Ndryshe nga sa thuhet, Zogu dhe Noli kishin marrëdhënie mjaft të mira në fillimet e jetës parlamentare në Shqipëri

18 Maj 2024, 19:22Dossier TEMA

Ndryshe nga sa thuhet, Zogu dhe Noli kishin marrëdhënie mjaft të

Nga Ilir Ikonomi

Dy miq të sjellshëm.

Ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira në fillimet e jetës parlamentare në Shqipëri. Më vonë politika do t’i ndante, por përsëri do t’i bashkonte.

Ata u njohën në vitin 1921, kur Noli shkoi në Shqipëri nga Gjeneva dhe u bë deputet që përfaqësonte Vatrën e Amerikës. Të dy ishin anëtarë të Partisë Popullore. Zogu ishte 26 vjeç, Noli 39.

Në fund të vitit 1921, Nolit iu propozua posti i ministrit të jashtëm në qeverinë e Xhafer Ypit, por ai nuk donte. U desh të ndërhynte ministri i brendshëm Zogu që Noli të pranonte. Noli dha dorëheqjen në mars 1922, pas një mosmarrëveshjeje me Ypin.

Në verën e atij viti, kur ndodhej në Romë, Noli i la Zogut disa porosi private dhe ky ia kreu, siç del nga kjo letër e shkruar bukur dhe me mjaft mirësjellje një shekull e ca më parë:

"I dashur mik, Imzot Fan S. Noli

në Romë.

Që posa mora letrën e parë të Z. s’uaj, i pagova të hollat të zot të shtëpisë edhe shërbëtorit t’uaj ashtu siç më shkruanit në letër, dyke ju marrë dëftesat e duhura. Sa për punën e mobillave, kemi pyetur në Doganën e Durrësit, por as gjësendi nuk ka ardhur.

Gjith ashtu edhe për të quajturin Nasi Laze kam për të bërë hetime ku është arrestuar, se këtu në Tiranë nuk ndodhet një emër i atillë. Gëzohem që kurdoherë të jeni mirë dhe që përsëshpejti u bashkofshim këtu. Dyke ju çuar përshëndetjet e mija, mbetem Juaji me besë.

A. Zogu

Tiranë, 15.7.1922"

Ndryshe nga sa thuhet, Zogu dhe Noli kishin marrëdhënie mjaft të

5 Komente

  1. t
    turku

    bravo ,,,ahmeti myslyman ,,, theofan noli grekorthodhoks,,,, per bukuri ,,,

    Përgjigjjuni
    1. a
      alphazeta

      Na çave karin ti me myslimanët dhe ortodoksët e tu. Ju është ngulur gozhdë në tru kjo puna e fesë prandaj nuk bëni përpara.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Buda

      Nuk mjaftojne njohurite letrare dhe gazetareske kur trajton figura te historise; Noli dha dorëheqjen me telegramin e 25 shkurtit 1922, pasi mori vesh tendencat diktatoriale te ministrit te plotfuqishem te Puneve te Brendshme, Ahmet Zogu dhe rolin e maskes qe luante kryeministri Xhaferr Ypi. Noli mori kryesimin e Opozites Demokratike jo kunder Xhaferr Ypit, por kunder diktatorit Ahmet Zogu.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Politikan tipik shqiptar. Ne vitin 1924 Fan Noli me grusht shteti mer qeverine. Ahmet Zogu denohen ne mungese me vdekje e konfiskim e pasurise.Rikthehet Zogu kryeminister denon me vdekje Fan Nolin dhe konfiskim pasurie. E ke te veshtire te peshosh politikanet shqiptar se ku i follon miqesia e ku i mbaron urrejtja.

        Përgjigjjuni
        1. P
          P S E ?

          O MERO , PSE JE KAQ SELEKTIV NE PUBLIKIMIN E KOMENTEVE ? ! MODERATORI QE KE ZGJEDHUR PER KOMENTET DUKET SE E KA VULLNETARE PUBLIKIMIN OSE JO TE TYRE DHE PUNON A S`PUNON NJE ORE VETEM NE MESDITE !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje