“Kishin marrë urdhër që të vrisnin”- Eksodi masiv në ’91, dëshmia e rrallë: Teksa po rrinim në lulishten afër portit të Durrësit njëri nga sampistët ia shkrepi kallashin në kokë një djali dhe...

8 Qershor 2024, 10:24Dossier TEMA
“Kishin marrë urdhër që të vrisnin”- Eksodi

Publikohen disa pjesë nga libri ‘Të falësh’, me autore znj. Sofika Prifti (Cara), botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, në të cilin autorja ka përshkruar me hollësi dhe kompetencë profesionale, historinë e një prej fiseve më të njohura, jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe më gjerë, fisit Cara, nga i cili dolën jo vetëm atdhetarë e patriot të shquar që dhanë kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare dhe lirinë e Shqipërisë, por edhe intelektualë të njohur, të diplomuar në Perëndim, të cilët më pas u kthyen në atdhe, duke dhënë kontributin e tyre në disa fusha të shkencës dhe jetës. Por edhe pse pinjollët e fisit Cara, ata ia kushtuan jetën e tyre çështjes kombëtare, pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, ata do të përndiqeshin, burgoseshin dhe internoheshin, e lufta e egër e klasave, do t’i ndiqte ata deri në vitin 1990, kur dhe nisi shembja e regjimit komunist.

STUDENTËT

Po iu kthehem viteve 1990-‘91. Pas Kavajës, në Tiranë studentët u ngritën dhe filluan lëvizjen studentore për një jetë të re, për një sistem të ri politik, për një të ardhme më të mirë, të bukur, për liri e demokraci, për lirinë e fjalës, 50-vjet të mohuar barbarisht.

Ditën që rinia shkuli me themel dhe hodhi poshtë bustin e diktatorit Enver Hoxha, nga sheshi, jo shumë larg bustit të heroit tonë kombëtar, Skënderbeu, me atë shikim burrëror, sikur donte t’i thoshte diktatorit:

“Për atdheun tim, Shqipërinë e popullin tim shqiptar, i hodha poshtë të gjitha ofiqet që më ofroi Sulltani, kurse ti ishe i pangopur me çdo gjë, edhe me gjakun e popullit e të shokëve të tu!

Doje të bëheshe zot mbi zot, por në të gjithë botën ka vetëm një Zot! Atë që kërkove, atë gjete”! Atë ditë që ndodhi kjo ngjarje e paharruar, Bardhi dhe Xhevdeti, ishin për darkë tek halla, në Tiranë. Ata ishin të pranishëm në shkuljen, si një dhëmballë e prishur, të përmendores së tiranit Enver, nga studentët dhe populli liridashës.

Ishin me dhjetëra qytetarë edhe nga Kavaja, edhe nga të fisit të Bardhit! Njerëzit nuk ngopeshin duke e tërhequr zvarrë, si një qen të ngordhur. Kur erdhën në shtëpi, po shikonin lajmet. Xhevdeti e pa veten në televizor dhe thirri i befasuar: “Oh! Ja, ja ku jam! Më paska kapur edhe mua kamera”!

Për fat të keq, ai i kishte ngrënë ca shkopinj gome, vendi i qe ënjtur e i qe nxirë. Por nuk ndiente dhimbje. Ndiente krenari e gëzim dhe nuk gjente dot fjalë për t’i treguar këto ndjenja.

“Tashti, edhe të vdes,- më thoshte me lot në sy,- nuk jam pishman, sepse për shkak të atij njeriu të pashpirt, u dogjëm e u përvëluam. Pishman e kam se nuk shkova të vendosja një tufë me lule, tek varri i babait tim në Australi, e t’i thoja:

“Baba, ti fole për Shqipërinë, the se këtu s’ka liri të fjalës, fole për të drejtat e njeriut, për mbylljen e vendit tënd nga bota e, për rrjedhojë, në atë kohë jeta jonë u bë sterrë, u bë ferrë nga gjembat helmues të atij sistemi. Tashti fli i qetë, se atë njeri, që të bëri të marrësh arratinë, e na le ne si copa mishi, e tërhoqëm zvarrë, nga varri e nxorëm”!

VDEKJA E IJES

Atë grua fatkeqe, që ishte nëna e Bardhit, e quanin Naile, por të gjithë e thërrisnim Ije, siç thërrasin kavajasit nënat. Ija pati një fat të keq, vetëm 11 vjet martesë gëzoi, pasi iu arratis burri jashtë shtetit, në Itali dhe më vonë në Australi.

Ishte viti 1944, kur ai iku dhe la katër djem të vegjël. Në vitin 1939, e kishte lënë qytetin e tij, Kavajën, e kish shkuar në qytetin e Fierit. Burri i saj, Musa Cara, ishte tregtar. Mirëpo bashkimi me “Ballin Kombëtar” solli arratisjen e tij jashtë vendit.

Po të rrinte këtu, e priste vdekja e sigurt. Ishin ditët e para të pasluftës. Vendi ishte i rrënuar nga lufta, mjerimi ishte ulur këmbëkryq kudo. Fukarallëku e skamja. ishin futur në çdo vatër.

Musa Cara kishte qenë eksponent i “Ballit Kombëtar”, dhe qeveria e Enverit, këta njerëz i quante armiq të popullit, duke i dënuar, të pranishëm ose në mungesë. Ashtu vepruan me ne. Të gjitha pasuritë ia konfiskuan Musa Carës: dyqanet, makinat, mallin, tokën për shtëpi, magazinat, shtëpinë dykatëshe ia kthyen në çerdhe, tokën e ndanë për troje, kështu që fëmijët e tij, ngelën me gisht në gojë!

Ija ishte shumë e re në atë kohë dhe, bashkë me vjehrrin e saj, xha Lamin, përballuan shumë vështirësi në jetë. Nailja pati sjellë pajë të madhe, e cila iu gjend për ato ditë të zeza e të vështira. Sepse dhënia e pajës për vajzën që martohej, ishte traditë e Kavajës; kishin, s’kishin, gocave ju jepnin pajë, kush më shumë e kush më pak.

Kohë të vështira. Fëmijët kërkonin bukë për të mbushur barkun, se ishin të vegjël. Ija, me sy të përlotur, e detyruar nga skamja, filloi të shiste bukuritë e asaj paje, për të cilën kishte qorruar sytë e vet, duke i qëndisur me duart e saj.

Kur i rriti fëmijët e, ata u bënë për punë, Ija i martoi dhe pandehu se me aq i ishin mbaruar hallet. Por pikërisht atëhere, filluan hallet më të mëdha e, më të hidhura: arrestimi dhe burgimi i djemve, internimi i familjes, provokimet e herëpashershme e, më në fund, eliminimi fizik, i dy djemve të mëdhenj, nga njerëzit e pushtetit komunist enverjan, e shtrënguan, e mblodhën dhe e bënë një grusht.

Duroi si kallëp, por me shpirt jo. I humbi durimi, se e dinte që shkëmbit, nuk i bihej me kokë, pavarësisht se djemtë e saj, ishin të pafajshëm. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Deveja duroi 40 vjet, por më në fund plasi”!

Erdhi dita kur nënë Nailja, ose Ija, u sëmur nga depresioni. E shtruam në spital. Nga tensioni i lartë, në moshën 61 vjeçe, aty në spital, i plasi syri, pikërisht në duart e mjekëve, të cilët nuk treguan kujdesin e duhur. Më pas Ija, kaloi në sklerozë. Nuk dinte çfarë bënte.

Por ajo pati kujdes shumë të madh, nga mbesa e saj, Irma, që e mbajti shumë, shumë, gjyshen e vet. Pas shumë vuajtjesh e sikletesh, ajo u nda nga jeta më 8 janar 1993. Vdiq e martirizuar. Ija, veç sëmundjeve e vuajtjeve, nuk pa asnjë ditë të gëzuar.

Jeta e saj ka qenë e zezë, siç thotë populli: “Delja që lind e zezë, edhe kur e therin ose ngordh, e zezë është prapë”. Kështu na vdiq Ija, pa parë e gjora asnjë ditë të bardhë. Djemtë e saj, nuk mund të bënin dot asgjë për nënën e tyre, që i rriti me shumë mundime e sakrifica të mëdha.

Jo se nuk donin, por ata nuk patën asnjë mundësi, për t’ia shpërblyer asaj. Ija u përcoll për në banesën e fundit, me shumë respekt. Si shpërblim për jetën e saj plot vuajtje, ajo mori vetëm një varr, që ia bëri i nipi i saj Arian Cara. Nënë Nailja, do të mbetet e paharruar në jetë të jetëve!

EKSODI I DYTË

Pasi ishin shpërthyer dyert e ambasadave në Tiranë, shumë shqiptarë, pa pyetur për moshën, rrinin të ngujuar brenda mureve të ambasadave, në pritje për t’u nisur drejt një jete të re e më të mirë. Ata morën rrugët e kurbetit duke vënë kokën në torbë. Pasi kaloi eksodi i parë në marsin e vitit 1991, më vonë u hap fjala për një eksod të dytë.

Në fakt, qysh në eksodin e parë deshëm të iknim dhe ne, por sëmundja e Ijes, prej vitesh na bëri të qëndrojmë pranë saj, sepse sakrificat e saj, për t’i rritur të katër fëmijët, kërkonin edhe mbështetjen tonë.

Një ditë morëm vesh, se do të hapeshin portet, prandaj shkuam në Durrës. Ishte hera e dytë që shkonim si familje. Kësaj radhe Durrësi, ishte i rrethuar me sampistë e me forca speciale me skafandra. Në Durrës kishin ardhur njerëz nga shumë qytete e fshatra dhe prisnin me padurim hapjen e portit.

Ata rrinin e prisnin si gjynahqarë nëpër lulishtet, që ishin afër portit. Sampistët, ndoshta morën ndonjë urdhër, sepse pastaj u turrën si bisha drejt turmës, e cila u shpërnda me vrap, e frikësuar, ca andej e ca këndej, në drejtime të ndryshme.

Nuk më harrohet kurrë një i ri nga Librazhdi, i cili ishte ulur në trotuarin në anë të lulishtes e, po hante bukë. Në atë lulishte po rrinim edhe ne. Sampistët erdhën nga rruga tjetër e, veç kur u gjendën përpara nesh! Ne nuk mundëm të lëviznim e, as ai nuk iku.

Ata iu drejtuan të riut dhe e pyetën: “Nga je ti”? – “Nga Librazhdi”, – u përgjigj ai, me gojën të mbushur me bukë. “Ke ardhur këtu për të ikur”?- e pyetën ata me arrogancë. Si duket ata kishin marrë urdhër, që ta vrisnin, edhe pa marrë përgjigjen e tij.

Pa e bërë të gjatë dhe pa u menduar, njëri prej tyre ia shkrepi “Kallashin” në kokë. Gjaku shpërtheu në çast, e i shkoi si vijë uji rrëzë trotuarit. Turma e pa që u vra një njeri dhe e tmerruar iku me vrap, sa i hanin këmbët. Ky i ri, me sa dukej, u bë shembull për të tjerët, që të frikësoheshin e të iknin prej portit. Ne kishim ngrirë afër tij, me fytyrën e një të vdekuri, të ulur në lulishte e, nuk lëvizëm.

“Të bëhet si ta ketë shkruar i madhi Zot”, i thashë vetes. Bardhi na mërmëriti: “Mos lëvizni”! Zemra po na rrihte fort si zog, për të dy të rinjtë. (një apo dy?) Ishin shumë të rinj! Jeta e gjitha, është një shpresë, që duhet ta jetosh, sido që të bjerë, me të mira apo me të këqija. Fëmijët drithërinin nga skena që përjetuan, kur panë të riun nga Librazhdi të gjakosur.

Pastaj xhelatët, e lanë të shtrirë për tokë, viktimën e tyre dhe erdhën tek ne e, na pyetën: “Nga jeni”? Na kishin rrethuar si veza në mes të kulaçit. Ishte një tromaksi e madhe, kur shikoje gjithë familjen të rrethuar, nga tytat e “Kallashëve”.

