Pjetër Arbnori: Nuk jemi nga ajo mizë që bën atë mjaltë. Ne “kërcënojmë” çdo ditë, kurse Fatos Nanos, Skënder Gjinushit dhe Ilir Metës i trashet qafa

8 Maj 2024, 19:30Dossier TEMA
Pjetër Arbnori: Nuk jemi nga ajo mizë që bën atë

Debate në parlament me të birin Ilir Gjonin dhe batuta për Berishën, Nanon e Metën: Unë i kam thënë edhe kryetarit të Partisë Demokratike, ne nuk jemi nga ajo mizë që bën atë mjaltë. Ne “kërcënojmë” çdo ditë, kurse Fatos Nanos, Skënder Gjinushit dhe Ilir Metës i trashet qafa, i rritet numri i kostumit.

Pjetër Arbnori mbahet mend si një ndër deputetët e drejtues të parlamentit më të respektuar në historinë e tranzicionit. Vlerësohet për qytetarinë përmes së cilës ai zhvillonte debatet, për etikën në mënyrën se si i drejtohej kundërshtarëve por edhe për batutë apo objektivitet në vlerësimin e personazheve politike, edhe kur ata ishin kundërshtar, madje edhe kur at i përkisnin kohës së diktaturës, siç ishte rasti i Xhelil Gjonit.

Në vitin 2000, Ilir Gjoni ishte ministër i brendshëm dhe opozita e drejtuar nga Sali Berisha ishte në protesta. Për shkak të dhunës në protestat e opozitës ishin arrestuar disa qytetarë dhe për këtë, Pjetër Arbnori kishte kërkuar interpelancë me ministrin Ilir Gjoni.

Në fjalën drejtuar parlamentit dhe në mnyrë të veçantë ministrit Ilir Gjoni, Pjetër Arbnori rendit disa argum,ente që lidhen me të drejtën për të protestuar. Ai kritikon sjelljet e ministrit Ilir Gjoni në raport me protestuesit dhe e krahason me të atin Xhelil Xhoni I cili vinte nga një përvojë e gjatë si drejtues në diktaturë por do të shfaqej si liberal në vitet e para të pluralizimit politik. Më poshtë publikojmë fjalën e Arbnorit dhe një përgjigje të ministrit Ilir Gjoni.

Pjetër Arbnori – Ju falemnderit, zoti ministër për shpjegimet tuaja!

Le të flasim për ndalimin e demonstratave. Ne i quajmë një e drejtë kushtetuese, ju i quani si të paligjshme. Demonstratat ne i kemi bërë me leje, kur nuk është dhënë leje i kemi bërë pa leje, por gjithmonë paqësore. Punonjësit e SHISH-it kanë marrë pjesë edhe në demonstratat tona. Është e drejta e tyre ose të jenë me ne ose të na vëzhgojnë, por nuk është e drejtë e tyre të provokojnë, të hedhin gurë dhe të thyejnë ndonjë xham. Edhe ndonjë nga tanët ka thyer ndonjë xham, por të jeni të sigurt se ky i ka pasur brinjët e thyera në komisariatin e policisë një natë më parë dhe shprehte protestën e tij në këtë mënyrë. Për shembull, unë i kam parë dy persona nëpër greva dhe demonstrata, dy prej agjentëve të SHISH-it, J.N. dhe A.GJ., të veshur me xhakavento lëkure.

Ne i kemi pasur dëshmitarë në burg këta njerëz, vazhdonin të na spiunonin në burg, vazhdojnë atë zanat edhe tani marrin rrogë dyfish. Qeveria u mërzitka shumë nga disa parulla të ashpra si “Vdekje komunizmit”. Ju sqaroj, zoti Ministër, megjithëse ju e dini, demonstruesit kurrë nuk kanë thirrur “Vdekje komunistëve”, por kur ndonjë i pakontrolluar thërret “Vdekje Fatos Nanos” apo “Vdekje Skënder Gjinushit” mos e merrni për të vërtetë. Unë i kam thënë edhe kryetarit të Partisë Demokratike, ne nuk jemi nga ajo mizë që bën atë mjaltë. Ne “kërcënojmë” çdo ditë, kurse Fatos Nanos, Skënder Gjinushit dhe Ilir Metës i trashet qafa, i rritet numri i kostumit.

Ju, zoti Ministër, ju kanë caktuar që të mbroni rendin. Ju lumtë juve dhe atyre. Na keni hapur disa gjyqe krimesh kundër njerëzimit apo “kryengritjes”, që kurrë nuk kanë për t’i përfunduar, sepse nuk ka prova. Tani keni filluar të arrestoni në mes të natës kryetarin e partisë, zëdhënësin e partisë, kryetarin e forumit rinor, kryeredaktorin dhe gazetarët e “RD”-së, pastaj i lëshoni duke thënë që ishte një keqkuptim. Mua nuk më keni arrestuar, por kur e zini shoferin tim vetëm i vini koburen në kokë. Edhe mua më keni një borxh të vogël. Gjithë natën në mes të 28-29 nëntorit unë u lidha me oficerë të ndershëm që më lajmëruan për arrestimin e paligjshëm dhe të pamotiv të ish-presidentit, dhe pastaj vazhdova të flas me kë kam mik e të njohur në Europë e në Amerikë.

Zoti Ministër, unë nuk e kam me ju, e kam me ata që ju urdhërojnë.

Ishte një periudhë kur era e lindjes frynte mbi erën e perëndimit. Tani duhet mbajtur parasysh se kjo dynja është me rrota, më duket se era e perëndimit do të fryjë mbi erën e lindjes.

Unë këtu kam shumë dokumente me shumë dëshmi, nuk do t’i lexoj të gjitha, por unë vetëm do t’ju them diçka.

Zoti Ministër, demonstruesit për shtatë javë rresht, kur vijnë e protestojnë para ministrisë suaj, bërtasin “Poshtë Ilir Gjoni”, madje ndonjëherë edhe “Poshtë Xhelil Gjoni”. Unë nuk bërtas, dhe do të dëshiroja të mos e thoshin parullën e dytë. Unë e njoh zotin Xhelil, di që ka disa mëkate lidhur me 2 korrikun e vitit 1989, që nuk harrohen aq lehtë, por po ju them se zoti Xhelil Gjoni, si deputet i Parlamentit të parë pluralist, shquhej për një maturi të madhe, shquhej për aftësi të jashtëzakonshme kompromisi dhe për mënyrën tepër të lirshme të marrëdhënieve me deputetët demokratë të opozitës. Unë mendoj se ai kishte kuptuar situatat e ndryshuara ose që po ndryshonin, ndërsa ju si biri i tij, ju takonte që ta çonit më tej atë cilësi pozitive që kishte babai juaj në periudhën e fundit të veprimtarisë së tij politike. Përkundrazi, ju këto javë që jeni në fuqi, vë re se kërkoni të tregoheni më i rreptë se babai, gjë që mendoj se është rruga më e pasuksesshme e zgjedhur prej jush për të qëndruar në një pushtet të pamerituar.

Ju falemnderit!

Skënder Gjinushi – Zoti ministër ju e keni fjalën.

Ilir Gjoni – Zoti kryetar,

Më lejoni në radhë të parë t’ju them se unë i përkas atij brezi që nuk ka komplekse dhe nuk dua t’i hyj analizave familjare. Im atë është aty, e keni pasur aty dhe mund ta gjykoni për 2 prillin, apo nuk e di çfarë di zoti Pjetër. Mua nuk më hyn në punë fare. Unë jam i përgjegjshëm dhe përgjigjem për veprimet e mia.

Së pari, ju siguroj se çdo gjë që do të bëj, do ta bëj brenda ligjit dhe Kushtetutës.

Së dyti, unë e kam për nder që jam anëtar i qeverisë “Meta” dhe do të vazhdoj të punoj me atë përkushtim siç punon kjo Qeveri, që është Qeveria e shpresës për të gjithë shqiptarët.

Referuar asaj çka tha zoti Pjetër, lidhur me të ashtuquajturën arrestim të zotit Berisha, unë do ta saktësoj, ai nuk ishte një arrestim, por ishte një ndalim dhe ne e kemi bërë të qartë, megjithatë në momentin e duhur ne do ta bëjmë të qartë dhe do ta plotësojmë edhe me fakte të tjera që kanë dalë nga hetimet e personave, të cilët ne dyshonim së shfrytëzonin eskortën e zotit Berisha. Këta persona, për dijeninë tuaj, janë ndaluar në Tropojë, kanë përdorur dhunën ndaj komisariatit në Tropojë dhe kanë qenë të fshehur në selinë e PD-së ditët që i kërkonim ne. Unë jam i bindur se bota është me rrota dhe ashtu ka për të qenë gjithmonë jo vetëm sot, por edhe nesër.

Për sa i përket faktit që i ndajmë ne në krahina nga veriu, unë e bëj të qartë që unë jam nga veriu dhe e kam për nder që të jem nga veriu. Ndarjet veri-jug i dinë ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë dhe që janë përpjekur, por kanë dështuar. Unë njoh më shumë njerëz në Tropojë se sa ç’mund të njohë zoti Pjetër, sepse kam kaluar një pjesë të gjatë të jetës sime, dhe kam punuar për të ndihmuar edhe tropojanët edhe kosovarët që kanë ardhur atje.

Për sa i përket ndalimeve në komisariate, mua më vjen keq, ju jeni ligjvënësit dhe ju i keni bërë ligjet, e dini shumë mirë se përveç të drejtës së qytetarit për të depozituar ankesën ose padinë në polici, mund ta bëjë këtë gjë edhe në prokurori, mund ta bëjë këtë gjë edhe në gjykatë. Le të shkojnë t’i bëjnë atje paditë e ta vendosë gjyqësori sipas ligjeve që keni miratuar ju. Amnesty International nuk mund të zgjidhë asgjë pa kaluar të gjithë shkallët e drejtësisë brenda vendit.

Së fundi, desha t’ju siguroj se edhe unë ju kam në konsideratë, gjë që shpresoj se edhe pjesa dërrmuese e deputetëve dhe e popullit shqiptar kanë për ju, zoti Pjetër, por duhet të tregohemi më të sinqertë me njëri-tjetrin në qoftë se duam të vendosim rend. Jemi të bindur që çështja e rendit nuk është thjesht çështje e policisë, por ka edhe ngarkesa të politikës, dhe për këtë duhet t’i thërrisni mendjes dhe duhet t’i vini gishtin kokës, në qoftë se doni që populli t’ju ndjekë pas e të kemi rend.Policia është e përgatitur dhe këtë e ka treguar gjatë manifestimeve, pjesa dërrmuese e të cilave kanë qenë të paligjshme.....

TemA

8 Komente

  1. Q
    Qazim Mulleti

    Ku e gjeten Berrrrishen keta te djathtet mor amon.28 vjete burg Arbnori e sillet si fisnik

    1. f
      flase

      Arbenori nuk eshte sjell si fisnik, por kocke e zgjuar e pergjimit dhe sigurimit e ka profesion ate qysh ne rini. E, sa ka spiunuar Arbenori! Pastaj vdekjen ne pjate ja dha kryetari partise tij, ndersa Arbenori bashke me Ali Spahine sollen 2 prillin ne Shkoder qe vrane Arben Brocin me shoke per te rrezuar qeverine, pastaj filluan dhe qajne...Keta jane ata qe te vrasin naten e te qajne diten Kaq kisha une per sot.

    2. T
      Tarras-Bulba

      Pjeter Arbnori burr i mire apo si do qe te ket qene, fatkeqsisht ishte nje vegle ne duart e Sa-Hales qe e perdori per qellimet e tij dhe pasi e shtrydhi si limon, thone qe edhe e hoqi qafe... Por le te shkojm tek fjala e tij ne Kuvend, kur permend protestat e paligheshme perfshi ketu dhe ato te ligjeshmet, mbeshtetesit e tyre ishin ata qe si nje lukuni barbaresh vertiteshin neper rruge dhe i vinin zjarrin vendit dhe shkaterruan dhe ato pak ndermarrje, fabrika dhe uzina qe ishin ndertuar me djersen e popullit... Prandaj c'fardo qeverie te ishte e majt, e djathte, ultra, nacionaliste apo derqi e di, do te mbronte rendin dhe qetsine.

      1. Z
        Zaza

        Pjetrit ja rrasi saliu miku i xhelil gjonit. Cte bente pjetri i shkrete.

        1. d
          dsa

          Pjeter Arbnori nje burgaxhi i vjeter njihet mire si syri dhe veshi i ish Sigurimit te Shetit rol te cilin e luajti me dinjitet ku edhe u shperblye si magazinjer ne burg i burgaxhinjeve te tjere.

          1. P
            Prostituta Kombetare sali

            Pse ishe ajo lloj mize, te emeroi Daktorri kryetar Kuvendi! Miza si ti, xhozi, bujar nishani, bamir topi, ed paloqja.

            1. A
              Agimi

              E bukur ajo kur ministri Ilir Gjoni i "ngaterron" daten 2 Korrik 89 me 2 prill (shkoder?!) . Nuk e di çfare ka ndodhur me 2 Korrik 89 , por ne 2 prill ne shkoder e dime

              1. T
                Tao lali pederasti

                Protestat tani duhet te hedhim tuç kryekarin e bashkise veliaj, pa rene ai ne burg nuk do kete qetesi

                Lini një Përgjigje