Plani për terror, atentate dhe masakra e 2 Prillit – Rrëfehet ish oficeri i Sigurimit

23 Maj 2024, 09:45Dossier TEMA
Plani për terror, atentate dhe masakra e 2 Prillit – Rrëfehet

Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror i ftuar në emisionin “InsideStory” ka rrëfyer për ngjarjet e 2 prillit 1991. Ai ka zbuluar detajet e planit për terror.

Nga rrëfimi i ish-oficerit  te Shërbimit Sekret Shtetëror çdo ditë dukej sikur prodhohej një skenar se si të ngjallej frikë dhe terror tek populli. E tillë ishte edhe një ngjarje që mund të kishte shkaktuar shumë viktima por që fatmirësisht u ndalua në kohë.

Ish-oficeri i Shërbimit Sekret Shtetëror u shpreh se në pranverën e vitit 1991 nisën protestat e minatorëve në minerën e qymyrit në Valias. Gjatë kësaj kohë u vu re që një sasi dinamiti ishte zhdukur nga magazina e minierës.

"Kujtoj që kam raportuar një moment të parë në një ngjarje që ka ndodhur në minierën e Valiasit ku vodhën shumë dinamit dhe lënë plasëse dhe qëllimi ishte të hidheshin nëpër stacionet e autobusëve duke krijuar masakra në radhët e civilëve.

Informacionin e raportova në mënyrë urgjente tek oficeri sigurimit dhe personin që do kryente këto akte është arrestuar. Në stacionet ku do hidhej lëndë plasëse ishte 21 dhjetori, në bankën kombëtare dhe në Kinostudio", tha Hoxha.

Ai u shpreh se mëngjesi i 2 prillit 1991 në Shkodër është një nga më të dhimbshmit. U vranë katër djem dhe u plagosën rreth 58 të tjerë në atë shesh që sot mban emrin “2 Prilli”.

"Unë kam pasur marrëdhënie me një shtetas kosovar që ishte pedagog në universitet dhe që kishte ardhur në mënyrë ilegale nga Kosova në Shqipëri por që më pati ekspozuar faktin që bashkëpunonte me zbulimin jugosllav dhe unë këtë e kisha raportuar tek Sigurimi i Shtetit është ky person që më dha skenarin se si do të zhvilloheshin ngjarjet me 2 prillin në shkodër.

Do vinte një grup diversionist nga Jugosllavia, do strehoheshin te një shtëpi private në Shkodër dhe do krijonin terror në Shkodër për të krijuar konflikte dhe përplasje politike", tha ai.

Gjithë këtë informacion Sigurimi i Shtetit në Tiranë ja kaloi Shkodrës dhe Ministrisë së Brendëshme. Këta të fundit caktuan një grup dhe një makinë që të shkonte për të mbajtur situatën nën kontroll në Shkodër. Mirëpo si për çudi makina u prish në Lezhë.

"Grupi agjenturor që erdhi nga Jugosllavia është strehuar në një shtëpi të një personi që Sigurimi i Shtetit e njihte me pseudonimin “Arapi” që ishte agjent i shërbimit Jugosllav. Para se të ndodhte ngjarja kemi kapur Pjetër Abnorin bashkë me shoferin e tij me një pushkë në makinë dhe filluam procedimin.

Për të bërë këtë lloj organizimi nga Tirana është nisur me porosi s’po them nga kush, Azem Hajdari. Dhe e fundit pushka që ka vrarë Arben Brocin, është vrarë nga një ndërtesë 2 katëshe, nga një pushkë që predha e saj nuk ishte pjesë e armatimit as të policisë dhe as të ushtrisë, por nuk u hetua seriozisht’ u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

9 Komente

  1. S
    Sovrani

    Po mqs ka prova të reja... Pse nuk i rihapni hetimet?? 4 të vrarë kërkojnë drejtësi nga varet. Familjarët duan të dinë kush jua vrarë të afërmit. Mbi kockat e tyre janë ndërtuar karriera dhe pasuri. Drejtësi !!! Kurrë nuk është vonë.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kriminelet nuk po i denojne !

