“Koçi Xoxe, nuk ishte një injorant apo teneqexhi, siç e ka paraqitur Enveri, ai kishte mbaruar shkëlqyeshëm në Selanik, njihte disa gjuhë të huaja dhe…”

11 Maj 2024, 11:40Dossier TEMA
“Koçi Xoxe, nuk ishte një injorant apo teneqexhi, siç e

Nga Gjergj Titani

Për herë të parë, kemi mundur të sigurojmë rrëfimin e dëshmitarit të shumë ngjarjeve historike. Bashkëbisedimi me Pandi Kriston, personalitet i lartë i Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe shtetit shqiptar, u zhvillua në Tiranë, në shtëpinë e dhëndrit të tij, Robert Vullkani, ku ishte i detyruar të banonte, kur u lirua nga internimi, pasi shteti demokratik shqiptar, nuk i dha kurrë shtëpi. Regjimi, për të cilin luftoi, e vuri në shënjestër, për ta likuiduar Pandi Kriston, duke e radhitur atë në grupin e Koçi Xoxes, dënuar për “veprimtari armiqësore”. Për 42 vjet me radhë, do të endej burgjeve të diktaturës komuniste dhe internimeve të njëpasnjëshme, deri kur u rrëzua përgjithmonë komunizmi, në fillimin e viteve ´90-të. Intervista është realizuar në vitet 1992 – 1993 dhe me kalimin e viteve, është plotësuar, sipas kujtimeve dhe arkivit familjar të vajzës së Pandit, Asamble Kristo (Vullkani), motrës, veterane e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, dhëndrit të tij, Robert Vullkani dhe kujtimeve të bashkëkohësve të shumtë. Ja rrëfimi i Pandi Kristos.

Zoti Pandi, cilat ishin përshtypjet tuaja për organizimin dhe zhvillimin e Konferencës së Parë të vendit?

Kishte hyrë viti 1943, lufta po merrte përmasa gjithnjë e më të gjera. Nga muaji në muaj, po formoheshin çetat e armatosura partizane dhe ato nacionaliste. Ne, komunistët, numëronim rreth 2000-3000 partizanë dhe rreth 6000-7000 mijë anëtarë të njësiteve guerile e çetave territoriale dhe nëpër fshatra. Në Qarkun e Korçës, ishin zhvilluar, përveç luftimeve të shkëputura dhe goditjeve që i’u bëheshin garnizoneve të vogla ushtarake të armikut, edhe beteja për çlirimin e zonës së Voskopojës, Leskovikut, Barmashit, Përmetit dhe Këlcyrës.

Po luftohej për krijimin e një zone të gjerë të çliruar, nën drejtimin e një shtabi operativ të përkohshëm, ku spikasnin komandantët, Nexhip Vinçani e Gjin Marku. Pikërisht në këto luftime, pati të plagosur, dhe shumë pak të vrarë, midis tyre Asim Zeneli, (“Hero i Popullit”). Të zhvillosh luftime të suksesshme, me sa më pak humbje, ky ishte parimi logjik i Nexhip Vinçanit.

Mbaj mend, se ai dhe komisari i tij, Pëllumb Dishnica, nuk mburreshin kurrë për këtë. Ata të dy, pas çdo aktiviteti luftarak, do të raportonin në qendër: “Operacioni u krye me sukses. Të vrarë s’ka, të plagosur shumë pak”. Aktiviteti luftarak i forcave partizane, po rritej. Në këto kushte edhe Partia Komuniste Shqiptare, po rritej e zgjerohej, jo vetëm në qytetet kryesore e qendrat e banuara, por edhe në forcat e armatosura. Tashmë, PKSH-ja, kishte rreth 600-700 anëtarë, dhe organizatat bazë të të cilëve, duhet të dërgonin në konferencë, 65-70 delegatë e të ftuar.

Më kujtohet se u mbajtën pesë referate; për çështjet organizative, politike, Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Ushtrinë dhe për bashkimin luftarak të punëtorëve dhe fshatarëve. Përveç kësaj, u mbajtën edhe disa nën referate, si: “Për organizatën antifashiste të gruas shqiptare”, “për rininë komuniste”, “për çështjet e financave të partisë”, etj. Më në fund, Konferenca e Parë e vendit e PKSH-së, do të kryente zgjedhjet e Komitetit Qendror të përhershëm të PKSH-së. Dua të them se, asnjë aktivitet, përveç këtij që po flasim, nuk është kryer me kaq rregull partiak.

Nga Qarku i Korçës, i cili mbledhjen e tij, e organizoi në fshatin Polenë, dhe punimet e saj, i drejtoi Dr. Ymer Dishnica, i kooptuar në Komitetin Qendror të PKSH-së, u zgjodhën gjashtë delegatë dhe dy të ftuar. Nuk mund t´i harroj emrat e tyre kurrsesi. Pra: Naxhije Dume, unë, Petro Papi, Nesti Kerenxhi, Pëllumb Dishnica, Nexhip Vinçani dhe të ftuarit, Miha Lako dhe Pilo Peristeri, ishim plot shtatë përfaqësuesit e këtij Qarku, dhe u nisëm për në Konferencën e Parë të vendit të PKSH-së, e cila u mblodh nga 17-22 mars 1943, në Labinot të Elbasanit.

Cilat ishin disa nga pikat më të diskutueshme të kësaj Konference me përmasa të gjera, e cila zhvillohej një vit e gjysëm, pas formimit të PKSH-së?

Së pari, dua të theksoj një fakt, që është i njohur nga të gjithë. Partia jonë, në mbledhjen e saj themeluese, nuk zgjodhi Sekretar të Përgjithshëm, madje as Sekretar Organizativ, por ndau detyra për të shtatë anëtarët e Komitetit Qendror të përkohshëm. Nuk do të ishte e tepërt të përmendnim që, detyrat që iu ngarkuan Enver Hoxhës, nuk ishin as më shumë dhe as më pak, veçse thjesht, mbajtja e protokollit të mbledhjes dhe detyrat për mbledhjen e kuotave të partisë, si dhe adjutantllëku hap pas hapi, dhe pas kurrizit të Miladin Popoviçit. Ajo që është më e habitshmja dhe më e papranueshmja, në punimet e kësaj konference, është se kur u procedua për të kaluar në zgjedhjet e reja të Komitetit Qendror të përhershëm, Enver Hoxha bëri një propozim, që “i mahniti të gjithë”, sepse ai propozoi, që në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH-së, të ishte Josif Broz Tito.

Sado i çuditshëm duket ky propozim, ky është një fakt, i cili ngjalli diskutime midis delegatëve të konferencës. Reagimi ishte i menjëhershëm dhe shokët me radhë thanë: “Ç´thua more Enver. Ç’është ky propozim që bënë ti?! Ne, nuk po zgjedhim Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste Jugosllave, por po zgjedhim sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare”. Gjithsesi, nga dokumentet arkivore shqiptare, por edhe nga ato zyrtare jugosllave, që kam patur mundësinë t´i lexoj kohët e fundit, del se për t’u zgjedhur Enveri, Sekretar i Përgjithshëm, ishte insistimi dhe këmbëngulja e Miladinit. Fatalisht, në këtë kohë, Koçi Xoxe, ishte i burgosur në Tiranë, ndaj u zgjodh në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH-së, Enver Hoxha.

Kjo përzgjedhje ishte gabimi më shkatërrimtar dhe këtu nis uzurpimi që do t’i bënte më vonë PKSH-së, të themeluar me aq mund e sakrifica, nga përfaqësuesit e klasës punëtore shqiptare. Si rezultat i ndërhyrjeve brutale, të Miladin Popoviçit dhe përfaqësuesve të tjerë të Partisë Komuniste Jugosllave, të cilët e quanin veten të plotfuqishëm; mungesës së përvojës, kompleksit të theksuar e naiv të udhëheqësve të kësaj klase punëtore të brishtë, të nënshtruar ndaj përfaqësuesve të huaj, ky bandit politik dhe lakenjtë e tij, siç i ka cilësuar më pas i mençuri dhe guximtari, Sejfulla Meleshova, arriti të bëhej i pushtetshëm. Sekretar Organizativ i Komitetit Qendror të PKSH-së, ndonëse në mungesë, u zgjodh Koçi Xoxe, për të cilin nuk mund të themi kurrë, se u zgjodh si rezultat i përkrahjes së ndokujt.

Arsyet që Koçi u zgjodh në këtë funksion të rëndësishëm, ishin se ai, si askush, organizoi dhe çoi përpara aktivitetin e Grupit Komunist të Korçës, dha ndihmesë të veçantë për themelimin, organizimin dhe zgjerimin e PKSH-së, drejtoi një luftë heroike brenda në burg. Kam dëgjuar të thuhet, se; Koçi Xoxe, ishte një teneqexhi injorant, i pakulturë, që nuk njihte asgjë nga lëvizja komuniste kombëtare dhe ndërkombëtare, se ishte arrogant e të tjera gënjeshtra si këto.

Nuk dua gjithsesi të jem taksativ. Koha do ta tregojë se kush ishte Koçi Xoxe, por dua të them shkurt, tre-katër konsiderata personale për të. Ai ishte me origjinë punëtore dhe teneqexhi apo llamarinist i nderuar, ishte babai i tij, Dhimitri, të cilin e nderonin të gjithë si në Negovan të Follorinës, ashtu edhe në Korçë, Tiranë, Berat, Vlorë e të tjerë. Koçi, nuk ishte injorant, por siç kam dëgjuar, një nxënës i shkëlqyer dhe që në regjistrat e shkollës, nuk kishte nota, veç cilësimin “shkëlqyeshëm”.

Ai nuk mund të ishte injorant, kur rridhte nga një rreth familjar i përsosur. Gjyshi i tij, bashkë me Petro Nini Luarasin, patriotin, dëshmorin e arsimit kombëtar kolonjar, drejtonin shkollën e Negovanit, përkrahën, mbështetën dhe ishin delegatë të dy Kongreseve të Manastirit. Koçi, njihte përsosmërish disa gjuhë të huaja, të rajonit dhe perëndimore, dhe për gjashtë-shtatë vjet rresht, bashkë me një grup komunistësh, perfeksionuan gjuhën frënge te profesor Spiro Xega, të cilin, ne anëtarët e vjetër të Grupit Komunist të Korçës, e kishim njeriun tonë deri vonë.

Lidhjet me profesor Xegën dhe qarkorin e Korçës, janë mbajtur nëpërmjet aktivistit të shquar e, më pas dëshmor i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, shokut tonë, Gaqo Korroveshi, të cilin e kisha shumë shok. Ata, që duan ta njollosin personalisht Koçin, me epitete të tilla, ose nuk e kanë njohur nga afër aktivitetin e shquar të tij, kanë komplekse me të, ose mbajnë ison e Enver Hoxhës, për shumë arsye.

Dua të dëshmoj se, përpara se të mblidhej Konferenca e Parë e vendit, u informuam nga Blazho Jovanoviç, se Partia Komuniste Shqiptare ishte njohur nga Partia Komuniste Jugosllave dhe Kominterni, që jo shumë vonë do të ngrinte aktivitetin e tij, sipas kërkesave dhe këmbënguljes të udhëheqësve perëndimorë antifashistë, e kryesisht, presidentit amerikan, Rusvelt dhe Kryeministrit britanik, Çurçill. Në Konferencën e Parë të vendit, u hodh ideja që së shpejti, të bëhej një mbledhje më e ngushtë, për të zgjedhur Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste Shqiptare, e cila e kishte mëse të domosdoshëm drejtimin e saj të centralizuar, sepse tashmë, ushtria partizane po kalonte nga faza e krijimit masiv, të batalioneve partizane dhe territorial, në fazën e krijimit të brigadave. Ne, në Korçë, do të kishim nderin të përgatitnim, inaugurimin e Brigadës së Parë Sulmuese partizane, e cila u themelua më 15 gusht të vitit 1943, në Vithkuq të Korçës.

Ju ishit komisar i shtabit të Qarkut të Korçës, mund të na thoni përpjekjet që u bënë për formimin e Shtabit të Përgjithshëm më 10 korrik të vitit 1943 dhe influenca që pati ai në çlirimin e vendit?

Nga 4-10 korrik të vitit 1943, në Labinot, të Elbasanit, u mblodh Këshilli i Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar, i cili vendosi, formimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Domosdoshmërinë e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, në mënyrë që organizimi dhe drejtimi i veprimeve luftarake, organizimi i operacioneve të mëdha dhe krijimi tashmë të brigadave partizane, si fazë e re e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e kërkonte koha dhe faza e re, në të cilën ishte ngritur lufta.

Ndarja, e drejtimit të luftës së armatosur, nga drejtimi politik me dy shtabe të specializuara, siç ishin; Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe Komiteti Qendror i PKSH-së, përsëri ishte i domosdoshëm, në mënyrë që drejtimi i luftës së armatosur, të bëhej me organizmat e vet të specializuar, si; Komanda e Përgjithshme, Shtabi i Përgjithshëm, Shtabet e Qarqeve dhe të Zonave, Shtabet e Brigadave, e kështu me radhë.

Në përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm, përveç anëtarëve të Komitetit Qendror dhe të Byrosë Politike, ishin kuadro të tjerë me prirje dhe aftësi ushtarake. Me sa më kujtohet, Shtabi i Përgjithshëm, përbëhej nga 12 anëtarë, që ishin: Spiro Moisiu, Enver Hoxha, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Baba Faja (Mustafa Xhani), Dali Ndreu, Bedri Spahiu, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica dhe Sejfulla Maleshova. Komandant i këtij shtabi, u zgjodh 40-vjeçari Spiro Moisiu, i cili, vinte në këtë detyrë, me bagazhin e një karriere të gjatë e të respektuar, ku spikatnin jo vetëm aftësitë e profesionalizmit ushtarak, por edhe dinjiteti i tij vetjak, e atdhedashuria. Komisar Politik i Shtabit u zgjodh Enver Hoxha, i cili i jepte autoritet edhe më të madh këtij organi të specializuar ushtarak, duke qenë edhe Sekretar i Përgjithshëm i PKSH-së.

Nuk marr përsipër dhe nuk pretendoj të japë një portret të plotë të Enver Hoxhës, në këtë fushë, sepse personaliteti i tij kompleks, që sundoi me grusht të hekurt skenën politike e shtetërore shqiptare, nuk mund të jepet në një intervistë si kjo dhe me shënimet që kam nxjerrë unë nga përvoja ime. Mendimet e mia, janë thellësisht mendimet e një njeriu dhe doemos, ato mbajnë në vetvete subjektivizmin e tij.

E kam njohur Enverin, që në rininë e hershme të tij, dhe në shumë raste nga ato që pretendon ky njeri, për Grupin Komunist të Korçës e, personalitete të shquara të Lëvizjes Komuniste e Punëtore shqiptare, themelimin e PKSH-së, ngjarje madhore të historisë së saj dhe të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, aktivitete të ndryshme si Plenume të Komitetit Qendror, mbledhje të Byrosë Politike, Konferenca dhe mbledhje të rëndësishme kombëtare, unë do të përpiqem të jem i hapur dhe të them mendimin tim, si komunist dhe antifashist i vjetër, si anëtar i Komitetit Qendror dhe Byrosë, e si anëtar i Qeverisë.

Këtij njeriu, në shumë raste, ia ka dashur puna, interesi dhe situatat politike, të shtrembërojë të vërtetat, çka unë sot, që po bisedojmë bashkë, nuk mund të pajtohem me të. Në të njëjtën kohë, do të pres me qetësi vërejtjet dhe kritikat e kundërshtarëve të mi, ashtu si do të pres me dashuri, sugjerimet dhe mendimet e shokëve të mi të luftës dhe të punës.

Duke pasur parasysh përbërjen heterogjene të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL, a pati mendime alternative dhe mospajtime në marrjen e vendimeve?

Sigurisht që po. Aq më tepër që, ende pushteti personal i personaliteteve të ndryshme të LANÇ-it, nuk ishte kristalizuar. Në përbërjen e Shtabit, siç shihet edhe nga emrat që përmenda, të cilët iu përkasin bindjeve dhe krahëve të ndryshëm politikë, si për shembull; Abaz Kupi, ishte përfaqësues i forcave të armatosure të Legalitetit, Haxhi Lleshi, Baba Faja, Myslim Peza e Mustafa Gjinishi, personalitete me prirje të theksuara nacionaliste, si Spiro Moisiu, Bedri Spahiu e Dali Ndreu, personalitete me prirje thelbësisht ushtarake si Sejfulla Maleshova, Ymer Dishnica, Ramadan Çitaku, përfshi këtu edhe siç jam shprehur më lart, prezencën e Enver Hoxhës, të përkëdhelurin e Miladin Popoviçit, ishin personalitete që vinin nga radhët e inteligjencës. Në këto kushte, nuk kishte se si të mos shpreheshin nga ky grupim heterogjen, mendime alternative, ndryshe nga vendimet e Komitetit Qendror të PKSH-së, apo trojkës Miladin, Enver, Dushan, kur ata vendosnin apriori, pa pyetur për mendimin kolegjial të Shtabit të Përgjithshëm.

Me këtë arsyetim, shpjegohet edhe ftohja e më pas largimi i Abaz Kupit, apo armiqësimi i Myslim Pezës me Enver Hoxhën, pas vrasjes së Mustafa Gjinishit, të cilin e kishte jo vetëm mikun e familjes së tij, dhe e konsideronte si djalë, por kishte kaluar së bashku me të dhe Kajo Karafilin, ditët e vështira të emigracionit politik. Pas formimit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili u bë i njohur në të gjithë vendin, me anën e një proklamate, do të vinte faza e krijimit të njësive të mëdha taktiko-operative, brigadat dhe më pas divizionet.

Duke iu kthyer edhe njëherë ndodhive të asaj kohe, unë them sinqerisht, se Shtabi i Përgjithshëm, puna e të cilit u përqendrua në dorën e tre-katër vetave, përveç fakteve të njohura pozitive të drejtimit të luftës, ka përgjegjësi edhe për mjaft gabime të rënda. Një nga këto gabime, është ai i Operacionit armik të Dimrit, ku fati i luftës, qëndroi varur në fije të perit, si rezultat i shkëputjes së Shtabit të Përgjithshëm, nga drejtimi i forcave kryesore.

Drejtimin e luftimeve në Jug të vendit, e mori në dorë Grupi Operativ i Shtabit të Përgjithshëm, në përbërje të të cilit ishin: Liri Gega, Haxhi Lleshi, Ramadan Çitaku, Koçi Xoxe, që e kryesonte këtë grup. Nuk mund të harrohet edhe ndihma e vyer e drejtuesve me përvojë, Nexhip Vinçani, Pëllumb Dishnica, Teki Kolaneci. Për më tepër, akoma paaftësia ushtarake e Enver Hoxhës dhe e anëtarëve të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, ishte mos vendosja e kontakteve, me njësinë më të madhe operative që kishte Ushtria Nacionalçlirimtare, deri atëherë, Brigadën e Parë Sulmuese, e komanduar me mjeshtëri nga Mehmet Shehu e Tuk Jakova, që ndërmori një inkursion heroik, për të shpëtuar Shtabin e Përgjithshëm. Mua më vjen keq të them, se më pas në varësi të situatave politike, Enveri, e ka quajtur këtë veprim të jashtëzakonshëm të Brigadës së I-rë Sulmuese dhe të Mehmet Shehut, si tradhti të qëllimshme të tij! Ky rast, do të befasonte çdo njeri me logjikë të ftohtë, e të kthjellët.

Disa muaj pas kësaj ngjarjeje, Qarku i Korçës, organizoi një demonstrim antifashist dhe në krye të demonstruesve, qëndronte nëna juaj Polikseni Kristo, që ra heroikisht. A mund të na tregoni diçka më tepër për këtë ngjarje?

Nëna ime, u lidh ngushtë me ne fëmijët e saj. Ajo u përfshi në aksionet e luftës, së bashku me njerëzit e saj, duke shpërndarë komunikata, ilaçe dhe materiale të tjera luftarake. Nëna dhe motra ime, shoqëronin shokët ilegalë nga më të ndryshmit, që strehoheshin në shtëpinë time, si për shembull: Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshën, Nako Spirun, Naxhije Dumen, Vasil Shanton, Misto Mamen, S.V.Tempon me Milicën, gruan e tij, Mihal Durin, Tuk Jakovën, Fiqret Shehun, Ramadan Çitakun, Pëllumb Dishnicen, Llambi Dishnicen, Pilo Peristerin, Fuat Babanin, Taqi Skendin, Kleopatra Maliqin, Kasiani Paskalin, Vasilika Boboshticën, e të tjerë.

Midis gëzimit të fitores së madhe, te kapitullimit të Italisë Fashiste, me 8 shtator 1943, mësova me hidhërim të madh se, nëna u vra në demonstratën e madhe, të 9 shtatorit 1943. Kjo demonstratë u zhvillua në Korçë, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, pikërisht atë ditë, kur kapitulloi Italia fashiste.

