Misteri i zhdukjes i shqiptaro-amerikanit Thoma Sotiri në ’78-ën, ish-nënkryetar i “Vatrës”, pas arrestimit nga Sigurimi

9 Shtator 2024, 17:46Dossier TEMA
Misteri i zhdukjes i shqiptaro-amerikanit Thoma Sotiri në

Nga Kastriot Dervishi  

Ishte shtetas amerikan, por me kombësi shqiptare. Erdhi në Shqipëri për herë të dytë, por u arrestua, u dënua e u burgos, dhe si pasojë vdiq gjatë vuajtjes së dënimit. Me siguri qeveria komuniste, ka përdorur gjithë makinacionet e mundshme, duke  gënjyer se gjoja shtetasi amerikan, është riatdhesuar. Arsyeja e vetme, ishte malli që ai kishte me vete. Duke e parë të vetëm, pa njeri, kanë parë të arsyeshme, veprimet që bënë. Shtetasi amerikan, quhej Thoma Gaqo Sotiri, lindur në Vithkuq, në vitin 1920 dhe banues në Spinglield, të SHBA-së.

Kish emigruar në vitin 1936, në moshën 16 vjeçare, një vit pasi kishin shkuar atje babai, nëna dhe vëllai. Që në atë kohë, ka punuar me Fan Nolin, të cilin e shoqëronte nga kisha në shtëpi. Në vitet 1941-1947, u mobilizua me ushtrinë amerikane. Si veteran i plagosur në luftë, merrte pension ushtarak. Në vitet 1951- 1953, ishte zgjedhur nënkryetar i organizatës “Vatra”.

Kalon me gazetën “Liria”, por që kur vdiq Fan Noli, nuk kishte lidhje me të. Kishte qenë më parë në Shqipëri, në shtator-nëntor 1972. Në SHBA-ës, kishte vëllain dhe dy nipat: Thanas Pandi Sotiri (Arthur P. Soter) dhe Dhionis Pandi Sotiri (Deniz P. Soter), të cilët ishin me profesion bankierë. Po ashtu kishte edhe motrën, në Bridgeport.

Thoma Sotiri mbërriti më 13.9.1975 në Rinas, me pasaportën nr. F1556936. Gjatë kontrollit doganor, iu mbajtën sende mbi normë, si 8 ora dore, shalle mëndafshi dhe çorape grash. Nuk e priti askush në aeroport. I vetëm, u vendos në hotel “Dajti”, ku foli në telefon, me Koçi Lubonjën. U kthye në “Dajti”.

Aty fton kamerierët, Kiço dhe Jani, të pinin nga një birrë në tavernë, duke biseduar gjëra të ndryshme. Ka qëndruar disa ditë në hotel, e më pas është nisur në Korçë. Me Koçi Lubonjën njihej në fëmijëri, sepse kishte qenë shok me vëllanë e tij, Xhafer Cenko Lubonja (shpallur dëshmor). Koçin e kish gjetur që në vitin 1972, gjatë vizitës së parë.

Arrestimi

Vizita e dytë e Thomait, nuk zgjati më shumë se një javë. U zgjodh momenti, që do shkonte në Korçë, ndërsa u përdorën kallëzimet e kamerierëve dhe muzikantit të hotel “Dajtit”. Kallëzimet janë të datës 17.9.1975, para punëtorit operativ, Mëno Deda. Në thelb, janë dy kamerierët nga Leskoviku.

Në ballafaqime, i pandehuri pranon biseda të përgjithshme, por mohon ta ketë parë ndonjë herë muzikantin. Bisedat kishin të bënin me shprehje se; “Abaz Kupi dhe Hasan Dosti, ishin figura të mëdha politike, se SHBA-ës, kishte të mirë Flotën e VI-të, se ajo posedonte bombën atomike”, etj. Vendimi për fillimin e çështjes penale ndaj Thomait, u mor më 20.9.1975, nga hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Vangjel Kote.

Të nesërmen, Thomai u arrestua në Korçë, nga hetuesit Nasho Gjinopulli. Bëhet kontrolli personal dhe i gjenden edhe 935 dollarë dhe disa lekë. Në shtëpinë e xhaxhait të tij, Josif Stratit, ku banonte në Korçë, hetuesi tjetër, Bashkim Asllani ushtroi kontrollin e rrobave e ndër të tjera, shënoi: “Dy valixhe, 7 kanotiere, 12 kravata, 9 çorape, 14 këmisha burrash, syza, krehra, 6 kostume burrash, 20 copë flori të llojit 20 frang, etj”.

Të nesërmen e arrestimit, hetuesi Nasho Gjinopulli, në prani të hetuesit Sali Bundo, i komunikon se; akuzohet për agjitacion e propagandë. I pandehuri e mohon akuzën. “Unë, bisedat e sipërme, nuk i kam thënë me ndonjë qëllim të keq, por kushedi, si m’i kanë marrë Kiço me të tjerët” – thotë ai në hetuesinë e datës 16.10.1975. I pyetur nga hetuesi, ai thoshte se, nuk i mbante mend bisedat, ashtu siç i thonin dëshmitarët.

Më datën 8.1.1976, hetuesi Nasho Gjinopulli, me miratimin e prokurorit të Tiranës, Isamedin Resnja, miratoi akt-akuzën ndaj shtetasit amerikan Thoma Sotiri, i cili akuzohej; “Për zhvillimin e veprimtarisë armiqësore, në formën e agjitacionit e propagandës, kundër pushtetit popullor”.

Citohen fjalë që ai kishte thënë: “Amerika është shtet i fortë ushtarakisht dhe me të nuk mund të krahasohet, asnjë shtet tjetër. Ju nuk keni se çfarë t’i bëni. Amerika mund ta zhdukë Shqipërinë, me një bombë atomike, bile edhe Greqia, nuk ju ka juve në llogari. Amerika ka flotë të fuqishme, që ju nuk e përballoni dot, se jeni shtet i vogël, nuk keni armatim modern…”!

Akuzën në gjyq, e pranoi pjesërisht

Zëvendësprokurori Andon Çerepi, mbajti një fjalim politik, ku spikaste ajo se; cilësohej figurë krimi “mburrja e potencialit ushtarak dhe ekonomik të Amerikës”, sepse kjo ishte “propagandë e mprehtë”. Ai foli për 28 mijë dëshmorët, për kongresin e IV-ët të Frontit Demokratik, për popullin heroik vietnamez, etj.

Me vendimin nr.63, datë 7.2.1976, Gjykata e Rrethit Tiranë, e kryesuar nga Shegush Hakani, ndihmësgjyqtarët Ikbale Karaj e Petrit Baxhaku, e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 73, të Kodit Penal, e dënoi me 5 vjet burgim, e konfiskimin e sendeve që kishte pasur me vete, duke i lënë vetëm 4.350 lek,ë për përdorim vetjak.

U la në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin n.67, datë 27.2.1976. Thomai vdiq më 24.7.1978, në spitalin e burgut në Tiranë dhe u varros në Tufinë. Ishte caktuar për të, varri nr.6.

Memorie.al

8 Komente

  1. N
    Niku

    Pra nuk u zhduk. E arrestuan se s’e mbajti dot gojen mbyllur sic arrestoheshin dhe te tjeret. Me 5 vjet burg shpetoi se per agjitacion e propagande e kishe 18 vjet.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku flete askush nuk te ndalon !

      Ho Niku komentues....ti mbase ske vuajtur ndonjehere ose je i ri dhe sjua din vuatjet e te tjereve.....qe ishin me mijra qytetare si puna jote qe komenton simbas deshires dhe askush nuk te thote gje per fjalene lire dhe mendimet qe ke ne koke... Nuk duha te kundershtoje se ste bind dote... por nje gje te them....secili qe ka bere gabime atehere si xhelate apo ato qe kane denuar pa te drejte per nje fjale goje apo per nje mendim ndryshe nga te tjeret..:Besom pake ne Zote ...secili do vuaj si qeni...ata xhelate qe kane vdekur ok ...por pasradhesit e tyre nese kane keto mendime..zoti jua mere frymen avash avash pa e kuptuar...nese nuk beson ... pyhet dhe interesohu se te tregojne njerezit se si ju ka dalur shpirti...nga bytha....Suksese dhe ke pake meshire per njerez te tille qe kane vuajtur...

      Përgjigjjuni
      1. r
        rp

        ore ti qenke i trashe! Zotnia te thote qe ne ate rregjim te gjithe e njihnin ligjin, se flisje kunder partise e shtetit perfundoje keq, kaq! Ose si sot, pirdh sa te duash, se shteti nuk ta var fare!

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niku flete askush nuk te ndalon !

        Ho Niku komentues....ti mbase ske vuajtur ndonjehere ose je i ri dhe sjua din vuatjet e te tjereve.....qe ishin me mijra qytetare si puna jote qe komenton simbas deshires dhe askush nuk te thote gje per fjalene lire dhe mendimet qe ke ne koke... Nuk duha te kundershtoje se ste bind dote... por nje gje te them....secili qe ka bere gabime atehere si xhelate apo ato qe kane denuar pa te drejte per nje fjale goje apo per nje mendim ndryshe nga te tjeret..:Besom pake ne Zote ...secili do vuaj si qeni...ata xhelate qe kane vdekur ok ...por pasradhesit e tyre nese kane keto mendime..zoti jua mere frymen avash avash pa e kuptuar...nese nuk beson ... pyhet dhe interesohu se te tregojne njerezit se si ju ka dalur shpirti...nga bytha....Suksese dhe ke pake meshire per njerez te tille qe kane vuajtur...

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku flete askush nuk te ndalon !

          Ho Niku komentues....ti mbase ske vuajtur ndonjehere ose je i ri dhe sjua din vuatjet e te tjereve.....qe ishin me mijra qytetare si puna jote qe komenton simbas deshires dhe askush nuk te thote gje per fjalene lire dhe mendimet qe ke ne koke... Nuk duha te kundershtoje se ste bind dote... por nje gje te them....secili qe ka bere gabime atehere si xhelate apo ato qe kane denuar pa te drejte per nje fjale goje apo per nje mendim ndryshe nga te tjeret..:Besom pake ne Zote ...secili do vuaj si qeni...ata xhelate qe kane vdekur ok ...por pasradhesit e tyre nese kane keto mendime..zoti jua mere frymen avash avash pa e kuptuar...nese nuk beson ... pyhet dhe interesohu se te tregojne njerezit se si ju ka dalur shpirti...nga bytha....Suksese dhe ke pake meshire per njerez te tille qe kane vuajtur...

          Përgjigjjuni
        2. C
          Ceni Boston

          Pra ka mburur Ameriken dhe ka ulur apo share Shqiperine. Kjo quhej agjitacion dhe propogande ne ate kohe simbas ligjeve te komunizmit dhe kushdo qe perdorte ligjerata te tilla me qellim apo pa qellim denohej. Kaq. Departamenti Amerikan i Shtetit edhe sot nuk i mbron dot shtetasit amerikane qe kane nenshtetesine e vendit te tyre te origjines nqtse shkelin ligjet e ishvendit te tyre. Ne ate kohe nuk ka pasur as ambasada qe te nderhynin sado pak dhe keshtu ai qe kishte mare gjithe ato ore dore me vete duke mos patur asnje te afert por vetem te njohur e pesoi si shume shqiptare ne ato vite.Komunizmi i tille ishte. Po te lente goja kunder tij te fuste ne burg, ky eshte fakt.

          Përgjigjjuni
          1. w
            w

            Thoma SOTIRI ishte grek ,,,duket nga emri dhe mbiemri ,,,,

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              Nga e nxorre grek ti more kungull? Ishte shqiptar ortodoks.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje