Historia e panjohur e krimit që tronditi udhëheqjen e lartë të PPSH-së: Përse e vrau Harap Miloti, eprorin e tij, shefin e Degës së Brendshme të Fierit dhe si e mbylli regjimi komunist atë ngjarje të bujshme…

11 Maj 2024, 10:47Dossier TEMA
Historia e panjohur e krimit që tronditi udhëheqjen e lartë

Nga Kabil Bushati  

Më 13 dhjetor 1960, plot 55 vite më parë, në qytetin e Fierit, ndodhi një ngjarje e bujshme, që tronditi diktaturën në të gjitha qelizat e saj dhe drithëroi mbarë opinionin publik shqiptar. Tronditi thellë kryeministrin e kohës, Mehmet Shehu, ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiu dhe nipin e tyre, Feçor Shehu. Sigurimi i Shtetit, i diktaturës, ishte qëlluar e vrarë me armë, m’u në mes të Fierit. Harap (Sejdi) Miloti, nënkryetar i Degës së Punëve të Brendshme i Fierit, vrau në shtëpi, kryetarin e kësaj Dege, Qemal Hysenajn.

Pastaj si njeri me sedër, për të mos rënë i gjallë në duart e Sigurimit të Shtetit, për t’u mos poshtëruar dhe leqendisur në torturat e kohës, Harapi vrau edhe veten. Pra Harapi, si zog shkodranit, bëri atë që, deri në atë kohë, nuk kishte arritë ta bënte, asnjë zog shqiptarit. I ktheu pistoletën në lule të ballit, kreut të Degës së Punëve të Brendshme, eprorit të tij, pastaj ia ktheu edhe vetes…! Një skenar i ngjashëm, me ato të filmave horror.

Me të ndodhur kjo ngjarje e pa zakontë, diktatura hoxhiste, përdori të gjitha mjetet dhe format, që kësaj ndodhie të përgjakshme, t’i vinte kapakun e heshtjes. Gjithçka, në çdo detaj, u fsheh me kujdes dhe u la enigmë. Asnjeri, as sot e kësaj dite, nuk e di të vërtetën, por gjithnjë janë përdorur thashethemnaja të ndryshme dhe gjithfarë alibirash. Akoma dhe sot, nuk dihen arsyet e vërteta të kësaj ngjarje. Gjithçka është sistemuar dhe përcjellur, për ne ‘Kalendat Greke’. Diktatura, i kishte te gjitha mjetet dhe mënyrat, që te linte ne heshtje varrit gjithçka.

Akoma dhe sot e kësaj dite, fëmijët, tashmë të rritur, të Harap Milotit, nuk kanë një varr për babain e tyre, ku të qajnë e të vendosin një tufë lule, Shkodre. Akoma dhe sot e kësaj dite, opinion, nuk di asgjë për rrjedhën e kësaj ngjarje, që shokoi të madh e të vogël. Asnjë version zyrtar, për këtë vrasje te dyfishtë!

Po kush ishte Harap Miloti? Një djalë Shkodre. Nga familja e përmendur dhe e respektuar e Milotëve të Kirasit. Baba i tij, ishte kryeplaku i Kirasit. Emri i tij i vërtete është Sejdi, porse shkodranët, gjithmonë e thirrën Harap. Ishte shegert tek Ulqinaku i Madh, ku punoi me ndershmëri dhe krijoi njohje të admirueshme, me gjithë Shkodrën. I lidhur me Luftën Antifashiste që në moshë të re, që në vitin 1942, ai do te bënte emër, si njeri i aksioneve të guximshme. Një djalë trim e i guximshëm, në ato vite lufte.

Koha e rreshtoi si shumëkënd nga pjesëmarrësit e Luftës Antifashiste, në krahun e komunizmit. Pas çlirimit të vendit, ai do te fillonte ndër të parët kuadro të Luftës, studimet në Bashkimin Sovjetik, në qytetet e Sevastopolit, Odesës dhe Saratovit, së bashku me Myslym Ketën e, Sami Bushatin. Shok i ngushte me Samiun. Me të përfunduar studimet, emërohet të punoje ne organet e Punëve të Brendshme, në detyra drejtuese si në Malësi të Madhe, Lezhë, Klos, etj., etj.

I përkushtuar ndaj punës dhe mbas familjes. Kështu vazhdoi deri me 13 dhjetor 1960, kur ndodhi ngjarja fatale, e cila edhe sot e kësaj dite, mbetet misterioze. Deri me sot, edhe pas viteve ’90-të, asnjë gazetë, nuk ka shkruar për këtë ngjarje. Asnjëherë në mediumet shqiptare, nuk u përmend emri i Harap Milotit. Paçka se përditë, në shtypin shqiptar, po lançohen me dokumenta, bëmat dhe gjëmat e Kadri Hazbiut, Feçor Shehut dhe të gjithë graduatëvet të organeve të Punëve të Brendshme. Ndërsa për Harap Milotin, çdo gjë qëndron në heshtje nëpër arkiva, e mbyllur në kasafortë, e ruajtur sekret më fanatizmin më të madh…!

Publiku dhe familjarët, nuk dinë asgjë për shkaqet qe e detyruan Harapin, të ndërmerrte atë akt fatal, të vriste kryetarin e Degës dhe pastaj veten! Ata banonin në një ndërtesë në qytetin e Fierit, Harapi me familje në katin e parë, ndërsa Qemali, në katin e dytë. Kaq dinë shkodranët për këtë ngjarje, kaq di dhe familja. Për Harapin, nuk janë shkruar dy rreshta në gazetë, për Harapin, asnjë gazetar nuk ka shkruar së paku dy rreshta, për Harapin, arkivat e shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme, heshtin.

Familjarët, janë ankuar për këtë, deri tek Avokati i Popullit, por as ai, nuk ka mund të zbërthejë këtë enigmë, këtë heshtje varri…! Përse? Përse nuk hapet dosja e Harap Milotit?! Le të analizojmë pak, në retrospektivë. Le të shohim se çfarë qëndrimesh u mbajtën nga diktatura, për familjen Miloti dhe Hysenaj. U mbajtën qëndrime diametralisht të kundërta. Familja e Harap Milotit, bashkëshortja me tre djem dhe një vajzë, u trajtuan si armiq dhe vuajtën nëpër punëra të rëndomta, si marangozë e saldatorë. Të pashkolluar. Të përgjuar. Dhe të diferencuar. Paçka se qytetaria shkodrane, i deshi dhe u lehtësoi brengat e përndjekjes.

Ndërsa për familjen e Qemal Hysenajt, diktatura u tregua dorëlëshuar dhe dashamirëse. I shkolloi nëpër shkolla të zgjedhura. Mjafton të përmendim, djalin e Qemalit, Kujtimin, i cili sapo mbaroi shkollën, u martua me të bijën e Xhafer Spahiut, Nënkryetarit të Kuvendit Popullor të at’hershëm dhe u caktua atashe nëpër ambasada, si në Paris e Beograd. Dhe s’kish si të ndodhte ndryshe, pasi Xhafer Spahiu, ishte i afërt me Nexhmije Hoxhës.

Gjatë fillimeve te demokracisë, Kujtim Hysenaj, u lidh me ekskluzivitetin e një firme kroate, si drejtues i saj në Shqipëri, tek e cila, krijoi të ardhura të bollshme monetare. Më vonë, pas viteve ’97, Kujtim Hysenaj, zëvendësoi Fatos Klosin dhe u bë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shqiptar, detyrë të cilën, e kreu derisa vdiq.

Vetëkuptohet që objekt i këtij shkrimi të shkurtër dhe befasues, nuk është thellimi i ndasisë dhe armiqësimit mes këtyre dy familjeve, përkundrazi, ne po kërkojmë një realitet, një të vërtetë dhe një varr, për shkodranin Harap (Sejdi) Miloti. Nuk kërkojmë asnjë lloj hakmarrje. Ne po kërkojmë që të lehtësojmë edhe dhembjen e të gjallëve, përmes zbardhjes së ngjarjes. Sepse, nuk u vranë me njeri tjetrin, dy ushtar në kufi, por dy hierak të lartë, të Ministrisë së Brendshme. Patjetër që kjo ngjarje, do të jetë relatuar edhe në Komitetin Qendror të PPSh-së.

Pra,përveç arkivave të Ministrisë së Brendshme, dokumentacion, duhet të ekzistojë edhe në arkivat qendrore te PPSh-së. Por.., por…! Natyrshëm lindë pyetja, përse dy qëndrime, kundrejt dy familjeve, që kanë lidhje me te njëjtën ngjarje. Një diametrialitet i pashpjegueshëm?! Përse diktatura dhe titullarët e Ministrisë së Brendshme, përfshi edhe Kadri Hazbiun e Feçor Shehun, përkrahën familjen Hysenaj dhe përndjekjen familjen Miloti?!

Fakti që i vrari, Qemal Hysenaj, ishte djalë daje e bir hallet, me Fecorin dhe Feçori nip i Mehmet Shehut, nuk mjafton qe të varrosë me heshtje, gjithë këtë ngjarje. Përse Harap Milotit, akoma nuk i janë gjetur eshtrat dhe akoma nuk ka një varr?! Përse heshtin arkivat e shtetit për këtë ngjarje. Kush i fsheh?  Kush është i interesuar që e vërteta të mos dalë në shesh? Edhe arkivat angleze, pas 50 vjetësh hapen. Po ato tonat, kur do te hapen?

Kur mora nismën që të shkruaj për ish-oficerin e Ministrisë së Brendshme, Harap Miloti, pyeta shumë njerëz. Pyeta ish bashkëluftëtarë të tij. Pyeta edhe komshitë e tij dhe të fëmijëve të tij, ku të gjithë, më folën me superlativa. Nuk doli asnjeri që të fliste keq për atë në Shkodër. Rastësisht, në një bisedë pyeta edhe z. Ahmet Bushati, ish – i burgosur politik, qysh me grupin e gjimnazistëve të Shkodrës. Edhe ai më konfirmoi se, gjatë kohës që ishte pjesë e drejtimit të Shoqatës së ish – të Burgosurve e Përndjekurve Politik, nuk kishte parë apo dëgjuar ndonjë dëshmi, kundër Harap Milotit.

Bile, më foli me shumë dëshirë për të, se e kishte njohur nga afër. Bile Cuf Hoxha, ish – i internuar, babai i futbollistit Arvit Hoxha, më tregonte se, ishte takuar në Shkodër afër stadiumit, me Harapin, një javë para se të ndodhte ngjarja. Ishin ndalë e kishin bërë muhabet, duke kujtuar vitet e fëmijërisë. Edhe Cufi, flet fjalët më të mira për Harapin. Po kështu, edhe miku im qysh në rini, Dush Selimi, komshi me familjen e Harapit, flet me konsideratat më pozitive, për këtë familje të ndershme e punëtore.

Dushi, që ka pasë babën shofer me Gjonin e Marka Gjonit, shton se, baba i tij, sa ishte gjallë, nuk e hiqte nga goja trimin Harap Miloti. Pikërisht këto, më dhanë spunton që të shkruaj për djalin trim të Shkodrës, Harap Milotin, pavarësisht bindjeve të tij. Unë e dija se gjer më sot, asnjë gazetar shqiptar në përgjithësi, e shkodran në veçanti, nuk ka pasur guximin t’i futet kësaj ngjarje dhe të shkruaj së paku dy rreshta, në ndonjë gazetë. E di se, Harapi ishte një temë tabu. Por e siguroj lexuesin që, edhe në numrat e ardhshëm, ne do vijojmë të botojmë shkrime për Harapin, do vijojmë t’i kërkojmë arkivave të këtij shteti, dokumenta, derisa e vërteta të zbardhet.

Memorie.al

40 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Respekte, Kabil. Një nismë me vlera, sepse ai Harap Miloti paska qenë vertete trim. Unë nuk e kam ditur ngjarjen, sepse jam lindur mbas kesaj ngjarjeje, por vetem kam degjuar perciptazi emrin e Harap Milotit nga babai. E kam degjuar të thote per dikë atehere "opo ai e do t'ja besh si Harap Miloti, dhe t'ja shprazësh në lule të ballit." E kishte fjalën per një Kryetar Komiteti, pusht pushti, që merre njerez më qafë. Vetem kaq kisha degjuar per Harap Milotin. Uroj të zbuloni komplet ndodhinë dhe madhe edhe ku e kanë marrosur.

    1. E
      Emër

      Ne në Fier themi: - Gjynaf i shkreti, e paska gruan e bukur.

    2. D
      Debil Kaloshi

      Ha mut o Kalosh ha! Na trego pak per ato bandat e Saliut qe kane vrare 10 fishin e vrasjeve qe ka bere rregjimi Hoxha per 45 vite.

      1. D
        Dauti

        Do besh mire, o Kabil, ti kerkosh dokumentet e Harap Milotit. Por nuk ke per ti botuar as ti vete. Gjithe Fieri e mesoi pse ai vrau kryetarin e deges Fier dhe pse vrau veten. Vetem ti ke mbetur pa e mesuar. Mos shkruaj brockulla! Fecori nuk kishte asnje lidhje gjaku me Mehmetin. Kujtim Hysenaj ishte njeri i shkelqyer dhe profesionist i rralle. Edhe sot respektohet nga te dy krahet e politikes. Dosjen e Harapit e ke ne AIDSSH. Femijet e tij mund ta marrin kur te duan. Por nuk kane per te ta dhene qe ta botosh. Kaq mjafton. Nuk dua te hap plage te reja per asnje. Mero, pse e hap gazeten per shkrime te tilla. Nuk i sherben askujt kjo histori

        1. f
          fshatari.pafshat

          Perralla Shkodrane ne Kafe te Madhe....

          1. N
            Nikolin

            Se kush ishte ai sistem , me krimet , mungesen e lirise, se mendimit ,persekutimet, e dime te gjithe. Di qe Fecor Shehu, ka lene gjurme te zeza ne Shkoder,aq sa populli i ketij qyteti ja kishte bere bene, kur ishte kryetar i Deges se Mbrendshme atje. Kam qene i vogel, dhe me ka bere pershtypje nje dite kur po ecte i krekosur , i ndjekur nga dy azape , te veshur civile kur nje qytetar i leshoi mallkimin, do te vije dita jote por u ruajt nga skandali per shkak te qytetareve qe gjendeshin ne rruge.Ne lidhje me shkrimin kam nje verejtje qe lidhet me shprehjen; "Harapi, si zog shkodranit, bëri atë që, deri në atë kohë, nuk kishte arritë ta bënte, asnjë zog shqiptarit.". Cfare do te thote kjo gje qe permban percarje dhe urrejtjtje per shqiptaret.Valle shkodranet nuk jane shqiptare? Ketu ai fyen Shkodren, dhe Shqiperine duke zbehur ate qe donte te percillte.

            1. i
              i ndershmi

              me siguri pune, qe me mire te mos hapen. shkrimi le te nenkuptohet se vrasja eshte bere per nder. ky shkri me mire te mos ishte botuar, sepse rendon shume si te vrarin, po edhe i vetvrari lendohet. duhet mbylle ky muhabet. artikullshkruesi eshte me hile dhe njeri i keq. ky problem nuk duhet hapu as nuk duhej botuar ky shkrim.

              1. K
                Kot

                Zoteri sa do njeri i mire dhe trim djale shkodre medemek eshte vrases kaq aresyet nuk i di njeri por akti flet shume sado te drejte te kete pasur.Ne ate kohe vetem nje i marre mund te bente dicka te tille keshtu qe dhe ajo qe ka qene i zgjuar bie poshte.Nuk marre persiper te beje analizen e familjes ata kane pasur fatin dhe jeten e tyre por qe ky njeriu i tyre ishte shkaku i vuajtjeve ashtu ishte atehere prandaj cdo furce nuk e mbulon krimin.

                1. D
                  Doktori të çmëndurve

                  Na çave trapin, o shkodralec, fjalë...fjalë...fjalë...Çfarë kërkon? Një Zv. Kryetar ka vrarë Kryetarin! Të duket trimëri e një kaleci komunist, që vret eprorin, gjithashtu kalec komunist! Apo po don të na thuash se kaleci parë qe demokrat, sepse ishte "shkodran me fletë", kurse kaleci dytë qe komunist ekstremist, sepse ishte lab! Ik or trap trutharë, bashkë me këta që botojnë marrina të marrësh!

                  1. V
                    VL

                    Pa fjale nga ribotimi i nje pacavureje te ketu e 9 viteve me pare, per nje ngjarje totalisht private mes dy kurvareve apo bq komunisto fshatare. Zerooooooo interes publik, si ne 1960, aq me pak sot pas 64 vitesh.

                    1. T
                      Toni

                      Nje shkrim me tendenc te larte krahinore . Ky zog Shkodranit sipas autorit , nje njeri komshiun e vet si Edhe eprorin e tij . Por meqenese ka folur Edhe shoferi i Marka Gjonit atehere qenka trim dhe ka pasur te drejte.

                      1. W
                        Www

                        E pse e psaka zgjat kaq shumë ky? Harapi vrau dhe vrau veten. 2 herë vrasës.

                        1. T
                          Toni

                          Nje shkrim me tendenc te larte krahinore . Ky zog Shkodranit sipas autorit , ka vrare nje njeri, komshiun e vet si Edhe eprorin e tij . Por meqenese ka folur Edhe shoferi i Marka Gjonit atehere qenka trim dhe ka pasur te drejte.

                          1. X
                            Xha Faiku

                            Qemoli i qite grun Harapit

                            1. E
                              E verteta dhemb....

                              Faik e ke dhi....po si mer u qika gruaja e shokut Harap!? C'jone keto gjona te turpshme mes muslimon brother's m'Albanistan!? Pastaj si ka mundesi qe nuk mjaftonte qe i qinte Hanemen por i duhet edhe ti merrte jeten!? Pak e ekzagjeru fantasia jote shoku Faik....spiun do te kesh qen ne kohen e Laver sumqirit.

                              1. X
                                Xha Faiku

                                Grek i mutit qe qenke analfabet funksional...Arapi vrau Qemolin Mos me kthe pergjigje se nuk flas me moterqirat

                            2. B
                              Ben

                              Cfare kerkon te arrish me keto ndaresira! Djale shkodran etj, etj, Po ai tjetri nga ishte?Thyaje se nga ishte! Mire qe permend emrin dhe historine por cfare lidhje ka kjo nese ishte nga Shkodra apo Elbasani! Apo se u tregua "trim"? Nuk njoh asnje nga keto familje por eshte mire te mos paragjykosh kur nuk i dini aresyet perse u bene keto vrasje. Mos u mundo te thuash qe ai Shkodrani ishte i mire dhe ky tjetri, nuk e di se nga ishte, por ishte i keq! Shume i njeanshem!

                              1. F
                                Futja kot

                                Pirdh se shfryhesh i thone kesaj pune…

                                1. A
                                  Analfabeti

                                  Jemi ne vitin 2024 sot o gazeta... 2024-1960=64 Si Luli edhe ju: Më 13 dhjetor 1960, plot 55 vite më parë...

                                  1. S
                                    Sebastia

                                    Eshte shkrim i botum para 9 viteve prandaj del 55 vite me pare aty. Thjesht e kan ribotu ne 2024.

                                  2. F
                                    FATMIRI

                                    KY QE KA BER SHKRIMIN HA MUT KOT SEJDIU ME QEMALIN ISHIN SHOK TE NGUSHT DHE KISHIN DHE HYRJE DALJE FAMILJARE SEJDIUN NE FIR E NJIHNIN SI BURRERROR PO ASHTU DHE QEMALIN POR NE FIER NE ATE KOHE QARKULLONIN FJALE SE VRASJA U KRYE PER ÇESHTJE NDERI NGJARJA KA NDODHUR NE ZYREN E QEMALIT DHE TE DY KAN QELLUAR NJERI TJETRIN ME PISTOLET THONE QE TE DY BEN MARVESHJE SE ISHIN ME SEDER ESHTE E VERTET QE NGJARJA SHOKOI QYTETIN E FIERIT MBASI ATA NJIFESHIN SE ISHIN KUADRO POR NGJARJA NE MENYR KATEGORIKE NUK ISHTE POLITIKE

                                    1. S
                                      Shkembi

                                      Je I sakte, pervec faktit se ngjarja nuk ndodhi ne zyre, por ne shtepi. Harapi banonte ne katin e pare te bderteses qe me vone u be Kshilli popullor i qytetit, ne lagjen Kastriot. Qemali Banonte ne katin e dyte. Ne mengjes kur do shkonin ne pune, Harapi i zuri prite poshte shkalleve. Aty ndodhi krimi.

                                    2. T
                                      Të tillë "trima" duhet të krenohet jo vetëm Shkodr

                                      Ky Harap Miloti meriton dekoratën "pishtar i demokracisë" dhe shpërblimin si i persekutuar politik nga regjimit komunist

                                      1. A
                                        Ajet Delaj New York

                                        Si shume krime te tjera te diktatures qe nuk u zbardhen kurre e madje as eshtrat nuk ju dorzuan familjareve te tyre e verteta qendron tek vazhdimi i pushtetit kriminal pas 90tes. Trashigimia gjenetike e idologjike e pushtetareve te pas 90 eshte celsi qe i kyci te vetetat e krimeve komuniste pasi trashigimtaret e tyre direkt e indirekt uzurpuan pushtetin e pas 90tes. E se fundmi duhet thene se prape nuk eshte faji i tyre pasi ne jemi popull i vonuar duke pritur komunistet qe te inskenonin revolucionin e vazhdimsise . Shikoni tani edhe pas 34 vjetesh gjoja demokraci shqiptaret perserisin egzaktesisht Haxhi Qamilin "duam baben" Megjithate nuk duhet mohuar nje e mire qe ju erdhi shqiptareve pas 90tes, mundesis per tju lene lamtumiren xhelateve komuniste e pjedhave te tyre . Mirpo kjo mundesi individuale ka cuar ne braktisjen masive te Atdheut e shkombetarizimin e garantuar te tije deri ne ate shkalle sa trashigimia komuniste nuk guxon te shpalle rezultatin e censusit te fundit megjithse eshte bere me parate e shqiptareve. Megjithate shqiptare mos u shqetesoni pasi komunistet e kane gjetur zgjidhjen tek trashigimia e tyre e internacionalizmit pasi India eshte 1.3 miljard e Bangladeshi 160 miljon. Nuk eshte ndonje gje e re per komunistet si armiq te nacionalizmit . Shqiptare , e gezofshi ne perjetesi idologjine komuniste.

                                        1. S
                                          SHKODRAN PURO

                                          O Ajet Delaj ! O rrote Kari ! Budalla ke qene e budalla po vdes. Ti dhe shoket e tu keni besuar dhe besoni se, edhe kur te tjeret jua qijne grate fajin e ka komunizmi dhe komunistet. Cili ishte krimi komunist ketu o budalla Shkodre ? Fakti qe nje drejtues institucioni i qinte gruan zevendesit te vet, rastesisht i ndodhur shkodran " djale shkodre ", sic thote ky budallai tjeter prej Shkodre ( paskeni qene shume te tille ne ate nahije ) dhe ky, pasi e dikton e vret dashnorin e gruas dhe veten e tij, dhe le gruan te lire te gjej nje dashnor tjeter ?!

                                        2. R
                                          Red

                                          Kujt i rruhet per Sigurimsat

                                          1. M
                                            Mati

                                            I bie 65 vite me pare o shoku

                                            1. S
                                              Shkembi

                                              Shkrime te tilla jane tipike shpellaresh, per te mbjelle amulli e urrejtje. Nuk eshte fare e vertete qe familja e Harapit u trajtua si armike, megjithe aktin kriminal qe ai kreu. Po keshtu edhe femijet nuk u privuan nga arsimi. Madje djali i tij i madh, pas ketij akti te babait, u vesh oficer i ushtrise popullore. Eshte ne nderin e Flamur Milotit (birit te Harapit) ose ndonjerit nga bijte e tjere qe te prononcohen per kete ngjarje e tu mbyllet goja llapaqenve shpellar. Vecanerisht familja e tij s’mund te jete pa dijeni per shkakun e turpshem te ketij krimi, derisa i gjithe Fieri ziente ato kohe. Nafyrisht qe edhe une qe po shkruaj nuk jam pa dijeni, por ne respekt te te dy familjeve te konfliktuara, s’ja lejoj vetes te jap hollesira.

                                              1. F
                                                Fëshmittari.

                                                O gazatar LEGENmashtrues Mirë të gjallët por as të vdekurit nuk o lini rehat yë prehen. E VËRTETA është kjo.Gruaja e z.Miloti në punë kishte dalë mangët.Qrmali që ishte një nga burat më të uryë e shtruar,e porosit të kishte. kujs sr nuk e kishte në regull.Atarapi,trim dhe shumë gjaknxehtë e vrau Qemalin kur po gitej në shtëpi.

                                                1. S
                                                  Shkembi

                                                  A nuk e kuptoni qe ketyre haleve nuk u intereson e verteta? Ato ishin te dyja familje te nderuara ne Fier e ne aktivitet te shkelqyer kombetar. Une i kam pat komshi dhe e di hollesisht si trodhi ngjarja. Me shume te drejte u nderua familja e viktimes, por as ajo e kriminelit nuk e denigrua. Me kerkesen e se shoqes, ata u shperngulen ne Shkoder, ku vazhduan jeten normalisht. Pislliqet qe numeron ne kete pacavure, jane revoltuese dhe cenojne kujtimin e dy te vrareve te cilet gjithsesi e meritojne respektin

                                                  1. g
                                                    grida

                                                    Shkemb nga njera ana thua familje te nderuara nga ana tjeter krimineli. Sikur ka nje mosperputhje ne ate qe shkruan

                                                    1. a
                                                      anti25642654censurë

                                                      grida mi tarrallake!!mund të jesh familje e nderuar dhe të jesh kokërr kurve,ti!!nderin e familjes nuk e prish një kurvë si ti!sepse nderi është personal!!edhe këtu në këtë rast,sado e nderuar të jetë familja e harapit(si e përmënd ky leshkua që ka shkruar artikullin)dhe sado i ndershëm të ketë qënë harapi!?ai ka vrarë dikë!nuk e ka vrarë për vetmbrojtje,por e ka vrarë me vetgjyqësi!një njeri që vret me vetgjyqësiiiii,quhet kriminel!çfardo shkaku që të ketë pasur harapi,ai nuk ka pasur të drejtë të bëjë vrasjen!një njeri që nuk ka të drejtë të bëjë një vrasje quhet KRIMINEL!!arrin ta kuptosh mi tarallake??nga komentet e fierakëve,që lexova,del se familja e harapit,nuk ka humbur respektin si "familje e nderuar",pavarsisht vetgjyqësisë,krimit të tij!!ndryshe nga gomarllëqet që ka shkruar ky gomari që i ka vënë një titull bombastik,të mbyllur me një shpresë se do detyrohemi në të ardhmen të "Por e siguroj lexuesin që, edhe në numrat e ardhshëm, ne do vijojmë të botojmë shkrime për Harapin, do vijojmë t’i kërkojmë arkivave të këtij shteti, dokumenta, derisa e vërteta të zbardhet."!! sipas tërë asaj që lexova,ky hajvani ka gjetur dikë për të rrjepur!pasi e ka parë se është një "duro shehu",ose Rr.K. i ka premtuar se ai është i zoti tia zgjidhë enigmën!shkrimin e parë e ka mbushur me pikpyetje prej idioti,dhe tashti fillon arkëtimin e faturave nga "duro shehu" pasardhës i "harapit"!ps:mero merr përqindjen për reklamën në gazetën e tij!!

                                                2. N
                                                  Noci

                                                  Ka qene nje familje njerëzish te mire e te ndershme.I njoha te gjithe qe me te shoqen,me Fatosin djalin e dytë,qe punoja me te .Kishte dy vellezer dhe nje moter te gjithe te urte.Nuk ka patur me trim ne Shkoder ne kohen e luftes,ishte atentator fenomenal.Kur vrane major Ndrecen para kafes se madhe gabimisht u vra Adem Buletini,djali i Ises qe sipas veteranëve ne ate kohe ishte paralajmeruar te mos rrinte,me oficerin fashist.Eshte e vertete,djali Fatosi thoshte,as Nena se ka marre vesh çfarë ka ndodhur dhe as gropen ku e kane hedhur nuk e dinin.,I moren te gjithe neper kembe.

                                                  1. R
                                                    Ringjallja pellazge

                                                    Or tej prej Shkodre, e na sjell njo trim Shkodran, qe paska qit dyfek ne Fier. E para e punes or trim i Bushatllise, ngjarja quhet KRIM dhe personi quhet KRIMINEL. Si bashkohes i kohe se SALIZMIT, nuk ke faj. Kjo kohe qe nuk afrohet me socializmin, shume e shume large domekracise, gjithmon i dha rendesi urrejtjes, dhe robi jashteqitjen e ka bere pjese dominuese te asaj zgavre ne pjesen e prapme te kokes qe quhet TRU. Dhe keshtu goja, eshte perdorur gjeresishte ne vend te bythes. Ne kete shkrim si kerkues i se VERTETES, nuk te kan mjaftuar 33 vjet per te sjell te PAVERTETA. Dy gjera do te kujtoj or tej prej Shkodre. E para, Fecor Shehu eshte nga HEKALI dhe nip ne Greshice, ne Shehajt e Greshices dhe nuk eshte nip i Mehmet Shehut sic e nxjerr Ti. Ndersa Kujtim Hysenaj, qe i bie sipas historise tende, nip i Fecor Shehut, ne kohen e qoftelargut do ishte tredhur, ne mos neper burgje(per hire te gruas) ne internime do ishte mese i sigurte. Ne te vertet ishte pjese e diplomacise deri ne fund te te kohes se qoftelargut.

                                                    1. Z
                                                      Zgalem

                                                      Kam qene ne fermen Levan , kur ndodhi kjo ngjarje . Neper rruget ndihesh vetem frymarria e te gjalleve . Qendrat e punes ishin lajmeruar te vinin te organizuar , ne varrimin e isj Kryetarit . Pyeta shokun tim , Petrit Kripen : "A do shkojme atje , ku na kerkojne sot ? Pa tjeter , mu pergjigj Petriti , te mesojme fillin e kesaj enigme . Varrimi ishte madheshtor , por shkakun e kesajj masakre , nuk e dime edhe sot . Ishte shtet enigmatik . Zgalem

                                                      1. x
                                                        xheJ.eN.Bi

                                                        O Zgalem ,po Shkëmbi thotë se e di gjithë Fieri arsyen dhe ti thua se akoma edhe sot nuk dihet.Mos nuk erdhën të dhënat deri në Levan ?

                                                        1. a
                                                          anti25642654censurë

                                                          lali në atë kohë largësia fier levan nuk kishte të njëjtën vlerë si sot!!"dje" psh,të shkoje nga skënderbeu tek uzina enver,duhej të merrje autobuzin,ose me biçikletë!askujt nuk i shkonte në mëndje të lëvizte në këmbë!sot,megjithëse kanë kaluar 40 e kusur vjet,unë nuk marr autobuzin,por shkoj në këmbë!!

                                                      2. X
                                                        XHoi

                                                        NJE SHKRIM ANTISHQIPTAR QE MBJELL PERÇARJE KRAHINORE. NJE SHKRIM PA ASNJE TE VERTETE DHE ME VLERESIME TE GABUARA. TE VRASESH SHOKUN TEND TE PUNES, TE VRASESH FQINJIN TEND NUK ESHTE AS TRIMERI, AS ZGJUARSI E AS QYTETERIM. ME VRASJE NUK ZGJIDHET ASGJE DHE AS NUK MUND TI THURREN LAVDE NJE PERSONI QE I ZGJIDH RASTET ME VRASJE. PALE KUR FUTET EDHE INTERPRETIMI POLITIK SIKUR VRASESI ISHTE ANTIKOMUNIST KUR AI ISHTE KOMUNISTI ME FANATIK, ME HEROIK E QE ISHTE GRADUAR DERI ZEVENDES DREJTUES I SIGURIMIT FIER. NGJARJA ME SA KUPTOHET DUHET TE KISHTE MOTIVE PERSONALE DHE PRANDAJ SKA ASNJE KUPTIM QE TE TRAJTOHET BOTERISHT PAS 64 VJETEVE.

                                                        1. S
                                                          SSokrat

                                                          Shkrimi me idiot qe kam lexuar ndonjehere

                                                          1. f
                                                            fredi

                                                            Shikoheni nga emri KABIL dmth.DEBIL ky eshte RRK komplet.

                                                            Lini një Përgjigje