Qarkori i PKSH-së së Korçës, u bëri thirrje trupave të divizionit Italian, të dislokuar në Korçë dhe në qytetet e tjera të Qarkut, që të bashkoheshin me popullin shqiptar, kundër pushtuesit të ri, nazistëve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që ishin edhe armiq të popullit italian. Por, komanda e divizionit, urdhëroi të hapej zjarr çnjerëzor, kundër popullit të paarmatosur të Korçës, pikërisht te sheshi përpara monumentit të “Luftëtarit Kombëtar”, në qendër të qytetit, i cili u la me gjakun e 59 të vrarëve dhe 93 të plagosurve, kryesisht gra.

Kjo demonstratë, ishte një nga më të mëdhatë dhe më të përgjakshmet, në të gjithë Shqipërinë, por çuditërisht, me kalimin e viteve, është lënë në një harresë të pafalshme. Në Shqipëri, kapitulluan pjesë-pjesë, forcat e Armatës së IX-të të Ushtrisë Italiane dhe shume prej tyre, rreth 15.000 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, luftuan së bashku me forcat antifashiste shqiptare. Ndërkohë, ndodhesha në Komandën e Qarkut, e cila ishte instaluar përkohësisht në Vithkuq të Korçës…!

Memorie.al

15 Komente

  1. R
    Rruga e Dibres

    Historia duhet njohur dhe kjo eshte pjese e saj.Falenderim per autorin e intervistes ! Gjithmone respekte per ato qindra dhe mijera deshmore dhe antifashiste qe e rreshtuan shqiperine ne krahun vendeve te koalicionit perendimor ! Kjo pjese e historise duhet rivleresuar dhe mbajtur "gjalle", sepse nuk ka asnje lidhje me rregjimin komunist dhe diktatorial qe u instalua ne vendin tone pas clirimit: Rruga e Dibres

    1. s
      shqip

      Sigurisht qe ka shume te paverteta ne historine tone, ashtu si edhe ne ate boterore te vendeve te tjera sipas parimit se "Historine e ben fituesi". Nga ana tjeter, si mundet te spjegohet asgjesimi dhe keqtrajtimi qe ju be asaj pjese te inteligjences shqiptare nga regjimi komunist ne pergjithesi dhe nga Koci Xoxe ne vecanti kur ai mbante postin e Ministrit te Brendshem dhe qe kishte fuqi edhe me teper se vete Enveri. Te mos harrojme se Koci Xoxe ishte beniamini i jugosllaveve qe e mbeshtesnin per ta katapultuar ne krye te qeverise. Eshte per tu thene se gjithmone jugosllavet dhe ne vecanti serbet apo greket, gjithmone kane kerkuar eleminimin e inteligjences shqiptare duke vrare kedo qe shprehej si patriot shqiptar. Serbet, ne kohen e lufterave Ballkanike ekzekutuan me metodat me barbare te tere intelektualet e paket shqiptare edhe kur propogandonin qe po luftonin turqit, kur ne ate kohe shqiptaret ishin asnjanes. Keto fakte tregohen ne librat e Edith Durham-it, sidomos ne librin "High Albania" (Malesia shqiptare), nje kopje ne botim origjinalte te cilit e kam ne biblioteken time private. E njejta gje ne rastin e grekeve qe vrane shume patriote dhe intelektuale shqiptare. Koci Xoxe ndoqi politiken e shfarosjes se intelektualeve shqiptare per llogari te atyre qe ju sherbente, pra serbeve. Ne kete aspekt, ai nuk ishte aspak me i mire se krimineli tjeter Enver Hoxha me te cilin konkuronte per karriken me te larte te vendit. Nuk e di nese Xoxe ka patur shkollim apo jo, por ajo qe me intereson dhe qe duhet te na interesoje te gjitheve, eshte se ai dhe te tjere si ai nuk luftuan dhe nuk u martirizuan per te miren e popullit, por per interesa te thjeshta personale ne nje lufte karrikesh, ku per fatin e tij te keq humbi perballe Hoxhes.

    2. E
      E verteta dhemb....

      Thjesht me qen kristian orthodhox Xoxi i kishte fut rr@cken m'tajare Laver sumqirit me birazere.... Si Rama sot,istoria perseritet....korraku nuk ka vleren e nje kristiani.

      1. V
        V.F.L.P.

        VDEKJE FASHIZMIT! - LIRI POPULLIT!

      2. f
        fshatari.pafshat

        Ato familje qe e kane provuar me jete shtazerine e ketij... per te cilin flet ky shkrim kane te drejte te shkruajne e te flasin. Ky birbua, shkrojtesi i batalionit, na e levdon intelektualisht - intelektualin... !?

        1. A
          Agim

          Gjergji, ndjese paste, ka cerek shekulli qe ka vdekur. Ju, meqe skeni lajme, ribotoni ato qe ka shkruar ai, pasi beri shume vite burg.

          1. r
            reti11

            Gjergj Ttani, Robert Vullkani !? Po tallni kart!?

            1. T
              Tartufi

              Ky qelbanik na kujton dhe krahason nje kriminel teneqexhi terrorist ,me nje krye kriminel pederast mashtrus mesus i dale nga sokaqet mbushur me pislleqe te gjirokastres. Qelbaniku komunist nuk kane vlere diturite kurre i sherbehet krimit . Qelbaniku komunist ,nuk kane vlere librat me shkrime dhe historira per te verteta dhe genjeshtra ,pas te vjelave ,pas sherbimit qe i ke bene kriminelit ne krimet e perbashketa .

              1. A
                Arbereshi

                akoma nuk ke vdekûr ti or pedofil?

              2. G
                Gjergj Titani djalit i infermieres se Enverit

                Ne asnje rast,Enverit nuk e Ka ofenduar koci xoxen "teneqexhi".Kjo fjele,"teneqexhi"Ka qene pseudonimi i koci xoxen gjate luftes ,Sic Ka qene pseudonimi i mjaft te tjereve,si Tarasi,hyseni,tarzani,etjKjo eshte genjeshtra e pare e gjergj Titanit. Po' te kish bere Enverit propozimin per zgjedhjen e titos,do kish nje procesverbal per ta vertetuar.ky propozim do ti vinte te dy,Enverin dhe kocin ne te njejtin pozicion,pozicionin protito.Keshtu nuk do kish asnje arsye te denohet koci Xoxen.U bene pleniume dhe nje kongres per koci Xoxen dhe askund,ne asnje rast trimi koci xoxen nuk e Ka thene nje gje te Tille. A e dini kush eshte Gjergj Titani?Maja e tij Ka qene infermiere e Enver Hoxhes qe ne kohen te luftes e derisa doli ne pensione.Gjergj Titani u be Edhe shef i shtabit i korpusit te Fierit.Mburravec e mendjemadh. Nje shprehje e tij:- . Me nje levizje te gishtit une hedh ne sulm 48 mije burra"( ne takimin me studentet ushtarake qe mbaruan UT dhe vazhdonin kursin katermujor pasuniversitar ne shkolle e plotesimit ne Vlore. ) Gjergj Titani eshte rekrutuar agjent i zbulimit polak nga nje vajzen e bukur polake,agjente e sherbimit sekret polak ne ambasaden polake ne tirane.Hapjani dosjen dhe bejani publike.Per mua ,Gjergj Titani eshte shpifjes,dhe Kerkon te beje ate qe eshte bere e modes sot,balte e shpifjes per Enverin,Rehabilitim te spiuneve dhe agjentdve te huaj.

                1. a
                  astrit

                  Koçi Xoxe si minister i brendshem do mbahet mend si njeriu qe e çoi numerin e te pushkatuareve, burgosureve, internuareve e pa fund krime ne kulmin e saj. Ministria e Mbrendeshme kur ma vone nuk arriti rrezultatet e Koçit.

                  1. Z
                    Zani Burimi

                    Ne 'Kohen e Koçit" thuhej ne popull periudha kur ishte minister i Brendshem Koci Xoxe ube nje katrahure e vertete me spiunet e njepasnjeshem qe kishte organizuar ajo ministri. Eshte sinjifaktive ajo qe thoshte nje kapter i policise ne Diber: "une e mbaja veten si i madh se spiunoja togerin, por mua me kishin vene prapanje tetar, nje polic pa grada dhe nja pese te tjere fuksa." E ç' ma sillni ketu ate vrases sidomos per verioret qe i kishte gjak ne sy ai Koçi?

                    1. T
                      Trapajane hesapi

                      Vini re si thote ne fund Gjergji Titani."ne shtepine e nenes time vinin...." Dhe rrjeshton emrat e te gjithe keshilltareve jugosllave.Cuditerisht akuzoni Enverin si mik i Miladinit dhe Dushanit.Po te lexoni vepren nje dhe dy te Enverit do te vini re dy gjera:-dallimin qe ben Enverit Mes Miladinit dhe Dushanit.Qe ne ate kohe Dushanin e cileson si njeri qe ben kompromentim te kua,dreve drejtues te Lanci dhe PKSh ne rrethe e njesi partizane.Ndryshe flet per Miladinit.Dhe ne fakt e meditonte:-Miladini kish qene me pare drejtues kryesore i PKJ per Kosoven.Pas lufte JBTito dhe Rankovici dy personalitete pushkatuan si kundershtare te platform es se tyre:-Miladin Popovicin dhe nje gjeneral Major qe gjate luftes ishte komandant i akademise ushtarake prane Shtabit te pergjithshem qe gjate luftes,ne Betejen e Drvarit nxorri nga rrethimi shtabin e Titos,i shpetoni nga asgjesini i Sigurt.Ndersa Dushanin u be gjeneral Major i UDB per Kosoven Marshimi i Brigates se pare?Pse Duket cudi,kish Edhe rrugen te tjera per te care rrethimi shtabit i pergjithshem .Ate rrethimi e Cau me forcat e veta ,me ndihmen e cetes se dibres dhe te Matit,Jo te Brigates se pare qe u fut ne ate rrugen te veshtire.Dhe ,per ta ditur,keshilltar politik ne kete brigate ishte ...Dushan Mugoshen.A Jane te rastit?

                      1. a
                        anti25642654censurë

                        nuk e di se si mund të vijë njeriu e të thotë me një siguri absolute të bazuar në "por siç kam dëgjuar"-"Koçi, nuk ishte injorant, por siç kam dëgjuar, një nxënës i shkëlqyer dhe që në regjistrat e shkollës, nuk kishte nota, veç cilësimin “shkëlqyeshëm”."!nëse unë do të flisja për gjergj kastriotin,nuk do mjaftohesha asnjëherë në "kam dëgjuar",por në "kam lexuar"!pra do sillja si argument shkrimet e shkruajtura nga historianë profesionistë për të!!nuk jemi në kohën e homerit të bazohemi në gojdhana!!xoxe mund të ketë ditur,jo vetëm 3 a 4 gjuhë të huaja,pro dhe 30!kjo nuk do të thotë asgjë!një i njohuri tim,di të paktën 4!i flet në një nivel të kënaqshëm,por në të njëjtën kohë ka 4 klasë shkollë dhe nuk di të shkruaj asnjë nga këto 4 gjuhë!kuptohet,nuk njeh gramatikën!!boll më o mero me këto shkrime për të nxirë letrën e bardhë me bojë të zezë!!merru me ndonjë gjë të saktë dhe jo me karllëqe!!ka kaluar aq shumë kohë sa askujt nuk i plas më se kush ka qënë koçi a titani!30 vitet e kaluara nxorrën nga vlera dhe envverin!të gjithë ata ishin pjesë e kësaj shoqërie të kalbur,injorante,emocionale dhe të pandërgjegjëshme që kemi akoma sot!!nëse gjith fajin do tia vëmë "komunizmit vampiro sadomazokist"për të kaluarën!?kujt duhet tia vëmë fajin për të sotmen që shkruajmë e veprojmë në të njëjtën mënyrë!unë them,"duhet tia vëmë mentalitetit ton të nënshtruar,mentalitetit tonë që për dembelllëk,jetën e tij e vednos në duart e ndyrësirave që i vetquan politiokanë"!!shkrime të tilla shërbejnë për të mbajtur të ulur nivelin e shoqërisë shqiptare!!shkrime që nuk paraqesin asnjëherë zgjidhe,por tërë kohës kërkojnë fajtorë!prandaj po na shkon tërë jeta "për shalësh"!!

                        1. N
                          Noci

                          Nuk ka qene vetem Enveri i pashpirt ,ky qe thoni ju pra Koçi Xoxe,ne kryengritjen e Postrribes ne Shkoder,u ka dhene oficere e te tij karta Bianka per te shuar kryengritjen e per te vrarë pa gjyq ke tu tekej siç edhe ka ndodhur.Krimi i pare kunder shqiptareve mbas çlirimit ka qene ne Postrribes me urdhër te Koçi Xoxes

                          Lini një Përgjigje