S’më hiqej nga sytë e mendja skena e mëparshme dhe këtë radhë vrasësit, na i kishin drejtuar neve armët. Kishin urdhër të prerë për të qëlluar. Ishin orët e fundit të kuçedrës së kuqe! Nga shtatë “kokat”, gjashtë i qenë prerë.

E fundit ishte “koka” e shtatë, që edhe ajo po jepte shpirt. Nga Kavaja, – iu përgjigj Bardhi. “Për çfarë keni ardhë këtu?”- pyetën ata prapë e Bardhi i sqaroi: “Kemi ardhë për në spital dhe do të rrimë për drekë tek xhaja, që e ka shtëpinë tek Currilat, por nuk na lejuan të kalonim.

Po presim të hapet rruga, prandaj nuk lëvizëm”. “Ju doni të na e hidhni ne”?!- shprehën dyshim ata. “Jo, jo,- kërkoi t’i bindte Bardhi,- le të vijë një nga ju, e të na shikojë ku do shkojmë”.

Xhaja me të vërtetë shtëpinë e kishte atje, por ne nuk qemë nisur për tek ai. Një nga sampistët, që quhej Bardhyl dhe e kishte martuar motrën në Kavajë, afër nesh, na njohu si duket, por ne nuk e njohëm, sepse ai ishte me maskë e, i tha shefit: “Po, komandant, nga Kavaja janë, i njoh unë, se e kanë shtëpinë afër motrës sime”.

Ai me të vërtetë, na shpëtoi prej tyre! “Paskeni gjetur edhe ju ditën për të ardhur sot”!- tha me tallje shefi. – “Ne nuk dinim gjë”, -i tha Xhevdeti. Atëhere ai na porositi të shkonim lart nga rruga e kishës, se aty nuk lejohej. Ikëm shpejt e u zhdukëm mes turmës!

Më vonë, pas disa orësh, si duket qentë-roje kishin marrë urdhër ta ulnin kërkesën dhe atëhere njerëzit vërshuan e hynë në port. Gjendja u qetësua. Tek-tuk shikoje ndonjë polic a ushtar, edhe ata gjuanin në ajër kot! Turma kishte sajuar një barelë, e vunë trupin e pajetë të të riut nga Librazhdi lart dhe e shëtitën drejt bulevardit të Durrësit.

Atë ditë në Durrës sampistët, ishin si rrënjët e gramit. Dilnin e zhdukeshin, si me magji. Ata ishin bijtë e atyre, që po u rrëshqiste pushteti nën këmbë. Nga ai pushtet i urryer, morën arratinë me eksode të rinjtë, djem e vajza dhe nënat e tyre, mbeten qyqe, me lot në sy.

Do të kalonin orët, ditët e javët e ato të gjora nëna do të prisnin me drithërima lajme për fëmijët e tyre, pa e ditur se disa prej tyre, u bënë ushqim për peshqit në fund të detit, pa e ditur se kush e pati fatin tragjik, të binte si kokërr fiku, nga litarët e trageteve! Nënat prisnin e prisnin lajme nga fëmijët e tyre, që zemrat e tyre të gëzoheshin, kurse lotët e tyre, nuk u shterën kurrë, por lanë shenja nëpër faqe e në zemër.

Memorie.al

6 Komente

  1. K
    Kujt i dihen kto Tem sot ? Apo bythqimave grek te

    Lerini mer brockullat me nji Tem e cila ehte ezuruar me hume se do duhej .Boll abuzuat me kte Hale qe vetem medie s'eshte . Kur shqiptaret ishin aty lart , filopederastet hanin kkerdhit e dhive e deleve ne fshtrat minoritre ,pstaj nisen grat para ne gerrqi per te krijur kushtet e jeteses ptuh .po fshtri mero bzi ku kulloste so kohe , shetiste me qerre .

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Komunistat dhe Muslimanët nuke jetonë dotë pa gjakë dhe dhunë.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Kari vogel komunizmi nu ka lidhje fare me myslymanizmin,komunzmi eshte pjelle e lindjes ortodoxe,kete e di dh femija ne djep,urrjtja qe ke per Shqiptare ti ka erresuar syte,nga komenti duhet te jesh kopili Janulles.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sara

        jeni bere patetike me keto artikujt me Ije.... po degjeneroni temen per te cilen paguheni

        Përgjigjjuni
        1. k
          km

          Ky shkrim eshte genjeshtra e madhe.Pse nuk jepet data e kesaj ngjarjet?Kur eshte hapur porti dhe ndodhi eksodi i madh nuk Ka ndodhur asnje gje e Tille.Me pas porti u mor ne mbrojtjen nga nje reparto ushtarake i sapokrijuar nen varesine e Divizionit te shijakut.Ne ruajtje te tij nuk Ka patur asnje sambist.Ne Durres ,kur filluan perleshjet e financuara nga PD me paret e UDB miloshevicianevepronte nje njesit i policise i sapokrijuar,per mbrojtjen e rendita dhe objekteve,pati Edhe rezerviste te repartit te Manzes ,por Jo scambiste dhe pa' fisheke luftarake.Para Marsit te 1992 Ka patur here pas here tentativo per hyrjet ne porto ,por pa' dhune Policoro apo ushtarake dhe pa' viktima.Per rastin ne fjale u fol per nje viktimes ne hyrjen kryesore te portit.Por Ka qene largo portes.Me viktimen u bene perpjekjet si ne 2 prilli ne Shkodren,por u parandalua.Edhe Policia e rendita Ka qene e armatosue vetem me shkop gome.Nese Ka qene e vertete ,viktima eshte bere nga vete Organizatoret.Ne Hyrjet te portit kishte grumbullime por ASPAK perdorim force,vec ndonje provokim me Thirrje.Jo Kavaja ,Jo kakos,perralle me Mbreti.

          Përgjigjjuni
          1. e
            edmond( koder rreshen)

            Gabohesh KM, (jo per vrasjen se kjo esht hera e par qe e degjoj , dhe me duket trillim),por per dhunen,dhe Sampistet ! Po ju tregoj me hollesi operacionin e nderhyrjes nga Sampistet ,dhe forcat e nderhyrjes se shpejt (te cilet u formuan ne menyr urgjente 1 vit para eksodit masiv te marsit 1991) ne Anijen Partizani e cila ndodhej te kantieri dhe jo tek Porti . Anija e fundit qe u largua nga Porti ishte anija Panameze , e cila u mbush gjat dites dhe nates,dhe te nesermen kur ishte gati per nisje u vendos ushtria per te mos lejuar me te largohen . E vetmja anije qe kishte mbetur ishte Partizani te kantieri (sic duket per remont) dhe populli u drejtua tek ajo Anije . Gjat paradites ushtaret e nderhyrjes se shpejt te vendosur ne rrethimin e kantierit (ishin te gjith nga Jugu) lejonin Popullin te futej ne kantier,me kushtin qe tju jepnin sendet personale Lek,Oret e dores....etj ! Pasdite nderrohen Ushtaret e Jugut, me te Veriut te cilet vendosen tek Kalata,ne afersi te Anijes ?! U tentua disa her per te ven ne funksion Motorin e Anijes por ishte e pamundur,dhe nga ora 19-20 (ne mos gaboj) futet dikush tek dhoma e motorit (per te cilin u tha se ishte "mekaniku") dhe pas largimit te tij,pas disa minutash filloi te dilte tym nga brenda anijes,dhe ne qe ishim ne afersi te tymit filluam te kolliteshim nga lenda helmues qe kishin hedhur ! U ndricua Anija me prozhektor nga ana e Policis,dhe u be thirrje per te braktisur Anijen,ne kundert do te kishte nderhyrje te forcave policore dhe ushtarake . Ne oret e vona te darkes u vendos per nderhyrjen e forcave speciale,duke dhen sinjalin me disa krisma pushke nga nje Sampist,te cilat vun derrasat per tu futur ne Anije, dhe te paret qe u futen ishin 4 sampista me nje grup ushtaresh,dhe turma e frikesuar u largua ,duke ju krijuar ushtarve nje hapsir te bollshme per ta nxjerr Popullin ne grupe te vogla,te cilet i prisnin ushtaret e tjer duke i futur ne mes dhe duke i shoqeruar deri jasht rrethimit te kantierit . Pothuajse isha i fundit qe u kapa ne Anije,dhe me nxoren duke me rrjeshtuar me 6 ushtar te tjer,duke na futur ne mes te ushtarve,nje e nga nje dhe duke na rrahur ne grup ! Organizimi ishte i till qe cdo grup Ushtaresh varesh nga dy sampista,te cilet e shijonin dhunen por vet ata nuk na kan dhunuar ! Ishim te ulur ,dhe na afrohet nje meso Burr ( nuk jam i sigurt ,pas kaq shum vitesh,dhe me koken e ulur te cilen nuk guxonim ta ngrinim,te them ne kishte uniform policie,por me duket se po kishte) dhe njeri nga Sampistet qe kishte ne varesi grupin e nderhyrjes se shpejt i drejtohet me nderim duke ngritur grushtin lart dhe duke i then : Shoku zevendes minister operacioni mbaroi me sukses . Z. ministri ju kerkoi nje shkop gome,dhe filloi te na pyste per emrin dhe rrepartet ku benim pjes,dhe ne fund te te dhenave qe jepnim ,merrnim nje goditje te leht ne kok nga ana e tij ! Urdhri qe ju dha Z.ministri ishte :dergojin te policia,dhe ne coft se ndonjeri do tentoj te largohet,ta godisni ! Na moren nje e nga nje, per te na hypur ne IFAT e ushtris, por nga e rrafmja qe nu u be ne grup nga ushtaret,nuk kishim fuqi te hypnim ne karrocerin e IFES,dhe njeri nga Sampistet nxorri Pistoleten elektrike duke na e shkrepur ne trup per tu hedhur nga rryma . Gjat gjith rruges nga kantieri deri te Dega e Durresit ( jo tek policia) ishim ne mes te ushtarve te cilet na godisnin me shkelma,duke na then : keni sha Partin, keni sha Enverin ,ju te Anija ! Njeri nga ne te arrestuarit ishte ne gjendje te fikti nga te rrahurat,por kur shkuam te Dega dhe IFA u ndal para portes dhe po na shoqeronin dy Ushtar, nje nga te arrestuarit,(i fundit) ne nje moment pakujdesie, qohet dhe ju hiken me vrap ndermjet pallateve ! Ishin aq te shumta krismat e armeve ate nat, saqe nuk mund ta kuptoje ,ne gjuajten ushtaret qe ndicnin te larguarin me vrap,apo ishin nga te tjeret ? Te Dega e Durresit, na fusin ne nje zyr nje e nga nje ,duke na dhen akt akuzen : Tradhti ndaj Atdheut,dezertim nga ushtria, dhe ikje pa leje nga reparti . Pas pak ditesh kaluam ne gjyq ushtarak dhe dolem te pafajshem,por vetem me mas disiplinore nga rrepartet ku benim pjes ! Kur e kujtoj sot ,pervec dhimbjes,ka edhe anen komike ajo koh ! Ishte koha kur dyqanet ne Durres ishin bosh,dhe Ndermarrja tregtare kishte filluar te praktikonte nderrimin e produkteve bujqesore si vez, perime nga fshataret,me nje qese me cumcakiza dhe karamele nga jasht Shtetit ! Kapterri i Repartit (Xhavit .G nga fshati Koxhas) ku beja pjes , me thot ne takim se e njeh Prokurorin dhe fute ne zyren e tij ! Del pas pak minutash Xhaviti dhe me thot :Mondo ! Prokurori don 20 kile mish Viqi...cafsha Momen,mos meno se e du un per vete ! I them ta konvertoj ne lek (180 lek kilja dhe do ja jap ne lek 3600,se mishin nuk kam se ku ta marr) ! Hyn Xhaviti edhe nje her ne zyr,dhe pasi del nga Zyra me thot : Mir mer Vlla se edhe me pare bohet ! Kjo ishte situata e atij fillim marsi te 1991 .

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje