Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për mbledhjen e famshme të 1973-shit, që u mbajt kur ishte sëmurë rëndë Enver Hoxha. Xhufi tregon se çfarë u fol në mbledhjen e Byrosë, për shëndetin e Hoxhës dhe për pasardhësin që do ta pasonte.
“Po ju tregoj një histori që unë e kam dëgjuar nga gojë të besueshme që në 1981-shin, për ngjarjen e 1973-shit kur u sëmur rëndë Enver Hoxha. U mblodh Byroja sepse ishte shumë keq Enver Hoxha. Në mbledhje e mori fjalën Mehmet Shehu, qe i vetmi që kishte të drejtë ta vizitonte Hoxhën, njihte dhe kartelën e tij mjekësore.
Gjatë fjalës së tij Mehmet Shehu thotë: Gjendja është vërtet serioze, por ne kemi thirrur mjekët më të mirë dhe Enveri do ta kalojë këtë vështirësi. Thuhet që mbas tij e mori fjalën Beqir Balluku. Midis tyre ka pasur përplasje. Beqiri kishte marrëdhënie shumë të mira me Hysni Kapon, me Mehmetin nuk i kishte të mira. Dhe Beqiri çohet, thotë që situata me Enverin është e vështirë, por partia ka birin e dashur të saj, krahun e djathtë të shokut Enver. Kur të gjithë prisnin të thoshte Hysni Kapon, ai tha Mehmet Shehu.
Një xhentilesë që Mehmet Shehut nuk i pëlqeu, ndoshta e mori si provokim. Mbas mbledhjes ai shkoi të informojë Enver Hoxhën, në shtëpi. Ai i tregoi çfarë foli Beqir Balluku. Enveri mund të ketë krijuar përshtypjen që asokohe ishin krijuar grupazhe dhe pa ikur ai akoma po diskutohej pasardhësi. Kjo mund të ketë kushtëzuar sjelljen e tij mbasi mori veten nga 1973-shi dhe në vijim.
Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë Mehmet Shehut, edhe pse ishte krahu i djathtë i tij. Mehmet Shehu ishte autoritet i padiskutueshëm. Vetëvrasja e Mehmet Shehut i dha fund sistemit në ‘81-shin, edhe Enver Hoxha nuk e mori më veten. Kështu u tërhoq zvarrë deri në 85-ën. Ramiz Alia nuk kishte ashpërsinë për të marrë vendime si Enver Hoxha dhe kështu ra sistemi”, tha historiani në DritareTV.
Akoma vazhdojne prrallat dhe thashethemet historike (hahaha) prej Xhufkave.
...po eshte behar o profesor, ta kishe lënë përrallën per nenet e gjata te dimrit.
Pellumb,paske inat te madhe,sa te con deri ne uljen e vlerave si historiani.Normalisht,me status partire,ai qe takonte,informo te,njihej me kartelen,njihte Enverin me zhvillime ne Parti ishte zevendesim i tij i zgjedhur ne kongres,Pra Hysniu dhe pas vdekjes se tij ,Ramizi.Mehmeti i bente visite,informon- te,bisedonte,por kurre "i vetmi",Sic thua ti.Se dyti bisedat ishin koefisenciale,nga i mesove ti?Mbledhje,vertet atehere ishin "sekrete",por Ka procesverbalet,protokolle.Ato qe te Ka thene "Ai" i besuari,pse nuk i ballafaqon me protokillin e mbledhjes?Keshtu behesh i pabesueshem. Enverit Ka nje " faj per familjen Xhufi".Shkarkoi Muharrem Xhufin nga detyra e sekretarit te pare te tepelenes per ushtrine kurverie.Megjithate Ty te cuan per studimet ne Rome,me burse shtetit.Prandaj mos mbaj shume meri.Apo bursen ta DHA Mehmetit dhe ndjen dobesi per te.
Pellumb Xhufi ka rjedhur ... me vjen keq!