“Më fal se jemi të dy nga Veriu, nuk do të bëj asnjë lloj replike me ju, por do të kujtoj vetëm vargjet e një kënge tropojane, e cila i është kushtuar ditës së vrasjes së Bajram Currit nga Kadri Mehmeti. Në vargjet citohen fjalët e Bajram Currit: “Budalla Kadri Mehmeti, / s’më ka lidh as krajl as mbreti, / më ka lidh veç nana te djepi”
Diskutimi për lejën e kthimit të Leka Zogut në Shqipëri, ka marrë mjaft kohë në Parlamentin e viteve 2000. Ndër personazhet më aktivë të këtij debati padyshim ishin deputetët e Partisë së Leglitetit ku ka qënë pjesë edhe Spartak Ngjela.
Në këtë debat nuk përfshihej me mjaft kursime Sali Berisha pasi partia e tij ishte shprehur kundër kthimit të Leka Zogut në Shqipri qyah në vitet e para të pluralizimit përmes rezolutës për qëndrimin ndaj familjes mbretërore.
Megjithatë, në vitet 2000, Berisha kishte ndryshuar qëndrim dhe ishte pjesë e atyre deputeteve që kërkonin të lejohej kthimi i Leka Zogut në atdhe. Padyshim, kundër kthimit të Leka Zogut në Shqipëri do të ishin socialistët dhe ndër ta edhe Namik Dokle. Do të zgjidhte Berishën për replikë dhe do ti drejtohej me një këngë të krahinës së Tropojës për heroin Bajram Curri që kishte qënë kundërshtar me Ahmet Zogun.
Një vlerësim do ta kishte Doklë edhe për Ngjelën e parë, që i referohej të atit të Spartak Ngjelës, Kiqo Ngjelës, i cili kishte qënë pjesë e shtetit komunist që kishte shpallur armik Ahmet Zogun. Batuta me “Ngjelën e parë dhe “Ngjelën” e dytë do ta merrte përgjigjen padyshi në stilin e “Ngjelës” së dytë. Më poshtë publikohet pjesë nga fajlimi i Dokles dhe përgjigja e Spartak Ngjelës.
Namik Dokle: Falemnderit, zoti kryetar!
Realisht edhe unë kisha atë bindje të zotit Blushi se ky diskutim më duket paksa absurd dhe pa kokë. Megjithatë, nga diskutimet e disa deputetëve, me sa shikoj, del edhe koka e këtij mocioni, i cili, në fund të fundit, shpreh një krizë dhe një përpjekje për të mbledhur votat e legalistëve dhe për t’i futur në koshat apo në torbat e disa partive, të cilët, reformatorë apo joreformatorë, e shikojnë se llogaritë nuk u dalin mirë.
Megjithatë, e mora fjalën vetëm për të thënë pak gjëra: së pari, shikoj se këtu mungon zoti Pjetër Arbnori, qoftë i nderuar, sepse në zyrën e tij ka mbajtur gjithnjë bustin e Luigj Gurakuqit dhe prandaj ai nuk mund të jetë këtu e të dëgjojë proçkat për Ahmet Zogun.
Së dyti, zoti Berisha, më fal se jemi të dy nga Veriu, nuk do të bëj asnjë lloj replike me ju, por do të kujtoj vetëm vargjet e një kënge tropojane, e cila i është kushtuar ditës së vrasjes së Bajram Currit nga Kadri Mehmeti Në vargjet citohen fjalët e Bajram Currit: “Budalla Kadri Mehmeti, / s’më ka lidh as krajl as mbreti, / më ka lidh veç nana te djepi”. Këto vargje të popullit të Tropojës ne nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë.
Unë do të thosha se ka shumë të drejtë zoti Guri Durollari, që me naivitetin e tij politik ka marrë një nismë, e cila, në fund të fundit, i takon atij, sepse është një legalist i shpallur dhe ka të drejtën morale të mbrojë ish-mbretin, apo atë që ai e quan “mbret”, i cili, ashtu siç tha Dritëroi, nuk është mbret, por është njeri i përrallave. Dhe gjithsesi është krejt e natyrshme, madje unë do ta quaj krejt të natyrshëm edhe diskutimin e zotit Ngjela, sepse është normale që të ndodhin ndryshime të tilla në politikë: Ngjela i parë, përzuri Zogun e Parë, Ngjela i dytë kërkon të vijë Zogu i Dytë dhe kjo përsëri është krejt normale, por unë nuk mund të kuptoj zotin Pollo, i cili kërkon të mbrojë Leka Zogun.
Leka Zogu ditën që shkoi të sulmojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me njerëzit e tij të armatosur, për pak sa nuk vrau drejtorin politik të Këshillit të Evropës, Hans Peterfurer, i cili ishte në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtij personaliteti të Këshillit të Evropës Bashkia e Tiranës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” dhe po kjo bashki do të nderojë Leka Zogun. Unë këto lloj kontradiktash nuk mund t’i kuptoj dhe, në fund të fundit, ne nuk duam asgjë tjetër, por duam që çdo njeri që e quan veten shqiptar duhet të zbatojë ligjet e këtij shteti dhe nuk kemi pse të hidhemi në politika majtas djathtas, lart poshtë e me radhë, po të respektojmë institucionet dhe të respektojmë disa gjëra që janë të shenjta. Një njeri qëllon mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe rrezikon të vrasë edhe drejtorin politik të Këshillit të Evropës, unë nuk mund t’i them të rrijë pa dhënë llogari përpara ligjit, përpara shtetit.
Spartak Ngjela: Unë dua të kujtoj se gazetën “Zëri i popullit” që ka drejtuar zoti Dokle, Ngjela i parë dhe Ngjela i dytë në burg i kanë thënë “Zëri i gënjeshtrës” ose “E zeza e popullit”. Zoti Dokle, nga mënyra se si flet: me Ngjela i parë dhe Ngjela i dytë, kuptohet se është akoma marksist- leninist. Je një leninist shembullor, zoti Dokle, ashtu si dhe kryetari yt, zoti Dokle, jeni të gjithë leninistë e të ndershëm, sepse mënyra e të folurit me prindër e me fise, natyrisht që është lufta e klasave, natyrisht që është e drejta juaj dhe ju natyrisht që jeni njerëz të ndershëm, zoti Dokle, mbi të gjitha, ju, zoti Dokle, sepse keni drejtuar gazetën më prestigjioze të botës që ka sharë dhe Mbretërinë e Anglisë, zoti Dokle, ka sharë dhe filozofët e mëdhenj të botës, zoti Dokle, megjithatë ju jeni njeri i ndershëm, zoti Dokle. Pse? Sepse ne ju kemi falur, zoti Dokle. Në vitin 1992 të kemi falur, zoti Dokle, po Sali Berisha ta dijë mirë se më nuk falen kriminelët.
TemA
Dokle kriminel!? Ik o Ngjela se ti vërtet ke rrjedhur që në burg. I bëre fresk Berishës dhe tani nuk të zë gjumi pa e sharë....
Tek foto nje debilopolitikan si Majko, nje mafjozopolitikan si Berisha dhe nje normalpolitikan si Dokle.
Sot,besoj,tere shqiptaret jane te bindur se ish spiunet e sigurimit te shtetit nuk jane antikomuniste te thekur!?
Respect respect per ju zoti Ngjela. Jemi nje mos he dhe te mbaj mend kshu ke qene dhe athere. Linde ne nje vend ku nuk vleresohen te mencurit.
Ky Dokle j klanit Kapo me lidhje me sigurimin famekeq(krushku i Hysniut u be drejtor sigurimi, goranet i bene bust shokut Hysni dhe emrin e tij i vune kooperatives..), pasi i beri shurren si shume te tjere bahces se politikes, duke recituar si bolshevik brockulla e perralla, tash ka migruar dhe po "leron" arat e letersise! Mjere ky popull cfare ka duruar e duron! E kane thene njerez te mencur moti nje fjale: "Ja nep pylla bishtin sopates!" Jemi vete fajtore qe durojme kesi gjakperzierish e mendje-djallezore si puna e ketij bastardit Doklevic!!!!
Majko i semure rende mendor me diagnozen DAM , Sali NonGrata i Vicidolit , malok Tropoje Shpellare i semure psiqik i shkalles fundit ka kartele klinike ke spitali nr. 5 , perfaqsues i Ramiz Alise ne pluralizmin e vdekur ne lindje qysh kur Ramizi ja besoi Sali Vicidolit. Doklevici spiun i bllokut GORAN servil byth qire ....
Mergata e qyqeve mgjate kenga e dokles ka te verteta po saliu nuk kupton nga ajo kenge. Po dhe leka u be pjese e mergates vete Nejse jam dakord me sul kodren a sul kalane
Se çfarë lidhje ka Namik Dokle me Kapot këtë vetëm ky Alfredi e di? Hysniu sa rrojti nuk pirdhte për nipat jo më për krushqit,po nejse. Namiku njeri i zgjuar dhe fisnik,por ishte komunist nuk ke c'ti thuash... Në Diktaturë vetëm një njeri ka qenë disident, antikomunist perfekt vetëm..Sali Berisha!
Saliu ka qene bq dhe lepinte bolet e xhelilit se te hisnyu nuk e pranonin Ishte komunist letyre po fare.
Oh Namil o Trim me Flete,desh u bane President,ti per vete nuk votove per Ramizin voten hodhe.
Komentoni se do te fitoni lirine ! ashtu do te ngordhni te gjithe si derrat....se jemi popull qe skemi bythe....per asnje gje..... neve dime te tradhtojme te vrasim mbas shpine......dhe kriminelet qe tradhtojne nje popull per keta ne foto e kam dhe shume te tjere....qe sjane ne foto por qe njihen.....neve ju bejme sehir dhe kure i shikojme ne rruge...ne vend tja bejme bam bam me ndonej kenge dyminuteshe.....neve i pershendesim......shikoni vete se cbehet ne katine e tete...Ai duhet varur prej koqesh....por kush ta beje.... Prandaj mos u ankoni jetoni si skllever dhe te jeni te kenaqur....
Komentoni se do te fitoni lirine ! ashtu do te ngordhni te gjithe si derrat....se jemi popull qe skemi bythe....per asnje gje..... neve dime te tradhtojme te vrasim mbas shpine......dhe kriminelet qe tradhtojne nje popull per keta ne foto e kam dhe shume te tjere....qe sjane ne foto por qe njihen.....neve ju bejme sehir dhe kure i shikojme ne rruge...ne vend tja bejme bam bam me ndonej kenge dyminuteshe.....neve i pershendesim......shikoni vete se cbehet ne katine e tete...Ai duhet varur prej koqesh....por kush ta beje.... Prandaj mos u ankoni jetoni si skllever dhe te jeni te kenaqur....
Namiku ,Axha i Indrit Dokles.Ja ç'fare Politikani eshte,pjese e krimit te organizuar.
Nga disa miq te mi kam degjuar kete histori. Ne Kukes jetonte nje goran me emrin Bajram (nqs nuk gaboj). Pothuajse te gjithe ata qe e nihnin, flisnin me superlativa per te. Por ai vete shprehej:" mender m... te mire dhe goran te mire nuk ka"! Ai pati vdekur ne fillim te viteve '70. Ne Kukes benin "klasifikimin" e banoreve te fshatrave te Gores. Ne kategorine e te mireve, fusnin banoret e Borjes dhe Zapodit (me fshatrat per rreth). Kurse ata te Shishtavecit i futnin ne kategorine e burrave te keqij. Namiku u perkiste ketyre te fundit. Sahanlepires i perjetshëm!
Jan te ter njelloj llumi ish PPSHs i perzier me ish llumin antishqiptar .
Keto fytyra jane ato qe ne 35 vjete nuk ndertuan dot nje hekurudhe 35 km si ajo Tirane Durres.Palaco te Kombit,Te mendosh qe jane vrare njerez ne kete vend per demokraci qe te shikojne se si zgerdhihen keta 35 vjet ne pushtet