës Ortodokse në Shqipëri i sanksionuar qysh me vendimin e marrë në Kongresin e Beratit në vitin 1922. Ne duhet të jemi krenarë që në realizimin e kësaj aspirate kontributi i zagoritëve ndër vite ka qenë i veçantë. At Efthim Hoshteva ka qenë ndër të parët që me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë përkrahu idenë e shprehur në kanonet ekumentike: SHTET MË VEHTE-KISHË MË VEHTE. Doktor Stathi Kondi nga fshati Nivan ka qënë përfaqësuesi laik i Shqipërisë së Jugut në Kongresin e Beratit në 1922 ku u vendos për autoqefalinë e KOASH-it. Deputetët e Parlamentit shqiptar të viteve 30’, z. Petro Harito nga Nivani dhe z. Mihal Kaso nga Sheperi ishin përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Koço Kota që ndoqën e morën pjesë në të gjitha bisedimet me Patriarkanën e Stambollit deri në marrjen e TOMOS-it në vitin 1937.

 

Pra, vendimi për krijimin e Sinodit të Parë të Shënjtë, si organi më i lartë për drejtimin e KOASH-it, ishte marrë qysh në Kongresin e Beratit, por kjo punë u zvarrit për shumë kohë ndikuar jo vetëm nga situata e brendshme politike e paqëndrueshme, por edhe nga zvarritjet e Patriakanës së Stambollit, e cila insistoi deri në fund për të vendosur në krye te KOASH njerëzit e parapëlqyer prej saj. Në vitin 1928, me ardhjen e Zogut në fronin mbretëror, bisedimet për krijimin e Sinodit të Parë të Shënjtë u intesifikuan dhe Zogu e mori vetë në dorë këtë çështje. Në shtypin e kohës ka artikuj të panumurt që pasqyrojnë bisedimet me Patriarkanën e Stambollit, e cila refuzonte të miratonte për peshkopë kandidaturat që propozonte pala shqiptare. Atëher Zogu dhe qeveria e Koço Kotës vendosën vetë për kurorëzimin e peshkopëve të rinj. Në Arkivin e Shtetit gjenden shumë dokumenta që pasqyrojnë kurorëzimin e këtij vendimi të rëndësishëm për veprimtarinë e KOASH-it. 

Peshkopi tonë, Eugjen Hoshteva, u kurorëzua më 13 shkurt 1929. “Hirësi Eugjeni cilësohej si një meshtar që i jepte Kishës një frymë të lirë” (Gazeta e Re nr.86, dt. 13 shkurt 1929). (Për krijimin e Sinodit të Parë të Shënjtë lexo artikullin e gazetës Zagoria “Dhespoti Hoshtevës”.)

 

Sinodi i Parë i Shënjtë i KOASH  përbëhej nga:

 

1.      Fortlumturi Visarion Xhuvani – Kryepeshkop

2.      Hirësi Eugjen Hoshteva - ndihmës i Kryepeshkopit 

3.     Hirësi Agathangjel Çamçe – peshkop i Beratit dhe Vlorës.

4.      Hirësi Ambroz Nikolla – peshkop i Gjirokastrës, Delvinës dhe Himarës.

5.      I përndershmi Vasil Marko – Ikonom i Madh Mitrofor.

 

Dhespot Eugjeni ishte më i vjetri në moshë në Sinodin e mësipërm dhe me shumë eksperiencë në veprimtarinë kishtare prandaj atij nuk iu dha peshkopatë e veçantë dhe u zgjodh zëvendës i Kryepeshkop Visarionit. Megjithatë atij nju caktua të ndiqte veprimtarinë e mitropolisë së Elbasanit, Shkodrës dhe Peshkopisë. Kontributi i tij në riorganizimin, drejtimin dhe funksionimin e KOASH-it ka qënë i veçantë dhe kudo ku ka shkuar është pritur me nderime dhe respekt të veçantë duke vlerësuar lart punën dhe aktivitetin e tij. Veçanërisht në Shkodër ai ka qëndruar për një kohë të gjatë.  Arritje e madhe e KOASH-it ishte themelimi i Seminarit Kombëtar Orthodoks. Drejtor i parë i tij u emërua Peshkop Eugjeni. Në librin “Kisha Ortodokse Shqiptare”, faqe 258, Dr. Ardit BIDO shkruan: “....Çelja e Seminarit u vendos në vitin 1929, me qëllim pranimin e studentëve të parë vitin e ardhëshëm. Drejtor i parë u emërua Episkop Eugjeni, i cili drejtonte edhe shtypin kishtar...”  

 

Pas vitit 1930 situata politike e  brendshme dhe veçanërisht ajo e jashtëme po ndryshonte me shpejtësi. Mbreti Zog po fillonte të “ftohej” në marrëdhënijet me Italinë dhe filloi të gjente “aleatë” të tjerë. Kështu ai filloi të përmirësonte marrëdhënijet me Greqinë dhe kjo u pasqyrua edhe në ndryshimin e përbërjes të drejtuesve të KOASH-it duke pranuar elementët e propozuar nga Patriarkana e Stambollit dhe kisha greke.

Dhespoti tonë doli në pension në vitin 1934 dhe po atë vit u kthye përfundimisht në Hoshtevë ku merrte një pension prej 15 napolona flori që ja dërgonte Metropolia e Korçës, ku kishte selinë edhe Sinodi i Shënjtë i KOASH-it.

Vdiq në Hoshtevë në muajin mars 1943 në kohë të vështira lufte, megjithatë u varros me të gjitha cermonitë dhe nderimet që kërkonte  rangu i tij. Varri i tij ndodhet pas ajodhimës së kishës të Shën Pjetrit në Hoshtevë. Pas luftës së dytë botërore, me vendosjen e një regjimë ateist nuk u fol fare për të dhe nuk u përmend asnjëherë veprimtaria e tij në riorganizimin e KOASH-it. Kjo është arsyeja që ne dhe zagoritët nuk kemi ditur hollësira për aktivitetin e tij.

 

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

  

 

5 Komente

  1. E
    Erdogan

    Termi Greke Ortho-Dhokse do te thote Lavdi e Drejte Skate. Cne Shen Peter ne Vorio Epirin e Kastriotit? Ilyret i thonin Agios. Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D eshte fact historike. 45 vjet fshatin Shenvasi sot banoret vendas me Emra Greke e quajne Shen Vasil. Perse Shen Latinisht dhe jo Agios Vasilis? Arnautistani eshte akoma i pushtuar nga bijte e Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Dervisheve, Muhipeve, Hoxhallareve.

    1. u
      u dhime duke qesh

      O coban Pisoglend, sa klase shkolle ke o analfabet funksional?

    2. E
      E verteta dhemb....

      E more te mjere orthodhoxe grekoshqipfoles ishit te pa fat qe lindet e jetoni mes birazeresh muslimon por nuk dini as origjinen, kulturen,identitetin, emrat tuaj grek(te bastardhepsur ne shqip).....!!!! Fatale. Me kujtoni muslimon brother's qe edhe pse turq apo arab ata luajne shqiptarin ,madje...."autochthonous"!!! Ju orthodhoxe nuk keni pse te mohoni apo bastardhepsini IDENTITETIN ,emrat e bukur grek,besimin ton orthodhox. Mos u mashtroni nga pasardhesit e dobiceve te sullton Muratit.

      1. E
        E verteta dhemb, por sheron

        Gjysma e Graqise ka emrat Kostandin dhe Maria! Cudi, cudi, cudi, emri Kostandin eshte emer latin, ndersa emri Maria eshte emer hebre!!!! Ke te fala nga helenet e lashte : nga Karatzaferis, nga Karamanlis, nga Simitis, nga Seferis, nga Tzampasoglou, nga Kazantzidis nga ...

      2. s
        shqiptar

        o yunanistan ne do veme emrat qe duam

        Lini një Përgjigje