      Ke shume te drejte.....por jane me qindra ata qe duhen te arestohen....duke filluar nga spiuni i UDB Saliu dhe Spiun me shtetet e tjera i kamufluar sikur eshte pro Evropian... Duhen hapur dhe nja dy burgje te tjera si ai en Rec te shkodres qe ti zeri i gjithe burgu...jane shume jane shume dhe keshtu me perrala vitet kalojne dhe ata qe duheshin te ngordhin en burg si mijte nje dite te qehte vdesin...dhe pastaj me vite harohen te gjitha....kriminelet nuk do ti denojne ! pervece ndonjerit tek tuk sic ka ndodhur deri tani.....kriminelet kyresore jetojne duke bere krime akoma ne jete deri sa te vdesin...

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Sakte. Viktimave nuk ju be autopsia, pasi nuk u lejuan mjeket qe te benin kete gje dhe kufomat u varrosen, pasi atyre qe i kryen keto krime nuk ju interesonte qe te gjendeshin fajtoret. Vetem idjotet nuk arrijne te kuptojne nje gje kaq te thjeshte. Salih Berisha dhe PD-ja ndenjen shume vite ne pushtet, por asnjehere nuk moren asnje mase per te gjetur te verteten. Ate qe Berisha ka bere ne me shume se 30 vjet, eshte akuza ndaj regjimit te kohes dhe PS-se, e cila ishte e fundit qe do kerkonte trazira, pasi kishte fituar zgjedhjet. Trazirat i interesonin Berishes dhe sherbimeve serbe, te ciles i sherbente doktor Penicilina.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kriminelet nuk po i denojne !

        Ke shume te drejte.....por jane me qindra ata qe duhen te arestohen....duke filluar nga spiuni i UDB Saliu dhe Spiun me shtetet e tjera i kamufluar sikur eshte pro Evropian... Duhen hapur dhe nja dy burgje te tjera si ai en Rec te shkodres qe ti zeri i gjithe burgu...jane shume jane shume dhe keshtu me perrala vitet kalojne dhe ata qe duheshin te ngordhin en burg si mijte nje dite te qehte vdesin...dhe pastaj me vite harohen te gjitha....kriminelet nuk do ti denojne ! pervece ndonjerit tek tuk sic ka ndodhur deri tani.....kriminelet kyresore jetojne duke bere krime akoma ne jete deri sa te vdesin...

        Përgjigjjuni
      3. L
        Liku

        Ky vemje ka qene Shefi i Antiterrorit kur ndodhi 21 janari dhe Sali Berishes ky ja mesoi ate teorine me cadra pistolete dhe thika me helm.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Moisi Alberi -mjek

          Hapini hetimet!...Lejini llafet! ...Le ta thotë kaleci emrin e urdhëruesit që nisi Azemin në Shkodër; personin që vrau Brocin nga ndërtesa 2-katëshe;...agjentin e UDB që strehonte serbët në shtëpinë e vet...etj etj. Këto qetësojnë shpirtërat e viktimave e të familjarëve!....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Perradhat e radhes nga spiunet ordinere !

            Po po kaqe vone te erdhi zeri ! cfare mund te presesh nga nje spiun kalec ordinere dhe thote qe kame qene ish oficer i sherbimit shteteore ! keta spiune nuk ishin nje por jane me mijra... me kryesoret po ti dergoshe ne USA dhe ti uleshe ne karige elektrike ! atehere tregojne te vertetat dhe me deshmi se dikur jane mbajtur shenimet ! MBASE ! ketij ia ka ardhur ne veshe qe do te hapen Dosjet ! dhe per ti paraprire jepe kete Interviste mbase te sate por dhe mbase per te devijuar te verteten ! vetem ulja ne karigen elektrike keta tregojne te verteten.... Perndryshe do te kemi veten perralla vetem e vetem per te shpetuar veten...keta plehra... Se ai qe eshte i ndergjegjshem.....trgeon gjithcka me deshmi te verteta dhe te dekumentuara...

              1. G
                Gjeli

                A besojne te afermit e tyre pa ,a beson Rudina Hajdari ,Kiri Kadifja gruaja e Azemit Sala i beri te gjithe me poste dhe pasuri e shiten gjakun e tyre ashtu dhe familjaret e 2 prillit

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje